A ishte Ajnshtajni shqiptar?

1 Shkurt 2013, 14:13Politika TEMA
A ishte Ajnshtajni shqiptar?

Pasaporta zvicerane e Ajnshtajn

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, në Shqipëri u shpëtuan shumë hebrenj nga deportimi i tyre në kampet e përqendrimit. Mes tyre nuk ishte fituesi i çmimit Nobel për fizikë, Albert Ajnshtajn, edhe pse një thashethem synon të krijojë këtë ide

Nga Andreas Saurer, Berner Zeitung

 

“Në vitin 1935, nga mikpritja shqiptare ka përfituar edhe Albert Ajnshtajn, për të pasur mundësi që të lëvizte nga Evropa për në Shtetet e Bashkuara. Ai qëndroi për tre ditë në Durrës, në rezidencën mbretërore në Adriatik, përpara se të vazhdonte udhëtimin e tij në botën e lirë. E gjithë kjo pasi u pajis me një pasaportë shqiptare”.

Këtë e mëson nga një dokumentar mbresëlënës shqiptar “Rescue in Albania”. Por aty nuk thuhet ndonjë burim dhe asnjë person përgjegjës për këtë deklaratë.

 

Gjurmë të paplota

Filmi merr kështu një thashethem, që qarkullon prej vitesh në internet me një vrull të konsiderueshëm. Madje ai është cituar edhe nga gazeta serioze ndonjëherë.

Në vitin 2004, Shaban Sinani, profesor i historisë dhe ish- drejtor i Arkivit Shtetëror, në një ese mbi shpëtimin e hebrenjve në Shqipëri, shkruan: “Nga burime indirekte të asaj periudhe, mësohet se hebreu i famshëm, shkencëtari Albërt Ajnshtajn, ka bërë një ndalesë inkonjito në Shqipëri”.

Kjo fjali është marrë nga historianë të tjerë dhe më vonë është shfaqur në disa gazeta e revista edhe në Berlin.

 

Raportime të ndryshme

Në vitin 2008, imami Qemal Lami deklaronte për gazetën online “Voicesnews.com” historinë e një shkencëtari të famshëm hebre, që me pasaportë shqiptare u arratis për në SHBA. Lami, një përfaqësues i komunitetit mysliman shqiptaro- amerikan, deklaronte: “Ju me siguri e njihni emrin e profesorit. Është Albert Ajnshtajn”. Fondacioni i njohur ndërkombëtar, Raoul Wallenberg e vendosi këtë citim ne faqen e tij.

Në mënyrë të paqartë dhe revista “Hebrenjtë” në Berlin e boton këtë informacion në vitin 2009.

 

Nuk ka dyshime

Pa asnjë dyshim u shfaq edhe në vitin 2011 në gazetën “Welt” ky citim: “E vërteta është se Albert Ajnshtajn në vitin 1935 me një pasaportë shqiptare u arratis për në SHBA, pasi qëndroi për pak kohë në mbretërinë e shqiptarëve”.

 

Ekspertët tundin kokën

Pra, a ishte Ajnshtajni për një kohë të shkurtër shqiptar?

“Kjo është e pamundur,” thotë Barbara Wolff për gazetën. Ai është arkiviste në Arkivat “Albert Ajnshtajn” në Universitetin Hebre në Jeruzalem. Ajo thotë se e ka ekzaminuar me detaje thashethemin që qarkullonte. Dhe ekspertja e Ajnshtajnit është e qartë: “Pas vitit 1933, Ajnshtajn me siguri që nuk e ka prekur tokën shqiptare”. Dhe: “Ajnshtajni nuk ka pasur kurrë pasaportë shqiptare”.

Në vitin 1935, Ajnshtajni kishte kohë që kishte mbërritur në SHBA.

Barbara Wolff tregon rrethanat: “Në tetor të vitit 1933, Ajnshtajn kishte udhëtuar për në SHBA si turist me një pasaportë zvicerane. Në këtë kohë ai e kishte dorëzuar pasaportën e tij gjermane”. Në vitin 1934, Ajnshtajnit iu hoq nënshtetësia e Rajhut gjerman.

 

Ai nuk u kthye më kurrë

Edhe Hans- Rudolf Ott, president i Shoqatës “Albert Ajnshtajn” në Bernë, e mohon intermexon shqiptare. “Albert Ajnshtajn në tetor të vitit 1933 është larguar nga kontinenti duke udhëtuar nga Sauthempton për në SHBA. Deri në vdekjen e tij, ai nuk u kthye në Europë më”. Përgjatë gjithë udhëtimeve të tij jashtë vendit, ai përdorte pasaportë zvicerane.

Shtatë vite të jetës së tij ai i kaloi në Bernë.

Në vitin 1940 mori nënshtetësinë amerikane.

Përfundim: Albert Ajnshtajn nuk ka qenë kurrë në Shqipëri dhe nuk ka pasur kurrë pasaportë shqiptare. Megjithatë, shqiptarët kanë një arsye për të qenë krenarë pasi kanë shpëtuar shumë hebrenj nga deportimi gjatë Luftës së Dytë Botërore.

33 komente në “A ishte Ajnshtajni shqiptar?”

  1. po na i nxirrni edhe shqiptaret cifute keshtu sic e keni nisur says:

    po na i nxirrni edhe shqiptaret cifute keshtu sic e keni nisur, se tendencat per te bere shqiptar cdo njeri te famshem e pame :))

    1. Trimi says:

      Nuk eshte jo, se po te ishte ai shqiptar, ne do ti kishim ngjar sa do pak, dhe sdo rrinim akoma nen diktatur keto 70 vitet e fundit…

      http:// gazetatema.net/web/ja-cilet-jane-vipat-me-origjine-shqiptare/

    2. SERVILI says:

      Shikoni e hapni syte e arkivat se mos ju del dhe Obama shqiptar

      1. durim says:

        Dokumentat e bashkise se Pogradecit jane ne arkive. Shaban Sinani ka nxjerre kete pjese:

        Në regjistrin e vjetër të vitit 1931, AK0 31, në faqen 53 /1, ndodhet ky shënim :

        Sot më datën 10 prill 1931, u paraqit të zyrën e Bashkisë së Poradecit dr. Jani Bashua, i lindur më 1892 në lagjen Burima të Poradecit, i biri i Kozmait dhe Anastasisë, me profesion mjek personal pranë naltmadhënisë së tij Zogu i Parë, i cili na jep garanci që Albert Ajnshtajni të bëhet qytetar i Poradecit. Kjo bashki e pajis me vërtetim dhe certifikatë Albert Ajnshtajnin, si banor të Poradecit në lagjen Burima.
        Nëpunsi i Bashkisë Dhënsi i garancisë
        Reis Asllani Dr. Jani Basho

  2. qyfli says:

    Jo qe do kete qene shqiptar,por dhe nga Viçidoli ka qene.E kane provuar intelektualet e pavarur te peticionit per shpetimin e tre ligjeve.

  3. Zigur Qarri says:

    Ikja e Albert Ajnshtajnit(Albert Einstein) ne USA esht nje njolle turpi per Gjermanine dhe Zvicren,prandaj nuk e pertypin dot qe ai u ndihmua nga shqiptaret.Lufta e dyte Botrore ishte nje prove per shqiptaret,ku treguan vlerat(e mikpritjes dhe te beses) e tyre si asnje popull tjeter ne Europe.Greket ne bashkpunim me gjermanet i shfarosen hebrejt,kurse shqiptaret i shpetuan.

    http://arkivi.peshkupauje.com/content/doktori-pogradecar-qe-pajisi-ajnshtajnin.html

    Per greket e pabes.
    http://terminal119archive.wordpress.com/2009/08/09/%CE%B5%CE%BB%CE%BB%CE%B7%CE%BD%CE%B9%CE%BA%CE%AE-%CE%BC%CF%85%CE%B8%CE%BF%CE%BB%CE%BF%CE%B3%CE%AF%CE%B1/

    1. ENVER HOXHA says:

      Tamam Ziguri ,nga 58 familje hebreje ne Kosove mbeten vetem 4 vajza te vogela .

  4. gregori says:

    Por meqe ekzistojne regjistrat (jo elektronike) te regjistrimit te popullsise edhe per ato vite, meqe Zogu kishte administrate korekte e te ndereshme, duhet te ekzistoje diku edhe emri i Ajnshtajnit. Pa lene menjane qendrimin inkonjito, sipas Sinanit,po qe se ka patur pasaporte shqiptare, qe eshte ndryshe me qendrimin inkonjito, diku duhet te jete regjistruar, ne ndonje regjister, se edhe gjyshrit e mij gjenden neper regjistrat perkates te gjendjes civile. Apo vazhdojme te themi se ne shqiptaret, per cdo gje jemi te paret ne bote,ndersa bota na quan akoma njerez te eger.
    Apo edhe ai dokument eshte si dokumenti i shpalljes se pavaresise ne Durres?

    1. hamdurulam says:

      Ate pasaporte ja ka nxjerre fallco gjyshi im .Mos kerko neper arkiva kot se nuk eshte e regjistruar .Ainshtaini u tregua BURRE ,nuk e nxori ne shesh emrin e gjyshit edhe kur e torturuan ne Amerike .

  5. Mevlan Shanaj says:

    Lidhur me kete ceshtje pas botimeve ne shtypin e shqiptareve ketej dhe andej kufirit para disa vjetesh, jam interesuar per te realizuar nje dokumentar.Jane bere kerkime ne disa rruge dhe me ne fund mbetem ne pritje te fakteve, ndaj dokumentari eshte ende projekt.Ndoshta viktime e kesaj mendesie te perfolur ka rene edhe ambasadori Izraelit ne Bullgari qe perfaqesonte vendin tona para disa vitesh kur pohonte interpretimet e shtypit tone.Sipas dokumentave te prekura deri me sot, nuk vertetohet se Albert Ajnshtajn ka pasur pasaporte shqiptare.Ne se nje dite gjenden keto dokumenta, skenari eshte gati dhe sigurisht do te mundesohet edhe realizimi i ketij filmi dokumentar.

    1. Jovan BASHO says:

      Historia e marrjes se pasaportes shqiptare te Ajnshtajnit eshte teresisht e vertete. Shkrimin e pare me kete rast e kam shkruar une (shih me poshte). Pastaj, siç ndodh rendom ne Shqiperi, qe njerezit duan te behen te njohur lidhur me gjera per te cilat nuk kane patur dijeni apo nuk kane degjuar me pare, shkruajne duke futur edhe mendimet e tyre, ndryshuar datat etj.
      Ajnshtajni u largua perfundimisht nga EUROPA ne tetor 1933 e nuk u kthye me aty. Pasaporten amerikane e mori ne vitin 1938. Ndaj ne vitin 1935 ai ishte ne SHBA.

      Shkrimin e meposhtem une e kam botuar ne vitin 2008, bazuar ne ato qe dija atehere (thene nga te paret e mi). Shkrimi pati shume sukses e mbi kete teme shkruan, rishkruan, perkthyen, shume te tjere, pa cituar burimet nga i dine keto gjera (!?!), gje qe nuk eshte aspak e hijshme e normale, madje e denueshme. Sot une di shume me teper, ashtu siç ka gjetur dokumente edhe Prof. Shaban Sinani (botuar ne librin e tij per hebrejte) e Prof. Petrit Zorba (kryetar i shoqates Izrael-Shqiperi). Kam kontaktuar me hebrej te rendesishem dhe e kam teresisht te qarte itinerarin e tij, madje edhe emrin e perdorur per te ne pasaporten shqiptare (kjo pasaporte gjendet ne Muzeun e Fizikes ne Miami. Edhe keto do te publikohen. Ç’eshtja eshte se te gjitha jane bere ne mirebesim e fshehtesi te plote.

      Paraprakisht dua te sqaroj se ai “dokument” i Bashkise se Poradecit nuk eshte i vertete, por veper e nje “gazetari” genjeshtar me emrin Bardhyl Berberi, e per fat te keq shkrimi i tij eshte cituar nga te tjere, duke e ngateruar me keq çeshtjen.

      Me poshte kam paraqitur shkrimin tim te shkurtit 2008, pa dokumentet e fotot.

      Jovan BASHO*

      AJNSHTAJNI NË SHQIPËRI
      (Të dhëna rreth udhëtimit të fshehtë të tij në pranverën e vitit 1931)

      A ka qënë Albert Ajnshtajni në Shqipëri? A kemi fakte të dokumentuara për këtë gjë?
      Kushdo që do të lexojë këto rreshta mund të bëjë pyetjen: kush është ky zotëri që shkruan për një temë të tillë, të përfolur vitet e fundit, por pa mundur të objektivizohet në mënyrë të dokumentuar?
      E ndërmora këtë iniciativë për dy arsye:
      1. Për të dëshmuar me rastin e përkujtimit të Holokaustit dhe 60 vjetorit të shtetit të Izraelit, se Shqipëria është bërë faktor i rëndësishëm në shpëtimin nga kthetrat e nazizmit të hebreut dhe njeriut më të njohur të shekullit XX, Albert Ajnshtajnit, dhe,
      2. Si mirënjohje për të parët e mi, të cilët kanë luajtur një rol kyç në këtë histori.
      Për t’u dhënë përgjigje pyetjeve të mësipërme duhet të kthehemi shumë vite prapa, e pikërisht në fillim të viteve 30të të shekullit që sapo kaloi.
      Në lidhje me këtë temë, unë di tri dëshmi:

      1.Dëshmia I: Dr. Jani BASHO (1892-1957)
      Dr. Jani Basho (vëllai më i vogël i gjyshit të autorit të këtyre rreshtave) u diplomua në Vjenë në vitin 1921. Pas disa specializimesh atje (mjekësi interne, kirurgji, obstetrikë-gjinekologji) ai u kthye në Shqipëri në tetor 1927 (edhe për disa muaj gjatë kohës që qeverimit të Imzot Fan Nolit). Gjatë qërdrimit 14 vjeçar në Vjenë Dr. Basho ishte kryetar i Shoqatës së studentëve shqiptarë “Albania” dhe kryeredaktor i revistës së tyre “Dialëria”. Fill pas kthimit në atdhe, u emërua në detyrën e shefit të Seksionit të Shëndetësisë në Komandën e Mbrojtjes Kombëtare, Drejtorit të Spitalit Ushtarak dhe mjekut personal të Mbretit Zog (1928 – 1935). Dr. Basho ka luajtur një rol shumë të madh në mjekësinë shqiptare. Me emrin e tij lidhet ndërtimi i spitaleve moderne në Shqipëri (Civil e Ushtarak më 1932, projektet e të cilave ai i solli nga Vjena më 1927 e që janë projektuar nga arkitekti vjenez Köhler), organizimi i Mjekësisë Shqiptare (1928 – 1932), themelimi i Mjekësisë Spitalore Ushtarake (1929) dhe shërbimit të Obstetrikë-Gjinekologjisë (1935).
      Ato që unë di në lidhje me temën e sipërtreguar ai ia kishte treguar babait tim Kozma Bashos (1927 – 1994) që e kishte nip dhe e trajtonte si djalin e tij, në fillim të viteve 50të, kohë kur babai punonte në sektorin e Ihtiologjisë të Institutit të Shkencave të Natyrës dhe Dr. Basho ishte drejtor i Maternitetit të Tiranës.
      Babai më kishte treguar se Dr. Basho i kish thënë atij që Ajnshtajni kishte ardhur në Shqipëri në fillim të viteve 30të, kishte qëndruar 3 ditë dhe kishte marrë pashaportë shqiptare. Dr. Basho kishte ndërhyrë te Mbreti, e kishte shoqëruar gjatë qëndrimit në Shqipëri, kohë kur e kishte pritur edhe vetë Mbreti Zog. Madje Dr. Basho kishte shkëmbyer edhe disa letra me të, ku Ajnshtajni e falenderonte për mirësinë e treguar dhe i tregonte për vështirësitë e jetës së tij. Mjerisht ne na mungojnë këto letra të cilat u dogjën në shkurt të vitit 1945 (bashkë me shumë libra e dokumenta të tjera) gjatë shtetëzimit të shtëpisë dhe klinikës së Dr. Bashos, dy shtëpive pranë njëra-tjetrës në qendër të Tiranës, midis Postës Qendrore dhe ish-Gjykatës së Lartë.
      Si është njohur Dr. Basho me Ajnshtajnin? Në ç’kohë? Këtyre pyetjeve unë nuk di t’u përgjigjem se nuk mbaj mend të mi kenë thënë, por, do ti kthehem përsëri më poshtë këtij diskutimi.

      2. Dëshmia II: Gelardina APPONYI-ZOGU (Nëna Mbretëreshë) (1915-2002)
      Para se të rivinte në Shqipëri në qershor 2002, Nëna Mbretëreshë i dha një intervistë një gazetari anglez, intervistë e cila u botua në atë kohë në revistën angleze “Style” nën titullin “Kthimi i Mbretëreshës”. Ajo i deklaroi gazetarit se Mbreti Zog i kishte thënë që: “Ajnshtajni ka ardhur në Shqipëri, është takuar me të dhe ka marrë pashaportë shqiptare”. Ajo nuk përcaktoi datë, por shtypi shqiptar i asaj kohe (2002) shkroi se kjo kish ndodhur më 1938, duke e lidhur gabimisht me vitin e martesës së saj në Shqipëri. Historikisht dihet që Ajnshtajni udhëtoi për të fundit herë nga Southemptoni (Angli) në Amerikë në tetor të vitit 1933.

      3. Dëshmia III: Ajati BEGA, ish bankieri i mirënjohur i Bankës Kombëtare Shqiptare, histori e treguar nga Prof. Dr. Skënder KOJA, ish Drejtor i Institutit të Fizikës Bërthamore (1971 – 1987).
      Prof. Koja më ka treguar se në kohën kur ai ishte drejtor i Institutit të Fizikës Bërthamore, një punonjës i Institutit i përsëriste vazhdimisht se një fqinji i tij e pikërisht Zoti A. Bega e kishte takuar Ajnshtajnin në Tiranë. Prof. Koja bisedoi vetë me të dhe dëshmia e A. Begës ishte sa më poshtë: “E kam takuar Ajnshtajnin në Tiranë në fillim të viteve 30të kur ky erdhi në Bankë e më kërkoi veprime të Bankës Shqiptare me një bankë të shtetit gjerman, veprime që banka jonë nuk i kishte kryer ndonjëherë, për shkak të mosekzistencës së lidhjeve me bankat gjermane në atë kohë. Më tha emrin, të cilin nuk e kisha dëgjuar deri atëhere. Atëhere m’u desh të pyes dhe dola në mjediset e pasme të bankës, ku pashë që dera e drejtorit (i cili ishte italian) ishte e hapur. Trokita dhe hyra duke i thënë që një i huaj me emrin Albert Ajnshtajn kërkonte një veprim bankar që nuk e kishim bërë ndonjëherë. Drejtori shtangu dhe më tha, që ky ishte një nga emrat më të mëdhenj të botës. I thashë se ai ishte tek sporteli. Atëhere drejtori la punët që kish, e priti me nderime dhe unë nuk di të them ç’bëri me të, se nuk më ngeli mua të merrem me problemin për të cilin ky njeri i ishte drejtuar Bankës Shqiptare”.
      Atëhere përpara këtyre tri dëshmive ç’donjëri prej nesh ka të drejtë të bëjë pyetjen: A ka ardhur Ajnshtajni në Shqipëri për të marrë një pashaportë?
      Përgjigja ime është:
      – Po, se të tri dëshmitë janë serioze dhe të pavarura nga njëra-tjetra.
      – Po, pse në Shqipëri?
      Së pari përgjigjen e kësaj pyetjeje e gjejmë në vendimet e Lidhjes së Kombeve të viteve 1921 dhe 1926 të cilat e ngarkonin Shqipërinë për të dhënë dokumentacion identifikimi për hebrejtë. Nuk duhet të harrojmë se një nga problemet kryesore që diskutohej në Lidhjen e Kombeve në atë kohë ishte problemi i hebrejve, problem i cili u zgjidh pastaj vite më vonë e pikërisht me 1948 kur u themelua “de facto” shteti i Izraelit. Pyetjes pse u zgjodh pikërisht Shqipëria unë nuk di ti përgjigjem, por këto vendime ruhen në Arkivën e Shtetit Shqiptar dhe Prof. Dr. Shaban Sinani ka mbajtur një kumtesë të suksesëshme në Izrael lidhur me këtë temë.
      Së dyti ishte lidhja me Dr. Bashon, i cili mund ta bënte këtë punë pa probleme duke ruajtur fshehtësinë, për shkak të pozicionit të tij në atë kohë, pozicion që u përmend më sipër.
      – A e ka përmendur Ajnshtajni apo biografët e tij “historinë e tij shqiptare” ?
      Nga sa kam lexuar dhe mundur të hulumtoj unë: – Jo, veç duhet ditur që jeta e tij ka kaluar nëpër vështirësira të shumta, ndaj jo më kot, vetë ai ka shkruar: “Më duhen shekuj që të përshkruaj peripecitë e pafund të jetës sime”.
      Po pse ne sot nuk kemi një dokumentacion të plotë për këtë gjë?
      Mendoj se arsyet janë dy:
      1.Vizita u bë në fshehtësi të plotë.
      2.Nuk kemi kërkuar sa duhet, në kohën dhe në vendin e duhur.
      Atëhere ku duhet kërkuar? Mendoj se ka disa drejtime për këtë e pikërisht:
      1.Arkiva e Shtetit Shqiptar
      2.Dokumentacioni i Bankës Kombëtare
      – Ajnshtajni shkoi në bankë për t’u interesuar për pasurinë e tij në Gjermani (dihet historikisht që ajo u bllokua) apo për të “thyer një çek” që ia dha Mbreti?
      3.Dokumentacioni për lëshimin e pashaportave. Veç dihet mirë që nga administrata e shtetit shqiptar që merrej me lëshimin e pashaportave në atë kohë emrat e hebrejve ndryshoheshin (mbase për arësye sigurie) e ishte e zakonshme që Mosheja të shkruhej Musa, Zaharia, Zafir etj. Dëshmi të tilla, për ndryshimin e
      emrave të hebrenjve ka plot në Arkivin e Shtetit Shqiptar.
      4. Arkiva e Ajnshtajnit në Jeruzalem, ku mund të kërkohen:
      – letrat e Dr. Bashos drejtuar Ajnshtajnit
      – Dokumentacioni i bërë për të në Shqipëri

      Para rreth 2 javësh duke kërkuar në Internet të dhëna arkivore për A. Ajnshtajnin nga arkiva e Jeruzalemit (Einstein Archives Online), pasi më ishte kërkuar të flas për sa më sipër në simpoziumin në përkujtim të Holokaustit në Berat më 25.01.2008, gjeta i befasuar dokumentin e mëposhtëm:

      Ç’përmban ky dokument nën autoritet ministri drejtuar Konsullatës Shqiptare në Leipzig, për Ajnshtajnin, i bërë në Tiranë? Arkiva e Jeruzalemit ka përdorur sistemin amerikan të të shkruarit të datave pra bëhet fjalë për datën 09 prill 1931. Dokumenti nuk hapet në Internet, por ka numur identifikimi dhe mund të gjendet lehtë në këtë arkivë.
      Gjetja e datës 09.04.1931, mua më befasoi, pasi dihet historikisht se nga 26 janari deri në 20 mars 1931, Dr. Basho ishte në Vjenë me Mbretin e sëmurë (kohë në të cilën u bë edhe atentati ndaj tij). Dihet po ashtu se në këtë periudhë kishin filluar edhe problemet për hebrejtë dhe Ajnshtajnin. Hitleri vërtet fitoi pushtetin në pranverën e vitit 1933, por që më 1929 afër gjysma e deputetëvë të parlamentit gjerman i përkiste anëtarëve të partisë së tij dhe organizatat naziste në këtë periudhë vepronin lirisht kundër hebrenjve.
      Ky dokument për Ajnshtajnin është bërë në Tiranë, fill pas kthimit të Dr. Bashos në Shqipëri pas qëndrimit 2 mujor në Vjenë. E kjo nuk mund të jetë një rastësi! Llogjika më e thjeshtë të bën të mendosh se është bërë pas një bisede atje, probabilisht me profesorët e Universitetit të Vjenës që vizituan Mbretin, e që ishin hebrej dhe miq të ngushtë të Dr. Bashos, me të cilët ai kishte punuar për shumë vite.
      Për hir të diskutimit të mësipërm le të hyjmë pak më thellë e të kërkojmë në të dhënat e Arkivës së Ajnshtajnit në Jeruzalem dhe të mundohemi të gjejmë pashaportat e tij të kësaj kohe.
      Nga të dhënat e arkivës së mësipërme rezulton se pashaportat e Ajnshtajnit të kësaj kohe kanë qënë dy:

      1. Database record for Call Nr. [29-165.00]
      Einstein, Albert
      Ministerialpass (Diplomatic Passport) issued for AE as member of the International Commission for Intellectual Cooperation of the league of Nations by the German Foreign Office (HD)
      11/18/1930

      2. Database record for Call Nr. [29-166.00]
      Einstein, Albert
      Swiss Consul General in New York
      Schweizer Pass (Swiss Passport) AE; issued by Swiss Consul General in New Y. (HD)
      11/08/1932
      Pra, Ajnshtajni ka pasur një pashaportë diplomatike gjermane, marrë më 18.11.1930 si anëtar i Komisionit Ndërkombëtar për Bashkëpunimin Intelektual të Lidhjes së Kombeve dhe një tjetër zvicerane, lëshuar nga konsulli zviceran në New York më 08.11.1932.
      Biografët e tij shkruajnë se Ajnshtajni nuk e ka përdorur pashaportën e tij gjermane e cila ka qënë anulluar, ndërkohë që pashaportën zvicerane e ka marrë në 08.11.1932. Atëhere, a ka lëvizur përgjatë këtyre dy viteve dhe ku? Ose, me ç’pashaportë ka shkuar në New York për të marrë pashaportën zvicerane? Të dhënat e së njëjtës arkivë na tregojnë se Ajnshtajni gjatë kësaj periudhe ka shkuar dy herë në Amerikë (në fund të vitit 1931 dhe në fund të vitit 1932 kur edhe ka marrë pashaportën zvicerane) dhe nga Berlini në Londër, nga prilli në qershor 1931. Mendoj se me siguri në këto udhëtime ai ka përdorus pashaportën e tij shqiptare (se nuk kish tjetër), që mund të ketë qënë mbase me emër të ndryshuar.
      Duke u bazuar sa më sipër kam të drejtë të supozoj: Profesorët hebrej të Universitetit të Vjenës i kanë kërkuar Dr. Bashos në fillim të vitit 1931, kur ky ishte në Vjenë me Mbretin e sëmurë ta ndihmojë Ajnshtajnin për t’u pajisur me pashaportë shqiptare në bazë të vendimit të Lidhjes së Kombeve të vitit 1926 e ky, sa është kthyer në Shqipëri ka ndërmjetësuar në dërgimin e një shkrese për konsullatën shqiptare në Gjermani e cila do ti ketë akorduar atij një lloj anagrame për të bërë të mundur udhëtimin drejt vendit tonë (prill 1931). Pastaj Ajnshtajni ka udhëtuar fshehtazi drejt Shqipërisë, është pritur nga Dr. Basho, ka takuar Mbretin dhe ka marrë pashaportën shqiptare të cilën pastaj e ka përdorur në udhëtimet e tij në Londër dhe Amerikë ku më 08.11.1932 mori pasaportën zvicerane me të cilën u largua përfundimisht nga Europa në tetor 1933. Hulumtimet e mëtejshme do të bëjnë të mundur që të kemi një ide më të dokumentuar të kësaj historie të vërtetë, për të cilën vendi ynë me të drejtë duhet të krenohet para botës se ka shpërtuar, ashtu si jetët e qindra hebrejve të thjeshtë, edhe jetën e njeriut më të madh të shekullit XX, Albert Ajnshtajnit.
      Si përfundim: a kemi të drejtë të besojmë në vërtetësinë e të gjitha këtyre fakteve që u thanë më sipër? Me plot gojën PO! Historia ka provuar se edhe Shlimanit i thanë të mos besonte në “përrallat” e Homerit, por ai bazuar në to, zbuloi Trojën dhe thesarin e Priamit.

      * * *

      * Prof. Dr. Jovan BASHO, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Mjekësisë, Shërbimi Gastroenterologji/Hepatologji, QSU “Nënë Tereza”, Tiranë.

      Botuar tek gazetat: “SOT” në 03.02.2008
      “STANDARD” në 04.02.2008
      Ribotuar te revista “ALBANICA”, Kosovë, shtator 2008, etj.
      Gjendet në INTERNET, etj.

  6. alban4eva says:

    budalliqe me thes…

  7. Kavajsi says:

    Semundje postkomuniste.
    Varferine qe krijoi komunizmi alla monoisto shqiptar ne intelektuale,disa shqipo te semure e plotesojne me semundjen: Ainshtaini,Njutoni,Pikaso,Pushkini,Verdi,Davinci,Fojerbahu,V.Hugo.Aligeri,Uashingtoni,Napoloni,etj,etj, ishin me origjine nga allbanistani,vecan ater me vicidolin dhe ckraparin.

    1. Zigur Qarri says:

      E ke lexuar shkrimin o Nastradin,apo futja,kodra mbas bregut!

  8. gimi says:

    ore mos ka qene CAM ky Ajshtajni se dhe Dashi i Havase si ajshtajni duket .

  9. deltari ilir says:

    Te shkretit po i kercellejne kockat ne varr kur degjon.Nese vertet ka kaluar me pashaporte shqiptare po ben te pamunduren qe ta mohoje, sepse dhe ai mendon se nuk eshte e mundur qe keta shqiptare sot qe hane njeri tjetrin, te jene pasardhes te atyre shqiptareve,burra trima e besnike qe shpetuan mijera hebrej .

  10. aurel says:

    o zot mos e mare vesh saliu se eshte shqipetar se do lere zogun e do meret me ajshtajnin.

  11. vaso says:

    o zigur more zigur na qafe trapin me keto dorshkrime po rri o i uruar ik futja nje dopje sikur e ke zakon na i bet gjith alvanos ik futja noj pajdhace diku andej nga lundra

  12. kola says:

    Anshtajni ishte shqiptar dhe kusheri i trete me Kristaq Ramen babajin e EDi Rames

  13. bato says:

    ca ja fusni kot mos eshte nai albert berisha po mund te besohet,pastaj kur asnje njeri nuk e verteton sa te zgjut qe qenkemi ne per te bere biografin e albert ajnshtajnit apo dikujt tjeter qe jane njerezit me te rendesishem ne bote,hahaha ca ja fusni kot provojeni njehere gjejeni origjinen e sali berishes e beni dot ? apo do e nxirrni kushuri me majmunin hahahahha keto biografi dhe origjina na interesojne se alberti e ka maru ciklin e tij.

  14. Korabi says:

    Artikulli interesant dhe sqarues ne fund te fundit, per kete thashethem qe eshte perhapur, por nuk eshte kjo me e bukura por nja 5 postimet e para qe nuk e kane lexuar fare artikullin por diskutojne mbi titullin.

  15. Kritiku says:

    “Jane mbledhur ketu nje tuf me budallenj” dhe po komentojne. Ju them ju disave ketu,”me trute e kokes apo me bythe i lexoni lajmet?” Artikulli nuk thote qe Ajnshtajni kishte prejardhje shqiptae por mori nje pashaporte shqiptare, qe te mos kishte probleme si çifut gjate rruges per ne Amerike. Te kesh nje pashaporte nuk do te thote qe te kesh te njejten origjine. Nese ai vertete e ka patur nje te tille, kjo nuk perben ndonje lajm te jashtezakonshem. Fundja edhe sot cdo njeri nese paguan nje shume lekesh mund te bleje nje pashaporte. Apo i matni punet e te tjereve me metrin tuaj? Ju kujtoni se ashtu si nje pjese e shqiptareve qe jane pajisur me pashaporta te huaja dhe kujtojne qe tani jane te tille sipas shtetit qe i ka dhene pashaportes?! Shqiptari e ka te theksuar kete gje, qe kur behet nenshtetas i nje shteti te huaj, harron se nga ka ardhur dhe i rritet hunda. Ai harron qe e ka prejardhjen nga ajo kasollja ne maje te malit.
    Shikoni more njerez te rregulloni trute e juaja se nga kjo po shfrytezon Sali Shpellari dhe mos u merrni me gjera te kota. Shikoni ate qe po poshteroheni cdo dite sikur te ishit bageti.

  16. Shen Kozmai says:

    O “kritiku” o i mencuri i bythes,po ti a e lexon titullin e artikullit?

    1. Kritiku says:

      Varet se si e ke kuptuar ti ate titull! Aty thuhet nese Ajnshtajni ishte shqiptar?! Kjo do te thote qe te marresh pashaporten, behesh shqiptar si nenshtetas, nese ke nje pashaporte te tille, por kjo nuk do te thote qe e ke prejardhjen shqiptare. Jane dy gjera te ndryshme, qe ti me sa duket nuk i kupton. Llogjiko me mire perpara se te flasesh!

      Kjo eshte per organizatoret e kesaj faqe interneti. Shikoni te rregulloni serverin dhe te mos dali me ky mesazhi “ju i postoni shume shpejt mesazhet. Uleni ritmin”. Apo jeni mesuar me maloket qe duan gjithe diten te shkruajne dy rrjeshta dhe ua keni pershtatur edhe kete faqe?

  17. Vasil says:

    Me sa kam lexuar ne witet 1933-1935 Gjermania nazizte i kerkonte te gjithe cifuteve te emigronin jashte Gjermanise. Nuk e di cfare detyrime finaciare duhet te permbushnin cifutet per te more pasaporten dhe sa e lehte ishte per nje vend si SHBA t’i paiste me “green card”. Emigrimi ishte pare si menyra me e mire ne ato kohe per te zgjidhur problemin cifut; wetem me vone, ne fillim te 1941 filloi evakuimi per ne lindje (lexo cfarosja ne kampe)e cifuteve sipas vendimit qe eshte more nga konferenca “Wansee”. Une nuk besoj qe Ainshtaini apo edhe cifute te tjere te kishin problem emigrimin ne ate kohe dhe ata nuk kishin nevoje per ndonje ndihme.

  18. katarakti says:

    Ne shqiptaret jemi nga ai lloj njerezish qe te huajit qe nuk e njohim e nuk e dime pse vjen, nga vjen dhe çfare synimesh ka i hapim deren kanat me kanat. Sidomos verioret qe kane edhe shprehjen :”Shtepia eshte e Zotit dhe e mikut”! Por te njejtet qe jane aq bujare me te huajin me komshiun jane ne gjak prej 7 brezash per nje vije uji! Prandaj verej edhe kete mllef dhe dashakeqesi ndaj pandehmes se njohur boterisht se Anshtajni mund te kete kerkuar pashaporte shqiptare per te shpetuar nga nazistet. Une argumentat e zvicerianeve nuk i marr fare parasysh.Njelloj si ato te Karla del Pontes per Shtepine e Verdhe apo austriakut Olivier Shmidt per Skenderbeun. Zviceraneve u intereson te thone qe Anshtajni iku me pasapaorte zviceriane ne Amerike. Por per Shqiperine eshte nder nese ai ka kerkuar pasaporten e vendit tone. Dhe nuk e kuptoj se perse terbohen disa ketu.

  19. tourkofagos says:

    o Zot cfare tjeter do te na degjojne veshet[thene nga nje imam] se Ainstein ishte shqiptar,madje korrak dhe ajo qe te ben te shqyesh bythen eshte se,na quhej edhe Zigur AINSTEIN………..!!!!!!hahahaha

    1. Abdurrahmen says:

      Babai i quhej Mahmud bej ndersa nena Zeqine

    2. Illegal Mind says:

      Nuk eshte shkruajtur ne anje vend qe ishte Shqiptar por qe u ndihmua nga Shqiptaret e jo nga pushtat greke ?
      ps:ik bej ndonje lek andej nga platia Viktoria

  20. tefta says:

    kjo eshte pohuar nga judet gjermane te mbijetuarit e dhunes naziste dhe me emra te sakte !

  21. Paloka says:

    Eshte mese e vertete qe Einstein eshte paisur me pasaprte shqiptare dhe me te eshte larguar drejt Amerikes.
    Mbreti Zog ngarkoi nje mikun e vet ne POGRADEC ti bente nje çertifikate lindje qe te mundesonte paisjen me pasaporte.
    Ky person dhe mik i Naltmadhenise eshte i aferm i doktorit te nderuar te Shqiperise Zotit Jovan Kozma Basho. Ne arshiven e Pogradecit do te gjejne hulumtuesit pergjigjen e sakte.
    Doktori i nderuar duhet te dije di4ka me te sakte per kete ndodhi.
    Ju pershendes te gjtheve!

    1. Jovan BASHO says:

      Ju falenderoj Zoti Paloka!

      Historia e marrjes se pasaportes shqiptare te Ajnshtajnit eshte teresisht e vertete. Shkrimin e pare me kete rast e kam shkruar une (shih me poshte). Pastaj, siç ndodh rendom ne Shqiperi, qe njerezit duan te behen te njohur lidhur me gjera per te cilat nuk kane patur dijeni apo nuk kane degjuar me pare, shkruajne duke futur edhe mendimet e tyre, ndryshuar datat etj.
      Ajnshtajni u largua perfundimisht nga EUROPA ne tetor 1933 e nuk u kthye me aty. Pasaporten amerikane e mori ne vitin 1938. Ndaj ne vitin 1935 ai ishte ne SHBA.

      Shkrimin e meposhtem une e kam botuar ne vitin 2008, bazuar ne ato qe dija atehere (thene nga te paret e mi). Shkrimi pati shume sukses e mbi kete teme shkruan, rishkruan, perkthyen, shume te tjere, pa cituar burimet nga i dine keto gjera (!?!), gje qe nuk eshte aspak e hijshme e normale, madje e denueshme. Sot une di shume me teper, ashtu siç ka gjetur dokumente edhe Prof. Shaban Sinani (botuar ne librin e tij per hebrejte) e Prof. Petrit Zorba (kryetar i shoqates Izrael-Shqiperi). Kam kontaktuar me hebrej te rendesishem dhe e kam teresisht te qarte itinerarin e tij, madje edhe emrin e perdorur per te ne pasaporten shqiptare (kjo pasaporte gjendet ne Muzeun e Fizikes ne Miami. Edhe keto do te publikohen. Ç’eshtja eshte se te gjitha jane bere ne mirebesim e fshehtesi te plote.

      Paraprakisht dua te sqaroj se ai “dokument” i Bashkise se Poradecit nuk eshte i vertete, por veper e nje “gazetari” genjeshtar me emrin Bardhyl Berberi, e per fat te keq shkrimi i tij eshte cituar nga te tjere, duke e ngateruar me keq çeshtjen.

      Me poshte kam paraqitur shkrimin tim te shkurtit 2008, pa dokumentet e fotot.

      Jovan BASHO*

      AJNSHTAJNI NË SHQIPËRI
      (Të dhëna rreth udhëtimit të fshehtë të tij në pranverën e vitit 1931)

      A ka qënë Albert Ajnshtajni në Shqipëri? A kemi fakte të dokumentuara për këtë gjë?
      Kushdo që do të lexojë këto rreshta mund të bëjë pyetjen: kush është ky zotëri që shkruan për një temë të tillë, të përfolur vitet e fundit, por pa mundur të objektivizohet në mënyrë të dokumentuar?
      E ndërmora këtë iniciativë për dy arsye:
      1. Për të dëshmuar me rastin e përkujtimit të Holokaustit dhe 60 vjetorit të shtetit të Izraelit, se Shqipëria është bërë faktor i rëndësishëm në shpëtimin nga kthetrat e nazizmit të hebreut dhe njeriut më të njohur të shekullit XX, Albert Ajnshtajnit, dhe,
      2. Si mirënjohje për të parët e mi, të cilët kanë luajtur një rol kyç në këtë histori.
      Për t’u dhënë përgjigje pyetjeve të mësipërme duhet të kthehemi shumë vite prapa, e pikërisht në fillim të viteve 30të të shekullit që sapo kaloi.
      Në lidhje me këtë temë, unë di tri dëshmi:

      1.Dëshmia I: Dr. Jani BASHO (1892-1957)
      Dr. Jani Basho (vëllai më i vogël i gjyshit të autorit të këtyre rreshtave) u diplomua në Vjenë në vitin 1921. Pas disa specializimesh atje (mjekësi interne, kirurgji, obstetrikë-gjinekologji) ai u kthye në Shqipëri në tetor 1927 (edhe për disa muaj gjatë kohës që qeverimit të Imzot Fan Nolit). Gjatë qërdrimit 14 vjeçar në Vjenë Dr. Basho ishte kryetar i Shoqatës së studentëve shqiptarë “Albania” dhe kryeredaktor i revistës së tyre “Dialëria”. Fill pas kthimit në atdhe, u emërua në detyrën e shefit të Seksionit të Shëndetësisë në Komandën e Mbrojtjes Kombëtare, Drejtorit të Spitalit Ushtarak dhe mjekut personal të Mbretit Zog (1928 – 1935). Dr. Basho ka luajtur një rol shumë të madh në mjekësinë shqiptare. Me emrin e tij lidhet ndërtimi i spitaleve moderne në Shqipëri (Civil e Ushtarak më 1932, projektet e të cilave ai i solli nga Vjena më 1927 e që janë projektuar nga arkitekti vjenez Köhler), organizimi i Mjekësisë Shqiptare (1928 – 1932), themelimi i Mjekësisë Spitalore Ushtarake (1929) dhe shërbimit të Obstetrikë-Gjinekologjisë (1935).
      Ato që unë di në lidhje me temën e sipërtreguar ai ia kishte treguar babait tim Kozma Bashos (1927 – 1994) që e kishte nip dhe e trajtonte si djalin e tij, në fillim të viteve 50të, kohë kur babai punonte në sektorin e Ihtiologjisë të Institutit të Shkencave të Natyrës dhe Dr. Basho ishte drejtor i Maternitetit të Tiranës.
      Babai më kishte treguar se Dr. Basho i kish thënë atij që Ajnshtajni kishte ardhur në Shqipëri në fillim të viteve 30të, kishte qëndruar 3 ditë dhe kishte marrë pashaportë shqiptare. Dr. Basho kishte ndërhyrë te Mbreti, e kishte shoqëruar gjatë qëndrimit në Shqipëri, kohë kur e kishte pritur edhe vetë Mbreti Zog. Madje Dr. Basho kishte shkëmbyer edhe disa letra me të, ku Ajnshtajni e falenderonte për mirësinë e treguar dhe i tregonte për vështirësitë e jetës së tij. Mjerisht ne na mungojnë këto letra të cilat u dogjën në shkurt të vitit 1945 (bashkë me shumë libra e dokumenta të tjera) gjatë shtetëzimit të shtëpisë dhe klinikës së Dr. Bashos, dy shtëpive pranë njëra-tjetrës në qendër të Tiranës, midis Postës Qendrore dhe ish-Gjykatës së Lartë.
      Si është njohur Dr. Basho me Ajnshtajnin? Në ç’kohë? Këtyre pyetjeve unë nuk di t’u përgjigjem se nuk mbaj mend të mi kenë thënë, por, do ti kthehem përsëri më poshtë këtij diskutimi.

      2. Dëshmia II: Gelardina APPONYI-ZOGU (Nëna Mbretëreshë) (1915-2002)
      Para se të rivinte në Shqipëri në qershor 2002, Nëna Mbretëreshë i dha një intervistë një gazetari anglez, intervistë e cila u botua në atë kohë në revistën angleze “Style” nën titullin “Kthimi i Mbretëreshës”. Ajo i deklaroi gazetarit se Mbreti Zog i kishte thënë që: “Ajnshtajni ka ardhur në Shqipëri, është takuar me të dhe ka marrë pashaportë shqiptare”. Ajo nuk përcaktoi datë, por shtypi shqiptar i asaj kohe (2002) shkroi se kjo kish ndodhur më 1938, duke e lidhur gabimisht me vitin e martesës së saj në Shqipëri. Historikisht dihet që Ajnshtajni udhëtoi për të fundit herë nga Southemptoni (Angli) në Amerikë në tetor të vitit 1933.

      3. Dëshmia III: Ajati BEGA, ish bankieri i mirënjohur i Bankës Kombëtare Shqiptare, histori e treguar nga Prof. Dr. Skënder KOJA, ish Drejtor i Institutit të Fizikës Bërthamore (1971 – 1987).
      Prof. Koja më ka treguar se në kohën kur ai ishte drejtor i Institutit të Fizikës Bërthamore, një punonjës i Institutit i përsëriste vazhdimisht se një fqinji i tij e pikërisht Zoti A. Bega e kishte takuar Ajnshtajnin në Tiranë. Prof. Koja bisedoi vetë me të dhe dëshmia e A. Begës ishte sa më poshtë: “E kam takuar Ajnshtajnin në Tiranë në fillim të viteve 30të kur ky erdhi në Bankë e më kërkoi veprime të Bankës Shqiptare me një bankë të shtetit gjerman, veprime që banka jonë nuk i kishte kryer ndonjëherë, për shkak të mosekzistencës së lidhjeve me bankat gjermane në atë kohë. Më tha emrin, të cilin nuk e kisha dëgjuar deri atëhere. Atëhere m’u desh të pyes dhe dola në mjediset e pasme të bankës, ku pashë që dera e drejtorit (i cili ishte italian) ishte e hapur. Trokita dhe hyra duke i thënë që një i huaj me emrin Albert Ajnshtajn kërkonte një veprim bankar që nuk e kishim bërë ndonjëherë. Drejtori shtangu dhe më tha, që ky ishte një nga emrat më të mëdhenj të botës. I thashë se ai ishte tek sporteli. Atëhere drejtori la punët që kish, e priti me nderime dhe unë nuk di të them ç’bëri me të, se nuk më ngeli mua të merrem me problemin për të cilin ky njeri i ishte drejtuar Bankës Shqiptare”.
      Atëhere përpara këtyre tri dëshmive ç’donjëri prej nesh ka të drejtë të bëjë pyetjen: A ka ardhur Ajnshtajni në Shqipëri për të marrë një pashaportë?
      Përgjigja ime është:
      – Po, se të tri dëshmitë janë serioze dhe të pavarura nga njëra-tjetra.
      – Po, pse në Shqipëri?
      Së pari përgjigjen e kësaj pyetjeje e gjejmë në vendimet e Lidhjes së Kombeve të viteve 1921 dhe 1926 të cilat e ngarkonin Shqipërinë për të dhënë dokumentacion identifikimi për hebrejtë. Nuk duhet të harrojmë se një nga problemet kryesore që diskutohej në Lidhjen e Kombeve në atë kohë ishte problemi i hebrejve, problem i cili u zgjidh pastaj vite më vonë e pikërisht me 1948 kur u themelua “de facto” shteti i Izraelit. Pyetjes pse u zgjodh pikërisht Shqipëria unë nuk di ti përgjigjem, por këto vendime ruhen në Arkivën e Shtetit Shqiptar dhe Prof. Dr. Shaban Sinani ka mbajtur një kumtesë të suksesëshme në Izrael lidhur me këtë temë.
      Së dyti ishte lidhja me Dr. Bashon, i cili mund ta bënte këtë punë pa probleme duke ruajtur fshehtësinë, për shkak të pozicionit të tij në atë kohë, pozicion që u përmend më sipër.
      – A e ka përmendur Ajnshtajni apo biografët e tij “historinë e tij shqiptare” ?
      Nga sa kam lexuar dhe mundur të hulumtoj unë: – Jo, veç duhet ditur që jeta e tij ka kaluar nëpër vështirësira të shumta, ndaj jo më kot, vetë ai ka shkruar: “Më duhen shekuj që të përshkruaj peripecitë e pafund të jetës sime”.
      Po pse ne sot nuk kemi një dokumentacion të plotë për këtë gjë?
      Mendoj se arsyet janë dy:
      1.Vizita u bë në fshehtësi të plotë.
      2.Nuk kemi kërkuar sa duhet, në kohën dhe në vendin e duhur.
      Atëhere ku duhet kërkuar? Mendoj se ka disa drejtime për këtë e pikërisht:
      1.Arkiva e Shtetit Shqiptar
      2.Dokumentacioni i Bankës Kombëtare
      – Ajnshtajni shkoi në bankë për t’u interesuar për pasurinë e tij në Gjermani (dihet historikisht që ajo u bllokua) apo për të “thyer një çek” që ia dha Mbreti?
      3.Dokumentacioni për lëshimin e pashaportave. Veç dihet mirë që nga administrata e shtetit shqiptar që merrej me lëshimin e pashaportave në atë kohë emrat e hebrejve ndryshoheshin (mbase për arësye sigurie) e ishte e zakonshme që Mosheja të shkruhej Musa, Zaharia, Zafir etj. Dëshmi të tilla, për ndryshimin e
      emrave të hebrenjve ka plot në Arkivin e Shtetit Shqiptar.
      4. Arkiva e Ajnshtajnit në Jeruzalem, ku mund të kërkohen:
      – letrat e Dr. Bashos drejtuar Ajnshtajnit
      – Dokumentacioni i bërë për të në Shqipëri

      Para rreth 2 javësh duke kërkuar në Internet të dhëna arkivore për A. Ajnshtajnin nga arkiva e Jeruzalemit (Einstein Archives Online), pasi më ishte kërkuar të flas për sa më sipër në simpoziumin në përkujtim të Holokaustit në Berat më 25.01.2008, gjeta i befasuar dokumentin e mëposhtëm:

      Ç’përmban ky dokument nën autoritet ministri drejtuar Konsullatës Shqiptare në Leipzig, për Ajnshtajnin, i bërë në Tiranë? Arkiva e Jeruzalemit ka përdorur sistemin amerikan të të shkruarit të datave pra bëhet fjalë për datën 09 prill 1931. Dokumenti nuk hapet në Internet, por ka numur identifikimi dhe mund të gjendet lehtë në këtë arkivë.
      Gjetja e datës 09.04.1931, mua më befasoi, pasi dihet historikisht se nga 26 janari deri në 20 mars 1931, Dr. Basho ishte në Vjenë me Mbretin e sëmurë (kohë në të cilën u bë edhe atentati ndaj tij). Dihet po ashtu se në këtë periudhë kishin filluar edhe problemet për hebrejtë dhe Ajnshtajnin. Hitleri vërtet fitoi pushtetin në pranverën e vitit 1933, por që më 1929 afër gjysma e deputetëvë të parlamentit gjerman i përkiste anëtarëve të partisë së tij dhe organizatat naziste në këtë periudhë vepronin lirisht kundër hebrenjve.
      Ky dokument për Ajnshtajnin është bërë në Tiranë, fill pas kthimit të Dr. Bashos në Shqipëri pas qëndrimit 2 mujor në Vjenë. E kjo nuk mund të jetë një rastësi! Llogjika më e thjeshtë të bën të mendosh se është bërë pas një bisede atje, probabilisht me profesorët e Universitetit të Vjenës që vizituan Mbretin, e që ishin hebrej dhe miq të ngushtë të Dr. Bashos, me të cilët ai kishte punuar për shumë vite.
      Për hir të diskutimit të mësipërm le të hyjmë pak më thellë e të kërkojmë në të dhënat e Arkivës së Ajnshtajnit në Jeruzalem dhe të mundohemi të gjejmë pashaportat e tij të kësaj kohe.
      Nga të dhënat e arkivës së mësipërme rezulton se pashaportat e Ajnshtajnit të kësaj kohe kanë qënë dy:

      1. Database record for Call Nr. [29-165.00]
      Einstein, Albert
      Ministerialpass (Diplomatic Passport) issued for AE as member of the International Commission for Intellectual Cooperation of the league of Nations by the German Foreign Office (HD)
      11/18/1930

      2. Database record for Call Nr. [29-166.00]
      Einstein, Albert
      Swiss Consul General in New York
      Schweizer Pass (Swiss Passport) AE; issued by Swiss Consul General in New Y. (HD)
      11/08/1932
      Pra, Ajnshtajni ka pasur një pashaportë diplomatike gjermane, marrë më 18.11.1930 si anëtar i Komisionit Ndërkombëtar për Bashkëpunimin Intelektual të Lidhjes së Kombeve dhe një tjetër zvicerane, lëshuar nga konsulli zviceran në New York më 08.11.1932.
      Biografët e tij shkruajnë se Ajnshtajni nuk e ka përdorur pashaportën e tij gjermane e cila ka qënë anulluar, ndërkohë që pashaportën zvicerane e ka marrë në 08.11.1932. Atëhere, a ka lëvizur përgjatë këtyre dy viteve dhe ku? Ose, me ç’pashaportë ka shkuar në New York për të marrë pashaportën zvicerane? Të dhënat e së njëjtës arkivë na tregojnë se Ajnshtajni gjatë kësaj periudhe ka shkuar dy herë në Amerikë (në fund të vitit 1931 dhe në fund të vitit 1932 kur edhe ka marrë pashaportën zvicerane) dhe nga Berlini në Londër, nga prilli në qershor 1931. Mendoj se me siguri në këto udhëtime ai ka përdorus pashaportën e tij shqiptare (se nuk kish tjetër), që mund të ketë qënë mbase me emër të ndryshuar.
      Duke u bazuar sa më sipër kam të drejtë të supozoj: Profesorët hebrej të Universitetit të Vjenës i kanë kërkuar Dr. Bashos në fillim të vitit 1931, kur ky ishte në Vjenë me Mbretin e sëmurë ta ndihmojë Ajnshtajnin për t’u pajisur me pashaportë shqiptare në bazë të vendimit të Lidhjes së Kombeve të vitit 1926 e ky, sa është kthyer në Shqipëri ka ndërmjetësuar në dërgimin e një shkrese për konsullatën shqiptare në Gjermani e cila do ti ketë akorduar atij një lloj anagrame për të bërë të mundur udhëtimin drejt vendit tonë (prill 1931). Pastaj Ajnshtajni ka udhëtuar fshehtazi drejt Shqipërisë, është pritur nga Dr. Basho, ka takuar Mbretin dhe ka marrë pashaportën shqiptare të cilën pastaj e ka përdorur në udhëtimet e tij në Londër dhe Amerikë ku më 08.11.1932 mori pasaportën zvicerane me të cilën u largua përfundimisht nga Europa në tetor 1933. Hulumtimet e mëtejshme do të bëjnë të mundur që të kemi një ide më të dokumentuar të kësaj historie të vërtetë, për të cilën vendi ynë me të drejtë duhet të krenohet para botës se ka shpërtuar, ashtu si jetët e qindra hebrejve të thjeshtë, edhe jetën e njeriut më të madh të shekullit XX, Albert Ajnshtajnit.
      Si përfundim: a kemi të drejtë të besojmë në vërtetësinë e të gjitha këtyre fakteve që u thanë më sipër? Me plot gojën PO! Historia ka provuar se edhe Shlimanit i thanë të mos besonte në “përrallat” e Homerit, por ai bazuar në to, zbuloi Trojën dhe thesarin e Priamit.

      * * *

      * Prof. Dr. Jovan BASHO, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Mjekësisë, Shërbimi Gastroenterologji/Hepatologji, QSU “Nënë Tereza”, Tiranë.

      Botuar tek gazetat: “SOT” në 03.02.2008
      “STANDARD” në 04.02.2008
      Ribotuar te revista “ALBANICA”, Kosovë, shtator 2008, etj.
      Gjendet në INTERNET, etj.

  22. alberti i hajnave says:

    mos u zini se ja thom un juve,,,,,un aty isha por e pash ca ishte dhe ika e su ktheva me,,,sa ka vajtur kile mishit???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje