Historia e vogëlushit që po mban pezull Amerikën (FOTO)

1 Shkurt 2013, 23:38Politika TEMA
Historia e vogëlushit që po mban pezull Amerikën (FOTO)

Një vogëlush pesëvjeçar po mbahet peng në SHBA për të katërtën ditë me radhë. Ai ka nisur të qajë duke kërkuar mamanë e tij, ndërkohë që policia po vazhdon t’i lutet personit që e ka marrë peng, që ta lirojë.

Jimmy Lee Dykes akuzohet se ka qëlluar për vdekje një shofer autobusi shkolle dhe më pas ka rrëmbyer fëmijën e kopshtit, duke u arratisur në një bunker, që e kishte ndërtuar vetë për ditën e apokalipsit.

Policia është vendosur në Midland City, Alabama, dhe po negocion me vrasësin që ta lërë të lirë fëmijën.

Edhe pse mendohet se ai nuk e ka lënduar vogëlushin Ethan, Dykes ka një reputacion si njeri i dhunshëm në qytetin e vogël dhe të qetë. Ai ka rrahur për vdekje qenin e një komshiut dhe kërcënonte se do vriste çdo fëmijë që i afrohej pronës së tij.

Qindra njerëz janë mbledhur në qytetin me 2300 banorë, duke u lutur që vogëlushi 5- vjeçar të kthehet shëndoshë e mirë në shtëpi.

Njerëzit u lutën edhe për shoferin Charles Poland, që u vra nga Dykes, ndërsa tentonte ta pengonte që të lëndonte ndonjë fëmijë në kohën që ai sulmoi autobusin të martën.

Dykes ka qëndruar më parë për tetë ditë në bunker dhe policia mendon se ai ka furnizim për të qëndruar për muaj aty.

Bunkeri është rreth 1.2 metra nën tokë dhe është sa një dhomë e vogël.

Policia thotë se fëmija shikon TV në bunker, pasi aty ka elektricitet.

Ai ka kërkuar për lapsa dhe fletore vizatimi, të cilat policia ia ka kaluar përmes një tubi.

Po ashtu Dykes ka lejuar që të futet edhe mjekimi për fëmijën, pasi ai vuan nga sindroma Asperger.

Ende nuk dihet se pse e ka rrëmbyer fëmijët, por disa dëshmitarë thonë se mund ta ketë rrëmbyer për ta përdorur si peng ndaj problemeve të tij me ligjin.

Vogëlushit Ethan i ka rënë të fikët ndërsa Dykes qëlloi shoferin e autobusit.

Dykes është arrestuar më parë për ekspozim të papërshtatshëm të armëve dhe për marihuanë.

13 komente në “Historia e vogëlushit që po mban pezull Amerikën (FOTO)”

  1. çfare po ndodh me njerzit?? te jete kafshe me fytyr njeriu?? nuk e besoj , sepse ksfsha eshte shume me humane se njeriu.

    1. fl says:

      “Dykes është arrestuar më parë për ekspozim të papërshtatshëm të armëve”

      ? qenka patriot amerikan me automatik per vetmbrojtje

  2. Nani says:

    Do zoti dhe femija te shpetoj.

  3. ina says:

    aiee na prishi pune qe nuk qeka myslimon se kemi nje grup te fuqishem ketu tek Tema qe eshte i specializum ne ceshtje terrorrizmi, radikalizmi etj. ca madje jane te specializuar edhe ne kerkime shkencore qe e shohin fundin e botes te lidhur me rritjen e numrit te myslimaneve… eh si mobilizohen ata me gjuhe vreri ala Berishe….

    1. dajti says:

      sa me ke pelqy 5*

  4. shkodra says:

    une do te propozoja qe nepermjet tubit te ajrimit te injektohet ne doza te sigurta,gaz qe te pergjum…..
    shpresoj te kem dhene nje mendim sado pak te dobishem

  5. enea says:

    Vazhdoni te jeni akoma te sigurte per vendin e cowboys?????

    Mos harroni cfare kane bere me Indianet……….

  6. i says:

    ee te qift derri ca te kesh mor bythqir burre (burre ne sensin e mashkullit , se nuk ke lidhje me burrin kur merr peng nje femi (qe eshte dhe aspanger per me teper)

  7. Askushi says:

    Thjeshte: Nje moster!;Nje moster me shume!

  8. mentaliteti amerikan says:

    keta jan vete qe krijojne monstra duke thene se vjen apokalipsi me 21, me 22 me 23 me 11 me 99 etj


    amerikanet jan vete qe krijojne terror, krijojn fanatzma si bin laden me shoke, krijojn gjera te paqena,
    dhe pastaj lajne trurin njerezve, pastaj keta te larit e trurit jan pro etj,

    me ne fund jan vete qe e vuajne :))

    qajne, bien ne depresion,

    kurr mos ju heqte dhimbja dhe depresioni per krimet qe i bejne botes

  9. ramy says:

    Duke e pare ceshtjen ne aspektin darvinjan, kjo ngjarje eshte nje evolucionis progressivo.
    Ne aspektin politiko_shoqeroris u ne mendoj qe lidhur mebsituaten dhe gjendje e sotme politiko_ sociale perputhet plotesisht.
    Duke filluar qe nga ngjarjet qe po zhvillohen ne somali,.mali, afganista, ndikon ne sjelljet individuale. Po ashtu duke pare dhe pozicionimin e henes me token dhe henen e plote. Presionin e ushtruar ne pjesen perendimore te siperme te globit konkludojme se ngjarja eshte e pritshme.
    Ndikime ka pasur hena dhe yjet edhe ne shqiperi ne ngjarjet e dites dhe sidomos tek edis ramas.
    Priten dhe ngjarje te tjera te ngjashme ne pjesen veriore te shqiperise, ku ndikimi dhe pesha e henes dhe yjeve do te jete me e madhe.

  10. banija01 says:

    Ramy…

    Me qene se ke talent edhe te yjet e oroskopit ,mundohu te ndryshoshe henen te shenja e PESHORES se ne Qershore kjo shenje ka humbje te madhe dhe rezikohet te ndodhe nje gjeme e madhe per muajte ne vazhdim.

    Fatkeqesisht ne kete shenje te Oroskopit eshte sali berisha ,ndihmoje.

  11. agroni nga Madagaskari says:

    Perse nuk rremben Sali Berishen ky njeri, por merret me nje femij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje