Studioja e vëllait të Bashës do realizojë shitjen e INSIG

2 Shkurt 2013, 10:43Politika TEMA

Studioja ligjore ku bën pjesë Erlindi Basha, vëllai i kreut të Bashkisë Tiranë, Lulzim Basha, është i vetmi subjekt që po vazhdon garën për konsulencë të privatizimit të kompanisë shtetërore të sigurimeve INSIG. Në këtë garë, për të cilën opinionit nuk i është bërë gati asgjë e ditur, nga komisioni i vlerësimit janë përjashtuar të gjitha subjektet e tjera dhe ajo është kualifikuar e vetme për në fazën finale, të vlerësimit të ofertës financiare, raporton Shqiptarja.com.

Emrat e juristëve të kësaj studioje dalin shpesh herë si përfaqësues të Agjencisë së Burimeve Natyrore dhe enteve të tjera të ministrisë së Ekonomisë në gjyqet që ky institucion ka pasur me biznese të ndryshme, të cilat kanë hedhur në gjyq ministrinë ose anasjelltas.
Mes dhjetëra projekteve të deklaruara prej saj, spikat bashkëpunimi me qeverinë shqiptare në projektet për ndërtimin e gazsjellësit më të madh në Shqipëri. “Ne kemi realizuar përfaqësimin e qeverisë së Shqipërisë për ndërtimin e kapaciteteve për zhvillimin e një projekti të tubacionit të madh të gazit prej 1 miliardë euro, në bashkëpunim me dy konsulentë të tjerë ndërkombëtarë”, – deklaron studioja.

13 komente në “Studioja e vëllait të Bashës do realizojë shitjen e INSIG”

  1. e verteta says:

    Bajga Hollandeze. Nuk kane te ngopur.

    1. Vlora says:

      dhe menjehere sa te vi ne pushtet PS dhe AK duhet ta kthejne kete privatizim.

      vetem keshtu fillon te funksionoje drejtesia per shqiptaret.

      1. Adoleshent says:

        Austriaku, Kanadezi, Taxhikistanezi, Pakistanezi thon e kemi paguar faturen ton te Argita i kemi ne rregull letrat s’esht problemi yn cfare beni ju. Kam paguar gjoben e Argites 5 milionshe, mi ktheni te gjitha investimet qe kam ber ktu dhe iki -thot ai shefi qe ka derdhur milionat…

      2. SERVILI says:

        O Vlora, dhe ata po erdhen ne pushtet me keq se keta do bejne. Rshte e lehte te akuzosh e kritikosh tjetrin, por sa ulesh ne karrige harron se ca ke thene e premtuar.Mjere ai popull thuaj qe i shkoj jeta duke besuar njerin me mashtrues se tjetrin

  2. Erlindi says:

    E keni gabim ju te gazetes Tema! Une jam bishti i kavallit tek ajo studio! Aty kemi partnerin me te rendesishem te zyres Dael Dervishin qe pasi KLSH e gjeti me shkelje te renda u emerua sekretar i pegjithshem ne ministri te ekonomise. Keshtu qe e kemi blinduar zyren dhe ska projekt te ministrise apo bashkise mos ta bejme neve! Sigurisht sipas rregullave te tregut aplikojme dhe tarife suksesi!!! Keshtu qe germoni sa te doni neve nuk keni cfare na thoni!!

  3. Belisarius says:

    Sa per info njeri nga partneret e kesaj zyre eshte kushuriri i pare i Monika Kryemadhit, quhet Fatos Lazimi. Tani e kuptoni se cfare zyre eshte?

  4. dimer says:

    -Ne kete fotografi kush eshte Basha dhe kush i vellai?

  5. Erlindi says:

    Se mos harroj kush ka ndonje koncesion per te shit ose per te marre ose ndonje leje ndertimi mos hezitoni te na kontaktoni! Gjithmone ne sherbimin tuaj!

  6. leka says:

    Uuuuu, sa foto e bukur, t’knoq shpirtin me bukurine e rralle.

  7. dashamir tahiri says:

    Legenat….si fut njeri ne burg keto plehra.

    1. agim says:

      O Dashi po c,ke o burr,ti mire je deputet si pa shkolle qe je ,ne ate pune s,duhet shkolle,Camerise ja zgjidhe problemin,Lum parlamenti qe te ka ty o dashi Havase,burra si ty i duhen Vlores e SHqiperise qe te hece mbrapa,

  8. alban4eva says:

    dhe barbaria dhe kusaria vazhdon..

  9. mitro says:

    Pse kane vella tjeter keta siper.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje