“Jemi të angazhuar për zgjidhje sa më të shpejtë të shkakut të kthimit të shtetasve shqiptarë nga policia greke dhe kemi lejuar të kalojnë, me gjithë pasaktësitë e gjetura në shkrimin e toponimeve greke në pasaportat biometrike të shqiptarëve”.
Kjo ka qenë deklarata e Leonidhas Rokanas, ambasador i Republikës së Greqisë në Tiranë gjatë një takimi në Bashkinë e Sarandës. Ai ka shtuar se nuk është korrekte të mos shkruhen në trajtën ndërkombëtare emrat e qyteteve apo fshatrave greke, kur përdoren për dokumente zyrtarë me përdorim ndërkombëtar. Sipas tij, kjo është një normë e gjithëpranuar dhe që është e detyrueshme të aplikohet për të gjitha shtetet.
“Nuk mund të shkruhet në pasaportë Korfuz-Greqi, që është e saktë sipas gjuhës shqipe, por jokorrekte për emërtimin ndërkombëtar, që do të duhej të shkruhej Corfu-Greece”, ka sqaruar ambasadori Rokanas. Ai i është referuar për këtë element edhe praktikës së shtetit grek për shtetasit e vet, që kanë lindur në kryeqytetin e Turqisë, i cili në dokumentet zyrtarë shkruhet Instanbul, megjithëse në Greqi njihet si Konstandinopul.
Sipas tij, ky është një handikap që nuk duhet të vazhdojë dhe me vullnetin e dy palëve po kapërcehet e do të gjendet zgjidhja më e mirë.
“Por deri sa të arrihet tek zgjidhja, me dëshirën e mirë po vendoset një memorandum mirëkuptimi dhe fakt është që kemi lejuar pa u penguar edhe shtetas me këto pasaktësi në pasaportat e tyre biometrike, pa bërë asnjë dallim në janë shqiptarë apo homogjenë greke”, citohet Rokanas në GSH. Sipas tij, kjo është një pasaktësi teknike dhe nuk ka pse vishet me ngjyra politike.
Gjatë takimit të tij në Bashkinë e Sarandës, ambasadori Rokanas, që shoqërohej edhe nga Nikolaos Kotrakoi, konsull i përgjithshëm i konsullatës greke në Gjirokastër, u trajtuan edhe problematika të tjera dhe u tha se do të rishikohet marrëveshje e re për autobusët e linjave të transportit Greqi-Shqipëri dhe për këtë kanë marrë takim me ministrin shqiptar të Transporteve, Sokol Olldashi.
Nënkryetari i bashkisë, Jorgo Mitro, që i priti diplomatët grekë, së bashku me Mariel Muratin, drejtor i kabinetit të kryetarit Çipa, i kërkoi ambasadorit Rokanas të ndërhyhet për kapërcimin e prapambetjes në punimet e autostradës Qafëbotë-Sarandë, ku sipërmarrëse është firma greke AEGEK.
Debilitet i administrates shqiptare.
Shkova te terheq patenten e bllokuar sipas ligjit ndonese policia nuk me dha as dokument dhe as fature pagese te gjobes megjithe insistimin tim.
Nikoqirja ne sportel me tha qe “nuk e gjej”; “nuk kam c’bej, nuk eshte faji im”; “hajde pas 2 javesh se do kerkoj”
– Me fal i thashe: si do leviz une keto 2 jave.
“Si ke levizur deri tani me tha” (ne mendje kishte qe kam levizur pa patente) e kapi dhe vazhdoi “Si ke levizur?”
– Me biciklete i thashe (sic edhe leviz ne pjesen me te madhe te kohes)
“Po mire vazhdoi nikoqirja seriozisht, vazhdo me biciklete dhe hajde pas 2 javesh”
Te qeshja apo te qaja?!
ti z.ambasador ke te drejte ,por shtrije influencen deri tek dokumentat qe ti leshon.shteti shqiptar neper dokumentat e veta perdor gjuhen e mrekullueshme shqipe.e vetmja gjuhe zyrtare.eshte detyre e juaj si ambasad qe perdoruesve te pashaportave shqiptare ti ndihmoni me nje flete SHOQERUESE ku te beni perkthimin e toponimeve,pra te leshoni nje flete ne ambasada she konsullata tuaja ne shqiperi(mos i perdorni zyrat per qoka me agimin e arte dhe janullatosin) ka pak pune po jam i sigurt qe me rrogat e reja te austerise jeni ne linje me punen qe beni…dhe ju lutem mos fol me per DOKUMENTA SHQIPTARE DHE PUNET E BRENDSHME SHQIPTARE
Po te ishte puna vetem toponimet do te ishte zgjidhur me kohe por eshte me e thelle kjo mesele se sa pune toponimesh
Kjo eshte loje e turpshme e pushtet tone me ate grek, “shpetimtari” na del SRB, sa krahu e ha populli.
epo ja atehere, kot i paskemi share greket, qenkan te mire, jemi nxituar kot.. jane te mire muterit jane te mire…!!!
Sa te jete Flamur Noçka minister i brendshëm, keto gomarlleqe do te degjojme. Cfare ka ketu per te zgjidhur? Hap harten e Greqise ne anglisht, shiko dhe shkruaj! Athine – Athens, Korfuz – Corfu, e keshtu me rradhe. Te gjithe emrat qe jane greqisht i gjen edhe anglisht. Nuk e di, por per mua eshte skandaloze, tregon qe kemi punonjes administrate komplet idiote. Ne kohen e internetit dhe te mos zgjidhet kjo ceshtje brenda sekondes? Nje mije here turp!
Jam shume kurioz te di se si ua shkruajne vendlindjen atyre qe greket u pelqejne ti quajne “homogjene”?
A ka dikush nje ide se si u shkruhet vendlindja ne karten e “homogjenit” atyre?
Dikush qe eshte “homogjen” dhe ka lindur ne Sarande, si i shkruhet vendlindja ne kartat e “homogjenit”?
Po nje “homogjeni” te lindur ne Korçe dhe Gjirokaster?