Vrau djalin dhe nusen e tij, gjykata e lë në burg. 65-vjeçari: Dua të vras veten

2 Shkurt 2013, 13:55Politika TEMA

Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën “arrest me burg” për Engjo Uçajn, 65-vjeçari që ekzekutoi mbrëmjen e 30 janarit djalin dhe nusen e tij, pas sherreve të vazhdueshme që kishin në familje.

“Dua të vras veten”, ka deklaruar thellësisht i penduar në sallën e gjyqit 65-vjeçari Engjo Uçaj. Në dëshmitë e tij para togave të zeza, ai ka rrëfyer se djali e dhunonte, ndërsa dyshonte që ai merrej me aktivitete kriminale.

“Djali ishte kthyer pas burgut në Itali. Dyshoja se merrej me elementë kriminalë. Të dashurën italiane dyshoj se e përdorte për grabitje”, është shprehur ai.

Ai rrëfen me tej se “Djali na dhunonte për vdekje, grindeshim se i kërkonim të hiqte dorë nga rruga e keqe”.

65-vjeçari ka shtuar më tej se armën me të cilën ka vrarë çiftin e kishte sjellë vetë Sokoli pak ditë para ngjarjes. “Po të mos i kisha vrarë, djali do të kishte bërë kasaphanë. Atë natë djali do kishte vrarë të paktën pesë vetë”, shton ai.

Ucaj e ka pranuar krimin para policisë, ndërsa gjatë marrjes në pyetje, ka pohuar se: “E vrava djalin, pasi nuk doja nuse të huaj në shtëpi. Nuk e di se si e bëra këtë vrasje. Ju thashë që djali më dhunonte sistematikisht, që nga dita që më solli në shtëpi nusen e tij, dhe më thoshte që kjo do të jetojë me ne. Jam penduar, se kisha vetëm një dritë sysh, ashtu sikundër jam penduar edhe për vajzën e huaj që e vrava. Nuk di çfarë të them më shumë. Kjo ndodhi për një moment, dhe as vetë nuk e di se si e bëra me dorën time një gjë të tillë. Por ju them se djali më dhunonte sistematikisht,” ka deklaruar ai.

Fqinjë të familjes Llucaj u shprehën se Engjo Uçaj e shante vajzën italiane. “Ai i thoshte të birit se i kishte sjellë një prostitutë nga Italia, ndërkohë që djali e rrihte. Engjo ishte burrë i urtë dhe e kishte denoncuar më parë të birin në polici janë shprehur fqinjët”.

10 komente në “Vrau djalin dhe nusen e tij, gjykata e lë në burg. 65-vjeçari: Dua të vras veten”

  1. prinder gabues says:

    po te kishe qene baba shembullor edhe djali do te ndiqte ty dhe nuk kishe pse ta vrisje,

    ke qene baba qen pa edhe biri eshte bere qen, dhe mendoj se ke thene te verteten kur thua se ai te dhunonte sistematikisht dhe me ne fund nuk durove vrave djalin tend, apo dritene tende…
    po ai ka qene erresira jote, se po ta kishe “dritesuar” do te ishte djal qe nderon ty si prind dhe veten dhe shoqerine…

    korr ate qe mbjell thuhet apo jo???

    por keshtu si ti jan shumica e prinderve ne shqiperi

    1. Argita-_B says:

      Nese gjithe jeten e ke rritur femijet vetem me dru e dhune mos prit qe femija te te respektoje. Prindi ka ritur nje kashe dhe sot ja hedh fajin sistemit!!

  2. Fieri says:

    Burre shkerdhat, pis, horr homo turp te kesh vrave kete djale flori je dhe nga Laçi

    1. Pelasgian says:

      nga Gurza me saktesi , gruaja e tij eshte nga Elbasani , vjen nga nje familje shume e mire , eshte tragjedi , ky burri nuk ka qene njeri i keq por ato 5 minuta nervash te bejne qe te besh gjera te tilla .
      un jam vet nga Laci dhe familja ime e njeh kte burrin .

  3. N Shabani says:

    Tragjedi e madhe, nuk ke cfar te thuash as per te jatin as per te birin mjere ata qe i gjen nje fatkeqesi e tille. Kur hyn shejtani ne bark nuk del me thoshte vjerra ime dikur. Mbase i jati donte ta kontrollonte dhe i biri nuk duronte nje gje te tille por po te ishte i biri aq kriminel do ta kishte vrare te jatin dhe nuk e la te jatin ta vriste ate. Tani qe i vrau edhe djalin edhe vajzen e huaj i ben kriminel e prostitute.Gjynah dy te rinj u shuan nga jeta, jane cmendur pleqte nuk shikojne me se c’bejne. Cili eshte ai prind qe vret femijen e vet? Zot na ruaj nga sahati i keq.

  4. BIG BRODHERS says:

    Ky qaf derri me qefleshen pse nuk na thuhet se ku punonin e çpune kishin tek shtepija e te jatit ne kete moshe?ME MIRE DJEPI BOSH SE SHEJTANI BRENDA.30 VJEÇARET E PA PUNE TE SHKOJNE TE RRAHIN PARLAMENTARET E JO PRINDERIT.

  5. Plaku nga VLORA says:

    Mir thot Italiani-Mendjen e pare te shqiptarit ma paste GOMARI te dyten e paca vet…..

  6. trtr says:

    OMG …….LIVE IN ALBANIA….SORRY.

  7. turi says:

    O ju prinder shembullor qe jepni mendje tani pas te vjelave,mos u tallni me fatkeqsine e botes,se nuk ka prinde dhe djale qe do te vrases njeri tjeterin,po kjo eshte corba e fukarallekut dhe ja pasojat.ngeshellimet familjes,dhe zoti e ndihmofte dhe ate burre na vuajtja qe Ka dhe po kalon. Pa eshte kolloje te flisni per edukat familjare ju koke xhela

  8. morava says:

    varferia , burim i gjithckaje !!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje