Kush tha që nuk kam qëlluar me armë? Obama sjell provat (FOTO)

2 Shkurt 2013, 19:12Politika TEMA
Kush tha që nuk kam qëlluar me armë? Obama sjell provat (FOTO)

Presidenti amerikan, Barack Obama ka publikuar një foto të tij duke qëlluar me armë, si përgjigje ndaj akuzave që i kanë bërë lobistët e armëve se ai nuk ka qëlluar ndonjëherë me armë.

Ndërkohë në SHBA vazhdon debati për përdorimin e armëve, që u ndez pas masakrës në një shkollë fillore.

Fotografia është realizuar në gusht të vitit të shkuar në Camp David.

Obama tha se e pëlqen këtë sport, ndërsa tha se do të publikojë disa foto të tij.

Demokratët e Obamës po përplasen me lobistët e armëve në lidhje me forcimin e masave për armëmbajtje në SHBA.

Republikanët e kanë sfiduar Obamën për këtë çështje, madje kongresmenia Marsha Blackburn tha se ajo është më e mirë se Obama në qitje.

Presidentët John Kennedy, Jimmy Carter, George H.W Bush dhe i biri, janë mes liderëve amerikanë që kanë publikuar fotot e tyre duke qëlluar me armë.

4 komente në “Kush tha që nuk kam qëlluar me armë? Obama sjell provat (FOTO)”

  1. besa says:

    SALA KA QELLUR ME KALLAGJYGYM EDHE TU VJEDH PARE ME TE BIRI TE BIJEN LULIN ILIRIN XHOZEFINEN AI SDI TE NGASE MAKINEN AI SDI AS BIQIKLETEN NOT SDI VETEM MONSTER ASHT

  2. Besmiri nga Luari says:

    Ktheje nje here ketej nga ne gryken e armes dhe merr mire vijen e shenimit dhe shkrepe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje