Ushtria e Imamit/ Arrestohen dy oficerë, vidhnin telat e repartit për skrap

4 Shkurt 2013, 11:00Politika TEMA

Dy oficerë janë arrestuar në flagrancë në Tufinë të Tiranës, pasi vidhnin telat e repartit ushtarak dhe i shisnin për skrap.

Dy oficerët, Ermir Telhai dhe Ervin Osmanllari, u arrestuan në repartin 4006 në Tufinë, bën me dije Policia Ushtarake.

Të dy ushtarakët u kapën në flagrancë duke këputur telat rrethues të repartit, raporton Panorama.

Policia Ushtarake kishte kohë që i hetonte të dy oficerët. Pasi e merrnin telin, ata e fusnin në automjetin e tyre dhe e shisnin në treg.

Të dy ushtarakët janë në qelitë e paraburgimit.

10 komente në “Ushtria e Imamit/ Arrestohen dy oficerë, vidhnin telat e repartit për skrap”

  1. Polici says:

    Te nderuar gazetare,merrni informacion te sakte pastaj publikoni lajmin.

    2 personat nuk jane oficere por Ushtare Profesioniste dhe Reparti nuk eshte 4006 por repart tjeter, sa per informacion shtese

  2. Andreas says:

    Telhai dhe Osmanllari…… niper jeniçeresh, jo shaka!

    1. Shqiptari says:

      Shko mbushu more nipi i Janullatosit

      1. Epirioti says:

        Me keta Mbiemra qe kane keta Osmanllarei!!!!!…. jane Jo per te Nderruar Mbiemer, por edhe Emer e Mbiemer me kete qe bene.

      2. Andreas says:

        Te isha nip i hiresise se tij Anastasit, do e kisha per nder po jam me shume se kaq, jam besimtar i kishes qe fortlumturia e tij Anastasi drejton, i kishes sono orthodhokse dhe me kete jam akoma me i nderuar.
        bej gullu…gullu…gullu tani korrak kekepllake.

  3. Marku says:

    Hajde ushtri hajde. Ushtri e NATO-s.

    Nuk mjafton qe ka vetem nje grusht me ushtare me pagese(disa qindra), por edhe keta jane hajdute…….. disa prej tyre te rendomte, vjedhin telin e repartit.

    Me vjen per te vjelle pastaj kur bejme si te forte, sikur do i rrjepim lekuren grekut apo serbit me ushtri. Po mund ta bejme mund ti rrjepim, por duke vjedhur.

  4. vlonjati it says:

    ore po imami u gri duke bere kontrabande e se kap pordhicia,dy tela vodhen mavrite ushtare dhe policia e xha mulos i mbertheu.

  5. qytetar says:

    Këta dy katunar ushtarë nuk kishin informacion.
    Të vjedhësh një tank 40mi kile nuk do të ishte vjedhje,
    Por të vjedhesh një top telë është krim i rëndë për FA.

  6. hoxha says:

    xha selimin e kenaqe se pa lloi lloi mullaqe

  7. i says:

    keto jane gjynaf, mos i shani kot. imagjino ca vidhnin dhe sa i shisnin. dmth per te ngrene nje cap buke

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje