Ruka: Marrim 4 deputetë në Gjirokastër

4 Shkurt 2013, 11:35Politika TEMA

Et’hem Ruka, anëtar i kryesisë së PS-së, po ndjek nga afër organizimin e fushatës në qarkun e Gjirokastrës dhe flet në favor të opozitës në këtë qark.

“Qarku i Gjirokastrës ka qenë dhe mbetet një ndër bastionet e PSSH. Aktualisht ky qark ka pesë deputetë. Tre u fituan nga PS dhe dy nga PD. Si deputet i këtij qarku mendoj se me një organizim më të mirë për jo shumë vota mund të kishim marrë  katër deputetë. Unë mendoj se kjo mundësi ekziston edhe më shumë në këto zgjedhje, pavarësisht pretendimeve të forcave të tjera politike. Nuk jam në gjendje të vlerësoj saktësisht popullaritetin e FRD-së në këtë qark. Indikacionet tregojnë se shumë anëtarë të djeshëm të PD i janë bashkuar kësaj force politike , gjë që ul edhe më shumë mundësinë e fitimit të dy deputetëve nga PD. Gjithsesi kjo mbetet të provohet”, sqaron Ruka për gazetën Shekulli.

Ruka e komenton kështu deklaratën e kryetarit të PS-së që do të jetë i gatshëm të bëjë aleancë me këdo për ndërrimin e pushtetit.

“Kryetari i PS-së nuk ka bërë kurrë një deklaratë për të mbështetur koalicionin opozitar thjesht mbi bazë numrash, pavarësisht se numrat kanë rëndësinë e tyre në një fushatë zgjedhore. Deklarata e zotit Rama ka qenë se dera jonë mbetet e hapur për bashkëpunim për çdo forcë politike që synon t’i japë fund kësaj qeverisjeje. Kjo nuk do të thotë automatikisht se partitë që bashkohen me ne duhet të humbasin identitetin dhe të njësojnë tërësisht programet e tyre elektorale me tonin”.

Për sa iu përket listave zgjedhore, Ruka shprehet se: “Kandidimet nuk janë privilegj për ca njerëz dhe aq më pak për ata që caktohen në zonën e sigurt të listës. Në një listë kandidimi duhen njerëz sa më të spikatur, profesionistë të të gjitha fushave, meshkuj dhe femra, raporte të ekuilibruara moshore,fetare dhe krahinore”.

16 komente në “Ruka: Marrim 4 deputetë në Gjirokastër”

  1. shqiptari says:

    Ok po ti s’do jesh, e ke mbushur ciklin. Babababaramo eshte figura qe duhet.

  2. besi says:

    a ja keni degjuar zerin ndonjehere ne Kuvend ketij? nuk e besoj se Rama do te vazhdoje me keta xhaketa te vjetra te beje politike. ka nevoje per gjak te ri qe te perfaqesoje denjesisht qytetaret e qarkut te Gjirokastres.

  3. War^Peace says:

    Ngelen duke bere komente dhe llogari keta , nuk shkojne te punojne neper qytete e fshatra me njerezit , qe ti mbajne afer dhe ti mobilizojne , por kush e kush te flasi i pari te duket mire pffff ..!!

  4. tironci says:

    Halla mer lal! Per ta siguru kte pune Ed Roma ka me te vendose te katertin ne liste!!!!!!!

  5. SADIU says:

    Profesor, po qe ne qarkun e Gjirokastres Arta Dade po more dy deputet je i pari ti dhe PS. PRA SA NUK ESHTE VONE REAGONI se Ti e di mire si thoshte ajo po deshet votoni po deshet mos votoni une jam e dale. Babaxhanet e PS nuk i ke me vehte as ne Gjirokaster e permet po kundershtime do te kesh edhe ne Tepelene. Mos u beni te ditur dhe kopetent nga Tirana. Folini mendjes kokes me ate nje fare Arta, Arta mos na hiqni voten nga PS. Ose do mendje sille te katerten jane dakorte te terre se i tmeroje fushaten e pare njerzit.

  6. Lexova te plote ne Shekulli intervisten e z.Ruka dhe bera komentin perkates, por moderatori nuk pranon qe nuk pranon komentet e mia. Eshte e drejte e gazetes dhe nuk kam pse te ankohem. Po e them ketu ate koment te refuzuar nga Shekulli :
    Z.Ruka, nuk mund te them ndonje fjale per saktesine e testimit Tuaj, por dua te theksoj fjaline me te cilen keni perfunduar kete shkrim “… për të mbyllur përfundimisht etapën e mentalitetit ballkanik.”. Nuk mund ta thoshit kete mendim kur Ju ishit minister apo problemet per nje pallat kishin epersine ne planet Tuaja? Edhe po t’i merrni ata 4 vende ne parlament, veshtire te mendohet se do ta mbyllni etapen e mentalitetit ballkanik. Kam qene nepunes ne ministrine ku Ju ishit minister dhe nuk me harrohet kur penguat femijte tane te marrin pjese ne nje olimpiade matematike ne Maqedoni vetem se nuk deshironit te jepnit nga fondi i udhetimeve Tuaja 150 dollare.
    Ju faleminderit !

  7. mireli says:

    RESPEKT per ju profesor HETEMI. Kete legjislature ju kam pare te terhequr dhe pasiv. Mendimi juaj ne baze te filozofise qe ju perfaqesoni duhet te ishte prezent ne keto dite te veshtira te qytetareve shqipetare.Mos ju ka ardhur koha te te beheni pjese e te URTEVE NE PS.Sidoqofte mbetem me mendimin tim personal dhe jam konseguent se ju profesor jeni vlere e padiskutueshme e se majtes dhe e PS,ne vecanti.Si vlonjat dhe student i juaj ju uroj suksese dhe gjithe te mirat.

  8. LORA says:

    Pse ka punuar ndonjehere ruka????Po e di ti qe ka punuar,te lutem ma trego edhe mua.
    Per mua sera e pleqve te tipit ruka e ka shkerdhyer (ne kuptimin e plote te kesaj fjale) voten dhe mundin e Popullit Opozitar.Jo vetem kaq po kane flirtuar,me brekedhjerin e histrorise,sa qe e amnistuan ne 1997-en mbi gjakun dhe hirin e atij viti te tmerrshem.
    Mua me vjen turp te marr ne konsiderate ruken e te ngjashmit e tij;bile edhe keto momente qe po harxhoj per kete gerdalle me duke kohe e humbur.

  9. arjani says:

    O Rama! Akoma me kete fshatar dinak e te korruptuar mor vella? Pyete njehere se me cilat pare i ka bere nja 5 a 6 apartamente ne Tirane? Me cilat pare ka studiuar djalin ne SHBA?E tj,e tj…..
    Me parate e tenderave te shkollave e kopshteve kur ish minister arsimi.
    Hiqe ore kete servil, dinak e te superkorruptuar qe ju merte parate e tenderave firmave e shoqja.
    Tani ne fund po kakarit qe te futet ne listen e deputeteve.
    Mos u tundo nga titulli qe mund te kete se e ka me…….osur me kohe ai ate.

    1. Turi says:

      Arjani profesori eshte njeri i nderuar dhe punetor dhe keto ofendime s’jane argumenta me te cilat na thua ndonje gje. tek e fundit cdo politikan, deri tek Sarkozy, vihet ne qender te piketimeve dhe hamendesimeve ne lidhje me pasurite e tyre.

  10. Artani says:

    Lora, i lexoj me qejf komentet e tua.Je pa dyshim nje person me dinjitet e karakter te admirueshem.

  11. hasani says:

    O teme, shiko se mos ti merr prape turi paret e pallatit, pa ti vete te rruan bishtin. Sma merr mendja qe Rama te fut ne liste e ka mbushur me 99-ca e ca spurdhjake te ketij soji. O teme po pse me G 99 do ja merrni votat Saliut ju??!! Po ju qenkeni per tu lidhur.

  12. Era says:

    Kam pasur konsiderat per prof. Ruken. Po sapo lexova kete artikull i kam vene vize. Per te fituar kater mandate ne Gjirokaster, te pakten te gjitha votat e Lazaratit, si dhe te gjitha te Permetit. Me sa di une, PBDNJ, dikur aleat i PS ne 2009, krijoi nje pol te trete. Keshtu, kjo force politike diskuton mandatin e trete, po te katert as nuk diskutohet se toka dhe qielli te bashkohet nuk e ben kurre. Personalisht, une i bej llogarit si votimet e 97, ku e majta i fitoj te gjitha mandatet, por, po t’i grumbullosh ato, rezultati me kete kod elektroal i nxjerre 3-2 per PS.

  13. era says:

    O ethem hidhu dhe ti bej ndonje meditim se mbase merrni 5 deputete! Po ik ore qerohu se na keni mbire ne dere dhe nuk ju shporim dot.
    Bashkohem me Artanin, Komentet e Lores i lexoj me qejf!

  14. poli says:

    Qe te marri Partia Socialiste 4 deputete ne Gjirokaster i duhet qe te fitoje mbi 70 % te votave ne kete qark.Kjo eshte e pamundur duke patur parasysh rezultatet e zgjedhjeve te Vendoreve 2011 ne te cilen 6 Komuna dhe nje Bashki u fitua nga Partia Demokratike kurse 3 komuna te tjera u fituan nga PBDNJ. PS keto zgjedhje nuk ka kualicion me PBDNJ dhe kjo tregon se kjo kjo parti do te dali me keq keto zgjedhje se ato te Vendoreve.Une mendoj se shume mundesi ka qe te fitoje 2 mandate kurse 2 te tjera PD dhe 1 (PBDNJ + LSI).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje