Skeleti i zbuluar poshtë një parkimi në Leicester të Anglisë, është i mbretit Rikardi III.
Lajmin e kanë konfirmuar shkencëtarët, që thonë se analizat e skeletit tregojnë se ai është mbreti anglez, që u vra 500 vite më parë në Betejën e Bosuorthit, duke i dhënë kështu fund linjës së tij dhe ngritjes së Tudorëve.
Lajmi është pritur me duartrokitje nga mediat e pranishme në sallën e Universitetit të Leicester në Angli.
Profesorët e këtij universiteti thanë se trupi i përket një 32- vjeçari, me gjatësi 1.70 centimetër, aq sa ishin meshkujt në mesjetë.
Profesorët kanë bërë analizat e ADN tek pasardhësit e Rikardit, për të provuar se ato përputhen.
Rikardi vdiq në vitin 1485, në një betejë, pasi u mposht nga ushtria e Henri Tudor.
Thuhej se trupi i tij ishte varrosur nën një kishë, që mesa duket është shkatërruar me kalimin e kohës.
Eshtrat iu gjetën poshtë një parkingu makinash.
Rikardi është përjetësuar nga një vepër e Uilliam Shekspir, që e sheh atë si një uzurpator, që ka lënë vdekje në rrugën drejt fronit, përfshi edhe atë të dy nipave të tij.
Historia e tij mbetet një enigmë, disa thonë ishte hero, të tjerë thonë ishte një horr.
Sundimi i tij u sfidua nga Henri Tudor, që i mori me luftë fronin, duke u quajtur Henri VII.
i biri i henrit te shtate ndryshe nga i ati perdori shume diplomaci per te zbutur gjakrat pas kasaphanes qe kishte bere babai dhe vendosi te rehabilitoj edhe rikardin pas vdekjes duke i bere nje funeral madheshtor dhe i varrosi eshtrat e tij ne kishe ku rikardi e kishte blere varrin para se te vdiste.
pyetja eshte- TRUPI I KUJT ISHTE NE ARKIVOL?
dukej e pabesueshme te shikoje djalin te falte rikardin qe i kishte burgosur dhe syrgjynosur te jatin.
kesaj i thone te vras naten dhe te qaj diten si pune e sales me azem hajdarin, ose e enver hoxhes me qemal stafen vojo kushin, vasil shanton dhe lista s’mbaron.
O saliqenefi e fliske anglishten tamam si baca:
Jo “who cears” po “who cares”
KY ESHTE MBRETI I VERTETE!
http://fashionguests.blogspot.com/2012/09/the-king.html
who cears………..