Interneti, të miturit shqiptarë të rrezikuar nga abuzimet dhe pornografia

5 Shkurt 2013, 16:48Sociale TEMA

Rrjetet sociale gjithnjë e më shumë po përdoren edhe nga persona që abuzojnë me fëmijët. Konstatimi është bërë nga ekspertë ndërkombëtarë gjatë një konference mbi sigurinë e fëmijëve nga përdorimi i internetit. Ambasadori i UNICEF-it në Shqipëri tha se interneti po përdoret gjithnjë e më shumë për të abuzuar me të miturit, ndërsa përdorimi i shpeshtë i tij cenon edhe privatësinë.

“Një pjesë e fëmijëve kanë gjetur forma të reja komunikimi në internet. Është e domosdoshme të detektohen përmbajtja e papërshtatshme dhe kriminale, e faqeve që instalohen aty. Shkolla, mësuesit dhe autoritetet lokale duhet ti kontrollojnë dhe parandalojnë futjen në këto faqe pornografike të fëmijëve, pasi nuk duhet të ketë asnjë tolerancë, për shfrytëzimin pornografik të fëmijëve. Edhe qeveria shqiptare është pjesë e deklaratës së nënshkruar për dënimin dhe çuarjen para drejtësisë së personave që përdorin këto rrjete dhe kanë në dorë pornografinë e fëmijëve”, thotë Detlef Palm, ambasador i UNICEF në vendin tonë, raporton “AS”.

Edhe ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu dhe ai i Bashkimit Evropian, Etore Sekui thanë se legjislacioni shqiptar duhet të jetë më i efektshëm në luftën ndaj abuzimeve me fëmijët në internet. Duke shprehur gatishmërinë për të ndihmuar në këtë fushë, ambasadorët kërkuan nga qeveria që të marrë masa për të rritur sigurinë nga rrjetet sociale.

Sipas Ministrit të Teknologjisë dhe Informacionit, rreth 60 përqind e popullsisë në Shqipëri janë përdorues të internetit. Mosha që frekuenton më shpesh rrjetet sociale është ajo nën 24 vjeç, ndërsa rreth 6 % e përdoruesve janë të moshës nga 13-15 vjeç. Abuzimet me fëmijët në internet pohohen edhe nga një studim i “World Vision”. Ka pasur raste – thonë drejtuesit e kësaj organizate – që personat kanë bërë presione për të lënë takime, duke bërë shantazh me hedhjen e  fotografive në rrjetet sociale.

1 komente në “Interneti, të miturit shqiptarë të rrezikuar nga abuzimet dhe pornografia”

  1. Janaq Dhimitraqi (homogjen) says:

    Ja tani kur te fillojne komentuesit shqiptare,te shajne papute tane…!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje