FOTO REPORTAZH/ Spitalet si në gjendje lufte

5 Shkurt 2013, 10:30Sociale TEMA
FOTO REPORTAZH/ Spitalet si në gjendje lufte

Nga Albina Hoxha*

Gjatë një dite në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” shikon ambiente të vjetra dhe të çrregullta. Bie në sy gjërat e hedhura sa andej këndej, telat e dritave të paizoluar, pacientë pa fund brenda dhe jashtë dyerve të spitalit. Pranë dermatologjisë në korridor pacientët qëndrojnë në radhë, ndërsa pak më tej gjenden divane të prishura e të mbledhura grumbull me materiale të tjera, të cilat i ka mbuluar pluhuri, ndërsa sanitarja mjaftohet teksa sheh aty përpara derës pak dhe largohet, duket sikur nuk e shikon pjesën tjetër.

Një zonjë qëndron e ulur në një karrige gjysmë të prishur dhe në prehër mban fëmijën e saj. Sipër kokës ka një grumbull telash të hapur të cilat sapo i shikon e ul kokën më poshtë.

Pak më tej gjendet një grup studentësh, të cilët duket që janë në praktikë. Nga jashtë ajo është një ndërtesë e vjetër, dykatëshe dhe me mure të çarë.

Shpesh herë është ngritur problemi i higjienës së infermierëve gjatë orarit të punës. Megjithatë asgjë nuk ka ndryshuar pasi sapo të shkosh tek tregu që ndodhet pranë Neurokirurgjisë aty shikon vetëm infermiere, të cilat po bëjnë pazar. Infermierët kujdesen për pacientët dhe pikërisht për këtë arsye ata janë të parët që duhet të tregohen të kujdesshëm dhe higjenik. Por ç’ndodh në të vërtetë? Po të shkosh pranë tregut që ndodhet afër Neurokirurgjisë do shikosh se klientët më besnike të shitëseve janë infermieret. Të veshura me bluzat e bardha, të shoqëruara, kontrollojnë dengjet e rrobave.

Ka nga ato që sipër përparëses së bardhë kanë veshur një xhup si për të fshehur profesionin, megjithatë është e lehtë të dallosh grupet e tyre teksa bëjnë pazar. Kjo ndodh brenda orarit të tyre të punës, pothuajse në çdo kohë në treg shikon infermiere.

Shitëset tregojnë se infermieret janë klientët më besnike të tyre. Ndërsa vetë infermieret nuk kanë hequr bluzën e bardhë, janë brenda orarit të punës dhe janë “zhytur” në dengjet e mallrave pa pyetur fare për pacientët apo për faktin që janë në punë. Shikoni çfarë ka kapur fokusi i aparatit të “Historia ime” për më tepër.

Pacientët e blejnë vetë kontrastin për bërjen e rezonancës magnetike. Ky fakt bëhet i ditur nga vetë pacientët, të cilët i takojmë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Kontrasti shërben për të përcaktuar kufijtë dhe natyrën e tumorit. Gjendet në farmaci dhe kushton 3800 lekë. Pacientët tregojnë se e blejnë vetë kontrastin sa herë që vijnë për të bërë një rezonancë magnetike. “Më thanë që nuk ka dhe unë e bleva në farmaci, ishte shtrenjtë, por ishte i domosdoshëm”, shprehet një zotëri rreth të 50-ve. Ka periudha që në spital ka kontrast, por për një kohë të shkurtër. Burime konfidenciale pranë neurokirurgjisë shprehen se ndodh që të mos ketë kontrast por që kjo nuk varet nga vetë ata. “Kur ka, bëjmë rezonancën, ndërsa kur nuk ka, detyrohemi t’i kërkojmë pacientit që ta blejë”.

Aktualisht në QSUT janë dy aparatura për bërjen e rezonancës magnetike, të cilat kanë bërë të mundur shmangien e listave të pritjes duke ofruar shërbim të shpejtë për pacientët. Të gjithë pacientëve iu jepet në CD rezonanca dhe ata mund ta ruajnë, por dhe nëse ndodh që ta humbasin është një folder i posaçëm ku janë të rezultatet e rezonancave të të gjithë pacientëve. çdo gjë është e dokumentuar. Hyrja në përdorim e ruajtjes në CD-i ka shmangur përdorimin e filmit. Doktor Gjergji Vreto tregon se është çështje procedurash dhe do të vijnë kontrastet.

Mënyra se si lëvizet me makina në QSUT është një problem më vete. Nuk bëhet fjalë për parkimet, por për pengesat që sjellin shoferët duke bllokuar ambulancën. Një rast i tillë ndodhi dhe ditën e djeshme kur ambulanca e Durrësit po hynte në hyrjen kryesore që ndodhet përballë neurokirurgjisë. Vetëm pak metra më tej është ndodhur përballë një makine që vinte drejt saj. Shoferi i makinës nuk i liroi rrugën ambulancës, por kjo e fundit i liroi rrugën automjetit.

*historia-ime.com

15 komente në “FOTO REPORTAZH/ Spitalet si në gjendje lufte”

  1. tourkofagos says:

    c’ndryshim kane fotot nga ato ne Irak???
    popull zoulou……….

    1. e\ says:

      Sali Berisha e ka shkaterruar cdo gje qe ka prekur qe prej fillimeve te tij ne politike. Tani ajo qe po shohim eshte deshmia me e gjalle e asaj qe ka lene pas ai. Duhet rrezuar nje here e mire edhe ky diktator i fundit ne Europe, qe pastaj te mund te marrim fryme lirisht e t e punohet per te ardhmen e ketij vendi.

  2. whatthehell says:

    islamabad-kabul-azi-jo evrope.populli meriton ata qe voton.te ju rrojne pordhet dhe luksi fallco i klanit dhe qynefit abc.po pse nuk ben fevzih turku nje dokumentar per spitalet apo ai shkon ne janine tek greket qe shahen gjithe diten.po argita dhe shkerdheni ku vizitohen apo tek spitali i bllokut te PD.

  3. ismeti says:

    ky saliu vetem ni gje asht betu para pundhensit nga serrbia qe do e shqiprin edhe at detyr ka , mos quditeni ,po quditeni me veten se e mbani ne pushtet ,,,, e u ka fut friken ne palc ma zi se ne kohen e enverit

  4. Pelasgian says:

    vetem spital nuk mund te quhet !

  5. NjeQytetarOptimist says:

    Pamje degraduese…Kabul…

  6. Kritiku says:

    Kjo eshte Shqiperia sipas shpellarit. Mos prisnit ndonje gje me te mire ju? Kjo eshte kultura e malokeve qe kane mbytur jeten e perditshme.
    Saliu e beri si tek ajo estrada e Fierit qe kur i zuri shtepine tjetrit i tha qe po u shkruaj nje leter njerezve te mi qe te vijne ketu ne qytet sepse u merzita vetem. Keshtu beri Saliu, i solli maloket e tij nga shpellat dhe ata e rrethojne dhe e mbrojne sepse iu legalizoi edhe tokat e grabitura. Vetem maloket votojne per Saliun. Nese doni te zhdukni kete fare te keqe duhet ta zhdukni me gjithe rrenje. Duhet larguar Saliu me te gjithe shpellaret e tij.

  7. baca says:

    Merit evertet e doktor Berishes dhe e ilir metes

  8. alban4eva says:

    s’ka mundesi, keta qe kan ba ket reportazh, duhet te jene kamunista, Shqypnia e baces tone Saleh asht e dyta ne Europe pas Gjermanise, dhe e katerta ne bote..
    spitalet tona jane ma t’mirat n’Europe.. ket artikull do e ket ba Rama me siguri.. ehh c’na ka gjet me kamunistat.. rrofte S-haleja jone i madhnishem…!!

  9. Bora says:

    Sa turp! Te gjithe e shohim nje gje te tille, neuro ose 5 sic quhet rendom mgjth gjoja u rregullua eshte nje tmerr i vertete.Me e keqja eshte se revoltohemi kur dikush e shkruan a thua se kemi nevoje per syte e dikujt tjeter, nuk e shohim vete, Infermieret te gabi, por dhe mjeket eshte gjeja me e shpifur ne bote,jo pse jan te rrobat e perdorura se me rrogat e tyre aq iu del po sepse dalin me kemishen e bardhe apo dhe me kpucet qe perdorin ne salle. Dr Gjergji ska faj per kontrastin por ka kur i lejn pacientet ne rradhe sepse vete po bejne muhabet kur ulin koken kur vjen Piperka madje i thone bravo dhe per zhvillimet e mjekesise. Une kam respekt per sh pedagoge te mjekesise si profesioniste me dijet qe na dhane ata konkurojme jashte shtetit me kushte te barabarta, por une skam respekt per ta si njerez. Jeni njerez te ulet, servila, interesaxhinj, pa karakter. Tiu vije turp per kushtet ku punoni! Tiu vije turp qe firmosni letra anonime ne vend se te protestoni per kushtet ku punoni!

    1. grroku says:

      Pa prishe fjalorin,pa pishe gojen spitalet lene shume per te desheruar.Mungon sherbimi me kushtet higjeno sanitare, mungon etika profesionale,kushte te nevojshme e te domosdoshme per kurim.Duhet reforme e plote europiane.

  10. shqiptari says:

    Neve jemi ata qe do te ecim perpara.
    Parti Enver Dikatatura sna u nda .
    Ja e ardhmja e Shqiperise.Keto Foto mos jane montazh,si ne Fotot ne Voloreke te Pogradecit apo prane Hoxhakut te Dikatorit ! Apo Vidiot e Inxhizuara nga Z.Dritan Prifti 3 % .
    Zoti na ndimofte ! Ku e gjithe Bota,pasurite e veta i Investon ne Mjeksi dhe neper Spitale.Politikanet tane i Investojne ne Banka Private te tyre,dhe ne Vilat e tyre.Zote ndimoje kete Popull te varfer.
    Ndima jone,eshte e pafuqishme,jemi te shtypur ,jemi te raskapitur.

    1. Rilindje says:

      Ne keto spitale,semuret ai qe eshte shendosh e mire e jo me ai qe eshte i semure qe vajhallit sa rende behet. Keto nuk jane fotomontazhe “shqiptari”, por jane gjendja reale e spitaleve shqiptare.Dhe une kam bindje qe ty, ashtu si edhe te gjithe shqiptareve, nuk ju pelqen kjo gjendje e shendetesise.Ne te gjithe e dime se Shqiperia duhet te ndryshoje, dhe ne duhet ta ndryshojme sebashku, sa me pare!

  11. çfare pret nga kryeministri qe ishte doktor dhe spitalet te jene ne kete gjendje? kur SALI DOKTORI nuk eshte ne gjendje te rregulloje spitalet qe eshte e fushes se tije . MENDONI se sa bukur flet per bujqesine, ekonomine e nderzimet . hiqu shejtan hiqu .BERISHA qe nuk la hale pa inaguruar ……..MENDOJE te shkojme te gjithe e te ulemi ne gjunje para kryeministrise ne heshtje ti lutemi ZOTIT qe te na i largoje kete SALI . qe edhe emrin tani na vjen veshtire ta themi. NA ka detyruar te urrejme te gjithe ata qe e kane emrin SALI.

  12. Ku te therret qameti says:

    Ju komentues e keni gabim.
    Ministrine e Shendetesise e mori me tapi nga Saliu “manaxheri” Nard Ndoka dhe nuk la bashkemalesor pa e punesuar ne QSUT.
    E keni idene se nga vijne?! Ky spital nuk ka si mos t’i duket mrekulli demokratike.
    Me pas e mori LSI e cila ia rriti cilesine me talentet e pazbuluara te Skraparit dhe Gramshit.
    Keta duke qene se jane te rakise dhe muhabetit e mbushen me kafe dhe sigurisht spitali u zbukurua!
    Qe te kuptoni sensin e pergjegjesise qe kane keta ja nje shembull:
    ne Gramsh per ca muaj shendetesine e drejtonte nje Inxhinier pyjesh.
    Kjo tregon edhe se sa i duan bashkefshataret.
    Imagjinoni se sa mund t’ju duan juve!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje