TemA TV/ AK: Kuotë përfaqësimi në qeverisje për ish- të përndjekurit. Do hapim dosjen e Berishës! (VIDEO)

3 Shkurt 2013, 17:45Sociale TEMA

Aleanca Kuq e Zi shpalosi platformën qeverisëse për rehabilitimin dhe integrimin e ish-burgosurve dhe ish-përndjekurve politik. Mes qindra përfaqësuesve të shtresave të ish burgosurve dhe familjeve të persekutuara nga regjimi komunist, Aleanca Kuq e Zi premtoi se do të jetë qeverisja e parë shqiptare që do të përfshijë në strukturat e saj një kuotë përfaqësimi nga shtresat e ish-burgosurve politikë.

“Aleanca Kuq e Zi do të jetë forca e parë politike e cila brenda 3 muajsh nga ndërtimi qeverisë së re do të publikojë dosjet e të gjjithë bashkëpunëtorve të agjeturave të huaja anti-shqiptare”, u zotua lideri i KuqeZinjve Kreshnik Spahiu. Gjatë tryezës me të gjitha shoqatat e ish-burgosurve politik dhe ish-përndjekurve Kreshnik Spahiu nënshkroi marrëveshjen dhe kontratën e bashkëpunimit mes palëve. Ndër të tjera kreu i Kuqezinjve Kreshnik Spahiu deklaroi se:

“Aleanca Kuq e Zi del si forca e parë politike me një axhendë politike dhe juridike për realizimin e aspiratës për integrim të disidentve politik duke pasur si prioritet:

1.Ngritjen e një komisioni ekspertësh në bashkëpunim me përfaqësues të të dënuarve dhe  përndjekurve politik për të revizionuar ligjet e cunguara dhe dunuara nga PD dhe PS gjatë këtyre 23 viteve.

2. Garantimin për të gjithë të internuarit dhe ish dëbuarit të një pensioni mujor duke ju njohur vitet e dënimit si vite pune.

3. Kushtëzimin e cilido koalicioni të ardhshëm qeveritar që brenda dy ditëve të ardhshme të bashkëqeverisë duke shlyer të gjitha dëmshpërblimet financiare për të burgosurit, përndjekurit plitik dhe familjet e tyre.

4. Hapjen e dosjeve për të gjithë bashkëpuntorët e agjenturave anti-shqipëtare.

5. Kuotimin në përfaqësim dhe punësim të fëmijëve dhe familjarëve të ish-burgosurve dhe përndjekurve politik për ti bërë pjesë të administratës publike.

6. Akordimin e një statusi të vecantë për të gjithë të persekutuarit politikë dhe familjeve të tyre.

7. 30% e të ardhurave nga privatizimet dhe konfiskimi i pasurive të vjedhura dhe grabitura të shtetasit Berisha dhe qeveritarëve do të shkojnë për të dëmshpërblyer ish të dënuarit politik.

8. Përmbushjen e të gjitha detyrimeve morale dhe kushtetuese lidhur me rehabilitimin dhe integrimin e plotë të kësaj shtrese të popullsisë.

9. Strehimin e të gjitha famijeve të pesekutuara të cilat përballen me pamundësisë për banim dhe strehim.

10. Krijimin e bursave të studimit për fëmijët e failjeve të të persekutuarve.

11. Përfshirja në Aleancën Kuqezi për të përmbysur regjimin politik të gardianit Berisha i cili ka burgosur të drejtat e shqiptarëve dhe liritë themelore të tyre”.

Aleanca KuqeZi i bëri apel të gjithë shtresës së përndjekurve dhe disidentve politik të rrisin së bashku presionin për rrrëzimin sa më të shpejtë të koalicionit të tradhëtarëve dhe të pandehurit Berisha dhe vendosjen e tij para drejtësisë.

16 komente në “TemA TV/ AK: Kuotë përfaqësimi në qeverisje për ish- të përndjekurit. Do hapim dosjen e Berishës! (VIDEO)”

  1. Betti says:

    Kur ta marrin, pushtetin.

    1. pensionisti qytetar says:

      jemi shum dakort o kreshnik qe te ndihmohet kjo shtrese.

      por na thuaj ne te tjereve qe nuk u futem ne burg por u persekutuam nga ai regjim me roge 4000 leke te vjetra ne muaj,si do te shperblehemi kur nuk kemi mundesi as te strehoemi,as te shkollojme dot femijet,e as te perfaqsohemi gjekundi.

      mos ndoshta edhe ne duhet te grupohemi ne nje tjeter parti??????????????

      apo programi juaj duhet te jete per te gjithe??????????

      1. Ada says:

        Sinqerisht qe duhet votuar Aleanca Kuq e Zi si e vetmja mundesi qe te ndryshoj Shqiperia. Nese edhe kete rradhe votohet PS ose PD na mori lumi. Ne fakultetin tone te gjithe e adhurojne Aleancen Kuq e Zi

  2. arsen says:

    Edhe ti mer Kreshnik, rrugen e m…. ke mare!
    Para ca kohesh ke Babaramo the se: ‘ do e permbysim Saliun para zgjedhjeve.’…the se: ‘kam fakte e prova qe e fus ne…’
    Ku i ke? Per cfare momenti po i fsheh?
    Legena si ty, ka nxjere plot politika shqipetare

  3. Horri i Bulevardit says:

    Pa u hapur dosjet nuk bejme shtet, se perseri do na mbysin komunistet karieriste dhe ish spiunet.
    Prandaj vota kete rradhe duhet fukusuar tek PS-ja dhe AKZ-ja, duke mos i dhene PS-se, votat e duhuera per te bere qeverine, por duke i bashkuar me AKZ, PS-ja te jete e detyruar te zbatoje edhe linjen e AKZ-se, qe eshte dhe nje shprese per shqiptaret, meqe eshte shume e drejtperdrejte.

  4. vlora 1912 says:

    “Kuotimin në përfaqësim dhe punësim të fëmijëve dhe familjarëve të ish-burgosurve dhe përndjekurve politik për ti bërë pjesë të administratës publike.”??!! Ekzakt si kohet e Enverit, Ramizit, Sales, Edit etj, ku dhenja e vendeve te punes nuk bahozej/bazohet mbi meritat por militantizmi. Kjo ndodh vetem ne vendet diktatoriale dhe republika bananesh.

    Mos bej premtime boshe!!

    Mos premto me shume sec mundesh!!

  5. niku me dylbi says:

    1. “Aleanca Kuq e Zi do të jetë forca e parë politike e cila brenda 3 muajsh nga ndërtimi qeverisë së re do të publikojë dosjet e të gjjithë bashkëpunëtorve të agjeturave të huaja anti-shqiptare”, u zotua lideri i KuqeZinjve ” – ju lutem sqaroeni pak nikun se ne fillim duhet bere projektligji, te miratohet, te votohet pas shume debatesh, te dektretohet nga presidenti. ehuuuu ka pune. 3 muaj jo qe jo, po te pakten nje vit. Gjithesesi ti rrofsh o niku se na vertetove dhe njeher qe nga ligjet smerr vesh fare, dhe qe keto i ben thjesht per zgjedhje.

    2. “Kushtëzimin e cilido koalicioni të ardhshëm qeveritar që brenda dy ditëve të ardhshme të bashkëqeverisë duke shlyer të gjitha dëmshpërblimet financiare për të burgosurit, përndjekurit plitik dhe familjet e tyre.” – brenda 2 diteve???? hahahahahahahhahaahahahahahahhahaahhahaha edhe njehere ju lutem sqaroeni pak qe arkat jane bosh e duhet celur fondi e terci verci, ka procedura hahahahahahahahah

    Ahhhh edhe di gje njeri a e coi padine ne gjykaten kushtetuese se sikur tha qe ndarja mandateve eshte joligjore (qe eshte e vertet) dhe ky do e conte ne gjykaten kushtetuese.

    O kreshnik ketu delja e vetme je ti me ato kacurrelat e tua, jo populli.

  6. nastradini says:

    SHUME PREMTIME BOMBASTIKE ME GJISHTIN PERPJETE.

    PS-ja dhe Edi Rama gjithashtu kane filluar te bombardojne popullaten me premtime bombastike. 300 mije vende te reja pune, ZERIME per taksat dhe rritje rrogash per policet. Te gjitha ne kohe krize Boterore, sikur sapo te vine ne pushtet do te zbulojne ELDORADON apo SEZAMIN per ekonomine shqyptare. E cila nuk prodhon ASGJE qe nga Koha e Qepes. Kreshno Spahija qe te mos mbetet prapa ne renditje ka leshuar edhe ai Artilerine e tij te Premtimeve, qe kur i lexon i ngoh shpirtin pronareve dhe te perndjekurve politike nga te gjitha regjimet. Po te zbatohen edhe gjysma e ketyre premtimeve nastradini dhe miqte e tij do t’ja jepte voten Kuq e Zinjeve pa dyshim. Por koha ka treguar se premtimet me fjale ne vepra konkrete i ndan nje rruge e gjate. Te perndjekurit nuk duan ofiqe dhe grada, ao karrike zyrash dhe poste qeveritare, te perndjekurit duan vetem nje pjese te asaj qe u ka marre me dhune pushteti gjakatar komunist:

    1. Pagen per punen ne burgjet enveriste.
    2. Pronat dhe pasurine e grabitur nga komunistet.

    Se familjen tone dhe rinine qe na vodhen si kusare pylli nuk na e kthejne dot me. Keto i premtoi edhe Saliu ne fillin te karrieres se tij ne 1991-n dhe nastradini dhe miqte e tij ngriten dy gjishtat perpjete ne shenje miratimi. Sot Saliu i ka treguar gishtin e mesit te perndjekurve politike dhe u ka grabitur njesoj si Enveri vite me pare pronat dhe tokat tona me talebanet e tij veriore, ushtare per vota. Prandaj edhe nastradini eshte shume skeptik se mos luhet varianti i DASHNISE Berisha-Meta ne fund te fushates dhe dy gjishtat perpjete te perndjekurve te zevendesohen me gjishtin e mesit perpjete te pushtetit.

    KUJT T’I BESOJME?

  7. Nëse nuk bëni seleksionimin në sitë të tyre…do na kujtoni përsëri se ringritët pd..e rënë nga vakti…Shumë prej këtyre ish-të përndjekur..kanë bashkëpunuar ngushtë me berishën..dhe gjithë forcat e errëta që kanë sunduar në shqipëri…:përsëri jemi të detyruar të durojmë një koalicjon me njerëz që (një pjesë e tyre…jo të gjithë…)kanë tradhëtuar interesat e shtresës së tyre dhe të shqiptarëve…?!Këta,duhet të seleksionohen…

  8. liri a vdekje says:

    Mir e ke zotrote po a do behet ajo hapje dosjesh dhe a ekzistojne akoma ato dosje ‘se deri tashi sali pushti sdo i ket lene besoj ,ju lutem redaksis se temes te na jap pak informacion ne drejtim te ketyre dosjeve
    ‘Nga penicilina dezinjatorja lahuta e gjith jashteqitjeve tjera

  9. Kritiku says:

    More Kreshniku=Ham,Ham, ku po shkon me keto “Tam-Tam”?
    More guzhinete e prishur qe po te zaret qe kishe brenda, nje e nga nje. Cfare flet more ditezi? Po del si shume kohet e fundit dhe po te besh nje bilanz, na del dificit! Je nje rrumpalle qe nuk e ke shokun. Te kane dale pendet e paaftesise, qe pa filluar mire “karieren” politike.
    Ti ne rradhe te pare nuk ke sy e faqe te permendesh te denuarit politik(ata qe kane qene vertete te denuar politikisht jo ata qe u vetedekaruan si te tille, mbas ’90) sepse e ke treguar me veprat e tua, qe nuk je njeriu i duhur. I ke patur mundesit me postin qe kishe dhe nuk levize as gishtin me te vogel. Ti vegla e Berishes duhet te shporresh bashke me te ne burg dhe jo te shperblehesh me vota.
    Ju them ju shqiptareve qe keni pak arsyetim! Doni te krijoni nje shtet ligjor i te drejtes qytetare apo doni nje shtet ku iken nje klase politike dhe vjen nje tjeter? Po te deshironi kete te dyten atehere punet do te shkojne si deri tani. Ikin nje pale dhe vijne te tjeret. Vendet e punese do te mbushen vetem me militante. Nese doni nje shtet ligjor atehere keto “deklarata populiste” nuk kane vend per tu bere. Ne nje shtet ligjor dhe te barabarte per te gjithe vendi i punes zihet me aftesine e duhur, pavaresisht se i kujt je, i mamit, i babit apo i pastise. Ligji e percakton qarte qe cdo njeri eshte i barabarte perpara ligjit. Ne ligj nuk parashikohet qe te jesh dikushi qe te kesh perparesi ne jete.
    Ky Kreshniku i Lales me Kaçurrela si Bubi Kaçurrel, behet vete protagonist i shkeljes se ligjit me deklaratat e tij. Kjo tregon nje MUNGESE SERIOZITETI te skajshem ndaj ndjekesve te tij.
    Kush ka nje pike arsyetimi do ta lere kete palaço te Berishes sepse ky po behet gazi i Botes.
    Programi qe ka shtjelluar nuk ka asnje pike realiteti dhe eshte i padobishem!

  10. Besmiri nga Luari says:

    O Kreshnik,

    Me keqardhje po jua perserise se ne Shqiperi nuk ka demokraci, nuk ka pluralizem, nuk ka votime, por ka vetem nje gje: NEODIKTATURE ME NE KRYE BERISHEN dhe Ju qe lehni per te.

    Une ve baste me kedo qe keto zgjedhje pavaresisht se per ke voton populli do ti fitoje z. Sali BERISHA, PER TMOS THENE se ti me zotin Sali do beshe koalicion per te formuar qeverine e re se rezultati do te jete shume i ngushte dhe do tna çashe koken siç beri Ilir kokemadhi “E bejme per interesat kombetare. E bejme per popullin”.

    Keq me vjene por ky eshte nje realitet.

    Gjithe klasa politike shqiptare punon per Sali Ram Berishen se ai ju financon, ai ju puneson ai….

    Kush eshte kunder ketyre mendimeve le te shprehet. Une i mirepres.

  11. Nezo says:

    akoma me ata ju ? kane 20 vjet qe paguhen ,dhe akoma do vazhdoi kejo pune ?tani e keni siguruar se do fitoni .

  12. vz gjirokastriti says:

    Nastradini tim,gjeja me qesharake ne kete komedi shqiptare me ne te
    burgosurit politik eshte,se kane dale me QESHARAKET e ketij populli
    shqiptar,per te na vendosur vlerat tona te mara ne vend.Keta qesharake
    jane kaq per te qeshur e tallur sa nuk ta mer mendija.Me personalitetin
    e tyre qesharak,jemi bene dhe ne pa dashje per te qeshur.Qytetari i
    zgjuar shqiptar qe nuk mungon.. thote … po te mori persiper qesharaku
    per te te vleresuar,nuk te vlereson , por te ben per te tallur te tjeret ,si vehten e tij qe eshte per te qeshur.Une nuk di qe Enver Hoxha te me kete mare nderin tim e te familjes time ,qe dikush te ma
    ktheje ne vend.Enver Hoxha me denojti si kundershtar te regjimit,por me
    dashje o pa dashje me dha respektin e te gjithe popullit te ndershem
    shqiptar,respektin e komunisteve te ndershem,respektin e intelektualeve
    respektin e artisteve shkrimtareve,respektin e te gjithe qytetareve
    shqiptare qe deshen lirine dhe enderen per nje jete me te mire.Te gjithe keta me shikonin si simbolin e lirise dhe shpreses.Dikush te me
    pyesi per te zgjedhur nder keta shqiptare… ke do te zgjidhija?????
    Enver Hoxhen apo …… Salen … Topin… Ramen…Majkon … Nanon…
    Ilirin … apo kete Kreshnikun qe eshte me komediku ne kete mesele…
    Do te pranoja burgun dhe respektin e te gjitheve atyre qe ju shkrova me
    larte me ne krye Enver Hoxhen qe me vendosi ne kete pjedestal shqiptar,
    se sa keta karnavale shqiptare qe po ma heqin kete vlere qe u vendos me
    sakrifica,me komedine e tyre te peshtire.

  13. Ivani i madh says:

    o Kreshnik me keto qe shtron nuk e kuptoj parti nacionaliste je si predikon apo e te ish te perndjekurit politik se per masen tjeter popullore qe dhe ajo eshte e dikriminuar si ta sflet as dhe nje fjale. Kjo do thote qe je pa ruaze kurizore e shkon nga fryn era e ne nuk te ndiekim dot o trimi i Saliut. Se te njejten politike si Berisha po luan si ai me Enverin edhe pse ai na i beri peshqesh kete lubi pas ti e ndonje si ti e pasaj shani ate qe ju ngriti .PRA KOT E KE NUK TE BESON NJERI VEC ATYRE QE TE NDJEKIN PAS QE BESOJNE SE DO PERLAJNE NDONJE KOSKE PO JU DHA RASTI .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje