Pse importojmë miliona kg peshk nga Kroacia? Sepse industria jonë e detit është e rrënuar (VIDEO)

2 Shkurt 2013, 20:42Sociale TEMA

Industria ushqimore e Shqipërisë është ringritur me fabrika moderne, por që vuajnë për lëndët e para vendase.  Një prej këtyre sektorëve është edhe peshkimi, i cili nuk dërgon asgjë ne fabrikat e konservimit, ndonëse Shqipëria ka hapësira të mëdha detare.

Mungesa e një flote të rregullt peshkimi ka detyruar fabrikat, që të marrin peshkun nga Kroacia dhe shtete të tjera mesdhetare.

Industria shqiptare e detit po bën përpjekje për t’u ringritur, ndërkohë që ka mbetur shumë prapa shteteve fqinje në Mesdhe. Bashkimi i Investitorëve Shqiptarë po mundohet të nxitë bashkëpunimin midis institucioneve publike e private në ngritjen e një flote peshkimi, e cila duhet të furnizojë fabrikat moderne të konservimit që janë ngritur.

Presidenti i Unionit të Investitorëve shqiptarë, Kujtim Shkreli, thotë se në Shqipëri janë ndërtuar disa fabrika moderne konservimi, që eksportojnë në Europë, Japoni, ShBA, Kanada dhe ka standardet më të larta ushqimore në botë, por nuk shesin asgjë në Shqipëri. Fabrika Eurofish me 600 punëtorë, për shembull, përpunon një sasi të madhe peshku; 25 milionë konserva në vit ose 5 mijë tonelata peshk në vit.

“Vitin e kaluar ne kemi marrë nga Kroacia 4,5 milionë kilogramë peshk, një eksport i jashtëzakonshëm për Kroacinë, që për ne është puna vetëm e një fabrike. Kjo sasi peshku kapet fare afër Shqipërisë, por mund të kapet lehtësisht edhe këtu kur të ngrihet një flotë peshkimi. Ngritja e kësaj industrie ka kushtuar miliona euro dhe fillimisht u ndërtua me qëllimin që të shfrytëzojë peshkun vendas. Por ne peshk nga vendi nuk kemi asnjë kilogram, sepse mungon flota e peshkimit për këtë lloj peshku që përpunojmë ne. Ka 20 vjet që nuk peshkohet ky lloj peshku i vogël blu si sardele, skumbria dhe açuge, ndonëse deti Adriatik dhe Jon janë përplot me to”, thotë zoti Shkreli.

Shqipëria ka rreth 300 anije të vogla peshkimi që bëjnë gjueti spontane të paorganizuara, ndërkohë që fabrikat e përpunimit dhe konservimit marrin peshkun nga Kroacia, Tunizia dhe shtete të tjera mesdhetare për të përballuar kapacitetet e larta prodhuese. Por pse biznesi shqiptar i kësaj fushe nuk ngre vetë një flotë për të furnizuar fabrikat e konservimit? Specialistët thonë se për këtë duhet nisma biznesi të guximshme dhe bashkëpunim me qeverinë dhe pushtetin vendor të qyteteve bregdetare për t’i shërbyer flotës.

“Ngritja e një flote ka të bëjë edhe me një program të caktuar ministror që në bashkëpunim me bashkitë e qyteteve portuale të krijojnë kushte për strehimin e këtyre anijeve, furnizimin e tyre me ujë dhe energji baterish. Nga ana tjetër, ministria e arsimit duhet të ngrejë shkolla marine për detarë dhe motoristë. Mjafton një fotokopje e modeleve të organizimit të peshkimit që ekzistojnë në çdo shtet tjetër, si për shembull Italia, dhe problemi do të ishte i zgjidhur”, thotë zoti Shkreli.

Industria ushqimore e detit në Shqipëri ka mbetur aq e pazhvilluar sa jo vetëm peshkun nuk e kap më vetë, por blen nga jashtë edhe lëndë të tjera ushqimore si vaji i ullirit, kripa dhe kutitë metalike për konservimin. Paradokset e prapambetjes së kësaj fushe lidhen me faktin që Shqipëria është prodhuese e madhe e vajit të ullirit dhe kripës, ka hapësira detare të konsiderueshme, por përsëri fabrikat moderne që kanë ndërtuar bizneset furnizohen me peshk, vaj dhe kripë nga shtete të tjera./VOA

27 komente në “Pse importojmë miliona kg peshk nga Kroacia? Sepse industria jonë e detit është e rrënuar (VIDEO)”

  1. tourkofagos says:

    nje shkak kryesor per ngordhjen apo largimin e peshkut nga deti shqiptar eshte ndontja e ujit nga marmidat e gyzeleve,shtuar ketu edhe burkat e sorrave te Kosoves…………

    1. Mantos says:

      karofagos ta ha motra shum peshkun.

  2. nastradini says:

    Pergjigja per Shkreli Mavrine eshte e thjeshte dhe s’do ndonje fillozofi te madhe per ta kuptuar:

    Sepse Shqypnia jone eshte: PRANE DETIT E PALARE! Sepse Shqypnia jeton akoma komunizmin e Kohes se Qepes te Enver Hoxhes. Prandaj edhe nuk prodhon ASGJE vendi yne, por i blen te gjitha nga jashte, jo vetem per peshkun por edhe per fasonistet qe prodhojne vetem varferi dhe mjerim duke shfrytezuar krahun e lire te punes te albanezit pa fat.

    1. elton says:

      Po nga jashte do i lejme nga ti blejme. Shko njehere ne dyqan dhe krahaso,kush eshte me lire, konservat e Vlores apo te vijne nga Maroku me 59 lek (te reja).

      Mos do dali ndonjeri te thote qe ti blejme konservat me shtrenjte vetem se prodhohen ne Shqiperi?Akoma me komunizem ju?

      Une do blej aty ku eshte me lire, po qe cmimi i njejte,per patriotizem do blej konserven shqiptare.

    2. Pelasgian says:

      edhe pse jam anti-komunist dua te them dicka , ne ate kohe te pakten gjerat funksionin , importimet e shqiperise ishin makinerit qe ne nuk i prodhonim . Kam qene ne nje treg ne Itali bashk me familjen time , mami im donte te blinte disa copa fanallate dhe kur shitesi Italian na pyeti nga jemi ngeli i shtangur ne vend . Na tha qe nuk i besohej se shqiptaret po blenin fanallate italiane , me tregoi sesi shkonin 1 vit para tek zyra e tregtise per te prenotuar fanallate shqiptare sespe shitej sa hap e mbyll syte aq mall i mire ishte .
      NQS do te kishte pas DEMOKRACI te vertet ne Shqiperi pas rrezimit te komunizmit , sot ne do ishim shum me mire se fqinjet tane .

  3. NjeQytetarOptimist says:

    S’di qeni te mbaj breke..Keshtu dhe muhabeti i kesaj qeverrie..Sa te bej “not” rekordmeni yne ajo ka rendesi…

  4. askushi usa says:

    Po ate det qe ka peshk te mire ja falem grekut,sepse grekut i duhet te nxjerre fitime qe te paguaje pensione mamase se atij -turkofagos-qe shkruan e komenton si askush1!!!!?

  5. LORA says:

    Ne e kishim te plote ciklin e industrise se peshkimit dhe te perpunimit,deri ne 1990-en.Politika antikombetare e nisjes nga zero (ideatori i saj gramoz pashko shkoi ne fund te detit,pas i vafshin edhe te tjeret)Gezohem shume qe degjoj per ripertritjen e industrise se perpunimit te peshkut.Milionat e kuseruara ne keto 22 vjet,po te ivestoheshin ne industri dhe shkollim per peshkimin,do te ishin kthyer ne fitime te sigurta.Kam nderim te thelle per te gjithe ata qe po punojne per ta mekembur kete resurs te shkelqyer dhe te pashtershem per ekonomine shqiptare.

  6. terapia qe propozoje ekonomisti ARVANITAS gramos pashko ishte e nevojshme dhe e domosdoshme. SEPSE fabrikat ishin te kllases puntore. Ullinjte e vreshtat ishin infektuar nga semundja e komunizmit. Keshtu qe lideri yne shpirteror I MADHI i te gjithe kohrave do te bjelle ULLINJE demokrate, arrore republikane e lista eshte e gjate.si do ti vente halli i shqiperise po sikur saliu mos te na sillte demokracine ??ulliri DEMOKRAT eshte me i shijshem se ulliri komunist ……………………

  7. VERONIKA says:

    Kemi qenè te kjo fabrikè,prodhojmè 2 ton vaj nè vit.Cmimi qè na dhanè ishte qesharak.Nuk qèndronim as me kosto prodhimi dhe jo mè tè ushqeheshim.As qè bèhej fjalè pèr rikuperim kapitali tè asaj qè kemi investuar me ullinj dhe toka.Mè pak se 3 mij lek tè vjetra na thanè.E njèjta gjè dhe pèr kripèn.Janè njerèzit e mi qè i kanè,nuk e di kanè trajtuar me kta,po janè funksionale-prodhojnè.Tè flasèsh pèr lèndè tè para vaj dhe kripè,mè duket paksa qesharake.Kripè qè su gjendka nè VL?
    Vajin mè tha e biem nga Turqia-mè pak se kjo qè ju thamè juve.Nuk jua dhamè.Nejse kto janè multinacionale dhe e dinè mirè kosto-pèrfitim,por jo qè ktu nuk ka.Sepse pèr tè gjithè ne tè *mallkuarit * e investimeve,kjo èshtè fyerje.

    1. armand says:

      Veronika,eshte e vertete ajo qe shkruan me lart.Po te jap nje informacion ne lidhje me vajin e ullirit.Sipas nje normative qe qarkullon brenda BE mjafton qe ne 1 liter vaj 17% te jete me prejardhje nga ulliri atehere kemi te bejme me vaj ulliri extra vergine (te paster).Sipas nje llogarie te thjeshte i bie qe nga 1 liter vaj ulliri te paster te krijojme 5 litra vaj ulliri extra vergine per tregun europian.Ne kete menyre llogarite dalin dhe njerezit e tu mund te jene konkurues me vajin qe vjen nga Turqia.Mos mendoni se vaji qe sjellin nga jashte eshte 100% ulli i paster.Personalisht e kam testuar vajin e ullirit qe prodhohet ne Shqiperi.Ka nje vlere diku te 60-70 euro per liter.Eshte nje çmim i larte per konsumatorin dhe menyra e vetme per uljen e çmimit eshte perzierja me lloje te ndryshme vajrash ushqimore.Kuptohet qe perzierja behet ne nivel industrial dhe perzieresit perfeksionohen çdo dite per te qene sa me te ngjashem me origjinalin.Per prodhuesit e vegjel eshte nje beteje e humbur.Pa nje politik zhvillimi nga ana e shtetit dhe pa ligje qe i mbrojne dhe favorizojne prodhuesit vendas keta te fundit kane per te vuajtur gjithmone.

      1. arjan says:

        e para kur komentojm me fakte dhe shifra duhet ta njohim kte produkt dhe jo te flasim kodra mbas bregut.Po shpjegohem:vaji qe te quhet extra vegine,duhet te jet 100% vaj ulliri nga vet fjala(e paster,e virgjer).Me 17% qe thoni ju nuk quhet me vaj i paster,por i rafinuar.Nuk eshte e vertet qe tregu europian eshte i disponuar te blej vaj me 17%.Gabimin tjeter qe beni eshte se thoni se vaji qe vjen nga jasht nuk eshte 100% vaj ulliri.Persa i perket cmimit60-70 euro per liter me duket astronomik,kur ne Greqi mund ta gjesh me shumic 2.35 euro litrin

  8. Albi says:

    Peshqit jane larguar nga prania e peshkaqenit kryeminister. Edhe peshqit nuk ia durojne dot eren. Nuk ka hyre ne doren e vajzes se arte, profesoreshes me te paguar shqiptare. Se e ben ajo monopol dhe e rregullon.

  9. lab gjysem opinge says:

    nuk ka politika orientuese qe te terheqin peshkimin te familja e sardeles dhe e acuges. peshkimi eshte bazuar te nevojat e disa magazinave peshku dhe konsumi i brendshem, nafta eshte problemi kryesor qe eshte kthyer ne kontrabande te mirefillte, barkat e medha shkojne e marrin ne Itali dhe ua shesin barkave me te vogla qe nuk kane mundesi ku ta marrin, kalata lindore ne portin e durresit eshte vendi ku behet diten me diell kjo kontrabande e mirfillte. zoti na ruajt, pas ca kohesh as peshk te fresket skemi per te gjetur me.

  10. kuq e zi says:

    qeveria merr bakshish qe ne nuk kemi nje flote dhe ja del fare lehte mjafton te beje ate qe zben asnje vend ne bote qe karburanti i peshkimit te jepet me akcize dhe ajo me trashanikja te paguajne dhe konsumimin e asfaltit per liter te harxhuar…

    1. niku says:

      Pjeserisht e vertete. edhe ne shqiperi nafta eshte pa akcize por sistemi nuk funksionon. Legjislacioni parashikon qe cmimi llogaritet mbi bazen e cmimit me te cilen kompanite importuese e deklarojne ne dogane (cmimi i blerjes + shpenzime transporti + fitimi i shoqerise) duke shtuar taksen e karbonit, dhe TVSH. Se fundmi i eshte shtuar taksa e qarkullimit e cila e rrit cmimin se bashku me taksen e karbonit ne 12 leke per liter. taksa e qarkullimit natyrisht eshte nje absurditet pasi nuk kuptohet pse anijet e peshkimit duhet te paguajne per doganen e makinave qe levizin ne toke, kete e di vetem Sala dhe Bode.
      Fatkeqesisht, skema nuk funksionon per nje aresye madhore, te monopoleve te tregut te naftes. megjithese anijet e peshkimit konsumojne rreth 30-35 mije ton ne vit, kompanite qe importojne vendosin cmime shume te kripura per peshkataret. Disa syresh (nuk eshte e nevojshme te permendim emra) kerkojne pagimin ne banke per cmimin qe llogaritet sipas legjislacionit dhe nendore ose cash edhe 20-25 leke te tjera. keshtu cmimi final shkon ne rreth 120-130 leke per liter ne Shqiperi kundrejt 0,5-0.57 euro ne Itali.
      faktor tjeter eshte TVSH. TVSH e naftes llogaritet ne TVSH e prodhimit, por kur vjen rradha per rimbursim (firmat eksportuese) ajo nuk kthehet asnjehere. Kjo solli qe anijet e peshkimit te kishin qindra milione leke si TVSH qe megjithese legjislacioni e parashikon ti marrin, te mos kthehen ose te kthehen pas pageses se nje 10% te zyrtaret e tatimeve.
      me interes eshte shkrimi ne linkun e meposhtem: http://gazetadita.al/peshkimi-ceshte-e-cdo-te-behet/

  11. Meleku says:

    Ne ekonomi tregu, peshkun mund ta sjellesh edhe nga Groenlanda apo nga Alaska.
    Nuk ngren shteti flote peshkimi!
    Ata qe investojne ne fabrika te tilla, duhet qe te vrasin mendjen dhe per floten e peshkimit ose te nxitin bashkepunimin me grupe peshkataresh, ne menyre qe gradualisht te formohet dhe nje flote peshkimi.

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Tamam si ajo skica e ndertimit privat..Po shkelqen..

    2. niku says:

      Ke te drejte. Shteti harton politika. Por ky zoteri pasi e voli shtetin per kaq vite me mospagim taksash sot kerkon te sugjeroje politika me mentalitet komunist. Si ish kandidat i PR ne zonen e Shkodres, pasi mori edhe nje koncesion per ndertim porti jahtesh ne Bune ne nje zone te mbrojtur (peshkimi dhe mjedisi varen nga Ministria e Mjedisit e Mediut)sot ankohet.
      Ne fazen e diskutimit te ligjit te ri te peshkimit ne maj 2012 ky zoteri u perpoq te lobonte per futjen e anijeve italiane per te peshkuar ne Shqiperi, por nuk ja doli.

  12. saliheqenefi says:

    mbesa e turkofagosit shet sardine te fresketa , i merr ne greqi me gjysem cmimi dhe ja shet korrakeve tane , kuptohet i lodhet trupi por fiton goxha ama

  13. Cakalli7 says:

    Sepse nkto 23 vjet shkipnija e heqim berishes prodhon vetem maloke qe votojne nga 10 here edhe nuk paguajne dritat.

  14. niku says:

    Nga te gjitha komentet doja te vecoja ate te Veronikes per vajin e ullirit e cila preku thelbin e problemit ate te vertete. Deri ne vitn 1990 Shqipeia peshkonte rreth 6000 ton sardele ne vit dhe ky prodhim shkonte per treg, fabrikat e perpunimit dhe millezim per ushqim per bagetine. Pas vitit 1997 ne Shqiperi u ngriten disa fabrika te perpunimit te aciuges si Eurofish (qe perfaqeson zoti Shkreli) dhe Poseidon. Keto fabrika me kapital 100% italian kishin vetem nje qellim te shfrytezonin krahun e lire te punes duke punuar si fason. Keto fabrika nuk kane qene asnjehere te interesuara te blejne peshkun vendas per nje aresye te thjeshte, ceshtjen e origjines. Keto fabrika blejne peshkun ne Itali, Spanje, Kroaci dhe e importojne ne Shqiperi nen rregjimin pezull doganor. Pra peshku eshte me origjine nga vendi qe vjen. Perpunohet ne Shqiperi behte fileto me vaj dhe kripe de rieksportohet ne itali pa ndryshuar origjinen. Per kete qellim ky prodhim nuk paguan dogane ne vendet e BE (pasi ky quhet peshk me origjine Italiane, greke, Spanjolle)e cila eshte nga 6% per sardelen deri 25% per aciugen. Ne kete kuader hyn edhe vaji, kripa, vazot e qelqit dhe cdo gje qe ata perdorin per te cilat nuk paguajne asnje gje, qofte ne Shqiperi, qofte ne vendet e BE. Po keshtu edhe peshku nga kroacia perfitonte te njejtin trajtim, pasi ne baze te MSA futej ne kategorine e akumulimit bilateral (Kroacia kishte marreveshje me BE keshtu qe kjo marreveshje eshte e vlefshme edhe per peshkun e saj qe perpunohej ne Shqiperi). Keto fabrika Italiane (nuk kuptoj se si z. Shkreli mund te jete nje investitor shqiptar kur eshte vetem nje perfaqesues i nje biznesi italian) jane vetem bija te atyre italiane dhe kane lozur dhe luajne me cmimet. Cmimi qe firma Meme ne Itali ja shet firmes Bije ne Shqiperi dhe pas perpunimit kjo e fundit ja shet pas perpunimit asaj Meme ndryshon shume pak duke ja rritur vleren shume pak. Ose firma meme ja shet me 1 euro kg, firmes ne Shqiperi kjo e fundit ja rishet me 1,1 Euro pas perpunimit duke paguar taksa ne Shqiperi vetem per 0.1 Euro. (ose 10% e 0.01 euro).Per te vertetuar kete mjafton te kontrollosh te dhenat doganore ku vlera e importit te ketyre produkteve eshte pothuajse e barabarte me vleren e eksportit pas perpunimit. Ne funksion te kesaj loje edhe peshkun e importit e kalojne ne zerin doganor 1604 (peshk i perpunuar) dhe jo 03 (peshk i fresket). keto dy fabrika italiane se bashku me dy te tjera me kapital shqiptar (nje ne Dajc te Shodres Mare Adriatik dhe nje ne Shkozet ne Durres Konservimi Adriatik) eksportojne rreth 2400 ton peshk te perpunuar. (ne vitin 2010 kane eksportuar 2357,4 tonelata dhe jo 5000 tonelata sic deklarohet). Prodhimit, nuk kane leverdi ti japin origjine shqiptare pasi bazuar ne MSA Shqiperia mund te eksportoje ne BE vetem 1000 ton aciuge dhe 100 ton sardele te perpnuara pa dogane, pjesen tjeter me dogane 25% dhe 6% respektivissht.( shih linku e meposhtem http://www.dfishery.gov.al/SQ/pdf/tarifatkoncKE.pdf)

  15. niku says:

    Vazhdim i komentit te meparshem
    Kane qene keta zoterinj qe kane bllokuar zhvillimin e industrise vendase te zenies se sardeles dhe aciuges pasi cmimet e blerjes qe ofronin kane qene totalisht jashte tregut dhe qesharake.
    P.sh pse peshkataret e Vlores nuk ja shesin ketij zoterie sardelen, ne nje kohe qe preferejne me mire te peshkojne me pak peshk. Sepse cmimi qe ky zoteri ofron varion nga 20-30 leke/kg, ne nje kohe kur cmimi me shumice ne vendet e BE eshte 0.5-0.7 €/kg. Pse Kompania Rozafa aciugen qe peshkon, pervec sasive qe hedh ne treg dhe perpunon per llogari te saj, pjesn tjeter e shet ne Greqi? Sepse per aciugen merr nje cmim prej 2-2.5 €/kg ndersa cmimi qe i ofrohet ne Shqiperi eshte 40 leke/kg.
    Pse ngrihet tani ky problem? Shume thjeshte duke qene se Kroacia eshte prane hyrjes ne BE ka hequr subvencionimin prej 0.1 euro per kg qe i jepte anijeve te peshkimit per sardelen dhe aciugen e zene. Kjo do te thote qe cmimi me te cilin tani do ta blejne eshte cmim tregu dhe tashme jane te interesuara qe ne Shqiperi te shfrytezojne kuoten prej 1000 ton prodhim vendas me 0% dogane. MSA parashikon qe ne rast se Shqiperia e ploteson sasine prej 1000 tonesh, MSA mund te rinegociohet per te rritur sasite sipas nevojave te Shqiperise. Deri tani Shqiperia ka eksportuar sasira minimale si prodhim shqiptar (vetem dy kompanite shqiptare ne Shkoder dhe Durres)dhe BE nuk rrit sasine pa dogane pa shfrytezuar koncesionin qe ka dhene.
    Ky zoteri eshte perfaqesues i nje industrie qe perdor vetem krahun e lire te punes, pa paguar taksa dhe qe trajton punetoret e tij si skllever. (Besoj se kujtoni grevat e punetoreve te kompanise Eurofish vitin e kaluar per rrogat dhe kushet e punes). Krahas kesaj ndotja nga keto fabrika ne Shengjin dhe Lezhe eshte alarmante. te gjithe e dine eren e tmershme qe mban ne hyrje te Lezhes nga ujerat e ndotur dhe te pa trajtuar qe hedhin ne det.

  16. shkupi says:

    Turkofagos, e dime qe je homo dhe qe e ke qef peshkun ne bythe.
    Kam respekt per ty sepse edhe nga emri dhe kulturen qe ke i takon 100% grekomallakave…idiot!

  17. salah says:

    Ekspertët e Super idiots e Mjedisit – Peshkimit Departamentit, Qyteti Durres Hall shkatërrojnë plazhet dhe shkatërruar kimikate për dezinfektim, me të gjitha zonat të synojnë të peshkimit, si Currila – Porto Romana, nga ndërtimet e paligjshme, beton, kimike, ujërave të zeza. Të gjitha Experen kanë paralajmëruar për vite me rradhë, jo edhe për të hedhur baltë, pluhurin në det. Ka miliona ton të fëlliqur, qeveritare dhe ndërtimi bashkia mafia mafia kudo

  18. muco i tanes says:

    anijet e peshkimit te shqiperise, meren per trasport droge dhe nafte dhe asgje tjeter pak jane atro qe punojne per konsum te brendshem…. me pare mereshin me kalim klandestine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje