Në Shqipëri mund të blesh armatim edhe në ushqimore (VIDEO)

1 Shkurt 2013, 12:56Sociale TEMA

Në një investigim të “Fiks Fare” është vënë re se fishekët e armëve të zjarrit shiten në dyqane ushqimore dhe në treg. Askush nuk kontrollon dhe ndalon shitjen e municioneve të armëve të zjarrit të gjuetisë.

Dyqanet që tregtonin fishekë u gjetën në Velipojë, Trush, në tregun e Milotit dhe atë të Fushë-Krujës.

Kamera e Fiksit ishte fillimisht në Shkodër ku lehtësisht mund të gjeje fishekë për armë gjahu të përmasave të ndryshme në çdo dyqan. Fishekë që shiteshin ngjitur me makaronat, orizin, bukën apo produkte të tjera ushqimore.

Thuajse e njëjta panoramë paraqitet edhe në zona të tjera duke zbritur drejt Tiranës, ku nëpër dyqanet nga më të zakonshmit, mjafton të interesohesh për fishekë armësh gjahu dhe të “shpalosin menynë” me llojet e tyre.

Nga investigimi është vënë re se tregtarët nuk kanë informacion mbi përdorimin e fishekëve apo edhe rrezikun e tyre, po të gjithë pranojnë se fishekët që ata shesin nuk janë artizanalë dhe janë të fuqishëm sa mund të vrasin edhe njerëz.

Ata e reklamojnë mallin hapur, madje ua shesin edhe të miturve.

Gjatë gjithë bisedës dhe pazarit, tregtari në asnjë moment nuk ka kërkuar lejen e armës. Ndërkohë që ligji ndalon prodhimin e municioneve të armëve të zjarrit në mënyrë artizanale.

4 komente në “Në Shqipëri mund të blesh armatim edhe në ushqimore (VIDEO)”

  1. alban4eva says:

    Albanistani i Salehut… gjithmone ne gatishmeri per.. lufte..

    1. Obergruppenfuhrer says:

      Gjithmone gati te hedhim gerqine e zeze dhe pederaste ne ere!

      1. Baba Mondi says:

        Ha ha ha, s’e dija qe Gerdeci ishte Greqi. Cfare trapash, ne vend qe te punojne e te perparojne mendjen tek fisheket e kane.

  2. toni says:

    eshte normale ja ka ngrejt mendjen kristo papasi,ai tha do na vije me ushtri e kshu shqiptaret mbajne fisheke cifte,fundja Greket kafshe jane mjaftojne keta fisheke per ti dale perballe,kshu dhe dalin per gjueti dhe vrasin noi Grek po na ardhi nga dera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje