Kaos me listat zgjedhore, edhe ato që publikohen, janë me gabime

30 Janar 2013, 17:01Sociale TEMA

Një muaj pas datës kur listat e zgjedhësve duhet të ishin afishuar, pothuajse asnjë njësi vendore në Tiranë nuk e ka bërë këtë.

Por edhe në rastet e minibashkive 3 apo 11 që kanë publikuar listat paraprake, ato janë me parregullsi. Kaosi me listat shkon edhe më tej, kur qendra të tëra votimi nuk figurojnë në database e dërguar nga Drejtoria e Gjendjes Civile, raporton Vizion Plus. Në njësinë numër pesë në Tiranë, mungojnë 12 qendra me mijëra votues, ndërsa te minibashkia 1, 700 votues të një qendre votimi.

Me të njëjtat parregullsi në lista po përballen edhe minibashkitë që drejtohen nga të djathtët.

Për shkak të uljes së numrit në një qendër votimi nën 700 persona, Drejtoria e Gjendjes Civile nuk ka ndjekur rendin alfabetik të votuesve.

Për ndarjen e qendrave të votimit thjesht është respektuar shifra, por pa verifikuar anëtarët e familjes që e gjejnë veten të ndare në dy apo tre qendra të ndryshme.

Ndërkohë Drejtoria e Gjendjes Civile nuk ka asnjë reagim zyrtar për këtë situate. Ata të delegojnë në njësitë e qeverisjes vendore, të cilët kanë të drejtë thjesht të bëjnë printimin dhe afishimin e listave, por jo të ndërhyjnë për ndryshime qoftë dhe gramatikore të emrave. Sipas kodit zgjedhor çdo fillim muaji duhet të bëhet rishikimi i listave të zgjedhësve, por ende nuk dihet nëse në datën 3 shkurt minibashkitë do të kenë në duar listat e sakta.

8 komente në “Kaos me listat zgjedhore, edhe ato që publikohen, janë me gabime”

  1. drini says:

    sa mekate ka per te lare drejtori i pergjithshem i gjendjes civile. le te duroje dhe pak dhe me mire te iki nga shqiperia se celsat ne det do ja hedhim.

    1. Agron Hasan Dida, emigrant USA says:

      Quhem Agron Hasan Dida, banoj ne lagjen 8, perballe “Petro Ninit”
      Me gjeni ju lutem ku do votoj dhe sa here do votoj!
      FALEMINDERIT!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/01/the-mask.html

      1. hasani says:

        Me keqardhje por nuk je ne liste, ruaje voten se bo pare.

      2. racionali says:

        Ti more zoti Agron mund te jesh opozitar,keshtu qe ty ta kane caktuar vendin ne Kosove per te votuar,ne vendin tend dhe te shume shqiptareve qe duan ta shporrin kete qeveri kriminele,do te votojne “vellezerit”tane Koqevare,qe mbasi e demokratizuan Kosoven,dhe qeverine Han-Shin-Than,po ndihmojne te shkretin Sali,pasi eshte “lodhur”duke furnizuar Milloshevicin me nafte qe tju shtypte mire.O njerez Kosovare qendroni ne punet e hallet e juaja dhe mos u ngaterroni ketu ne Shqiperi,pasi pasojat do te jene te paparashikueshme.Besoj se komisioneri Stefan Fyle do te vije per shikuar listat,”pjellurine” e Kuksianeve si dhe levizjet demografike te administrates ne veri,pasi shoku Sali,simbas porosise se shokut Enver,e ka bere fshatin me te bukur se qytetin,prandaj dhe njerzit e administates po regjistrohen ne Topojan dhe Shishta(kastra)vec

  2. Deshire por jo per Deshtim says:

    Edhe pse nuk ka rregullsi,nje gje eshte
    e sakte;-Me kete menyre Zgjadhjet qysh tani
    deklarohen te perdhunuara.
    E vetmja shprese eshte qe te Rrezohet Saliu
    perpara Zgjedhjeve.
    Ma do mendja se edhe Fyle po vjene si Dekor i
    kesaj katrahure.
    Kriza z.Fyle nuk pranon Dialog,ajo kerkone vetem
    sanksion dhe kur Politika percaktone qartazi
    kondicionet e saj,Shpresat jane me prane realitetit.
    Do ju lutemi mos beni ndonje Faull,pasi thellone edhe me teper
    pasigurine tone si popull.Ju jeni Arbiter i BE.se
    ju faleminderit

  3. votuesi says:

    Prisni prisni.

    Do dali ndonje dege me vete ne shkolle te larte, “specializuar per administrim zgjedhjesh”.

    Hahahaha,

    Keta i kane te tera marifetet dhe eksperiencen per te arritur qellimin.

    Edi Rama duhet te kuptoje qe Sali Berisha do beje cte mundet per te marre ate qe do.

  4. Verifikuesi i listave te saliut says:

    Sipas kerkeses tende o Agron Hasan Dida,i verifikuam listat , por ti je shumefishuar me 50 persone te cilet do te votojne qe nga Tropoja ne Kukes, Bathore Tirane etj neper qendra te ndryshme votimi. Rri i qete aty ku je se do te votosh sa here te doje Minister Flamuri me vertesit e tij qe kane perpunuar listat. Megjitheate keto jene sa per tani sepse ne minuten e fundit , listat do te jene tjeter per tjeter. Tropojanet e majte do te regjistrohen ne Vlore, te vlores ne kukes, te Kukesit ne Sarande e keshtu me radhe qe mos ti gjesh dot as me sherbimet sekrete te UDB jugosllave se ku jane regjistruar votuesit.
    Keshtu si do t’i beje saliu listat, ka burre nene qe te futet ne zgjedhje per te garuar ? Presim pergjigje nga Ti me qe je ne Amerike o Agron Dida ! Fli i qete se Sala nuk tudet si Gadafi. Dhe po iku do te ikij si ai dora vet( Gadafi ) i gjendur ne tunelet e Enverit . Na jep nje mendim si zgjidhet kjo pune.

  5. shqiptari says:

    Nuk ka Drejtesi kote lodhemei.Nje m..ter jane te gjithe.
    Mjere Populli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje