Vjen gripi amerikan. Ekspertët: Rreziku i humbjes së jetës është prezent

28 Janar 2013, 13:00Sociale TEMA

Virusi i gripit amerikan po qarkullon në Shqipëri. Epidemiologët e Institutit të Shëndetit Publik kanë regjistruar rastet e para me AH3N2, duke kërkuar rritjen e vigjilencës nga bluzat e bardha dhe kujdesin e qytetarëve.

Pesë rastet me tipat e ndryshëm të viruseve gripale janë lokalizuar në Tiranë. “Nëse para një jave virusi i gripit nuk qarkullonte në Shqipëri, tani laboratori i virologjisë ka izoluar rastet e para për tipat A dhe B. Këto viruse kanë qarkulluar edhe vitet e kaluara dhe nga informacionet e OBSH-së rezulton se nuk paraqesin ndonjë veçori këtë vit,” është shprehur specialisti Dritan Ulqinaku në gazetën Panorama.

Ai ka shpjeguar se shenjat e prekjes nga gripi janë dhembje koke, kollë, temperaturë e lartë.

Ai ka shtuar se numri i të prekurve nga virozat ka rritur në 13.000, por sërish është më i ulët se vitin e kaluar.

“Përgjithësisht muaji shkurt shënon pikun e rasteve me grip. Nuk duhen neglizhuar shenjat e tij aq më tepër kur zgjat më shumë për 5 ditë dhe gjendja e pacientit rëndohet. Rreziku për epidemi apo edhe deri në humbje të jetës është gjithnjë prezent”, pohon Ulqinaku.

Ai pohon se virusi AH3N2 është më i rëndë pasi shkaktoi viktima në Amerikë, rreth 200 të tillë.

Ulqinaku tregon se grupmoshat që rrezikojnë janë të moshuarit, fëmijët dhe personat që vuajnë nga sëmundjet kronike.

Ai apelon se: “Duhet të bëhet kujdes me higjienën, sidomos në institucionet publike ku ka më shumë njerëz, si shkollat, universitete apo kopshtet”.

Megjithatë Ulqinaku shprehet se s’ka vend për panik në popullatë.

7 komente në “Vjen gripi amerikan. Ekspertët: Rreziku i humbjes së jetës është prezent”

  1. shqiptar says:

    po keta te ISHP nga e moren vesh se cfare lloj virusi eshte ky i gripit kete vit apo degjuan amerikanet qe folen per H3N2 dhe filuan te bejne majmunin. Ose ndoshta kane perdorur metoden tradicionale te laboratorit shqiptar: cfare lloji e do virusin kete vit H1N1, H2N3 apo H3N2? si te duhet? me iken truri kur degjoj te bejne shkence dhe te flasin per masat e mara nje tufe injorantesh militante maloke qe e vetmja arritje e madhe ne jeten e tyre ishte te mernin nje teser PD-je, dhe tani jane shnderruar ne eksperte (te peshkut dhe te midhjes). Gjeja me ebukur ne deklaraten e ketij dellit eshte “Ai ka shpjeguar se shenjat e prekjes nga gripi janë dhembje koke, kollë, temperaturë e lartë.” Pika mu ne kolle dhe temperature. Me kujton ” a e di ti xha Braho se si nxirret rakia?” hahahaha. mjere ne ne duar te kujt eshte shendetesia.

  2. beni says:

    Vetem keshtu do hapen vende pune!
    Me mir andej nga Administrata,se ata jan te hetur per para!

  3. rebecca says:

    po si ta parandalojme ?
    ne srrine dot pa dale nga shtepia?
    nga shkolla per mendimin tim mbyllni shkollat
    te pakten ne tirane sepse do na ikin femijet………….
    ju lutem ktheni pergjigje

    1. tourkofagos says:

      rebecca,po besove ne Zot,cdo gje do te shkoi mbare,ne te kundert…..na le numerin!
      dalje te kufizuara ne ambiente publike,larje shpesh te duareve,ajrosje te shpeshta te dhomave dhe ushqim te mire[jo e domosdoshme mish],por zarzavate e shume fruta,normalisht pa harruar dhe konsulten me mjekun.
      Jo antibiotike brenda 5 diteshit te ciklit virusal.

  4. Kritiku says:

    Titulli i shkrimit flet per nje “grip amerikan”. More gazetare injorante, ku ka grip amerikan apo europian?! Jeni ne vete ju?

  5. drini says:

    Nuk e kuptoj ç’fare ka ketu per tu alarmuar!Gripi am ka amerikan ka 23 vjete qe ka ardhur.Kemi pasur edhe viktima,mos do ndonjeri shifra ekzakte se i disponoj!Ndaj mos ndillni kot panik sikur nuk jeni deshimtare teketij virusi qe ç’do vite na merr mbi rreth 120 bij nenash ne lule te rinise.Se fundemi ska vaksine e mobilizim qe ta ndaloje kete virus.

  6. Vallaj jam tue dyshu kush e ka sjell n’shqypni ket grip vdekjeprurs ,prodhu ne laboratoret e kalifornis ,”Per te miren e njerzimit” .
    A mos e ka pru ai majmuni arvizu qe nisi usa ne hapsir me bo grusht me majmunin e ahmadinexhatit .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje