Tiranë-Romë, sa kushton kjo shampo?!

30 Janar 2013, 12:37Sociale TEMA
Tiranë-Romë, sa kushton kjo shampo?!

Shporta e ushqimeve bazike në konsumin e një shqiptari po shton dita ditës peshën e çmimit dhe po redukton numrin e artikujve që njerëzve ua mban xhepi. Në supermarketet tona çmimet e ushqimeve janë më të larta se ato të vendeve fqinjë, për të njëjtit tituj artikujsh. Krahasuar me Italinë, që mbetet një nga furnizuesit kryesorë, të njëjtat mallra kushtojnë këtu 40-50% më shtrenjtë. E ndërsa apriori shumë prej tregtarëve e shpjegojnë këtë me kostot e transportit, doganat etj, e vërteta është se tregtarët e supermarketeve abuzojnë me çmimet, ndërsa mbi tregun nuk ka asnjë kontroll që mund të mbrojë konsumatorin.

Nga Gladiola Bendaj, JAVA

Vendi ynë, sigurisht që nuk është i vetmi, në rajon e më gjerë, që është përfshirë nga vorbulla, për shumëkënd e papranueshme, e çmimeve gjithnjë e më në rritje të produkteve ushqimore dhe atyre bazike. Nuk është nevoja ta dëgjosh nga një specialist për të kuptuar se inflacioni po bëhet gjithnjë e më dramatik për shtresat më të dobëta sociale, dhe në veçanti për të moshuarit, për të papunët, për të paaftët fizikisht, për të cilët, të mbushësh karrocën me ushqime në supermarket është kthyer me plot gojën në një “mision të pamundur”.

Ndodh në ditë si këto, kur xhepat janë shkundur nga shpenzimet klasike të Vitit të Ri (shqiptarët nuk do të heqin ndoshta asnjëherë dorë nga besëtytnia se po i gjeti ndërrimi i viteve me tavolinën plot, ndoshta ajo ashtu do të jetë çdo ditë të Perëndisë), që shumë nga ato produkte që fqinjët tanë i klasifikojnë tek ato jetësoret, ne t’i shtyjmë jo pa keqardhje tek produktet e luksit. Dhe kjo jo vetëm sepse të ardhurat për frymë të shqiptarëve janë ku e ku më të ulëta se ato të tyret, jo vetëm se këtu niveli i jetesës nuk justifikon shumicën e çmimeve të produkteve të shportës. Por sepse, veç të tjerash, të njëjtat produkte që i importojmë prej fqinjëve të afërt, mbushin raftet e supermarketeve tona me çmime minimalisht 40% më të larta sesa i gjen andej.

Tregtarët nga ana e tyre mund edhe të tentojnë të shpjegojnë se kjo diferencë e dukshme çmimesh reflekton as më pak e as më shumë koston e transportit nga vendet e prodhimit, pastaj doganat, etj., etj.. Por e vërteta është se me gjithë këto të marra bashkë, dy-fishi i çmimit është fare i pajustifikueshëm. Siç edhe pranojnë nën zë, pas furnizimit në magazinat e mëdha, tregtarët i vendosin çmimet siç duan, bazuar në xhiron apo në zonën ku tregtojnë dhe mbi këtë larmi çmimesh nuk kalon asnjë lloj kontrolli. Jo vetëm kaq, po shpesh produkte të së njëjtës markë falsifikohen e amballozhohen brenda vendit dhe serviren në treg si mallra importi, duke mbajtur të njëjtin çmim si të ngjashmet e tyre origjinale.

Ka vetëm pak ditë që shumë emigrantë që kishin ardhur në Shqipëri për festat e fundvitit u nisën sërish drejt Italisë, Greqisë e më tej, në vendet ku jetojnë prej vitesh. Shumë prej tyre erdhën dhe ikën me në gojë shprehjen që tashmë është bërë klishe: “Krizë…krizë…krizë e madhe…!”. Të pakënaqur ndoshta, të sakrifikuar, të lodhur, herë me punë e herë pa punë. E megjithatë askush me krizën nuk nënkuptonte të shtrënguarin e rripit deri të ushqimet. Mund të flitej për rritje të çmimit të karburantit dhe se kursimet për shlyerjen e kredisë mund të kushtëzonin tanimë fundjavat pushuese, por askush nuk fliste për çmim të lartë të bukës, vajit, orizit, vezës etj. dhe qeraja e faturat e dritave dhe të gazit paguheshin ende pa shtrëngime. Dhe kjo jo thjesht dhe vetëm se të ardhurat e tyre mujore janë fish më të larta sesa ato të këtushmet, por sepse shporta e ushqimeve ka çmime më të lira se tonat.  Ushqime që, sikur të mos mjaftonte, nuk kanë as cilësinë të njëjtë. Ndaj nuk ka asgjë për të çuditur në habinë e tyre kur mësojnë se një pako me makarona Barrilla që në Itali kushton vetëm 45 cent, këtu kushton 140 lekë (1 euro) dhe se me një 5 mijë lekësh atje mund të mbushesh karrocën me ushqimet e dy javëve, ndërsa këtu nuk mjaftojnë as për një.

Dhe me diferencën, vërtet të rëndë për xhepat e shqiptarëve, tregtarët mund të luajnë si të duan. Mbi çmimet e produkteve të shportës në supermarkete, markete, e në çdo dyqan modest lagjeje e rrugice nuk ka asnjë formë kontrolli. Të njëjtin artikull e gjen me çmime të ndryshme, jo vetëm nga njëri qytet në tjetrin, por edhe brenda lagjes. Por ama, kudo është një e përbashkët. Janë ku e ku më shtrenjtë sesa të njëjtat produkte jashtë vendit. Ashtu siç janë ku e ku më pak cilësor.

Rrjetet e supermarketeve në vend, funksionojnë si të mëvetësishme, edhe pse i bashkon një emër. Ndaj, brenda së njëjtës linjë, në qytete të ndryshme, gjen çmime të ndryshme. Pronarët e bashkëpronarët e tyre bëjnë furnizime të mallrave të importuara në magazinat e shumicës dhe pastaj i vendosin vetë çmimet në rafte, pa u ndikuar asfare nga emri. Ndërkaq, shumë produkte që serviren si prodhime italiane dhe mbajnë një çmim superior, gjoja të justifikuar nga cilësia, për vetë emrin e rrjetit të supermarketeve ku shiten, janë në fakt kopje të tyre të ambalazhuara në Shqipëri. Një abuzim i tillë ndodh kryesisht me detergjentet dhe shampot.

Në Shqipëri, ku paga mujore minimale mujore shpesh nuk i arrin as 20 mijë lekë, një litër vaj luledielli sot kushton 240 lekë, një bukë masive 80-120 lekë, dhjetë vezë 150-200 lekë, një kg mish 700-800 lekë e po aq djathi.

Çmimet e larta godasin veçanërisht pensionistët e varfër që jetojnë në qytet, familjet e të papunëve, atyre vetëm me një prind dhe familjeve me shumë fëmijë.

Nga një vështrim i shpejtë që kemi bërë nëpër disa supermarkete në Tiranë, po ju sjellim, si në tabelë, çmimet e disa produkteve bazë, krahasuar me ato për të njëjtat produkte në Italinë fqinje.

27 komente në “Tiranë-Romë, sa kushton kjo shampo?!”

  1. Ilir says:

    Ajo çka shkruhet eshte mese e vertete.Njoh mire Suedine,p.sh. dhe shume artikuj baze,si qumesht,vaj,apo lloje te ndryshme mishi,jane me çmime shume me te favorshme se ne Tirane – thjesht krahasim çmim me çmim,pa folur per kualitetin qe perfaqesojne dhe per sigurine qe bartin….dhe po krahasohemi jo me Italine,por me nje nga tregjet me te shtrenjta ne Europe !! E gjitha kjo vjen nga ekonomia informale,qe ketu eshte sheshit.Nuk di çfar komentesh mund te beje Ministria e Financave..por ndoshta edhe kur i shohin apo degjojne keto konstatime,ju duken si nga nje bote tjeter…duken fare te pafuqishem per te implementuar mekanizma kontrolli apo tatimi qe ta bejne te pa interesuar shitesin qe te vendose çmim me me shume se 50% fitim….Kjo qe po ndodh tek ne eshte jasht çdo llogjike ekonomike.Prap pyes se çfar mund te thote kompetenti – Ministri i Financave ??!!
    Iliri

    1. antonio says:

      A nuk jane gabim keto cmime te ketyre produkteve?
      -Zbardhues “Ace”,ne Itali-12 euro;ne Shqiperi-270 leke?????
      -Shampo “Fructis”,ne Itali-249 euro;ne Shqiperi-419 leke????
      -Oriz “Gallo”,ne Itali-149 euro;ne Shqiperi-370 leke????etj
      -Tono “Rio Mare”,ne Itali-350 euro;ne Shqiperi-620 leke????etj,etj,etj!!!
      Korigjoni shifrat se ja keni futur kot!!!
      Shkrimin e mesiperm e hedh poshte tabela e meposhtme!!!

      1. agimi says:

        Lexo edhe pikën pas numrit të parë, 1.2 euro, 2.49, 1.49, 3.5 etj.

      2. tarrasi says:

        o qerepup jane me presje dhjetore shikoji mire
        jo 12 euro por 1.2 euro . E keshtu me rradhe
        Jane te gjitha te verteta ato qecmimet ne liste

      3. ALpini says:

        zbardhues”Ace”ne Itali-1.2euro
        shampo 2.49
        orizi 1.49
        Tono RioMare-3.50
        ke zbardhuesi duket pika mbas 1.

    2. toni says:

      epo ju e keni kollaj te flisni kuturu por mos harroni se vdoganat akcizat edhe shume tipe taksash qe ka vene shteti nuk bejne gje tjeter por rrisin cmimet mbi konsumatorin. a e dini se vetem 1 pulle pakete shteti ja shet privatit 900 leke, nga nafta takson 1000 leke ,nafta ne durres vjen me 650 leke litrin + 1000 shteti dhe privati fiton vetem 150 leke dhe del me i keqi ne kete mes, ka edhe plot shembuj te tjeret qe vetem biznesi i di. ky shtet mbahet ne kembe vetem nga super taksat dhe nga gjobat te cilat ne i kemi ne kurriz cdo dite.. prandaj mos i shani kot tregtaret se nuk jane ata fajtoret per cdo gje por shumica e tyre mezi po i mbajne bizneset ne kembe se jane drejt falimentimit

    3. genti says:

      Ministria financave eshte nje stan ne nje super hajdut si Bode qe e ka kthyer su agjensi biznesi personal. Shikoni oborrin e ministrise dhe shef te parkuara makina tebmafies se pushtetit ku bejne pazare e afera nga tatime, kontrata te dyshimta e deri referenca doganore. Per demin e madh ne vjedhjen dhe shperdorimin e detyres Bode dhe zyrtaret e larte te kesaj ministrie duhet te thirren nga prokuroria per te treguar e ne pas denuar.

  2. banija01 says:

    Pse cuditesh Gladiola deri sa jemi vendi i katert per mirqenie
    nuk kemi ti blejme me shtrenjte se italianet e greket?

    Sa te doje te shkoje inflaciono ,ne nuk kemi gajle se kemi fituar imunitet.

    Ne Shqiperi ka dhe pak tangerllek per ata qe nuk e kane provuar emigracionin, ne qe jetojme ne emigracion shkojme te tregu i zarzavateve ne oret qe eshte per tu mbyllur se i gjejme me cmime me te lira.

  3. SPIRO says:

    KA TE DREJTE BANIJA 01.EDHE UNE KAM QENE EMIGRANT DHE E DI CFARE NDODH.POR DI EDHE NJE GJE TJETER SE SUPERMARKETET NE ITALI JANE FULL DHE ME 100 EURO BEN PAZARIN E JAVES ME USHQIME POR KUR VINE PUNA PER TE BLERE DETERGJENT E ARTIKUJT E HIGJENES PERSONALE E KUPTON MIRE EDHE NE ITALI SA TE VETE SKONTRINUA.SA PER ATE LISTEN E CMIMEVE KJO ZONJA JA KA FUTUR KOT.SA PER DIJENI NE SHQIPERI KUSHTOJNE USHQIMET ME SHUME SEPSE KA EDHE NJE ARSYE QE TVSH ESHTE 20% KURSE IVA NE ITALI PER PRODUKTET SIC I THEMI NE TE SHPORTES JANE 4%.KURSE PER ARTIKUJT E HIGJENES PERSONALE JAM SHUME I SIGURT QE NE SHQIPERI KUSHTOJNE ME PAK .SEPSE MENTADENTI NUK MUND TE JETE NE ITALI 1 EURO.OSE ACE BLU NUK MUND TE JETE 1.2EURO,QUMESHTI PARMALAT 0.75CEN.APO SHAMPO NIVEA ,KETO QE ME ERDHEN NE MEND NUK SHITEN NE MAGAZINA PA IVE.PRANDAJ MENDOJ PAK TE PERGJEGJSHEM KUR THEMI NDONJE GJE.NE SHQIPERI NUK KA LEVIZJE MALLI.SEPSE NIVELI I PAGAVE ESHTE SHUME I ULET.PRANDAJ DO SHTRIRE KEMBET SA KEMI JORGANIN.

  4. geri says:

    e dashur Gladiola sa po bleva te koop nje shampo fruktis per 1,75 cent ishte me oferte. po ku do i marre leket zamiri me ritken,per me ndertu nje tjeter qender tregtare.

  5. Toni says:

    Po ti shtojme dhe cilesine e mallrave qe blejne ne dalim kampion per cmimet me te larta ne Europe ……………. Kjo tregon standart dhe shtet…..

  6. GDJ says:

    Prandaj lahen shqiptaret 1 here ne jave se skemi faj me keto cmime te punosh gjithe diten per 5 mije lek ste del te blesh as brisk rroje.

  7. EZ says:

    Pse habiteni tek ndryshimi i cmimit? Per aq kohe sa keto produkte importohen duhet te marrim parasysh tarifat doganore, transporti, fitimi edhe shume te tjera. Eshte mese normale qe kemi keto cmimi. Problemi eshte qe nuk kemi nje industri te fuqishme te brendshme, vetem atehere cmimet do ishin njesoj, ose edhe me te ulta. Per aq kohe sa importojme eshte normale qe cmimet jan me te larta.

  8. GR says:

    E kam diskutuar kete teme , shpesh here me te njohur te mite .Me keto pagat tona , ato cmime jane te leverdishme , dhe aq me teper me te ardhurat e tyre .Por e dini dhe cfare eshte akoma me e demshme , cilesia .Nuk eshte kurre ajo shampo , ai detergjent , ai prdodukt ushqimor , qe edhe pse ka emrin , cmimin me te larte me simotren e BE-se dhe kjo mendoi eshte e keqja me e madhe .Per te mos folur per ushqimet dhe produktet e skaduara , qe po i perdorim pa e ditur dhe po i paguajme sa frengu pules.Ja pra , kjo e jona eshte krize .krize …

  9. saliheqenefi says:

    e kemi ne gjak hajdutllekun,

  10. shqiptari says:

    Po xheli i flokëve i lul bashës sa kushton?

  11. Florian says:

    Duhen lincuar qytetar si ALTIN GOXHAJ qe e perdorin OJQ e mbrojtjes se konsumatorit si shushunja per ti pire gjakun popullit dhe per tu lepire bythen politikaneve qe e mbajne me gajret e i hedhin here pas here edhe ndonje tender per ta pas gjithmone nen kontroll. Ky personazh (ALTIN GOXHAJ) i cili jam i sigurt qe po e lexon kete shkrim sebashku me komentet pasi i djeg bytha te kjo pjese eshte inekzistent, vegel e politikes, eshte ai qe duhet te ngrere zerin i pari. artikulli eshte shume Ok por ne vesh te shurdher….qytetareve po u shkon ne palc e prap kenaqen me flamuj e firmetar

  12. fieraku4u says:

    NORMALE….CMIMET E JETESES NE SHQIPERI JAN BERE SIKUR JETON NE SAN TROPE APO DUBAI, DHE JO SIKUR JETON NE NJE VEND TE BOTES TRETE.

  13. mergimtari fv says:

    Shqiperia vend i mamutheve vampir tregtar , ne perendim fitimi eshte 10% kurse ne Shqiperi 1000% e kusur , taksat nga bazat grosiste paguhen nen dore , vidh te vjedhim parimi baze i qeverise , populli paguan e nuk ndihet rri urte se semuret qeveria

  14. arjani says:

    Mire qe artikujt e importit u a ngre cmimin dogana e transporti, po artikujve shqiptare ne supermarkete kush ja u ngreh kaq shume?
    Te marketi Conad tek ETC kam shqyer syte kur pashe se nje stek uji Qaf shtam(6 cop) 2 kilogrameshe shitej 490 lek te reja.Para dite tek dyqani posht pallatit tim e kisha blere 300 lek. Turp!Turp!
    Njerezit shkojne te Supermarketet se mendojne se i marrin me lire dhe aty e hane …….ne dysh.

  15. fshatari says:

    Mire se i pagove me shtrenjte ne Shqiperi po a jane te sakta se po te jene te sakta ja u ben hallall cmimin!

  16. toni says:

    Mos harroni gjoben e Argites epastaj e gjeni pse jane kaq shtrenjt ne Shqiperi.

  17. kel ukaj says:

    Nuk hyj ne shqiperi nga 2005. Kur nje dite flisja me vellajn tim ne Skip e pyta per ekonomine, e per tu kuptuar i kerkoja çmimet e produkteve baze. Nuk flasim per oferta te cilat une i shfrytezoj gjithemone, por per çmime normale te cilat kane diferenca te medhaja. Kjo diference nga vjen e nga nuk vjen. Para te themi se mallrat qe blihen jashte shqiperise jane mallra me kualitet te ulet dhe afer skadences. Kur blihen me shumice çmimi eshte shume i ulet pasi jane mallra qe pergjithesisht bllokojne magazinat. I shtojme transportin, i shtojme doganen, fitimin, tatime, e keshtu çmimi shkon automatikisht si ne Itali. Por çmime 50% me te larta nga vijne. E ketu ndalemi: ne shqiperi nuk ka treg te lire, ka monopole, nuk ka fitime ka mbifitime per disa e varferi per shumicen.

  18. alban4eva says:

    spiro, edhe une jetoj ne itali, biles ne Milano, qe eshte nje nder qytetet jo vetem me te shtrenjta ne Itali, por edhe ne Europe.. dhe te jesh i sigurte, se pjesa derrmuese e cmimeve qe thuhen aty me lart, jane me te shtrenjta ne Shqiperi se sa ne Itali..

    nje Ace Blu si thua ti, eshte e vertete qe kushton 1.2 euro, biles edhe qumesht gjen te llojeve te ndryshme, biles duke filluar nga 0.55 cent, aq e marr une.. nje pako sheqer kushton ne Itali, nga 0.80 cent, deri ne 1.5 euro, pra mund te zgjedhesh.. po ne Albanistan, sa kushton i dashur Spiro??

    nje liter vaj luledielli kushton nga 0.90 cent, deri ne 1.5 euro, zgjidh e merr, sipas cilesise.. po ne Albanistan, sa kushton nje liter vaj???

    lere pastaj orizin, e gjen edhe me 0.80 cent ndonjehere.. kurse ne Albanistanin “e zhvilluar” te Salehut e gjen vetem me 3700 leke, asnje qindarke me pak, pra gati 2.5 euro..

    e shume e shume prodhime te ndryshme.. jane shume here me lire se sa ne Shqiperi.. dhe po flas per prodhime jetesore, pra te shportes, jo per prodhime luksi..

    te mos flasim pastaj per cilesine.. un nk e di nese ato mallra ushqimore qe kemi ne, vijne me te vertete nga Italia, apo edhe nese vijne qe andej, vijne funderrinat qe hedhin poshte ata..
    se une ha pasta Barilla ketu, ha ne Shqiperi, asnje lidhje, ketu Barillen apo cdo lloj paste mund ta hash edhe pa garniture, ose pa salce, aq shume shije kane, kurse ne Albanistan te duket sikur ha balte..

  19. iliri says:

    Lista eshte shume abuzive dhe e pavertete.
    Sapo hapa faqen e ofertave te AUCHAN-it ne Bari Casamasima dhe qumeshti granarolo ishte 0.89 euro litri dhe RIO MARE ishte 5.99 euro ose 9.36 euro per kg.
    Barillat nuk jane kure 0.45 euro paketa 500 gr por te katallogu ne fjale granarolo me qese 1 kg eshte 0.89 euro.Barilla me kuti eshte shume me shtrenje gjithmo.

  20. Treviso says:

    Po habitem me çmimet qe shikoj ne kete tabele.
    Artikujt qe importohen nuk duhet te jene me te larta nga ai vend qe i importon. Artikujt qe importon shqiperia, jane artikuj te cilesise se ulet dhe po sqene te ckaduara jane afer skadimit. Kjo rritje çmimesh e ka origjinen nga qeveria. Ne shqiperi nuk hyn asgje pa kaluar ne duart e ministrave te sali Berishes. Kjo quhet vjedhje qe i ben qeveria popullit te tije. Ato mundet ta shpjegojne si te dojne rritjen e çmimeve. Pse importohet gruri kur fshataret e prodhojne nje sasi dhe shteti sja blen?
    Pse impotojne molle nga Treviso kur ne Shqiperi ka molle. Pse impotojne agrume dhe shiten me shtrejte se ato qe prodhohen ne vend? Apo pse kane me shume kimikate te importuarat.
    Rritja e çmimeve nuk vjen nga tregtaret por nga qeveria. Tregtaret jane ne konkurence dhe jane te detyruar ta shesin mallin me nje perfitim shume te vogel se perndryshe falimenton.

    1. iliri says:

      Ti treviso po ja fut kot se nuk importohen molle nga treviso.
      As miell nuk meret nga Italia per buke po meret miell i ambalazhuar ne 1kg per gatime shtepiake.
      Ti Treviso ke gje ne dore ti thush qeveris te uli trasportin nga Italia ose te pakten nga treviso per ne Durres?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje