SKANDALI/ Mjeku i dënuar me një vit burg vazhdon punën në spital

1 Shkurt 2013, 11:06Sociale TEMA

Skandali i radhës në mjekësinë shqiptare shënohet në spitalin rajonal të Lushnjës. Pas një investigimi të gjatë bazuar në dokumente, fakte dhe dëshmi, mjeku kirurg, Sami Osmani, i vitlindjes 1959, i martuar me dy fëmijë, me një karrierë të gjatë në këtë spital, rezulton i dënuar me një vit burg nga gjykata e Apelit Vlorë me vendim numër 243, numër regjistri 1096 dhe datë 14.07.2010. Trupi gjykues i përbërë nga treshja Vasil Hanxhari kryetar, Gjinovefa Gaba dhe Iliba Bezati anëtare, pasi kanë shqyrtuar vendimin e gjykatës së shkallës parë të Lushnjës numër 118 datë 26.10.2009, nga i pafajshëm në këtë gjykatë, ka rrëzuar të gjitha argumentet duke e shpallur atë fajtor, por edhe dënuar me një vit burg.

Ndonëse i akuzuari për veprën penale të mjekimit të pakujdesshëm ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, kjo gjykatë nuk ka pranuar kërkesën tre muaj pas këtij vendimi, duke e lënë në fuqi vendimin e gjykatës Apelit Vlorë. Edhe pse me një vendim të formës së prerë, mjeku kirurg vazhdon ende të ushtrojë profesionin e tij në këtë spital.

Sipas burimeve të informacionit, institucioni i akuzës në Lushnje, gjykata e këtij qyteti dhe policia nuk kanë rakorduar mes tyre për zbatimin dhe ekzekutimin e këtij vendimi, çka ka bërë që familjarët e viktimës nga mjekimi i pakujdesshëm të irritohen. Familjarët e viktimës Çlirim Gazheli (plagosur në aksident rrugor dhe vdekur në spital) kanë pasur seancën gjyqësore ndaj mjekut kirurg Sami Osmani, ku i kërkojnë një dëmshpërblim prej 150 mijë euro.

Në muajin janar të vitit 2009 në një aksident rrugor ka mbetur i plagosur Çlirim Gazheli. Pas aksidentit ai është dërguar në repartin kirurgjikal të spitalit të Lushnjës ku është marrë nën mjekim nga kirurgu Sami Osmani. Disa orë pas mjekimit i plagosuri ka gjetur vdekjen. Familjarët e viktimës nuk janë bindur me shërbimin korrekt të mjekut Osmani dhe disa ditë më vonë e kanë paditur atë në prokurorinë e rrethit gjyqësor Lushnje. Gjykata e këtij rrethi pas disa seancave gjyqësore i ka dhënë pafajësinë mjekut kirurg. Vendimi i gjykatës së Lushnjës, i apeluar nga familjarët në gjykatën e Apelit Vlorë, sjell një tjetër vendim të formës së prerë, atë me një vit burg për mjekim të pakujdesshëm.

Vladimir Muçaj

5 komente në “SKANDALI/ Mjeku i dënuar me një vit burg vazhdon punën në spital”

  1. landi says:

    o mero,ky doktori esht nje killer,e ka grure me te gjith drejtoret e spitalit qe ikin e vijne.si bend dhe ti sikur nuk i kupton disa gjera

  2. Horri i Bulevardit says:

    Simpatizant i LSI, Saliu con permbarimin dhe policine, kur duhet te ekzekutohen aktet ne dem te Argites, si ne rastin e deputetit Tahiri.

  3. alban4eva says:

    ca dmth, investigim, rekurs, rakorduar..!!! te me falni qe nuk po komentoj per artikullin, sepse ne Albanistan keto jane gjera normale.. por te pakten, te marr vesh fjalet qe shkruhen nga “gazetaret” tane “moderne”…

  4. Ne dijenin time says:

    Ne dijenin time per mjekun S. Osmani, per kete rast Gjykata e Larte ka vendosur “Pezullimin e ekzekutimit te vendimit te Gjykates se Apelit Vlore”
    Pra besoj se nuk ndonje gje per tu cuditur ketu.

  5. ana says:

    keto artikujt kunder mjekevea mund te me thoni kush i paguan?
    kush eshte ky zoteri qe shkruan nje shkrim, nxjerr nje cope leter, si papirus dhe shkaterron jeten e nje njeriu, karrieren e emrin e gjithcka. me pelqen te lexoj artikujt ne gazeta tema, por mendoj se i shkruajne profesioniste e jo pacavure njerez. zoteri nqs jeni gazetare me cfare faktesh shkruani.
    ju lutem boll nxoret vetem zi per mjeket se jeten nje mjek ju ndihmon qe te ruhet, por nuk eshte zot apo allah, apo natyre.
    sic kerkoni profesionalitet nga mjeket edhe pak nga gazetaret , e shkruani me fakte rradhen tjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje