Mandatet, Kuvendi kalon me votat e mazhorancës rishpërndarjen sipas 2009-ës (VIDEO)

31 Janar 2013, 15:39Sociale TEMA

Parlamenti ka votuar sot rishpërndarjen e mandateve të deputetëve për zgjedhjet e 23 qershorit sipas formulës së vitit 2009.

Shpërndarja e mandateve u miratua me 72 vota pro dhe 63 kundër dhe 1 abstenim, ndërsa seanca plenare u shoqërua me debate dhe akuza të ndërsjella nga të dyja palët, raporton Ora News.

Në fund të votimit, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli i ka bërë sërish thirrje opozitës të votojnë 3 ligjet e kërkuara nga Bashkimi Europian.

“Të votojmë 3 ligjet për të marrë statusin e vendit kandidat. Të hënën vjen edhe zoti Fyle. Të bëjmë detyrën tonë”, tha Topalli.

Ndërkohë më herët, relatori i çështjes, Edi Paloka ka lexuar para deputetëve relacionin për ndarjen e mandateve, miratuar nga Komisioni i Ligjeve, vetëm me votat e shumicës.

“KQZ ezauroi plotësisht rrugën administrative për të vendosur për çështjen e ndarjes së mandateve. Ai nuk mundi të miratojë vendim për këtë çështje, pasi nuk u arrit numri i kërkuar i votave pro. Njollosja e procesit që në fillim nga anëtarët e propozuar nga opozita, që në vend të zbatimit të ligjit, bënë zbatimin e urdhrit si militantë politik. Kuvendi ka kompetencë të plotë të miratojë ndarjen e mandateve të deputetëve, është detyrim i vendosur në Kodin Zgjedhor. Kuvendi nuk mund të lejojë futjen e procesit zgjedhor në kolaps”, tha Paloka.

Ndërsa deputeti i PS-së, Damian Gjiknuri ka akuzuar maxhorancën për diktat politik dhe ndarje të mandateve në shkelje të plotë të ligjit.

“Paniku që e ka zënë Berishën po e bën të veprojë në mënyrën më të njëanshme. I vetmi qëllim i tij është të mbrojë interesin e tij personal dhe familjes, që duke braktisur certifikatën të gëzojë ekzilin e tij politik në qetësi. Kjo s’ka për të ndodhur”, tha Gjiknuri.

Ai ka akuzuar mazhorancën se po konsumon një krim të dyfishtë elektoral, pasi po uzurpon pushtetin dhe po shtyp barazinë e votës së shqiptarëve.

“Në ligj është e shkruar se Kuvendi s’ka kompetencë të veprojë pa vendimin e KQZ. Këta filluan të shesin kundërshtitë e anëtarëve të KQZ për arsye transparencë, jo për bllokim. Çfarë ishte ky bllokim? Ishte vetëm kërkesë për transparencë lidhur me lëvizjet e palogjikshme në katër komuna të Kukësit. KQZ urdhërohet politikisht të mos marrë vendim. Uzurpimin e pushtetit nga Kuvendi të një pushteti tjetër, kështu erdhi dhe Hitleri në fuqi, diktati i mazhorancës politike po kthehet në vetëgjyqësi politike, sekretarja e KQZ vë në lëvizje Kuvendin, pra maxhorancë e diktuar politikisht urdhëron një nëpunëse, na sjell një vendim që ka vdekur për ndarjen e mandateve të vitit 2009, pse duhet me kaq urgjencë kur afati i fundit është 7 marsi, në 2009, mandatet janë miratuar në mars. Në atë vit MB ka dhënë informacion, si qenka kjo që çdo pretendim që ngre opozita u merrka për bllokim. Ky është diktat politik, nuk është mungesë konsensusi i cili shitet si bllokim për t’i krijuar mundësinë maxhorancës të bëjë vetëgjyqësi politike”, tha Gjiknuri.

Ndërkohë, Deputeti i PS-së, Ben Blushi ka deklaruar se ajo që po bën shumica për ndarjen e mandateve është e paprecedentë dhe kundër asaj që kanë vendosur vetë shqiptarët, të drejtën për të vendosur se ku të jetojnë.

Sipas tij, maxhoranca po e ndan vendin jo në banorë por votues ndërsa shtoi se shumica nuk po bën një lojë të barabartë me opozitën.

“Pse shkelni numrat dhe shifrat që na keni ofruar vetë, na takon dy palët e mëdha të vendosim rregullat e lojës. Nëse gjithë shqiptarët do kishin vendosur që të iknin nga gjithë qarqet dhe të jetonin në Shkodër e Fier, a do kishte zonë zgjedhore në Berat po të mos kishte njerëz, jo se aty s’do kishte me njerëz, ju thoni po se ka pasur njerëz. Ju them e nisim lojën në mënyrë të barabartë sepse nuk ka Shqipëria më ta përballojë këtë kosto, që na ka vonuar për 22 vjet. Ta ndajmë vendin si i takon, ne vetëm e formalizojmë. Ne nuk ndryshojmë atë që ata e kanë vendosur, ju i thoni shqiptarëve jetoni për të jetuar, kurse ne votoni për të jetuar më mirë, në 23 qershor shqiptarët do votojnë për të jetuar më mirë. Por unë ju them se pavarësisht çfarë do bëje shumica sot, ajo do të humbasë në 23 qershor”, tha Blushi.

Mosgjetja e konsensusit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për miratimin e rishpërndarjes së mandateve, bëri që Kuvendi të miratojë formulën e vjetër të vitit 2009 të mandateve.

Me votimin e sotëm, mandatet e Kuvendit për zgjedhjet e 23 qershorit do të kenë të njëjtën shpërndarje, siç është konfigurimi i Parlamentit sot.

20 komente në “Mandatet, Kuvendi kalon me votat e mazhorancës rishpërndarjen sipas 2009-ës (VIDEO)”

  1. BERISHA LARGOHU. VOTONI KUNDER BERISHES, POR EDHE MBRONI VOTEN DUKE PERDOR EDHE FORCEN POPULLORE. says:

    Opozita e Edi Rames nuk i ka punet mire nqs shkojne ne zgjedhje me Berishen, AK e Spahiut kishte te drejte kur i kerkoj opozites qe te dilnin nga parlamenti, pra duke e bojkutuar ate parlament. Rama do ti humbase zgjedhjet nqs shkon me Berishen ne ato, Berisha duhet te largohet nga populli para zgjeddhjeve ose te pranojne te qeverisen nga Berisha edhe per 4 vite te tjera. Shqiptareve nuk ju duhe nacionalizmi, por largimi i Berishes nga pushteti para zgjedhjeve.

    1. Epirioti II says:

      Cfaredo qe te beje Saliu dhe kopeja e tij, vendin ne hale e kane. Tirana dhe Durresi jane bastionet e Bamirit. Ja hoqi karrigen FRD ne Tirane qe ta marri LSI ne Berat. Gropen vetes i bere se edhe te Beratit dhe Korces qe shtove opozita do ti marri ose PS ose AKZ. I djeguri i madhe eshte Bamiri.

      Do i biesh murit me koke duke thene ci bera vetes. Do kuptosh pastaj se si u ndje Edi ne 2009, kur kuptoi se sa thelle ja kishte futur Kaci i Zi.

      1. aqifi says:

        Votoni ato mut ligjesh o plehra te behemi edhe ne njehere njerez, pastaj kacafytuni si te doni per halene tuaj…

  2. Ah Ali, Ali, ç`na bëre ! says:

    Me kete ndarje e ha FRD dhe AK, e rrjedhimisht PD-ja, sepse keto nuk marrin mandate ne Tirane ku rritej numri me nje mandat e shtohej mundesi per te fitu ndonje nr dhe jane te detyruara te bejne koalicion qe te kene mundesi te fusin Bamirin ne parlament sepse ndryshe do talle bythen Jozefina me te, per 20 vjetet e ardhshme. ?

    Them qe e ha PD sepse cdo vote per FRD-ne eshte vote per bastardin Sali. Mos e votoni ashte shpure te emeruarish dhe nepunes te ish presidences se Bamirit.

    Me vjen keq per Lisandra Gojoren, ate kurven e FRD-se, qe merret me ceshtjet e islamit ( shok xhamie me Alibean e PD-s ) ne ate parti. ?

    1. Epirioti II says:

      Cfaredo qe te beje SRBi vendin ne hale e ka. Tirana dhe Durresi jane bastionet e Bamirit. Ja hoqi karrigen FRD ne Tirane qe ta marri LSI ne Berat. Gropen vetes i bere se edhe te Beratit dhe Korces qe shtove opozita do ti marri ose PS ose AKZ. I djeguri i madhe eshte Bamiri.

      Do i biesh murit me koke duke thene ci bera vetes. Do kuptosh pastaj se si u ndje Edi ne 2009, kur kuptoi se sa thelle ja kishte futur Kaci i Zi.

  3. taku says:

    Qe do te vjedhi votat Sali komunisti eshte e sigurte fare,
    nuk ben dot zgjedhje te lira ky njeri jooooooo harrojeni.

  4. Analisti says:

    Edi Rama, Sala sot ta tregoje skenarin si do i marri zgjedhjet.

    Hapi pare: Do beje cfare ti doje bytha dhe do shpalli veten fitues

    Hapi dyte: Tre dite mbrapa do te vije Fule dhe kompani qe te te jap darken e fundit te krokodilit dhe bashke me Arvizun te shuajne protestat e opozites.

    Nje jave pas zgjedhjeve: Argita deklarohet pronarja e vetme e Shqiperise, Fule merr valixhen me Euro dhe shkon per pushime ne Maldive.

  5. Tironci says:

    Byrek, byrek o usta Murat,
    Tre deputete i mora pa pare
    o usta Murat.

    Byrek, byrek o mjeshter Ristani,
    na sajo ndonje marifet tjeter,
    t’iki dhe Elbasani.

  6. Albi says:

    Fashizem i paster. Diktatori eshte ne panik.

    1. Anti-Indiferenti says:

      Berisha po ndjek hap pas hapi rrugen e Hitlerit. Ashtu si Hitlerit dhe Duces qe krijuan pushtetin absolut personal, edhe ketij po i vjen i njejti fund i tmerrshem.

      23 vjet ndejten Hitleri dhe Ducia ne politike.
      23 vjet ??!! Ju kujton gje kjo njerez ????

  7. Bossi says:

    Ca eshte xhanem kjo politike qe beni ju socialistat. Ok,u shkel ligji, atehere perse merreni me kete lesh parlamenti dhe i shkoni pas avazit te SB. A jeni parti a ca leshin jeni?!!Beni ore opozite si duhet bere se e moret popullin ne qafe.Keshtu si po veproni deri tani i keni te humbura zgjedhjet me njemije perqind siguri.
    Hajt ta gezoje doktori edhe nje mandat.

    1. Tironci says:

      O Bossi, opozita byrekun dhe ploncin ka honger deri tani. Prit se nuk ka ardh akoma tava dheut ene turshia e Ristanit, ene ne fund per lezet dopio rakia e Ferd Pones.

      1. Bossi says:

        Ke te drejte shok

  8. vota ime says:

    Hallall.

    Nje vote kukasiani eshte e barabarte me nje vote Tiransi, apo durrsaku, apo elbasansi, apo fieraku.

    Ky eshte ligji i Saliut.

    Ka qarqe ku numri i votueseve per deputet eshte 10000 votues

    kurse ka edhe qarqe ku numri i votueseve per deputet eshte 30000.

    Mendojeni vete tre vota te Tiranes te barabarta me 1 vote te kukesit

  9. al says:

    duke pare diktauren e kartonit ,deputetet e opozites eshte mire ta lene parlamentin dhe te jene te lire deri ne zgjedhjet e ardheshme. megjithe simpatine qe kam per blushin ,per zgjuarsine dhe elokuencen e tij ,po e them qe ato iluzione qe kishte per lsi po i shef si zveniten. lsi ka qene kunder ps qe kur iku.votat e saj dhe te idrizit dhe islamit miratuan ndarjen e mandateve si i desh pd.koalicioni me lsi eshte fundi i ps.

  10. kukesi says:

    parceque nous le valons bien!

  11. linda says:

    Or popull: dihet tashme qe prej vitit 1924 domethene prej
    mese 84 vite qe ne shqiperi nuk ka pasur zgjedhje te
    lira dhe te ndershme.

    1- sa qe mbreti Zog nuk u zhvidhuan zgjedhje te lira
    dhe te ndershme.

    2- sa mreteroj Enver hoxha nuk u zhvidhuan zgjedhje te lira
    dhe te ndershme.

    3- 20 VITE pluralizem nuk u zhvidhuan asnjehere re vetme
    zgjedhje te lira dhe te ndershme.

    Kjo do te thote qe populli shqiptare as edhe nje here
    te vetme nuk ka zgjedhur njeriun qe deshiron ta drejtoje.

    pyetja qe lind me rastin e 100 vjetorit te pavarsise
    eshte a kemi qene ne keto 100 vite te pavarur???????

    Koha mund te tregoje se vetem VOTA E LIRE mund te mbyllte
    perfundimisht kohen tiranike ne historine e shqiperise.

    Vota e lire duhet te institucionalizohet ne shqiperi.
    Por kjo mbetet ende per tu provuar.

  12. ILIRET says:

    Eshte e vertete qe ne kohen e Enverit zgjedhjet nuk ishin demokratike. Por ama askush nuk guxonte ta nderronte apo zhdukte voten qe ishte kunder… Ndersa sot te rruajne picen…

  13. EDI RAMA DHE 40 KOSTA- BARJABET says:

    SI DUKET BYTHSOCIALISTAVE NUK PO U DALIN LLOGARITE MATEMATIKORE PER TE FITUAR PRANDAJ JANE NE HALLE MOS U FRIGONI DERRKUCI RAMA ESHTE MESUAR GJITHNJE TE HUMBE.

  14. tefta says:

    BUKUR, BUKUR, HAJDE SHISHE, KANOCE , PLUMBA , E KALLASHA , E PYLLI I DJEGUR DHE DETII SHITUR TEK ARMIQTE , E NAFTA E FALUR TEK KRIMINELET , ZGJOI I BLETEVE ME MUT; ULLINJ E ARRORE TE PRERA , UZINA DHE FABRIKA E KOMBINATE QE U SHITEN PER SKRAP;RINI PA TE ARDHME DHE PA GEZIM; ,ishim me profesione ,e jemi bere shitesa arixhinj dhe matrapaza me licence per shitje blerje ;ME LICENCA KAZINO KU DO SHITEN VETE SHQIPETARET !!!!!!!!TUNG

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje