TemA TV/ Skënderbeu "poker" me Kastriotin (VIDEO)

4 Shkurt 2013, 21:22Sociale TEMA

Ekipi i Skënderbeut të Korçës kualifikohet për në fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë në futboll. Ndeshja e radhës, e luajtur në Korçë mes vendasve dhe Kastriotit të Krujës, u mbyll me rezultatin 5-1, ku ra në sy tripleta e sulmuesit Sebino Plaku.

Ishte gjiganti kroat Pejiç, ai që arriti të zhbllokojë shifrat në minutën e 41-të të pjesës së parë. Ndërsa pjesa e dytë nisi me gol, me autor Sebino Plakun. Trajneri i korçarëve, Josa vijon t’u besojë titullarëve të vet derisa del në dritë edhe goli i tretë, shënuar sërish nga Plaku. Nuk mungon në listën e shënuesve sulmuesi kroati Radas. Plaku nga pika e bardhë kompleton tripletën personale dhe vulos përfundimisht rezultatin e thellë 5-1. Në ndeshjen tjetër, Bylisi i Ballshit mposhti me meritë 3-2 Teutën vendase.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje