Kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu flet në Bugajski Hour
Po hyj drejt e në temë. Eshtë fillimi i sezonit zgjedhor dhe po përpiqem të ftoj sa më shumë aktorë politik të partive që do hyjnë në Parlament. Së pari doja t’ju pyesja se sa të rëndësishme janë këto zgjedhje për Shqipërinë, si nga këndvështrimi i brendshëm, edhe ai ndërkombëtar? Dhe më specifikisht, çfarë duhet bërë që të sigurohen zgjedhje, e para, të ligjshme, dhe e dyta që të zhvillohen pa konflikte, kontestime dhe protesta të menjëhershme?
Padyshim, zgjedhjet që po afrohen janë ndalesa e fundit dhe treni i fundit për të ardhmen e Shqipërisë. Fatkeqësisht, shqiptarët për vite me radhë kanë shpresuar të bëhen pjesë e familjes evropiane, për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian. Fatkeqësisht, pengesa për integrimin e shqiptarëve në BE ishte mosarritja e mbajtjes së zgjedhjeve të drejta dhe të lira. Për vite me radhë, shqiptarët kanë shkuar të votojnë dhe të respektojnë sistemin zgjedhor. Fatkeqësisht, qeverisja e njerëzve që përfaqësojnë popullin, ata njerëz janë pakica, janë ata pak persona që kanë manipuluar nëpërmjet mungesës së vullnetit për të respektuar votën e shqiptarëve. Shqipëria është precedenti më i keq në BE, të cilën Brukseli e ka refuzuar për herë të tretë dhe i ka refuzuar statusin e vendit kandidat për shkak të krizës politike. Dhe kriza politike në Shqipëri i ka rrënjët te zgjedhjet. Ne besojmë se zgjedhjet parlamentare që do zhvillohen më 23 qershor do jenë çelësi për të hyrë në BE ose për izolimin e Shqipërisë.
I prishët marrëdhëniet me qeverinë për shkak të manipulimeve zgjedhore, siç po thoni. A ka arsye të tjera që ju përcaktojnë juve si politikan kundër rrymës?
Po, ka shumë arsye.
Më përmendni disa. Nuk kemi kohë gjithë mbrëmjen.
Mungesa e rregullit të ndryshimit. Demokracia në vend është ndërtuar mbi shtyllën e pluralizmit. 23 vjet më parë, kur Berisha mori pushtetin, në urdhëresat e PD-së, në statusin e partisë politike ka një dispozitë që thotë se drejtuesi i partisë politike, PD-së, duhet të jetë kryetar për dy mandate. Dhe rregulli dhe parimi i demokracisë 23 vjet më parë u ndërtua bazuar në një skemë ndryshimi. Pas 23 vitesh, të gjitha partitë politike kanë shfuqizuar, përfshi edhe PD-në, kanë shfuqizuar dispozitën për kufizimin e mandatit. Kur ai mori pushtetit, ishte i varfër, jetonte në një apartament të vogël në Tiranë. Ishte një qytetar i zakonshëm. Ishte njeri i thjeshtë. Në deklaratën e parë që bëri në Parlamentin shqiptar, premtoi se do jetonte si një njeri i thjeshtë, mes njerëzve, pa shofer, pa truprojë. Pas 23 vitesh, ai është një nga politikanët më të pasur në Evropë dhe Ballkan. 23 vjet më parë, kur dolëm në demonstratë kundër ish-diktatorit të fundit komunist, Ramiz Alisë, askush nuk u vra në bulevard para zyrës së ish-diktatorit komunist Ramiz Alisë. Pas 23 vitesh, askush nuk i di emrat e fëmijëve të ish-diktatorit të fundit komunist, Ramiz Alisë, por të gjithë e dinë kush janë fëmijët e kryeministrit Berisha. 23 vjet më parë e deri më tani, askush nuk njeh ndonjë pronë, tokë, apo biznes të ish-diktatorit të fundit komunist, Ramiz Alisë, por sot, të gjithë e dinë sa e pasur dhe ku ndodhen pronat dhe bizneset e familjes së Berishës.
Po ndërhyj pak. Duket qartë që jeni kritik ndaj kryeministrit dhe Partisë Demokratike. Cili është mendimi juaj për Partinë Socialiste?
Eshtë thuajse i njëjtë. Fatkeqësisht, kryeministri Berisha e ka forcuar pushtetin e vet në kryeministri në bashkëpunim me udhëheqësit e Partisë Socialiste. Ai ka bërë marrëveshje me dy ish-kryeministra socialistë, Ilir Meta dhe Fatos Nano. Fatkeqësisht, këta kanë qenë dy udhëheqës të Partisë Socialiste që kemi njohur në 23 vitet e fundit dhe Berisha e ka siguruar karrigen e tij në aferën korruptive me Ilir Metën dhe Fatos Nanon. Berisha burgosi 20 vjet më parë, në 1993-shin ish-kryeministrin Fatos Nano duke e akuzuar atë për korrupsion. Në 1999-ën, Ilir Meta futi në burg Sali Berishën duke e akuzuar… Fatkeqësisht, tre djaj kanë bërë ortakëri. Eshtë një marrëveshje e fshehtë për pastrim parash dhe mbrojtjen e bizneseve të tyre. Dhe me siguri, një nga arsyet që Aleanca Kuq e Zi u krijua është të rinovojë brezin e elitës së politikanëve shqiptarë dhe të dalë kundër rrymës. Ndajmë të njëjtat kritika për PS-në dhe PD-në, përfshi edhe Edi Ramën se ai tentoi të kandidonte për herë të katërt si kryebashkiak i Tiranës. Donte të merrte mandatin e katërt si kryebashkiak i Tiranës, kandidoi si kryeministër dhe drejtonte Partinë Socialiste. Të gjitha postet drejtuese. Ai do t’i ketë të gjithë rreth vetes. Kështu ata po krijojnë një oligarki politike në vend.
Duke marrë parasysh ato që thatë, nuk besoj se do hyni në koalicion me ato dy parti, pas zgjedhjeve. Apo do hynit në koalicion?
Pikë së pari, po përpiqemi të arrijmë qëllimet tona kryesore dhe propozimi kryesor i Aleancës Kuq e Zi, pikë së pari, është kufizimi i mandatit. S’është çështja se do luftojmë me Ramën, Berishën, Nanon apo Metën. Nuk është luftë personale. Nuk është politikë individuale, por duhet të krijojmë standarde të reja që të na shërbejnë në të ardhmen, për fëmijët tanë, nipërit e mbesat dhe për të ardhmen e vendit. Dhe e vetmja skemë dhe rregull që duhet të shtyjmë për miratim në politikën shqiptare është hartimi i një ligji dhe ky të jetë ligji i parë në Parlamentin e ri. Ligji për kufizimin e mandatit të udhëheqësve politikë shqiptarë, përfshi kryebashkiakët, kryekomunarët, deputetët, anëtarë të qeverisë, kryeministrin, krerët e partive politike. Madje, edhe drejtorët e doganave, apo të Drejtorisë së Taksave. Fatkeqësisht, për shkak të mungesës së rregullit të rotacionit në postet kryesore në Shqipëri nga korrupsioni i vogël kemi kaluar në kapjen e shtetit. Dhe kemi “rritur” një mafia të vogël kudo. Më shumë se 50% e kryebashkiakëve dhe kryekomunarëve kanë tre a më shumë mandate në pushtet, se janë shumë të pasur dhe as PD-ja apo PS-ja nuk cakton kandidat të fortë për të garuar në zgjedhje. Ata po blejnë dhe u japin rryshfete njerëzve për të manipuluar votën lokale, zgjedhjet lokale.
Le të kthehemi pak tek ajo që ju pyeta më parë, do përjashtonit mundësinë e koalicionit me partitë e mëdha? Madje, do ju pyes edhe për partitë e tjera, për partinë e z. Meta, të z. Topi. Do merrni në konsideratë të hyni në koalicion me partitë e tyre?
Flisni për…?
Për koalicione paszgjedhore.
Paszgjedhore po.
Me fjalë të tjera, nëse do merrni një përqindje të caktuar të votave pas zgjedhjeve, qeveria, kushdo që do zgjidhet, qoftë socialiste apo demokrate ju fton të hyni në qeveri për të krijuar koalicionin e maxhorancës. Do e pranonit ftesën?
Pas zgjedhjeve do shmangim vetëm koalicionin me Sali Berishën. Koalicionet e tjera pas zgjedhjeve do negociohen vetëm bazuar në parimin e programit. Ne kemi disa kushte dhe kritere për atë që po respekton dhe implementon programin tonë. Por shpresojmë që bazuar në sondazhe të ndryshme, brenda tetë viteve, më falni, gjatë tetë muajve, Aleanca Kuq e Zi u krijua në mars 2012 si parti politike dhe për tetë muaj ne kemi fituar rreth 15% të njerëzve që duan të votojnë Aleancën Kuq e Zi. Shpresojmë që kjo përqindje të rritet çdo muaj tani që po i afrohemi datës së zgjedhjeve. Mendojmë që do jemi mes tre partive kryesore, por diçka është padyshim e sigurt. As PD-ja, PS-ja apo Aleanca Kuq e Zi nuk mund të fitojnë të vetme 50+1% të votave. Asnjë nga partitë nuk mund t’i fitojë e vetme 71 deputetë në Parlament. Dhe në këtë sens, do jemi të përgatitur për kushte dhe kritere për koalicionin paszgjedhor.
Partia me të cilën s’do hynit në koalicion janë demokratët?
Por shtrohet çështja se edhe pse përgatitemi për një tablo dhe rrethana të reja që Shqipëria s’i ka pasur kurrë në të shkuarën, ndoshta do jemi gati për zgjedhjet e parakohshme. Nëse partitë e tjera politike nuk do pranojnë e të bien dakord me kushtet tona, ne do apelojmë për zgjedhje të parakohshme, nëse nuk futemi në koalicion me partitë e tjera politike.
Atëherë, jeni të gatshëm të hyni në koalicion me socialistët, me partinë e z. Meta, me partinë e z. Topi, nëse programet tuaja janë të njëjta dhe nëse disa kushte specifike përmbushen?
Eshtë çështje programi dhe e kushteve që ne do paraqesim.
Përmendët që Aleanca Kuq e Zi ka 15% të mbështetjes gjatë një viti, shifër e respektueshme, nëse është e saktë, cilit ia atribuoni mbështetjen në rritje të elektoratit shqiptar ndaj partisë suaj? Mos vallë janë grupe specifike sociale, të cilat i tërheq programi juaj? Mund të na jepni pak informacion për elektoratin tuaj të mundshëm?
Ndoshta ne jemi partia e parë politike pan-shqiptare. Kemi aktivistë dhe grupe që po punojnë për Aleancën Kuq e Zi në Kosovë, Maqedoni, në Angli, në Itali, në SHBA, kudo që jetojnë shqiptarë, pavarësisht jetesës në territore etnike apo nëse jetojnë në vende të tjera. Jemi përpjekur të jemi një lëvizje politike mjaft popullore. Së dyti, po punojmë për të orientuar “target-grupin” tonë. Le të themi që kemi bërë një marrëveshje me të gjitha shoqatat e ish të burgosurve politikë në Shqipëri, kemi arritur marrëveshje me shoqatën e ish-pronarëve, kemi arritur marrëveshje dhe ujdi të tjera. Po punojmë shumë me rininë. Ndoshta kemi shumicën e elektoratit të ri. Mosha mesatare e anëtarëve tanë është 28 vjeç. Janë shumë të rinj. Qëllimi ynë është të bëjmë për vete të rinjtë, ose një elektorat që nuk ka votuar kurrë për PD-në apo PS-në. Mendojmë se është më e lehtë që këto shtresa t’i orientosh drejt Aleancës Kuq e Zi. Në fillim, na akuzuan se mos ndoshta Aleanca Kuq e Zi është parti politike folklorike. Ishte një kritikë që vinte nga zëra të ndryshëm nga media qeveritare. Pas një viti, të gjithë janë të vetëdijshëm që partia politike Aleanca Kuq e Zi është e “modës”, është parti politike moderne, patriotike. Dhe kjo për shkak të rinisë dhe të rinjve që na mbështesin, që janë përfshirë në Aleancën Kuq e Zi.
Kur ju pyeta, përmendët se jeni partia e parë pan-shqiptare. Ma shpjegoni pak ç‘doni të thoni me këtë. Ju kanë akuzuar se anoni shumë drejt nacionalizmit etnik, si në Shqipëri dhe jashtë saj. Një retorikë e tillë për Shqipërinë e madhe, apo për Shqipërinë etnike mund të sjellë destabilizim në Ballkan. Si do u përgjigjeshit këtyre akuzave? Cila është ideja juaj për pan-shqiptarizmin?
Pan-shqiptarizmi është përfshirja e solidaritetit etnik të shqiptarëve kudo që janë për të ardhmen e Shqipërisë. Shqipëria është rast unik në Evropë. Popullsia shqiptare shkon më shumë se 10 milionë, por sipas censusit të Berishës, jemi vetëm 2 milionë e 800 mijë. Do të thotë se kemi nevojë të përfshijmë dhe të tërheqim vëmendjen e miliona shqiptarëve, që kanë treguar interes për të ardhmen e Shqipërisë.
Ç’doni të thoni me përfshirjen?
Le të themi përfshirje. Duhet patjetër t’i përfshijmë për të drejtën e votës. Një nga kushtet që do kemi në të ardhmen, padyshim do jetë e drejta e emigrantëve për të votuar. Shqiptarët duhet të votojnë si shqiptarët në Kosovë dhe shqiptarët në Maqedoni. Ata votojnë kudo që janë, në Romë, në Milano, në Gjenevë, në Londër. Pse shqiptarët e Shqipërisë që punojnë dhe jetojnë jashtë shtetit nuk kanë të drejtën të votojnë? Hapi i parë duhet të jetë që ata të bëhen pjesë e vendimmarrjes. Vendimmarrja politike për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Parlament.
Po flisni për shqiptarët e Shqipërisë. S’po thoni t’u japësh të drejtën e votës të gjithë shqiptarëve në zgjedhjet në Shqipëri?
Padyshim që jo, se është antikushtetuese. Dy vite më parë, kryeministri Berisha hartoi një ligj që ka të bëjë me rregullat e shtetësisë shqiptare dhe pasaportat shqiptare. Në kabinet ai propozoi që pasaporta shqiptare t’u jepej të huajve që bëjnë investime në shifra mbi 100 mijë Euro. Ne e kundërshtojmë dhe e kritikojmë këtë iniciativë, sepse ai s’mund t’u japë pasaporta shqiptare të huajve që investojnë 100 mijë Euro dhe nuk u siguron pasaporta shqiptarëve nga Kosova apo Maqedonia. Ai më kritikoi, madje bëri edhe një propozim për të më pushuar nga puna, më akuzoi dhe më denoncoi në Prokurori për këtë çështje dhe për disa të tjera. Fatkeqësisht, pas një viti e gjysmë, ai e mori peng këtë iniciativë, duke “pretenduar” se ishte patriot me sloganin “Një komb, një pasaportë”. Pavarësisht këtij fakti, pavarësisht dhënies së pasaportave, ka edhe disa rregulla të tjerë që tregojnë se njerëzit duhet të votojnë në territorin administrativ ku jetojnë. Do të thotë se shqiptarët e Kosovës, që mund të gëzojnë pasaportën shqiptare, nuk mund të votojnë në Tiranë, por në Prishtinë, në shtëpinë e tyre dhe në qytetin ku janë rritur dhe jetojnë, atje ku banojnë.
Çfarë mendoni mbi deklaratën e Berishës për ribashkim kombëtar?
Ai ka pritur prej kohësh që bashkësia ndërkombëtare do të reagonte dhe do të kritikonte Aleancën Kuq e Zi. Ai u çmend, u mërzit dhe u shqetësua përse bashkësia ndërkombëtare dhe qeveritë e huaja nuk po kritikonin Aleancën Kuq e Zi për rolin patriotik dhe ai po hiqej se ndoshta komuniteti ndërkombëtar do të sulmonte Aleancën Kuq e Zi dhe reputacioni i Aleancës në gjirin e popullit shqiptar do të pësonte rënie. Dhe ai u përpoq të tërhiqte shqetësimin e komunitetit ndërkombëtar dhe qeverive të huaja lidhur me nacionalizmin dhe kriticizmin jo të orientuar kah Kryeministri, por kah kuqezinjtë. Por kjo ishte një arsye shtesë që Berisha ishte i përfshirë në mesazhe nacionaliste, por në thelb ai ka metodën që sa herë që i vihet në rrezik karrigia dhe pushteti, ai frikëson komunitetin ndërkombëtar dhe qeveritë e huaja. Kjo nuk është hera e parë që e bën. Ai i frikësoi ata në vitin 1996.
Ç’doni të thoni me “frikësim”?
Ai po i frikëson qeveritë e huaja dhe ndërkombëtarët nëpërmjet rritjes së mesazheve nacionaliste duke u orvatur t’i tregojë komunitetit ndërkombëtar se ai ka ndikim tek shqiptarët në rajon dhe se ai është gjithnjë i gatshëm të destabilizojë rajonin dhe Ballkanin nëse ata nuk merren vesh me të për të fuqizuar pushtetin e tij. Mesazhi ishte vërtet i drejtpërdrejtë për BE-në dhe Brukselin. Pra, nëse ata nuk ofrojnë statusin e kandidatit, ai po bën një orvatje për t’i bërë thirrje popullit shqiptar për një Shqipëri etnike.
Por, realisht, a ka ai një ndikim kaq të madh jashtë Shqipërisë?
Ka pasur! Por s’e ka më! E ka provuar në vitin 1996 të destabilizojë Ballkanin, kur SHBA dhe qeveri të tjera të huaja e akuzuan për manipulim të votave në atë vit. Dhe, më herët, ai iu drejtua ish-Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova që të hapte luftë kundër serbëve, kur lufta ishte midis Serbisë dhe Kroacisë. Ai u përpoq të hapte dy fronte lufte. Dhe kjo ishte njëra prej arsyeve përse për dhjetë vjet, ish-Presidenti Rugova nuk erdhi në Shqipëri dhe nuk e ngriti kurrë telefonin për të folur me Sali Berishën, sepse ai e kuptoi që Berisha për pushtetin e tij është gati të shfrytëzojë popullin shqiptar, shqiptarët në Kosovë dhe interesin shqiptar. Për interesa private, ai po shkatërron të ardhmen e vendit.
Ju folët shumë për Kryeministrin! Le të fokusohemi tanimë tek Aleanca Kuq e Zi. Cila është specifikisht politika juaj ndaj Kosovës? A jeni ju për bashkimin e këtyre dy vendeve? Apo mendoni se ato mund të bashkëjetojnë si dy shtete të ndara? Cili është plani juaj për Kosovën?
Është diçka e përzier! Do të thotë, pra, një model politik që është shumë i ngjashëm me modelin gjerman dhe atë të SHBA-ve.
Modeli gjerman është një vend, një qeveri qendrore.
Po, por është gjithashtu një federatë. Ka njëfarë autonomie për njësitë e ndryshme…
Nuk ka dy shtete gjermane. Sot ka vetëm një shtet gjerman.
Po. Dhe ka për të pasur një shtet të vetëm shqiptar.
Pra, ju po flisni për bashkim?
Nën një qeveri federale?
Patjetër! Po them se ne jemi të sigurt që shqiptarët kanë për t’u bërë anëtarë të BE-së jo si dy vende, jo si dy shtete. Shqiptarët kanë për t’u bërë anëtarë të BE-së si një shtet i vetëm.
Pra ju thoni se kjo nuk duhet të ndodhë derisa Shqipëria të bëhet anëtare e BE-së?
Po! Nëse shqiptarët bëhen anëtarë dhe hyjnë në BE si dy shtete, ka për të patur shqetësime nga diplomacia evropiane gjithashtu, sepse shqiptarët do të kenë dy vota në Komisionin Evropian, dy vota në Parlamentin Evropian, dhe madje dhe Gjermania, Franca dhe vende të tjera evropiane do të jenë më të interesuara që shqiptarët të përfaqësohen si një shtet i vetëm dhe anëtar i BE-së. Por para se të shkojmë… Ky nuk është një sprint, por një maratonë… Është e nevojshme që të ndërtojmë disa standarde. Pikë së pari, kjo nuk mund të ndodhë sot, sepse qeveria shqiptare dhe ajo kosovare nuk e kanë në axhendë që të jenë një shtet, nuk e kanë në axhendë që të ndërtojnë një federatë.
A është kjo pjesë e programit të Aleancës Kuq e Zi?
Po. Një nga përparësitë e Aleancës Kuq e Zi është bashkimi mes Kosovës e Shqipërisë, por pa ndryshuar kufinjtë. Pra, bashkim nëpërmjet komponentëve që përmenda, si një federatë, me dy njësi të ndryshme.
Por nëse ju themeloni një federatë, në njëfarë mënyre ju i ndryshoni kufijtë, sepse atëherë nuk ka një kufi ndërshtetëror, por një kufi ndërfederativ?
Është një kufi federativ, por në përgjithësi s’ka asnjë pengesë diplomatike, sepse Serbia nuk ka për t’u shqetësuar, Greqia nuk është aspak e shqetësuar për shkak të problemeve të brendshme. Ne mendojmë se edhe të drejtat e pakicës serbe në Kosovë dhe asaj greke në Shqipëri do të kenë më tepër garanci në një vend më të fortë si shteti i shqiptarëve se sa në dy vendet më të varfra në Evropë dhe nën dy qeveritë më të korruptuara në Evropë, të cilat nuk po ballafaqohen me sfidat e korrupsionit, pastrimit të parave, trafiqeve, krimit të organizuar, dhe kjo është arsyeja përse ne mendojmë se një nga përparësitë duhet të jetë të ndryshojmë regjimin politik. Duket se shqiptarët duhet të ndërtojnë një sërë standardesh të reja të demokracisë. Ka një pikëpamje të ndryshme të cilën ne po e diskutojmë prej kohësh në lidhje me cila duhet të jetë e para dhe cili është prioriteti: stabiliteti apo demokracia. Ne jemi të sigurt se s’ka stabilitet pa demokraci. Ne duhet të ndërtojmë një demokraci shumë të fortë në Tiranë dhe në Prishtinë, në mënyrë që të garantojmë mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar si dhe të partnerëve të tjerë të huaj.
Më lejoni t’ju pyes për një vend tjetër, fqinjin tuaj jugor, Greqinë, dhe e di se ju e keni ngritur zërin në lidhje me disa çështje që kanë të bëjnë me marrëdhëniet me Greqinë. Së pari, a operon Aleanca në Greqi, a keni degë atje? Sepse ka një popullatë të madhe shqiptare në Greqi! A keni aktivitet në Greqi?
Ne kemi degë atje, por kemi hasur pengesa për të vepruar dhe për të organizuar aktivitete. Në dy raste kemi anuluar aktivitete dhe mitingje në qendër të Athinës, për shkak të presionit politik atje. Përfaqësuesit e Agimit të Artë kanë vajtur në shtëpitë e aktivistëve tanë, i kanë kërcënuar dhe trembur të gjithë se nëse do të jenë pjesë e aktiviteteve tona ata do t’u vrisnin pjesëtarët e familjes. Në mënyrë që të mbronim jetën e aktivistëve tanë dhe të familjeve të tyre ne kemi anuluar dy aktivitete atje. Kjo do të thotë se në jug të Shqipërisë ka një situatë tejet delikate, e cila fatkeqësisht po rrezikon dhe kërcënon integritetin dhe sovranitetin territorial të Shqipërisë.
Pra, ju po thoni se keni celula, se keni prani organizative në Greqi?
Po, dhe të madhe madje!
Dhe nuk shihet me sy të mirë nga qeveria apo nga neofashistët e Agimit të Artë? Cili është kërcënimi më i madh?
Kërcënimi vjen si nga qeveria greke, por ashtu edhe nga opozita. Qeveria greke ka bërë disa herë thirrje kundra Aleancës Kuq e Zi. Madje dhe njëri nga motivet dhe arsyet e themelimit të Aleancës Kuq e Zi ishte debati ndërmjet Aleancës dhe qeverisë greke që po ushtronte trysni ndaj qeverisë dhe vendit tonë si dhe shqiptarëve për të organizuar një census të popullatës mbi bazën e pyetësorit të etnicitetit dhe fesë. Ne e kundërshtuam standardin që po vendosej nën trysninë e qeverisë greke një vit e gjysmë më parë, sepse qeveria greke në të njëjtën kohë po organizonte censusin e popullatës pa pyetjen e etnicitetit dhe fesë. Ata po pranonin se 100% ishin ortodoksë dhe 100% grekë. Ata nuk njohën as edhe një person të vetëm me kombësi tjetër. Por ata po ushtronin trysni dhe po ofronin standarde të dyfishta nga Shqipëria, duke pretenduar se ky ishte një standard i BE-së. Si ka mundësi që një vend i BE-së si Greqia po ushtron trysni Shqipërisë e cila nuk është anëtare e BE-së, për një standard që s’ekziston?! Qeveria greke e ka deklaruar haptazi qëndrimin kundër Aleancës Kuq e Zi, sepse ata kanë një qëllim kryesor: Të shtojnë artificialisht numrin e popullatës greke në jug të Shqipërisë për të kërkuar më pas autonominë e Vorio Epirit! Ata madje po përpiqen në mënyra të ndryshme për të shtuar ndikimin e politikës së tyre në jug të Shqipërisë edhe për destabilizim në pjesën kufitare. Njerëzit tanë, Sekretari i Përgjithshëm i AKZ, Prof. Dr. Myslym Pashaj, denoncoi marrëveshjen mes qeverisë shqiptare dhe asaj greke lidhur me kufijtë detarë në jug të Shqipërisë. Për shkak të denoncimit tonë, kjo marrëveshje u shfuqizua dhe nuk ekziston më. Ne kemi protestuar lidhur me këtë rast dhe kjo ka bërë që si qeveria greke edhe opozita greke, siç është Agimi i Artë, janë tejet kritike dhe agresive ndaj veprimtarive tona dhe përkrahësve tanë.
*Marrë me shkurtime
do shmangni berishen por jo pd dhe rezultati kelyshet e berishes do terheqin fijet nga prapavija me dosjet e korrupsionit qe kane mbi pd
Kreshniku ishte brilant ne perballjen me Bigajskin. Lideri i vetem qytetar ne gjithe trevat shqiptare.
na i shpjego ku e ka shkelqimin kreshniku kur pranon te beje koalicion me njeriun me te lig te shqiperise ilir meta.
ata qe duan vertet voten e shqiptareve duhet me patjeter ta shmangin dallaveraxhiun ilir hajdut meta.
organizata meta, duhet patjeter te jete jasht qeverise deri sa te mos kete me mundesi ti genjej shqiptaret me ora dore, dhe nga nje thes miell per votime.
THJESHT, META DUHET LENE NE HIJE SA TE THAHET.
Ta honksha zemren o Kreshnik se vetem Aleanca Kuq e Zi mund ta heqi Berishen nga pushteti. Jeni me te miret dhe e keni hallall voten tone
Emigrantët: Më 30 mars do të “shkallmojmë” ambasadat shqiptare nëpër botë
Presidenti i shoqatës “ILIRIA – LIDHJA E EMIGRANTËVE SHQIPTARË” me qendër në Romë, Vladimir Kosturi, i është drejtuar emigrantëve shqiptarë, duke i ftuar që më 30 mars të bashkohen për të shpërthyer ambasadat, nëse Shqipëria nuk miraton lejimin e votimit për emigrantët shqiptarë.
“Kudo ku jemi në gjithë botën, të shpërthejmë në mënyrë simbolike kangjellat e ambasadave dhe konsullatave shqiptare për të demonstruar faktin se ato ndërtesa janë bërë prej djersës, sakrificave dhe mundit tonë. Pikërisht, këtë ditë do të dorëzojmë publikisht edhe peticionin drejtuar presidentit të Republikës së Shqipërisë, z. Nishani, presidentëve të shteteve të të gjitha vendeve, ku ka raprezentanca diplomatike shqiptare dhe organizmave ndërkombëtare”, thuhet në deklaratën e tyre.
Po çfarë kërkohet në këtë peticion? Shoqata “Iliria – Lidhja e emigrantëve shqiptarë” thekson se kërkojnë: a) të drejtën e votës për të gjithë shtetasit shqiptarë kudo ku ato ndodhen dhe b) pavarësisht nga pjesëmarrja reale e emigrantëve në votime, pjesëmarrjen e të paktëve 40 deputetëve në parlamentin e ardhshëm shqiptar, të cilët do të përfaqësojnë diasporën shqiptare dhe kësisoj do të jenë zëri i emigrantëve shqiptarë nëpër botë dhe interesave të tyre.
…..40 deputana ne parlament!!!!
ja ke futur kot,cfare interesi kane emigrantet neper bote,qe te marrin pjese ne bourdheloparlamentin shqiptar…!!??
cfare interesi kan emigrantet shqiptare qe te marrin pjese ne parlamentin shqiptar ? mos bo pytje qesharake !
a nuk eshte parlamenti dhe shteti shqiptar me te cilin ata perfaqesohen kude qe ndodhen ? JA PRA , PER KTE I DUHET !
duke qene vet emigrant ata politikan ( nqs do behen dhe do marrin pjese ) do ti kthejn syte nga vellezerit e tyre ne ” kurbet ” se e kan provuar vet se c’do te thote ajo fjale e jo si ato pederastet qe rrine me telefona neper duar ne parlament e nuk mendojn per qytetaret e shqiperise , e le mo per emigrantet ! nuk e di a ke pare ne lajme apo ne video ate grekun qe u lirua ne Yemen vetem pas nderhyrjes se ambasades greke dhe konsullates ndersa ambasada jon as nuk eshte pergjigjur per qindra thirrjet qe i jan bere . Kte e tha vet ai greku .
ja turkoshaku Spahiu,popullit shqiptar i kane rene breket e ky karagjozi flet per Xr.Avg e Greqise……!!!!!
o bolengrenes na u hiq prej syshe se nuke eshte vendi jote ketu e dime cfare fare je prandaje largohu qe keteje,,
O niku a e dorezove padne ne gjykaten kushtetuese per ndarjen e mandateve?
O niku po sikur salen do e rrezoje para zgjedhjeve? Cne ndryshove mendim????
vazhdo o nik spahiu vazhdo, se ke fajin ti. Ska shtet ktu se ti duhet te ishe duke u kalbur ne brug tani! porrrrrrr me mire vone se sa kurre ? populli nuk harron se kto gjykates plera e sistem drejtesie dhurata nga ty e shokut e tu kemi. populli nuk harron ?
A mor maskara, mor pis, mor ndyresire qe ke paftyresine dhe del dhe ben te ndershmin dhe atdhetarin kur fytyra qe ka sot drejtesia shqiptare eshte ajo qe eshte fale teje dhe atij horrit me mbiemer Topi. Keni “kontribuar” fuqishem ne formimin e kesaj klase te “admirueshme” gjyqtaresh qe gezojme sot fale emerimeve te bazurara vetem ne “ndershmeri” dhe “meritokraci”.
Largohu o kerme sa s,eshte vone nga komentimi brutal zaziqi-sufllaqi i gazetave shqiptare o debil grekojevgjitegjyptian
Bashkimi i gjithë shqiptarëve, para anëtarësimit në BE!
Faik KRASNIQI
Dules, Bollanos, Miles, Berishës, Metës, Ramës dhe të tjerëve parulla “Bashkimi i vetëm është ai i gjithë rajonit në Bashkimin Evropian” u vjen nga i njëjti vend, nga Athina. Pra duke zbatuar këtë që thonë këta atëherë i takon të mos bëhet asnjë herë bashkimi i kombit në një territor të vetëm.
Kur Vangjel Dule kthehet nga udhëtimi me itinerar Greqi-Shqipëri u thotë atyre që takon “…sapo arrita nga atdheu im…”. Dules nuk kemi pse t’i themi “…more shtetas shqiptar përse bën politikë antishqiptare…”, pasi ai ka të drejtë të mbrojë interesat e kombit të tij. Ai është korrekt në respektimin e standardeve morale. Por këtyre bashkëkombësve tanë çfarë t’u themi “Përse se doni kombin tuaj???”. Edhe në Kosovë e njëjta gjë, politikanë dhe publicistë prosllavë i bëjnë shumë reklamë kësaj parullës së Dulës. Këto 100 vjet Athina dhe Beogradi kanë ditur të merren me vesh midis njëri-tjetrit, kjo sepse shumë shpesh u janë përputhur interesat gjeopolitike.
Shqiptarët duhet të bashkohen përmes referendumit! – Shqiptarët duhet të bashkohen. Procesi i integrimit në një aleancë të përkohshme që është ngritur me qëllimin e vetëm të sheshojë kontradiktën franko-gjermane nuk nënkupton bashkim të shqiptarëve. Gjermania, fare mirë mund ta realizonte bashkimin e saj, që edhe i ishte ndaluar de jure, duke pritur edhe ajo, Republika Federale e Gjermanisë, që pjesa tjetër, Republika Demokratike e Gjermanisë, të demokratizohej, dekomunistizohej, të arrinte nivelin ekonomik të pjesës tjetër, të sheshoheshin diferencat që kishin lindur midis dy pjesëve gjatë kësaj periudhe ndarje. Por, jo. Gjermania zgjodhi për bashkimin e saj, rrugën më të shpejtë, më të drejtë, më të pastër, më humane, më ligjore, para së cilës edhe kundërshtarët më të rreptë të bashkimit të saj, Britania e Madhe e Theçerit dhe Franca e Miteranit, nuk kishin çfarë të bënin. Sepse bashkimi i Gjermanisë u krye në bazë të vullnetit të lirë të gjermanëve. Dhe si u krye. Populli çau murin dhe në mënyrë plebishitare u bashkua , u përqafua. Si mund ta ndalonte, Britania e Madhe dhe Franca? Të njëjtën strategji duhet të ndjekë edhe bashkimi shqiptarë, vullnetin e popullit. Referendum. Nëse shqiptarët votojnë Po, nuk ka Evropë që i ndalon. Nëse serbët e Bosnjës duhet të bashkohen me Serbinë le të bashkohen. Referendumi për bashkim kombëtar duhet të vlejë jo vetëm për Kosovën dhe Shqipërinë, por edhe për pjesën shqiptare të Arbërisë (Maqedonisë), Kosovën Lindore (Lugina e Preshevës), Malësinë (Malit të Zi), pak më vonë edhe Çamërinë, se a duan të bashkohen në një shtet të vetëm shqiptar, apo jo!
Bashkëshorti i Kancelares, Angela Merkel pyetjes se cila ishte dita më e gëzuar e jetës së tij iu përgjigj: Dita e bashkimit të Gjermanisë. Këto janë ditët që definojnë jetën e një kombi, jo ditët e anëtarësimit në aleanca të përkohshme dhe pa një të ardhme të qëndrueshme. Kombet i kanë qëndruar vështirësive, aleancat ekonomike dhe politike janë fluide dhe ngritën edhe në bazë interesash ekonomike, të besimit, pse jo edhe racore.
(Autori është publicist nga Prishtina dhe anëtar i Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të’’ALEANCA KUQ E ZI’’)
ahh moj mia moj shurre po pse topi e spahiu e jo baca jot ah kriminel maskarej
Per Kreshnikun!
Nje antar i juaj(Diku ne Evrope,por eshte dhe njeriu im) me tha se Kreshniku do beje kualicion me Saliun! Dhe per kete ishte shume i e shqetesuar,serjozishte,Kaq.Tani te flasim me shtruar.Une vete jam i majte dhe s’te kam dashur thjeshte per te djeshmen… Edhe thosha,-Kur e menderosi Meta qe ishte i majte,po ky qe eshte i djathte?! Nejse,po kethehem ku e lash. Kjo fjale ka dale nga nje student qe ka te bejeme drejtorin e thesarit aty(Ne mos eshte vet i biri) edhe po qarkullon gjitheandej… Per mendimin tim,( I’a thash edhe ati qe ish i shqetesuar),Saliu ka shperndar njers per te thene kete llaf vetem e vetem qe te ti beje miqte e tu student te tremben nga ty,medemek te largohen prej teje. Mos e nenevlefteso kete. Te uroj gjithe te mirat per te miren tuaj e te familjes tuaj,per te miren e Shqiperise,per te miren tone.
VENDIM
DITEN E SHTUNE ORA DHJETE, ME DATE 9, TE GJITHE NE SHESHIN NENE TEREZA PARA KORPUSIT TE UNIVERSITETIT.
Thirrja jone do te jete:
TE ZHDUKIM QELBESIREN
I bejme thirrje gardisteve, te distancohen nga urdherat e shefave te tyre, se nje bashkepunim me pushtein e Sali Berishes, do te thote denim me vdekje dhe per familjaret e tyre.
I bejme thirrje familjareve te gardisteve, te mos lejojne te afermit e tyre te behen mish per top per llogari te pushtetit te Sali Berishes, ne te kundert do te marrin denim me vdekje dhe te familjarve te tyre.
TE ZHDUKIM QELBESIREN
Te gjithe ne sheshin Nene Terza, para korpusit te universitetit, diten e shtune me date 9 ora dhjete, te rrezojme komunistin e fundit ne pushtet.
21 JANARI FYTYRA FASHISO-NAZISTE E BERISHES !
Vendimet e gjykates per lirimin nga burgu te tre te denuerve per 21 Janarin tregojn fytyren e vertet te Sali Berishes si nje Fashisto-Naziste. Me kujtohet ne dokumentaret e luftes se dyte Botrore ku Ducja deklalonte se shteti jam une.! Se ligji jam une.! Dhe se Zoti jame une.! Te njejten gje ben edhe Sali Berisaha ketu e 22 v jet.
Berisha me gjak e ka filluar skenen politike dhe me gjak do ta mbyllja. Kjo duket asicare ku Berisha eshte i prirur qe shqiperin ta kaloj perseri nje katastrofe me te keqe se ajo e 1997. Be vllejzer ka provokuar gjithmon .Berisha ka vrare dhe asnjehe nuk eshte paraqitur ne dyert e drejtesise .Edhe nje here qe ish kryeministri Socialist Ilii Meta e ndaloi per dy ore kjo paska qen nje farse mashtrues sa per te mbuluar opinionin per aferat korruptive qe ben me thesalin e shtetit e kryesishte me floririn Shqipotar . Kjo tashme po duket Sheshit.
Ne ket loje Fashiste nje ndar me te akuzuari eshte edhe ai qe nuk ben heshtje varri Ilir Flori Meta i cili kerkon te mbulohet me ombrellen e Berishes per ta kaluar situaten pa u lagur, pore populli shqiptar ate dite i kishte syte tyek protesta e 21 Janarit ku te gjith pane se cu be dhe degjuan edhe dekletar e Saliu dhe te Ilirit i cili ky i fundit i cilesoi ca kokepalare.
Dua te them me ket koment se Berisaha gjate gjith kohes qe ka dalur ne skenen politike ka bere dem tuar popullin shqiptar nga te gjith anet si ne ate ekonomike, ne ate politike , shoqerore dhe mbi te gjith Berisha ka pordhosur ligjet kushtetues duke i perdorur ato si leter higjenike. Berisha eshte tamam ne armiqesi me popullin shqiptare.
Une ne ket komente po jape ne detaje sa si e ka shkelur ligjin Sali Berisha. Keto qe kam shkruajtur jen pak, komentue te tjer edhe munde ti plotsojne.:
.1.JA SI E KA SHKELUR LIGJET SALI BERISHA. pasi 20 vjeet rrjeshte ka vene ne funksionim lufte e re klasore duke zvensuar instruksionin e KQPPSH me ligjit 24/1 dhe per pasoj akoma jo ligjerisht e zbaton kete ligj.? Duke hequr specialistet me te mire nga puna e kjo ne emer te “Demokracise”.? Dhunimi i Demomokracise a munde te konsiderohet politiken njesh.Referoj ngjarjeve ne Tiran.Drejtori Bashkise rrahe punonjesit duke i larguar nga puna me dhune.?
2 JA SI E KA SHKELUR LIGJET SALI BERISHA pasi i ,theue embargon botrore te naftes kunder Serbise Sali Berisha i dha Nafte Serbise , nafte e cila vuri ne levizje maqinerin luftarake te Sllobodan Millosheviçit kunder poullit vlla te Kosoves. Kunder nje populli te pa mbrojtur. . Nafta e Berishes vrau gra ,femij, njerz te pa fajshem. Ne Kosove e Bosnje. A ka humbje nderi te shqiperis me shume se kaq zotri “intelektual”.
3. JA SI E KA SHKELUR LIGJET SALI BERISHA pasi, bere , rrenimin ekonomik nepermes firmave piramidale si dhe renjen e shtetit.Kjoskzimi i qyteteve dhe veçanrishte i Tranes.? Nga kjo ngjarje gjeten vdekjen mijra shqipatr te pa fajshem. Ai u talle me kete popull bashk me Fatos Nanon, kur thoshte: Ti Berish, i veshe Nenat shqiptare me te zeza. Ndersa Berisha Nanos, i thoje :ti je klani zemunit. Dhe tani hani bashke.
4 JA SI E KA SHKELUR LIGJET SALI BERISHA pasi para 20 vjeteve mashtroj puntoret , ku ne programin e PD-se ishte berja e minatorve puntor bashkohore po ashtu dhe profesione te tjeraBerisha ua mbylli deren e punes puntoreve duke i flaken ne rruge te madhe . Si u be me minatoret e Burrelit.Ku gjenden sot ata.? Si po hiqet shqiperia nga harta industriel , bujqesore dhe po kthehemi me keq se ne vitet 1939.
5 JA SI E KA SHKELUR LIGJET SALI BERISHA pasi tentoi te ndryshoj rregjhinmi ne shqiperi, pasi ne forma mashtruese deshi te ndrroje rregjimin duke u shpallur mbret. Çndodhi me kushtettuten e viti 1995 e cila u hodh poshte me referendum.? Kjo eshte historia prapa krahve
6. JA SI E KA SHKELUR LIGJET SALI BERISHA pasi i qellimishte e shkatrroj shtetit ne vitin 1997 Ketu Berisha mobilizoi militantet e PD-se dhe nje pjese te anadollakeve ne veri te shqiperise per te sulmuar Jugun e shqiperise ,te cilet u kthyen me turp Dy rrebelime njihen ne Historine te dhembshme, Rrebelimi i Xhafer Deves ne vitin 1943, kunder Jugut dhe i Sali Berishes ne vitin 1997.Po ne vitin 1998, deshi te marre pushtetin me dhumn duke perdorur edhe kufomen e Azem Hajdarit Ky eshte grushti i shtetit dhe berisha krijoi beri mekatin me te madhe duke perdorur edhe kufomen e te ndjerit Azem, per karrigen e tije..?
7 JA SI E KA SHKELUR LIGJET SALI BERISHA pasi me qellime te caktuera e futi vendin tone ne organizaten islamie Berisha po perpiqet te krijoi kushte per talebanet ne shqiperi kjo u vertetua edhe gjate viteve 1992-1997.
8. JA SI I ZBATOI LIGJET SALI BERISHA pasi Kur bere Shkatrrimi e industrse sone qe u ndertua me mundin dhe djersen tone. Berisha dhe Jozofina e shiti per skrap. Ne se Enveri bente nga nje veper ne çdo pesvjeçar Saliu dhe Jozofina , vite pas viti qe 20 vjet shkatrroni duke i hequr keto vepra edhe nga harta e shqiperise
9 JA SI E KA SHKELUR LIGJET SALI BERISHA pasi. vrau ne Gerdec.?. Dhe qendrimi i qeverise eshte tejet mashtues, fajtoret jo vetem qe nuk denohen pore edhe behen ministra.? A nuk eshte nje histori mekatare , ku Berisha me Gerdecaret , ku nga ky gjeten vdekjen 26 veta dhe 355 te tjer u plagosen Kata nuk u vran se ishin ne lufte pore u vrane per te perfituar vet dhe oborri qeveritar. shqiperi.? Ndofta kjo te duket pake .
10 JA SI E KA SHKELUR LIGJET SALI BERISHA pasi Ku hoqe ligjin dhe vendose kanunin duke futur ne hasmeri gjysmen e veriut jane i ngujuar mijra femije shqiptare per efekte te gjakmarrjes femijet, nuk shkojn dote ne shkolle. Berisha qellimishte zv/soi ligjin me kanunin kjo nxiti vllavrasjen duke krijuar nje hasmeri te dyfishte ne njeren ane popull i mes veti dhe nga ana tjeter populli me Sali Berishen. Nga dokumetat e shoqates se pajtimit te gjeqeve deri tani vllavrasja ka marre 10 000 viktima. Pjesen me te madhe e ze veriu i shqiperise nga eshte dhe ky kryeminister fallco dhe vendi i tije Tropoja zen vendin e pare. Ky vet eshte nga Veriu e dine mire psikologjin e malsorit perse nxite vllavrasjen? Apo per tu hutuar ata qe te mos kerkoj llogar,
11. JA SI E KA SHKELUR LIGJET SALI BERISHA pasi kur ,favorizon qarqet atishqiptare Greke, sote pas 20 vjetve demokraci u del para shqiptarve dhe u thot. Ja une ua solla Janullatesin ne shqiperi dhe humba autoqefalin e kishes Ortodoksde shqiptare.? Per kete dualet juve te dashur qytetar qe rezuat diktatorin, me duar tona rrezuam nje diktator dhe sollem nje Tirane.? venjen ne krye te kishes autoqefale shqiptare nje prifte Grek te çuajtur Janullatasi.i cili kurr nuk ka qendruar ne pozicionin e tije fetar por eshte marre me politik te hapur antishqiptare. Konkretishte.
– Ngritja e momerialit te ushtarve grek ne tokat shqiptare.
– Dhenjen e 355 milje det Greqise.
– Lufta e tije per greqizimin e shqiperise ku hape shkolla greke edhe atje ku nuk ka minoritet,grek.
– Regjistrimi i poullsise mbi baz vetdeklarues si dhe rregjistrimi i pasurise se palujtshme te minoritetit grek nga qeveria greke?
-Deklarata e Konsullit Grek ku deklaron qe Korrça eshte Greqi etj.
-Para realizove 12 pikat e Mici-Tacesit qe ti dhe qe ne vitin 1992. Pra Berisha sot duhet te jape llogari para qytatarve shqiptar dhe para zotit.-Berisha hoqi dore tersishte nga keresa per zgjidhjen e çeshtjes çame. Keto kerkesa per rregjistrim jane hjedhur poshte nga 5-se fuqite e medh qe ne vitin 1919 dhe sot ato po vihen ne zbatim nga nje antishjqiptar qe eshte Berish.Po kjo nuk eshte humbje morali,Ky ka humbur shqiperin.!
12 JA SI E KA SHKELUR LIGJET SALI BERISHA pasi kur nxore shqiperin ne shitje.Shqiperia nje evro . Nje shitje e tille nje mashtrim i tille ka krijuar nje mekat te pa pa pare ndonjeher.Ne keto kushte Serbet turravrap me Fazliçin vazhdojne te gelltisin ekonomin shqiptare dhe me vone edhe te realizojne qellimet e tyre te mbrapshta kunder shqiptarve.Ky eshte makati me i madh qe i bere popullit shqiptar. \
13. JA SI E KA SHKELUR LIGJET SALI BERISHA pasi Nuk harrohet vjedhja e shqiptarve , me Lule Bashen ne rrugen e kombit. Ne perudhen e berishes lulzoi edhe me shume korrupsioni si rezultat i luftes kunder korrupasioni nga opozita sote jane 4 Ministrat,qe jane te penalizuar ? A nuk eshte mekat te pasurohesh ne kurriz te shqiptarve.? Zoti nuk thot te hash djersen e tjeteri. Ky rezultat beri qe shqiperia te mos afrovet si vende kandida perse.? Se Berisha punoi keq.
14 JA SI I ZBATOI LIGJET SALI BERISHA pasi Pasi me daten 21 Janar 2011 ne demonstraten e organizuar vrau 4-ter, veta dhe dy te tjer vdiqen pas demonstrates si rezultar i reflekseve te kesaj ngjarje. Pra Berisha krijoi nje , histori te zeze njelloj si Rexzhep mitrovice qe gjakosi rruget e tiranes me 4 shkurt te viti 1944, pra edhe ky gjakosi bulevardin me 21 Janar si Rexhep Mitrovica. Pra ne histori do te ngelet: “Satrapi Berisha dhe bulevardi i pergjakur.”
15. JA SI E KA SHKELUR LIGJET SALI BERISHA pasi nuk ka te ndalur.Per te mbajtur pushtetin tashme me pushtim ai vjedh dhe pushton organet e pavarura si gjykat e KQZ per te mbajtur pushtetin me force. vjedhjen e votave nga qeveria dhe mosberjen e transparences. Berisha dhe Meta nuk ben transparencen duke e lene pa legjitimitet qeverin e tyre.Vjedhja e votave eshte kthyer ne sistem nga keto qe thashe me larte. Kjo histori po e ben shqiperin te rrezikoje republiken. Shqiperia ne rrezik nga keta njerz qe historikisht qe 20 vjet vazhdojne ta pushtojn demokracin shqiptare dhe asnjeher ta fitojne.
16. JA SI E KA SHKELUR LIGJET SALI BERISHA pasi Kur berisha e mori popullin shqiptar 95 % ishin te arsimuar tani shqiparve u hoqi diturine.Nuk ka mekat me te dhembshme sa te lejsh nje pjese te femijeve shqiptar pa arsim ku nuk dine te shkruiajne ase emrin e tyre dhe ne vende te firmes do te vendosin gishtin. Aktualishte sot kemi 13 % e te rijve pa arsim fare.
17. JA SI E KA SHKELUR LIGJET SALI BERISHA. kur shendetsia shqiptare eshte shkatrruar dhe demtuar totalishte.Populli nuk ka para per ti perballuar problemeve shendetsore. U mbyllen mijra ambulanca ne fshatra, dhjetra qendra shentesore.Sherbimi spitalore u shkatrruar i teri.u fute m mitmarrja ne sherbimin shendetsore ne te ngjkitha kategoeitew etje.
18. JA SI E KA SHKELUR LIGJET SALI BERISHA, rehabiletoj tradhetari Mbretin Zog.koloboracionistin dhe tradhetarin e kombit shqiptar, mikun e ngushte Nikolla Pashicit.Lexoni konventen Nikolla Pashic –Ahmet Zog dhe do te bindeni. Ahmet Zohu vrasesi i patrioteve dhe herojve shqiptar, Hasan Prishines ,Bajram Currit, Riza Ceroves, Avdi Rustemit Deputeti i Kosoves, Elez Isufuin, Patriotin dhe firmatarin e Pavarsise se Shqiperise Luigj Gurakuqin e plote te tjere. Ahmet Zogu njelli si Berisha qe shiti Detin dhe ai kishte shitur Shenaumin, Vermoshin dhe si tradhetar ai nadloi cetat luftarake te Kosoves te ankaroheshin ne prapavijen e tyre teke Nena Shqiperi. Imagjinoni vllejze shqiptar c`do te ndodhte me Kosoven ne se Qeveria Socialiste do tu mbyllte kufirin, por jo vetem qe nuk ua mbylli pore dhe i ndihmi deri ne pavarsin e tyre. E ja Pra se c`beri Berish Ja se c`u solli shqiptarve si ndryshim.
degradua ne nivel shume te ulta, ku hiustorikisht nuk munde te krahasohet kurre me historin 50 –vjeçare te sistemit te kaluiar.
19. JA SI E KA SHKELUR LIGJET SALI BERISHA pasi la shqiperin pa armaten ashqiptare. Jemi i vetmi vende ne bote qe nuk kemi armate. Berisha “mburret” me hyrjen ne Nato. Pore perse vendet e tjra kan ushtri bile edhe te sofistikuar me tekniken ma moderne te kohes ndersa ne shqiptaret duhet te jemi pa armat si ne kohen e turkut ku shqiperia nuk ishte shtet per te mabajtur ushtri.? A ka mekat me te madh se sa djali shqiptar te jet i privuar nga njohja ushtarake..!
20 JA SI E KA SHKELUR LIGJET SALI BERISHA pasi u hoqi akademin e shkencave dhe me tendence per korrigjimin e historise ka tentuar te heqe faqet e historise thesare te shqkelqyera duke u munduar te vej dore deri dhe tek historia e Skenderbut, tek Ismail Qemali e shume te tjera. Ka pordhosur epopen me te lavdishme te luftes Nc-çl e plote probleme te tjera. Pra Berisha tenton te vej ne histori ato rryma politike qe i kthyen pushken kualicionit antifashit botrore gjate luftes Naciaonal-çlirimtare. A ka mekat me te madh sa te tallesh me heroit dhe deshkomet e kombit.?
21. JA SI E KA SHKELUR LIGJET SALI BERISHA pasi kohet e fundit shiti detin ku po te mose ishte PS e shqiperise qe ta denanconte ne gjykaten kushtetuese neve sopt do te kishjim 355 milje det me pake . 355 milje ajre dhe drit me pak dhe 355 milje tok me pak. pra berisha duhet te jape llogari para poullit shqiptar per keto akete historike, kaq te rende per popullin shqiptare
22 JA SI E KA SHKELUR LIGJET SALI BERISHA pasi e mbushi shqiperin me plehra te evropes.Pa marr parasyshe rreziqet qe i sjell vendit
Ja sa te drejte ka partia socialiste e shqiperis qe nuk i voton ato tre ligje .Ja ku eshte drejtesia e Berishes dhe qeveris qe Drejton.? Keto kembana nuk kan ren sot keto kane ren qe heret pore pranda Berish e ka tejkaluar kupern teni i vuri kapakun ku ligjet shqiptare tashme nuk funksionojne dhe shqiptaret seriozishte ndjehen te kercenuar.,
Ketu duhet te nderhyje e gjith faktori nderkombtar per te frenuar kete makrabite ne i cili po cenon cdo dite shqiptaret.
Kreshnik Spahiu, ti do te jesh ne banken e te akuzuarve per shkelje te ligjit, sapo te rivendosim shtetin ligjor. Krimet e tua ne krah te Berishes nuk do te harrohen. Ti kujton se me deklaratat e tua qe u del boja cdo dite e me shume, do tu hedhesh hi syve njerezve, ketu gabohesh. Deklaratat e tua jane gjithnje e me kontradiktore. Nje here shprehesh qe do ta shporresh Berishen para zgjedhjeve. Nje here tjeter thua qe pas zgjedhjeve do ta futesh ne burg Berishen. Nje here tjeter thua qe do te shmangesh koalicionn me Berishen. Tani te pyes: Si do te shmangesh nje koalicion me Berishen, kur ti thua qe do ta futesh ne burg? Nese ai denohet nuk ka me vend per tu diskutuar per koalicion. Apo do te besh koalicion me ate kur ju te jeni te dy ne te njejtin burg?!
Ti Kreshnik Spahiu je karrierist me i keq se Berisha dhe je gati te shkelesh mbi trupa njerezish vetem qe te mbash karriken tende.
Kreshnik Spahiu nuk e ka per gje qe te mashtroje. AKZ u formua dhe financua nga sali Berisha per ta mbajtur ne pushtet ate, nepermjet koalicionit paszgjedhor. Ky eshte fakt dhe do te vertetohet plotesisht pas Qershorit