INTERVISTA/ Artan Hoxha: Berisha po sillet me Shqipërinë si me kullën e Haklajve në Tropojë

8 Shkurt 2013, 10:31Politika TEMA

Ditën e 21 Janarit, ai ishte i vetmi që kapi flakën e tytës së Agim Llupos teksa ekzekutonte në bulevard, Ziver Veizin. Gazetari Artan Hoxha rrëfen pas vendimit të treshes gjykuese se si e priti vendimin, si e kishte parashikuar verdiktin e gjykatës, çfarë mendon për drejtësinë, rolin e ambasadorëve dhe pasivitetin e opozitës që dëgjon kaq qorrazi ndërkombëtarët. Hoxha thotë se në krimet ku është i përfshirë Sali Berisha, nuk ka kurrë të dënuar dhe fajtorë, sepse ai i mbron vrasësit e tij deri në fund. Ashtu bëri me serialin “Haklaj”, ku policët e implikuar në ato ngjarje i ka bërë drejtorë të rëndësishëm në polici, ashtu u soll edhe me zhdukësit e Remzi Hoxhës dhe me ngjarjen e Azem Hajdarit, deri tek ato të 21 Janarit. Intervista e plotë për gazetën “Dita”….

Pafajësi për të akuzuarit për vrasjet e 21 janarit! Ishte ky vendimi që prisnit?

Për të qenë i sinqertë jo vetëm që e kam pritur por dhe e kam parashikuar qysh në fillim. Kujtoj se vetëm 3 ditë pas ngjarjeve të 21 janarit, kam qenë i ftuar në një studio televizive për të folur për atë që kishte ndodhur. Në një moment moderatori i emisionit më pyet se cili ishte opinioni im në lidhje me hetimet e kësaj ngjarje. Nisur nga intuita e një reporteri që prej 17 vitesh merret me çështjet e drejtësisë, dhe sidomos me ngjarjet ku fut hundët politika, u përgjigja:”21 janari është një nga ato ngjarje me sfond të qartë politik, ku i implikuar direkt është kryeministri i vendit Sali Berisha. Nisur nga eksperienca e deritanishme, në asnjë rast ku është përfshirë Sali Berisha, drejtësia nuk ka mundur dot të zbardh ngjarjet. Viktimat kanë mbetur pa vrasës, vrasësit janë marrë direkt në mbrojtje prej Sali Berishës. Sali Berisha nuk i dorëzon kurrë vrasësit e tij, në të kundërt askush nuk do të vriste për të. Për fat të keq edhe 21 janari është një ngjarje e tillë. Të jeni të bindur që garda nuk ka qëlluar pa urdhër direkt të Berishës, ndryshe ai nuk do ti mbronte kaq stoikisht. Vrasësit e vërtetë të 21 janarit, pavarësisht optimizmit tuaj(moderatorit) nuk do të ulen kurrë në bankën e të akuzuarve, ndërsa ekzekutorët që po merren ne mbrojtje nga kryeministri do ti nënshtrohen një procesi që do të zgjasë pafund, dhe kur ne ta kemi harruar, ata do të jenë të pafajshëm”. Pak orë pasi u dha vendimi, hyra në arkiv dhe e dëgjova serish këtë opinion timin, për fat të keq kisha parashikuar saktë. Por të them të vërtetën,  më shumë frikë dhe tmerr lexova sot në fytyrat prej kllouni të tre gjyqtarëve të trupit gjykues, sesa në fytyrat e Ndrea Prendit dhe Agim Llupos. Këta të fundit ishin të qetë, sepse ata thjeshtë tërhoqën gishtin ndërsa vrasësi i vërtetë është dikush tjetër.

Gjykata tha se nuk u provua që vrasja ishte “me dashje”. A nënkupton kjo që është bërë një vrasje “pa dashje”?

E kam ndjekur nga afër hetimin dhe procesin gjyqësor. Personalisht kam qenë i pakënaqur si nga hetimi i prokurorisë ashtu dhe nga gjykimi i çështjes. Për një moment kam menduar se pamjet filmike  që tregonin qartë çfarë kishte ndodhur(të cilat, për pjesën që më takon mua, i kam vënë plotësisht në dispozicion të hetimit) si dhe ardhja e provave të pakundërshtueshme nga laboratori FBI-së do ta detyronin drejtësinë të mos bënte lojëra. Zhgënjimin e parë e pësova kur dëgjova pretencën e prokurorisë, ajo i referohej nenit 79 pika (e) dhe (dh) të Kodit Penal për të dy të pandehurit, dhe nga ana tjetër nuk kërkoi burgim të përjetshëm për ta. Nuk e di çfarë tjetër duhej të bëj një i pandehur, përveç se të vrasë 2 qytetarë të pafajshëm dhe të plagosë 4 të tjerë, për tu dënuar me burg të përjetshëm. Nëse vrasjet janë me dashje apo padashje, kjo nuk ka nevojë fare për koment. Ato i ka parë gjithë Shqipëria, i madh e i vogël, i ka parë bota. Nëse ekzekutimi live i Ziver Veizit nga Agim Llupo, nuk është vrasje me dashje, atëherë çfarë tjetër mund të jetë?!!!

Besnik Hoxha, Arjana Caca, Adriana Bera janë tre gjyqtarët që kanë dhënë vendimin për pafajësinë e Prendit dhe Llupos. I njihni këta gjyqtarë, dhe cilat janë vendimet e bujshme të tyre të mëparshme?

I njoh të tre gjyqtarët, thjesht prej profesionit të tyre. Qysh nga dje fotografitë e tyre i kam skeduar në arkivën time për të mos i harruar, së bashku me fotografitë e dy ekspertëve Ndoc Çardaku dhe Gani Jahelezi, që rrëzuan dhe teorinë e Ajnshtajnit para gjykatës. Në këtë dosje janë dhe shumë foto të tjera, të personazheve që kanë manipuluar këtë hetim dhe kanë fshehur provat e masakrës së 21 janarit, ku sigurisht nuk mund të mungonte ajo e mjekut të Spitalit Ushtarak, Sami Koçeku(njeriu që doli i pari dhe tha se vrasjet janë bërë nga afër me armë të lehtë).   Analogjia që kanë bërë gjyqtarët në vendim me rastin e vrasjes së kryer nga një karabinier italian nuk ka fare asnjë pik lidhje me vrasjet e 21 janarit. Sinqerisht “guximin” e tre gjyqtarëve për të dhënë këtë vendim të turpshëm, nuk e gjej as te kurajo e të pandehurve në momentin që hapën zjarr mbi viktimat.

Kryeministri Berisha çuditërisht tha se nuk ka koment për vendimin e gjykatës? Si ju duket ky kryeministër i cili kur ishte në opozitë fliste vetëm për gjykatën e Mark Abdisë dhe për çdo vendim që merrej nga gjykatat?

Është e kotë të humbësh kohën me spekulimet e tij. Mos harroni se ishte pikërisht Berisha që deklaroi se protestuesit ishin vrarë nga brenda turmës. Foli për çadra-pistoletë, thika me helm, për çakej e kunadhe të medias. Ishte Berisha njeriu që pengoi ekzekutimin e 6 urdhër-arresteve të prokurorisë, duke marrë atributet e gjykatës. Vetëm gjykata vlerëson nëse një urdhër-arresti i lëshuar nga organi i akuzës është i drejtë ose jo. Ishte Berisha ai që sulmoi kryeprokuroren si lavire bulevardi dhe kreun e KLD-së si horr bulevardi. Është Berisha ai që nuk paraqit asnjëherë në procesin Hajdari pavarësisht 56 thirrjeve të drejtuara nga trupi gjykues në adresë të tij.  Mos harroni çfarë ka bërë ai me procese të ngjashme me atë të 21 janarit. Sali Berisha është përgjegjësi direkt për rrëmbimin, torturimin, vrasjen dhe me pas zhdukjen pa lënë gjurmë të shqiptarit nga Kaçaniku i Kosovës, Remzi Hoxha. Ai jo vetëm që fshehu provat, mori në mbrojtje direkte vrasësit por mban në detyra të rëndësishme shtetërore zbatuesit në terren të këtij krimi makabër. Sali Berisha personalisht urdhëroi vrasjet në Tropojë, në vitet 1998-2000. Ai futi në konflikt dhe gjakmarrje për motive të qarta politike disa nga familjet më të njohura në veri të vendit. Sali Berisha sapo erdhi në pushtet dërgoi forcat speciale në kullën e Haklajve, kur ata(pleq, gra dhe fëmijë) që kishin shpëtuar nga hakmarrja e tij ishin larguar jashtë vendit. Pasi e çarmatosi me forca speciale kullën e braktisur të Haklajve, e sulmoi me lëndë djegëse, armë kundërtanke, deri në vendosjen e 30 kilogramëve eksploziv. Pasi e rrafshoi deri në themele këtë kullë shekullore, dhunoi barbarisht edhe varret e djemve të vrarë të familjes Haklaj. Këtë e bëri qysh në javët e para sapo erdhi në pushtet në gusht-shtator 2005, histori të cilën emisioni Xhungël e ka treguar në serialin “Dosja Tropoja”. Të gjithë oficerët, ekspertët dhe shefat e policisë në Tropojë që mbuluan krimet e urdhëruara nga Berisha, u emëruan në poste drejtuese në qarqet më të rëndësishme të vendit. Ajo kullë atje  rrëzë malit të Shkëlzenit në Tropojë, u sulmua, u dogj, u minua, u rrafshua deri në themele, u dhunuan varret për tu bërë shembull duke i treguar gjithkujt se çfarë do ta gjente nëse i kundërvihej Sali Berishës. Ja ku jemi sot, ngjarjet që kanë ndodhur e vërtetojnë pikërisht këtë gjë.

Cili mendon se do të jetë ndikimi i këtij vendimi tek njerëzit?

Vendimi ka qenë tronditës. Në qindra sms që kam marrë në faqen time në internet dhe në telefonin tim, kam parë nga irritimi për padrejtësinë që u bë në mes të ditës, faqe gjithë shqiptarëve, deri në dhimbje të thellë për atë që ka ndodhur. Mjafton të kujtoj deklaratën e Ambasadës Amerikane. Aty thuhej qartë gjithçka. Nuk e di çfarë do të bëj opozita me këtë energji të pashembullt popullore, që u provokua në mënyrë të paskrupullt nga ky vendim. Jemi bërë një vend qesharak, ku dhunuesit dalin ballë lart gjithandej në media dhe shesin parime e moral, ndërsa viktimat rrinë në heshtje dhe fshihen skutave se mos i prishin humorin kasapit të tyre.

Ke më besim në drejtësinë shqiptare?

Si mund të kem besim te gjyqtarë burracakë, sahanlëpirës të pushtetit, që depersonalizohen deri në atë farë feje, sa nuk guxojnë të flasin as për kolegun e tyre që u dogj i gjallë para kamerave në mes të Vlorës. Nuk kërkoj të bëhen Xhovani Falkone, se e di mirë që  nuk janë nga ajo gjellë, pasi politika është kujdesur që ti përzgjedhë kokërr më kokërr. Por është e neveritshme ajo çfarë bëjnë kaq haptazi. Shesin çdo parim profesional, human dhe etik për të mbrojtur mynxyrat e pushtetit, në mënyrë që pastaj të kenë të drejtë të vjedhin pafundësisht qytetarët shqiptarë. Shikojini me çfarë makinash lukzose prej dhjetëra mijë apo qindra mijë eurosh qarkullojnë nëpër Tiranë. Për këtë rracë juristësh tashmë është “turp të kesh  turp”.

Nuk po pyesim ç’duhet të bëjnë familjarët e viktimave (pasi është një çështje kombëtare tashmë. Kushdo mund të ishte vrarë). Çfarë duhet të bëjnë shqiptarët?

Shpesh herë kemi dëgjuar ndërkombëtarët që kërkojnë durim dhe vetëpërmbajtje nga opozita dhe qytetarët e pakënaqur. U thonë se në demokraci drejtësia vendoset me votë. Por bëjnë një “lapsus”, Shqipëria nuk është një demokraci, prandaj vota nuk vendos dot drejtësi. Opozita është duke ndjekur deri dhe  qorrazi këshillat e ambasadorëve të atashuar në Tiranë, duke harruar që mandati i një ambasadori është vetëm 3 vjet, ndërsa populli ka votuar të.  Në këto kushte në të cilat ndodhet vendi, edhe procesi zgjedhor i 23 qershorit është thellësisht i cenueshëm dhe i kompromentuar.

BOTUAR SOT NE DITA

41 komente në “INTERVISTA/ Artan Hoxha: Berisha po sillet me Shqipërinë si me kullën e Haklajve në Tropojë”

  1. loni says:

    cfare ndryshimi kan gjygjet e enverit hoxhes me gjygjet e ketij maloku,,te pakten enveri vriste rivalet e vete,,kurse ky vret popull te pafajshem,,,enveri te pakten i mbrojti kufinjte,,kurse ky i shet kufinjte,,cfare keni per te thene o maloker qe nuk po plas nje 1997 tjeter tju zhdukim nga faqa e dheut,,moj rrace e qelbet,,kupa po mbushet per ju maloket e qelbet,,dhe kur te plasi nuk do gjeni brime miu te futeni bashke me ate legenin sali…

    1. POPULLI SHQIPTAR says:

      nje realitet i qarte dhe dritherues.

      kaq shume masakra,nga nje njeri i vetem.

      cberi me shume sadami qe perfundoi ne litar?????????????

      rama duhet te degjoje zerin e mases qe e voton dhe jo trojken e ambasadoreve.
      atyre nuk ju intereson shqiperia por ju intereson paqja ne ballkan

      dhe them se nuk ka pse cenohet ballkani duke futur brenda berishen e bashen.

      rama e humbi me civilizim njehere per gerdecin kur i rahu shpatullat berishes,kete radhe nuk duhet ta HUMBASE.

    2. shkodra says:

      O shoku Loni – po ti qenke keq fare. Shpresoj te jesh ndonje grek shqipfoles se nuk do ta falja te ishe shqiptar.

      O koke qyp po sipas teje per te rrezuar nje gjakpires qe po i pi gjakun si “malokeve” si “mocaloreve” duhet lufte civile.

      Ne je trim shko e vrite ate kafshe qe po na pi gjakun. Jo vetem po na pi gjakun por ehde po na percan jug veri.

      Shko e vrite,e jo vetem do te pergezoja po ta vrisje por edhe do te te financoja me para po te ishe aq trim.

      Une nuk jam trim se po te isha do e vrisja une vete me duart e mia.

      Po ti sje trim – ti je nje mi kanalesh qe percon urrejtjen e shqiptareve jug- veri.

      Une jam shkodran por ta dish se jo ne shkoder por edhe ne tropoje e urrejne ate kafshe gjakpirese.

      Ashtu si ka maloke qe e mbeshtesin ka edhe mocalore qe e mbeshtesin….

      Gjeja e perbashket qe kane maloket dhe mocaloret qe e mbeshtesin kete kafshen eshte – INJORANCA.

      Eshte INJORANCA ajo qe kane te perbashket si maloket si mocaloret mbeshtetes te kafshes.

      Por edhe ti nese je shqiptar je shume INJORANT gjak nxehte.

      Nese je grek – atere kjo eshte puna jote qe te hash mut dhe te mundohesh te percash shqiptaret.

      1. Pelasgian says:

        Litarin per kafshen e Vicidolit dhe kelyshet e tij !

      2. Acid says:

        Reklame

        Ofrojme ACID falas per gjygjtare te pa gjykuar.
        Kontaktoni ne: jua q.. motrat dhe grate.
        Fax- ne pi.. te motres edhe ato gjygjtaret e (ndershm) qe se lujn Bythen

        Shenim: Ju lutemi mos na i ofendoni kurvat se e bejne per Lek.

      3. timo says:

        Shkodra jam shumë dakord me ju.Pykat që fusin disa, veri jug, bëhen, o nga injorantë o nga fundërina antishqipëtarë.

    3. Kulla bjeshkve says:

      Simbas qendrimeve te Qeverise Amerikane shokun Sali Berisha e pret nje fund si Sadammi,Kadafi apo Mubaraku,dhe me e bukura ka per te qene se te gjithe keto qe sot i lepijne bythen Sales,neser kane per ta share dhe kane per tu dukur si te persekutuar prej tij.

    4. tropoja says:

      o lon paske edhe emer maloku mor te shkerdhefshi maloket ato motrat po ne malokve na hani karin se krejt tiran e krejt shqipnia osht e jona….rroft SALI BERISHA ZOTI E BEKOFT …..posht edi rama me gjith ato lepujt e vet jam u qifsha gjith qa te ken ne familje .. edi rama ..tipik llosh zvocrre …

  2. dummy says:

    Pse mos te sillet?!! Ka me shume se 20 vjet ne politike/pushtet. Populli e ka mbajtur. Kjo tregon se ai eshte tarrallaku me i zhgjuar nder tarrallakt e tjere, dmth. bagetia.

  3. Latif Dreqi says:

    Nga foto ketu, pasi emrin nuk ia njoh, e lidh me nje ngjarje kete person. Me ngjet shume. Diku nga viti ’99-2000, isha student, dhe ne qytetin studenti kishte filluar zaptimi i tokave prane godinave. Kush e ka parasysh poshte godines 28-29 dhe 20 (me duket)jane dy shtepi trekateshe sot.Atekohe nuk ishin. Personi ne fjale erdhi dhe e zaptoi ate toke, madje duke bere sherr me disa njerez aty.Nuk e di a ishin ata pronaret apo si ky, “te forte”,kush e kush te zaptonte.ISha ne dritare dhe kam degjuar shprehje nga me te ndyrat nga ky, deri edhe “do marr kallashin do ju vras”.Iu mburrej qe ishte gjykates, etj.etj. Kush ka banuar ne ato godina apo ne qytet duhet ta kete parasysh si fytyre. Jam shume i sigurte qe eshte ai.Madje mendoj qe eshte gjyqtar nga ata 6-mujoret..Tan Hoxhes bravo i qofte, eshte gazetar rrace.

    1. Latif Syshqiponja says:

      Latif Dreqi, je shume i sakte. Ky gjyqtari me nje shpure si vetja e tij ne fund te viteve ’90 zaptuan tokat e nje familje tiranase, manipuluan dosjet, fallsifikuan dokumentat dhe gjyqet. Ato qe lane Latifi dhe shoket e tij te 6-mujorit te plepave, vazhduan ti marrin me letra fallco kusherinjte e Argita Berishes.

      Sa per kulture tokat qe kane zaptuar keta dhe fisi Argites, jane te familjes se Linda Rames, dhe une prisja qe znj. Rama ta thoshte kete padrejtesi ne intervisten qe dha ne Top Story.

      Por Znj. Rama na habiti me klasin e saj dhe nuk i permendi fare me goje llumin.

  4. Ushtar Lame says:

    po cjane keto, berisha andej, berisha ketej, te gjithe ankohen, te gjithe mallkojne e te gjithe i bejne be berishes se paska per te vajtur ne te s’emes.
    Vendimi i gjyqit dihej se is do te ishte ashtu si dhe gjyqet e tjara qe kane kaluar. Ja, si ua pret mendja juve, berisha me familjen eshte i implikuar ne te gjitha keto qe ndodhin, si mund te denohen ushtaret e tij, kur komandanti vete i rrahu si qen para se te qellonin mbi njerzit.
    Mos tu genjeje mendja o njerez, berisha u ka treguar me vepra hapur te gjitheve se po i shkele kemben te vret e ste paguan. Boll me mallkime si ato grate e liga se e kemi treguar shume here qe jemi nje popull qe vjen verdalle kot si mize pa koke.
    Prisni, prisni dhe ca se qershori po vjen, e mos te genjeje mendja njeri qe berisha me familjen do te iki paq. Prisni dhe pak e mos harxhoni frymen kot me mallkime, do tu duhet per zgjedhjet ne qershor.

  5. qyfli says:

    E kam thene dhe e perseris,Sali Berisha nuk e leshon pushtetin pa gjak.Shkurt shqiptaret qe te heqin qafe shpuren e tij duhet te ngrihen ne mosbindje civile.Te bllokojne shtetin banditesk.Ky i shkalluar e ka futur Shqiperine dhe tere rajonin ne nje spirale te rezikshme qe vetem nje zot ja di fundin.Shqiptaret nuk e dine si qeverrisen.

    1. mira says:

      i dashur Artan,me fal qe te drejtohem ne kete menyre,te njoh vetem nepermjet ekranit,por ti meriton nje bravoooo te madhe ,bashke me fiksin e disa medija te tjera,por me vjen shume keq qe ju po lodheni kot,pasi berisha ka dhene prova qe nuk degjon njeri sidomos kur eshte ne telashe te medha,por do zoti qe fyleja ta kete seriozisht ,ate punen e trupave te NATOS GJATE ZHVILLIMIT TE ZGJEDHJEVE NE QERSHORE,DHE MENDOJ,SE VETEM ATEHERE MUND TE SHPETOJME NGA KJO MONSTER E TENTAKULAT E TIJ,

  6. VERONIKA says:

    Respekt Artan Hoxha,pèr gjithè punèn tuaj.
    Prekuroria,ka bèrè kèrkesè tendecioze,njè mendje e ftohtè dhe njè ekspert i kètij profesioni,e kupton menjèher.E kuptova qè kur lexova kèrkesèn pèr dènimin e tyre,pèr vrasje tè qèllimshme.Nuk qèndron,çdo gjykatès do tè ta hidhte poshtè.Mè vjen shumè keq qè po i shkruaj kto rreshta,por kjo èshtè e vèrteta.Duhej kèrkuar pèr vrasje nè rrethana cilèsuese,dhe me agravimin e qèllimit nè zona trupore ku njeriu vdes,pa paralajmèrim,pèrdorimi i fishekève jo mèsimor,etj.etj.Pèrsèris,hetimi èshtè qesharak dhe çdo gjykatès do ta hidhte poshtè.Kjo duhet qè tè na spiegojè sa mè qartè figurèn e “Lavires sè Bulevardit”,titull nè ktè rast mèse i merituar.
    Ata janè dakort nè çdo gjè,jam e sigurt se po tè hetohet imtèsisht,do gjejmè njè akord ,midis prekurorisè dhe gjykatèsve.Ktu nuk shfajèsoj gjykatèsit-kjo tè jetè e qartè,janè tè dyja palèt pjesè e njè mekanizmi tè ndyrè.Artan,pregatitu i dashur,sepse *zbulimi* mbi vrasjen e zt.Nika do tè çudisi,do tè çorodisi fare.Ktè do ta bèj ky Llalla i ndershèm,ka njè ngjashmèri tè habitèshme midis ktij dhe A.Celès–ehe ngelen figura qè i shèrbyen regjimeve,duhet tè ngjajnè patjetèr!

  7. LIRIA says:

    SALI BERISHA po kerkon vamen PO SHUME SHPEJT do te gjeje vumen.

  8. dimer says:

    -..gur shahu ne nje loje pa mbarim..(pa fund]

  9. era says:

    Po pse u be cope amerika dhe europa bashke, qe te rezonin diktaturen ne Shqiperi dhe e quajten sukses?!! Eshte e qarte fare qe edhe ata e dine qe ketu me te gjithe pushtetet e kapura dhe me vrasjet qe ben qeveria ketu kemi te bejme me nje diktature te drejtuar nga nje ish sekretar i partise se diktatures.
    Keta po bejne budallnej popullin shqiptar apo jemi ne hajvaner qe e presim qe liria ( jo e serbit te tropojes) te na bjere nga qielli???!!

  10. Ilir says:

    Ne kete pike ku kemi rene nuk jemi prej Sali Berishes,por prej opozites se Edi Rames dhe gjithe pasuesve te tij memece e interesaxhinj.Sali Berisha dihet qe eshte nje malok kafshe por pushtetin e tij absolut e ngriti per shkak te impotences dhe kapjes se Edi Rames i cili e detyroi popullin e vrare e te revoltuar te rrinte urte e te pranonte krimet e Saliut te kapur ne flagrance me pushke kunder njerezve.
    Une po jua them te gjithe atyre qe e lexojne kete blog se reagimi ndaj krimit te djeshem do te percaktoje fatin e zgjedhjeve dhe te pushtetit ne Shqiperi.N.q.s.Berisha do e kaloje pa u lagur tani shfajesimin e ekzekutuesve te tij,zgjedhjet do te jene totalisht nje farse.Qellimi i Saliut me vendimin e djeshem ky eshte,qe te inkurajoje dhe te hedhe ne sulm per te vjedhur sa me shume vota te gjithe banditet dhe kriminelet e tij maloke.Me kete vendim u thote krimineleve se kur vrame ne mes te dites dhe nuk na gjeti asgje,se kemi fare problem te votojme nga 5-6 here,te mbushim kutite me vota dhe ti detyrojme me kobure tek koka komisioneret e opozites qe ti firmosin te gjitha keto.U thote komisionereve te Rames ose merrni ndonje lek e firmosni procesverbalet ose do te hani ndonje plumb apo leve pas kokes.Ajo qe ndodhi tek-tuk para kater vitesh do te ndodhe ne menyre masive kesaj here ne te gjitha zonat ku sundojne maloket.Ato avantazhet ne sondazhe me te cilet mburret ne menyre idiote Edi Rama ashtu sic ka bere perhere,Saliu i permbys ne menyren me spektakolare.
    Edi Rama dhe te tijte kane vetem nje rruge qe te mundin Berishen.Te dalin nga ky parlament,te bashkohen me te gjithe opoziten e re dhe
    ta rrezojne me proteste dhe mosbindje civile Sali Berishen.Ne te kundert te mos derdellisin dhe mashtrojne kete popull te vuajtur e te mpakur per”fitore te sigurte”,se maksimumi qe mund te arrijne eshte te bejne tradhetine e madhe sic beri Ilir Meta para kater vitesh e te hyjne ne qeverine e Saliut ne se ky i fundit megjithe manipulimet nuk arrin ta kape 50%.

    1. Silva says:

      Jam plotesisht dakord me parashikimin tend Ilir.Ajo e djeshmja eshte prova me e forte se vjedhja dhe manipulimi i votave jane nje pune fare e lehte per ata qe vrasin diten per diell ne mes te bulevardit dhe dalin te pafajshem neper gjykata.Qetesia qe Edi Rama po tregon prej kohesh pas ketyre ngjarjeve eshte qetesia e atij qe e ka te sigurte se do te jete ne taven e pushtetit per te fituar para.Ne mos si kryeminister,si zevendes i Saliut ne qeveri me te.Tamam sic beri Ilir Meta ne 2009.

    2. Skela says:

      Analize e sakte dhe realiste. Bravo!

    3. laraska says:

      Shume analize e sakte! Edi Rama e ka shitur Shqiperine qe ne 2008 me dryshimet kushtetuese dhe me ngjarjen e Gerdecit. Dje thjesht sa e vulosi publikisht kete tradhti duke deklaruar “pas 23 qershorit Sali Berisha do mbetet thjesht nje kryetar opozite?” A KA DEKLARATE ME KRIMINALE SE KJO???

  11. horri i bulevardit says:

    e bukur, e fuqishme kjo faqe gazetes!! un e pshtyva q n mengjes, m doli pak nga marazi q kisha brenda

  12. Ivani i madh says:

    me qe z.Fylje ka thene qe duhet te vijne trupat e NATOS do kete mare vesh dicka qe krimineli Berisha prap si ne 97-en se leshon pushtetin pa gjak se Kadafi po e theret. Pandaj me qe e ka thene ai opozita dhe njerezit duhet te bejne gati armet per tu perballur me egersiren e plagosur.PO SE ZHDUKEN E KETE RALLE DO ZERE VENDIN E DRAKULES E DO SHFAROSE GJITHE SHQIPERINE si shfarosi familjen HAKLAJ.

  13. alban4eva says:

    ashtu sic tha komentuesi ilir me lart, eshte shume e vertete qe kafsha Saleh nuk rrezohet me vote, vjedhjet e votave Salehu i ka filluar qe ne fund te 2012, duke bere shtime te popullsise ne Kukes, ku dilte Kukesi me me shume banore se Tirana..
    vetem ky fakt deshmon se sa seriozisht e ka marre Salehu vjedhjen e votave.. keshtu qe me vote harrojeni se do heqim qafe kete vampir shpellash..
    ky kafshe me fytyre njeriu, te vret ne mes te dites dhe askush nuk ka guxim ta denoje, e jo me mos te jete ne gjendje te vjedhe ca vota, ashtu sic ka bere gjithmone..

    duhet revolucion o njerez, duhet plumbi kokes..! vetem keshtu rrezohet Saleh kerma.. derri do plumb..!!

  14. shijaksi says:

    ku u bo ky katunari gazetar na bon si te jete ekspert fbi ik mor klysh komunisti

  15. o says:

    Ivani i madh!Haklajt,sali fazlliçi i shfarosi ne marrveshje dhe bashkpunim te plote me pandeli majkon,me forcat speciale”ros”te spartak poçit,me forca komando nga zall-herri,me shikun e fatos klosit,ku nje bashkpunetor i ngushte ka qene Jaho Sali Mulosmani si dhe hasmit e Haklajve te cilet i kane perdorur per te hapur gropat e minave.Tan Hoxha e di mire qe pd e ps kur vjen puna per interesa kardinale ata jane gjithe diten bashke(nata ka qene gjithmone e tyre,tek vila 4 dhe ne skuta te tjera)do zoti Edi Rama nuk eshte pjese e ketyre lojrave!!!…

  16. pezaku says:

    Gjykatesi i kesaj ceshtje, ky kamikaz i Saliut, eshte i pari qe duhet

    te ndeshkohet shume rende,ashtu si u ndeshkuan e demostruesit e vrare.

    Deri te Berisha eshte shume gjate.Koha nuk pret…

    Kjo do te beje qe kamikazet e tjere te Berishes te zbrapsen nga frika.

    Ne kohen e pushtimit fashist, çeta e Pezes ju zinte pritë ushtareve

    italiane qe leviznin me makina dhe i sulmonte me arme duke asgjesuar

    shume prej tyre.

    Kur ju terhoq verejtje per kete veprim nga Partia,sepse u vrane shume

    djem te rinj italiane,luftetaret e Pezes u pergjigjen:

    ”Ne e dime qe keta i dergon Duçja,por ne nuk kemi se ku ta zeme e ta

    vrasim Atë(Duçen)…..”

  17. nini says:

    faleminderit tema qe e degjuat keshillen time. shpresoj qe kete poster ta publikoni cdo jave ne gazeten tuaj online. kjo fytyre duhet te fiksohet mire e te poshterohet sa here shihet rruges.

  18. drini says:

    E peshtyva surratin e ndyre te ketij palogjykatesi dhe bera ekranin e computerit me peshtyme . Aq urrejtje po na ngjall padrejtesia e berishes ne shqiperi sa qe nuk durojme dot me. Bracja ka te drejte kur thote te mbrojme veten me sste mundim.

  19. Lumi says:

    Nuk besoj se gjendet nje njeri qe t’i heq nje presje analizes suaj !Per popullin ky parlament nuk ka vlere me ! Kur per popullin nuk ka vlere ,po per opoziten çfare vlere ka kur ligjet zbatohen ashtu siç thote Sala ,dhe jo ashtu siç ka vendosur parlamenti!

  20. troja says:

    Z.Artan,eshte fatkeqesi qe Shqiperia ka kaq pak gazetare si Ju.Kronikane jane me qindra ne gazeta e televizore,por jo gazetare,atdhetare,njerez te guximshem,trima,qe perballen me kete shtet fashist.te pa pare edhe ne te kaluaren.
    Eshte e vertete qe ne nuk kemi opozite,here te tjera kam shkruar,qe Braçe,Ngjela,Balla e ndonje deputet tjeter duhet te krijojne nje parti te re,te popullit te irituar,te lodhur,te vuajtur e rjepur nga shteti fashist dhe ta kerkojne ndryshe drejtesine.Me format e OSBE,BE dhe SHBA,nuk do kemi kurre liri,drejtesi,demokraci.Ju uroj per sa keni thene me lart.Keni qene e keni mbetur kritik,dhe i ralle per trimerine tuaj.

  21. Pilo Lala says:

    Eshte shenje e mire akuza e PD ndaj Ambasadorit Amerikan. Po perseritet viti 1997 nga Sali Berisha.
    Ai eshte betuar qe do e rrezoje Sali Berishen ne Mars. Te shikojme.

  22. Sef Gjini says:

    Pyeteni ambasador Averziun a i qendron me vleresimit te tij se Berisha eshte burre leshi???????

  23. vlonjati it says:

    sali berisha per krimet qe ke bere kunder shqiptareve me vetdije ti familja jote dhe klani qe te ndjek nga pas ,jeni te denuar me denimin kapital,VARJE NE LITAR.

  24. voica says:

    Bravo Artan Hoxha! Je pjesa e shkelqyer e te “njejtit” identitet, ku

    cuditerisht “adashi” yt bart anen me te felliqur e te neveritshme te

    kararkterit njerezor.

    Edhe pjesen ku flet per opoziten e ke me se te sakte.

    Fjalia :”Sinqerisht “guximin” e tre gjyqtarëve për të dhënë këtëvendim

    të turpshëm, nuk e gjej as te kurajo e të pandehurve në momentin që

    hapën zjarr mbi viktimat.

    Kur mendon se ka njerez (pastaj gazetare) si ty, te duket sikur

    shprehja “Shpresa vdes e fundit”- ka rihyre, qofte edhe fshehurazi, ne

    kete vend.

  25. qwe says:

    Respekte Artan Hoxhes per kurajon, etiken dhe profesionalitetin.

  26. mirel says:

    Kjo eshte gjeja me e sakte qe duhet te bejne njerezit kur shohin kete fytyre.
    Te peshtyjne mbi te.
    Shikoni arrogancen qe ka shprehia e tij.
    Eshte baraz me vendimin e gjyqit qe dha.
    Pjelle e bushtres Sali.

  27. demokracia says:

    Keto funderina te gjejne brime dhe te futen..se mos nje here nje here hakmarrja do vije dhe nuk do jete e larget. Mos i gezofshin te gjitha ca kane fitu ne emer te ketij populli te vuajtur si ky mortje me gjithe familje dhe te gjithe keto mostra. E pesofshin ne femijet e tyre atehere do ta kuptojne se sa ju vlen lekura. JO vetem ti peshtysh po e duan plumbin ballit dhe pak e kane.

  28. Tomorr Mali says:

    Për shijaksin!
    Ti shijaks po te tregoj se ai, Artan Hoxha ishte ne balle te levizjes se dhjetorit 1990 dhe ne punen e tij si gazetar keto 22 vitet e demokracise ka vene emrin e tij dhe nuk ka qe ne hija e pushteteve dhe aq me keq i Berishes.
    E keqja shoqerise shqiptare nuk i vjen nga gazetaret, por nga pusht-tetaret bajraktar,nga komunistet dhe baglat e Enver Hoxhes, si Berisha,Ilir (Çajup) Rusmali, Genc (Stefanaq) Pollo,etj,etj, etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje