Personazhi që ai luan, Mr. Bean, është i tmerrshëm për aksidente.
Por edhe Rowan Atkinson, aktori britanik që e ka vënë në jetë këtë rol, nuk mbetet pas.
Ai përplasi në vitin 2011 makinën e tij McLaren F1 në një pemë.
Por kompania e siguracioneve i ka dhënë atij plot 910.000 sterlina si kompensim për dëmet e shkaktuara në makinë.
Kjo është fatura më e lartë e paguar ndonjëherë nga siguracionet në Britani.
Atkinson humbi kontrollin e makinës së tij, që mendohet se kushton 3 milion sterlina, në një pjesë të rrëshqitshme rruge, duke e përplasur në një pemë.
Makina superluksoze mori zjarr. Vetë aktori shpëtoi me një shpatull të thyer.
Kompania e sigurimit të makinës shpenzoi tetë muaj duke verifikuar pretendimet dhe tani ka ofruar shumën gjigande për kompensim.
Por aktorit i është rritur siguracioni pas këtij aksidenti në 60 mijë sterlina në vit.
Aktori mendohet se ka një pasuri prej 71 milion sterlina.