Nëse do të bësh poza të tilla, zgjidh një vend tjetër (FOTO)

7 Shkurt 2013, 23:42Lifestyle TEMA
Nëse do të bësh poza të tilla, zgjidh një vend

Ky është momenti dramatik kur një studente kineze i shpëton për mrekulli vdekjes pasi goditet nga një tren ekspres që po udhëtonte me 140 kilometra në orë.

Ajo po realizonte disa poza sensuale në shinat e hekurudhës.

Xiao Li, 20 vjeç, i kërkoi mikut të saj, Ciao Qing që të realizonte ca shkrepje me flokët që ia merrte era, ndërsa treni kalonte.

Li tha se nuk ia kishte marrë mendja që ishte aq afër.

“Papritur ndjeva një kërcitje dhe fluturova. Treni ndaloi pasi drejtuesi mendoi se më kishte vrarë,” tha vajza, që ka shpëtuar me disa të nxira.

Policia tha se është e paligjshme kjo që bëri vajza, por ata nuk do ndërmarrin ndonjë veprim pasi ajo e ka marrë ndëshkimin.

1 komente në “Nëse do të bësh poza të tilla, zgjidh një vend tjetër (FOTO)”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje