Klajdi Veizi: Dua të pyes fëmijët e gardistëve se si do ndiheshit po të mbeteshit pa baba

9 Shkurt 2013, 11:42Sociale TEMA
Klajdi Veizi: Dua të pyes fëmijët e gardistëve se si do

Vrasësit

“Dua t’u drejtoj një pyetje fëmijëve të atyre personave që u shpallën të pafajshëm nga gjykata, edhe pse u akuzuan për vrasjen e babait tim dhe të tre personave të tjerë. Ju si do të  ndiheshit po të kishit mbetur pa baba, të kishit mbetur jetimë për shkak se babanë do t’ua kishin vrarë padrejtësisht?”

Kështu është shprehur djali i vetëm 16 vjeçar i Ziver Veizit, Klajdi.

Më tej ai ka shtuar se: “Vendimi i pafajësisë që u dha nga gjykata për ata që qëlluan mbi babanë tim dhe të motrës sime,  është jo i drejtë dhe absurd. Ky vendim na duket sikur na vrau edhe neve”.

Edhe Ana 13 vjeçe, vajza e Ziverit, është shprehur se: “Kisha besim tek drejtësia. Kisha besim se gjykata do të jepte një vendim të drejtë ndaj atyre që u akuzuan për vrasjen e babit tim dhe tre demonstruesve të tjerë. Ky vendim më ka bërë të humbas besimin në këtë shtet. Ndihem vërtet mjaft e zhgënjyer nga gjykata”, pohon ajo mes lotësh për gazetën Shqip.

Bashkëshortja e Ziverit, Alma, është shprehur kundër vendimit.

“Është një vendim që e kishim dyshuar të jepej i tillë edhe më parë. Ky vendim tregon se drejtësia nuk funksionon. Pikëllohem kur i shoh fëmijët e mi dhe të Ziverit teksa përballen me këtë  realitet kaq të padrejtë dhe të egër”.

Ndërkohë deputeti Gramoz Ruçi, i cili ka takuar familjarët e  Faik Myrtajt dhe Ziver Veizit, është shprehur se tashmë kjo çështje i përket Partisë Socialiste dhe se do të zgjidhe pas 23 qershorit.

36 komente në “Klajdi Veizi: Dua të pyes fëmijët e gardistëve se si do ndiheshit po të mbeteshit pa baba”

  1. Adoleshenti REVOLTUAR says:

    Te jap fjalen qe do e provojn shum shpejt, o do zhduken ne fund te botes ose do shkojn 2m nen toke.
    Ska shpetim per to dhe po iken nga pushteti nuk i fal njeri.

  2. S says:

    Mbahu forte KLAJDI se nje dite drejtesia do te vihet ne vend…Mbahu forte vella … o sali qeni o turpi i shqiperise te urrejee.

  3. ai says:

    “Përfitimet e diplomatëve”, zbardhet pakti Shqipëri-Serbi

    Nga: VALENTINA MADANI

    TIRANE – Një marrëveshje dypalëshe mes Shqipërisë dhe Serbisë bën të mundur që familjarët e diplomatëve respektivë të angazhohen në veprimtari fitimprurëse. “Gazeta Shqiptare” ka siguruar dje ekskluzivisht tekstin e plotë të këtij pakti ku specifikohen të gjitha rastet kur familjarët e diplomatëve të të dy vendeve përfitojnë të drejtën për t’u marrë me biznes. Sipas nenit 4 të marrëveshjes, të miratuar pak javë më parë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave përcaktohet se “anëtarët e familjes që gëzojnë imunitet nga juridiksioni civil dhe administrativ i Shtetit Pritës në përputhje me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike ose dokumenti ndërkombëtar të zbatueshëm, ky imunitet nuk do të zbatohet në lidhje me asnjë akt të kryer gjatë veprimtarisë fitimprurëse dhe që nuk pajtohet me legjislacioni civil dhe administrativ të Shtetit Pritës”. GSH boton sot të plotë paktin Tiranë-Beograd dhe relacionin shoqërues të saj.

    MARRËVESHJA
    NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SERBISË PËR TË MUNDËSUAR MBI BAZA RECIPROKE FAMILJARËT E ANËTARËVE TË MISIONEVE DIPLOMATIKE APO POSTEVE KONSULLORE PËR T’U MARRË ME VEPRIMTARI FITIMPRURËSE
    Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e Republikës së Serbisë (më poshtë referuar si “Palët”) dhe me qëllim që të lehtësojnë veprimtarinë fitimprurëse të familjarëve të personelit të misioneve diplomatike apo posteve konsullore të Shtetit Dërgues në territorin e Shtetit Pritës, bien dakord si më poshtë:
    NENI 1
    Objekti i Marrëveshjes
    Familjarët që janë pjesëtarë të familjes së anëtarit të misioneve diplomatike apo posteve konsullore të Shtetit Dërgues do të autorizohen, mbi bazë reciproke, të merren me veprimtari fitimprurëse në Shtetin Pritës në përputhje me dispozitat ligjore të Shtetit Pritës.
    Për qëllimet e kësaj marrëveshjeje:
    a) ”Anëtar i misionit diplomatik apo post konsullor” nënkupton çdo punonjës të Shtetit Dërgues në një mision diplomatik, post konsullor apo mision pranë një organizate ndërkombëtare, i cili nuk është nënshtetas i Shtetit Pritës,
    b) ”Anëtar i familjes” nënkupton bashkëshorti/a e anëtarit të misionit diplomatik apo postit konsullor dhe çdo fëmijë i pamartuar në ngarkim nën 18 vjeç, ose nën 26 vjeç kur janë studentë me kohë të plotë në një institucion arsimor, pas arsimit të mesëm, në Shtetin Pritës, i cili është pjesëtar i familjes së anëtarit të misionit diplomatik apo nënpunësit konsullor;
    NENI 2
    Veprimtaria fitimprurëse
    Anëtari i familjes, referuar në nenin 1, paragrafi 2b), në këtë Marrëveshje aktuale, mund të angazhohet në veprimtari fitimprurëse në përputhje me ligjet dhe rregullat e Shtetit Pritës dhe kësaj Marrëveshjeje, me kusht që ai/ajo të kenë marrë autorizimin e nevojshëm nga Shteti Pritës. Një autorizim i tillë nuk aplikohet për nënshtetasit e Shtetit Pritës ose banorët e përhershëm në territorin e tij. Autorizimi mund të refuzohet në ato raste kur, për arsye të sigurisë, të ushtrimit të autoritetit publik apo për të ruajtur interesat kombëtare të Shtetit apo të administratës publike, mund të punësohen vetëm qytetarët e Shtetit Pritës. Shteti Pritës mundet, në çdo kohë, të refuzojë ose të tërheqë autorizimin për t’u angazhuar në një veprimtari fitimprurëse, nëse personi në vartësi nuk i bindet ligjeve të Shtetit Pritës. Nëse personi në vartësi dëshiron të gjejë një tjetër punë, pasi atij/asaj i është dhënë autorizimi për t’u marrë me veprimtari fitimprurëse sipas kësaj Marrëveshjeje, ai/ajo duhet të aplikojë sërish për një autorizim të tillë nëpërmjet misionit diplomatik. Për profesionet apo aktivitetet që kërkojnë kualifikime të posaçme, është e nevojshme që anëtari i familjes të përmbushë rregullat të cilat rregullojnë këto aktivitete në Shtetin Pritës.
    NENI 3
    Procedura
    Kërkesa për autorizimin për t’u marrë me veprimtari fitimprurëse do të dërgohet në emër të anëtarit të familjes nga Ambasada e Shtetit Dërgues në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shtetit Pritës. Kërkesa do të shoqërohet me dokumentacionin që autorizon anëtarin e familjes të angazhohet në veprimtarinë e tij duke treguar identitetin e plotë të personit në fjalë dhe natyrën e veprimtarisë për të cilën kërkohet autorizimi. Ministria e Punëve të Jashtme e Shtetit Pritës do të njoftojë zyrtarisht Ambasadën e Shtetit Dërgues se anëtari i familjes ka marrë autorizimin për t’u angazhuar në veprimtari fitimprurëse. Procedurat në vijim do të zbatohen në mënyrë të tillë që të mundësojnë angazhimin e anëtarit të familjes në veprimtari fitimprurëse sa më shpejt të jetë e mundur, dhe do të favorizohet çdo kërkesë lidhur me lejen e punës. Autorizimi për t’u angazhuar në veprimtari fitimprurëse në Shtetin Pritës do të përfundojë dy muaj pas mbarimit të detyrës të anëtarit të misionit diplomatik apo postit konsullor.
    Përveç rasteve kur Shteti Pritës vendos ndryshe, autorizimi nuk do t’u jepet atyre përfituesve të cilët kanë qenë të angazhuar në një veprimtari fitimprurëse, por nuk vazhdojnë të jenë më pjesëtarë të familjes të personelit të përshkruar në Nenin 1, paragrafi 2a).
    NENI 4
    Imuniteti nga juridiksioni civil
    Në rastin e anëtarëve të familjes që gëzojnë imunitet nga juridiksioni civil dhe administrativ i Shtetit Pritës në përputhje me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike ose sipas çdo dokumenti tjetër ndërkombëtar të zbatueshëm, ky imunitet nuk do të zbatohet në lidhje me asnjë akt të kryer gjatë veprimtarisë fitimprurëse dhe që nuk përputhet me legjislacionin civil apo administrativ të Shtetit Pritës.
    NENI 5
    Imuniteti nga juridiksioni penal
    Në rastin e anëtarëve të familjes që gëzojnë imunitet nga juridiksioni penal i Shtetit Pritës në përputhje me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike ose sipas çdo dokumenti tjetër ndërkombëtar të zbatueshëm;
    a) Shteti Dërgues u heq imunitetin personave vartës në fjalë nga juridiksioni penal i Shtetit Pritës për çdo akt apo shkelje që rrjedh nga veprimtaria fitimprurëse, me përjashtim të rasteve të veçantë kur Shteti Dërgues konsideron se një anullim i tillë mund të ishte kundër interesave të tij.
    b) Heqja e imunitetit nga juridiksioni penal nuk do të interpretohet si zbatim imuniteti për ekzekutim të dënimit, për të cilin do të duhej një kërkesë e veçantë për heqjen e tij. Në raste të tilla, Shteti Dërgues do ta studiojë me kujdes heqjen e imunitetit të këtij të fundit.
    NENI 6
    Kërkesat Fiskale dhe të Sigurimeve Sociale
    Në përputhje me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike dhe sipas çdo dokumenti tjetër ndërkombëtar të zbatueshëm, anëtarët e familjes do t’i nënshtrohen kërkesave fiskale dhe të sigurimeve sociale të Shtetit Pritës për të gjitha çështjet lidhur me veprimtarinë e tyre fitimprurëse në atë shtet.
    NENI 7
    Zgjidhja e konflikteve
    Çdo debat lidhur me interpretimin dhe zbatimin e kësaj Marrëveshjeje do të zgjidhet nëpërmjet kanaleve diplomatike dhe përmes miratimit reciprok.
    NENI 8
    Kohëzgjatja dhe përfundimi
    Kjo marrëveshje do të mbetet në fuqi për një periudhë kohore të papërcaktuar. Secila Palë mund ta anulojë këtë Marrëveshje duke i dërguar njoftim me shkrim Palës tjetër. Marrëveshja do të pushojë së qeni në fuqi 90 ditë pas datës së marrjes të këtij njoftimi. Marrëveshja do të hyjë në fuqi ditën e parë të muajit pas datës së marrjes së njoftimit të fundit në të cilin Palët njoftojnë njëra-tjetrën se kërkesat e tyre përkatëse kushtetuese e ligjore për hyrjen në fuqi të kësaj Marrëveshjeje janë përmbushur.
    RELACION
    PËR
    “MIRATIMIN NË PARIM TË MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SERBISË PËR MUNDËSIMIN MBI BAZA RECIPROKE TË FAMILJARËVE TË ANËTARËVE TË MISIONEVE DIPLOMATIKE APO POSTEVE KONSULLORE PËR T’U ANGAZHUAR NË VEPRIMTARI FITIMPRURËSE”
    Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë për mundësimin mbi baza reciproke, të familjarëve të anëtarëve të misioneve diplomatike apo posteve konsullore, për t’u angazhuar në veprimtari fitimprurëse, ka si qëllim kryesor lehtësimin e anëtarëve të misioneve diplomatike apo posteve konsullore, për t’u angazhuar në veprimtari fitimprurëse mbi bazë reciprociteti, në përputhje me dispozitat ligjore të Shtetit Pritës. Në nenin 1, të kësaj marrëveshje janë përcaktuar kategoritë personave që përbëjnë anëtar të misionit diplomatik ose posteve konsullore. Në nenin 2, të kësaj marrëveshjes përcaktohet veprimtaria fitimprurëse që mund të ushtrojnë familjarët e anëtarëve të misioneve diplomatike apo posteve konsullore, procedura e pajisjes dhe mospajisjes me autorizim nga Shteti Pritës, si dhe procedurën që duhet ndjekur prej tyre për t’u pajisur me autorizim, për të ushtruar këtë veprimtari, duke respektuar ligjet dhe rregullat e Shtetit Pritës. Në nenin 3, të kësaj marrëveshje, përcaktohet procedura, dokumentacioni dhe organet kompetente që duhet të zbatojnë këtë procedurë, për t’u pajisur me autorizim nga Shteti Pritës, në përputhje me ligjet dhe rregullat e brendshme. Në nenin 4, përcaktohet se anëtarët e familjes që gëzojnë imunitet nga juridiksioni civil dhe administrativ i Shtetit Pritës në përputhje me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike ose dokumenti ndërkombëtar të zbatueshëm, ky imunitet nuk do të zbatohet në lidhje me asnjë akt të kryer gjatë veprimtarisë fitimprurëse dhe që nuk pajtohet me legjislacioni civil dhe administrativ të Shtetit Pritës. Në nenin 5, përcaktohen rastet kur Shteti Dërgues, mund t’i heqë imunitetin penal anëtarëve të familjes që gëzojnë imunitet nga juridiksioni penal i Shtetit Pritës, në përputhje me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike ose dokumenti tjetër ndërkombëtar i zbatueshëm. Në nenin 6, të marrëveshjes përcaktohet se anëtarët e familjes do t’i nënshtrohen kërkesave fiskale dhe të sigurimeve shoqërore të Shtetit Pritës për të gjitha çështjet në lidhje me veprimtarinë e tyre fitimprurëse në atë shtet. Në rast të konfliktit në lidhje me interpretimin dhe zbatimin e kësaj marrëveshje, në nenin 7, të marrëveshjes përcaktohet se zgjidhja e tyre do të bëhet nëpërmjet kanaleve diplomatike dhe miratimit reciprok. Në përputhje me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike anëtarët e personelit diplomatik do t‘i nënshtrohen kërkesave fiskale dhe të sigurimeve shoqërore të Shtetit Pritës. Kjo marrëveshje do të mbetet në fuqi për një periudhë kohe të pacaktuar, derisa Palët të njoftojnë me shkrim për përfundimin e saj. Marrëveshja është përcjellë për mendim tek Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Financave, mendimet e të cilave janë pasqyruar në marrëveshjen e paraqitur për miratim. Institucioni përgjegjës për zbatimin e kësaj marrëveshje është Ministria e Punëve të Jashtme.

  4. Alban Tironci. says:

    Klaidi…behu burre sepse tani i duhesh nenes me shume se kurre..
    Dhe mos harro se tani ti nuk je vetem,tani ti ke popullin Shqipetar ne krah…dhe mos e jepe veten se Sali Berisha kenaqet me lotet e viktimave te tije…Durro se dita po afrone dhe jame shume i sigurte se Salen nuk do ta kapi 23 Qeshori,kazani po valone dhe brenda tije do te bije edhe Lulzim Basha kete mos ta harroje edhe ai…

  5. tradheti says:

    Me vjen keq per keta femij qo do riten jetim ne kete periudh te veshtir.Mendimi im eshte se nuk eshte fajtor vetem krimineli Sali Berishovic por dhe Edi Leshi e zagaret e tij qe presin te vene drejtesin mbas 23 Qershorit.Per te miren e shqiperis Sai Berishovic duhet ta largohet urgjentisht ,me te mire ose me dhune,ndryshe Shqiperin e pret nje situat me e keqe se 1997.Edi Ramaq Eshte nje frikacak

  6. alban katnari... says:

    Ragazzo mio, rritu edhe pak qe ta kuptosh kush eshte me te vertete vrasesi i babait tend,babai i femijeve qe ti kerkon ti besh pytjen ishte ne detyre dhe i paguar nga taksat e popullit per te mbrojtur instotucionet kushtetuse te Shqiperise.kete pytje duhet t’ja drejtosh Edvin Rames dhe atyre qe organizuan protesten dhe i lane ne meshire te fatit.Ragazzo mio, ju keshilloj ti beni nje pytje shokut Rama a ishte e shishme ngjala qe hongri ke vila e Ilirit me bllok ne dore???mua personalish me vjen shume keq qe nje grup njerzish te kryesuar nga i pa ftyri Edvin Rama ju sakrifikuan babane sa ishte gjalle dhe tani po ju perdorin pa piken e turpit, familjen tuaj dhe familjaret e te tjerve per interesa te ngushta personale,te jeni i sigurte qe Rames nuk i rruhet fare pse ju keni mbetur jetime, dhe kete do ta vertetoje koha. Nje keshille mos u beni pre e gazetave dhe gazetareve te pa pergjegjshem te cilet per interese te ulta politike luajne me ndjejat dhe fatkqsine tuaj.Kurr te rritesh edhe pak i dashur Klajdi do ta kuptosh kush ishte shkaktari i vertete…

    1. Trixi says:

      Mezi po pres momentin kur monstrat e indoktrinuara si ti e fara jote te na zhduken nga vendi qe na i keni uzurpuar. Njeri primitiv, pa gjykim te shendoshe.

  7. VERONIKA says:

    Klajdi mor bir,mos u lodh me pyetje.Ata nuk kanè baba-nuk e kanè pasur kurrè.Ata janè sjellè nè jetè pèr forcèn e zakonit-duhet tè martoheshin,dhe riprodhoheshin,nuk e kanè parè asnjèherè gruan e tyre nè sy,si babai jot shikonte mamanè tènde,asnjèherè tè vetme i kanè marrè fèmijèt e tyre nè krah dhe tu spiegonin historinè e tyre.Ata nuk kanè histori.Kanè braktisur,tokat e tyre tè ftohta qè kurrè si kanè dashur kta bij tè ngurtè,dhe vrazhdèsinè e karakterit qè nuk kanè po na e pèrcjellin pèrditè.Nèpèr dyqane,nèpèr bulevarde,nèpèr zyra,deri te Sh.Noria qè na qeveris.Ata nuk flasin kurrè pèr baballarèt e tyre–sepse nuk kanè.Ti do mund tu bèsh leksion brezave me kurajèn e babit tènd.Ata do ulin sytè gjithmonè me baballarèt e tyre,nuk do i thèrrasin kurrè “baba”.Ata do jenè hallka tè zinxhirit kriminal-qè nuk ka vendim gjykate tu japè pafajèsinè.Babai jot do jetè pjesè e historisè,qè shkundi ktè popull drejt rilindjes.Klajdi,njè Baba,si i joti,e èndèrron gjithè brezi jot,e endèrrojnè dhe kta bur(r)at e vrazhdè ,e èndèrrojmè tè gjithè ne tè mèdhenjtè e rrituurr ,pa genin e kurajos.Tè gjithè ,dhe me thinja pretendojmè qè SUPER MEN,tè vij dhe tè na japi shtysèn e nevojshme.Babai jot e bèri.Tè garantoj qè nuk èshtè sasia qè ju duhet,èshtè cilèsia qè ju rrit njerèz tè vèrtet.Dhe ti je i vantazhuar,je cilèsi rrace.Vendosua para fytyrès gjithmonè foton e babit tènd,dhe mèshiroj i dashur–ata janè jetim me baba (burreca) gjallè!

  8. alban4eva says:

    po Alban katnari (montanaro), ashtu eshte, Edi Rama i ka te gjitha fajet, ai i vrau ata njerez.. kurse ti harxhon ajrin e kesaj bote, perse nuk hidhesh ne det te mbytesh, ose me sakte ne ndonje lum, se ju maloket nuk e dini cfare eshte deti…

    1. alban katnari says:

      O Alban4eva o kastravec sa per dienine tende u banoj 300 metra larg detit(QERRET KAVAJE).nuk e kuptoj repliken tuaj ndaj meje,une shpreha nje mendim.mos duhet te marr lejen tuaj e te ndonje tjetri per te shprehur mendimim dhe bindjet e mia.I “dashur”ABAN se paskemi te njejtin emer,e dini ku qendron e keqja juaj sepse ju jeni te bindur se e drejta qendron ne anen tuaj(por historia ka treguar te kunderten) jeni fodulle te edukuar keq keni ne gjak genin e urrejtjes.Sa per mbytjen duhet te mbyteni ju ne reservuar(se nuk e di ku banoni)o ne pus,dhe boni nje pytje Edushut tend A ISHTE E SHISHME NGJALA E ILIR METES,dhe a edi kush eshte e keqja ju e dini shume mire qe RAMA ka 10 vjet qe tall bythen me ju.

      1. E.h says:

        Te lutem mos e ndot dhimbjen e femijes me lo-gje(qe) kavaje!

  9. agroni nga Madagaskari says:

    O Alban katnari, mos je edhe ti pjestar i ketyre vrasjeve.
    Klajdi mos u merzit se do te vije dita qe edhe femijte e tyre do te mbesin pa baba dhe do te kujtoj ty. Beju i forte e mos qaj se gjaku me gjak do te lahet brez pas brezi deri sa te merret gjaku i babait tend. Eshte vrare vetem duke pare ditet e lumturise e demokracise e jo duke qelluar salen e filliqur me gure e me cadra pistolete e thika me helm.
    Do behesh burre dhe do te vije dita e ta shikosh se si do ta trajtojne ceshtjen tende e sales qe mund te merret edhe zvarre si busti i Enverit.

    1. alban says:

      agrono, kamomil plako se te bon me flejte mir….hajde garip hajde…

  10. Klejdi Baballaret tane kur dolen nga shtepija dhe u nisen per pune une e pyta ku po shkon Babi?po shkoj ne pune me tha,te bej detyren time si çdo qytetar i lire dhe i ndershem.
    Mirpo kur ndezem televizori pame nje situate lufte,Babai im polic dhe i pa mbrojtur dhe Babai yt(demostruasit e “qete”)qellonte Babain ti me
    hunj me gure dhe çte kishin per duarsh,thashe me vete çfare do ti kete bere Babai im Babait te Klaidit tash prap me vete kynga fieri dhe ne nga Trana ska asnje lidhje,Babai im i tha Babait tat se ste kam ber asgje mor burre çfaj kam une.
    Babai jot vzhdonte akoma te qellonte dhe per nje sokond mendova se me iku babai dhe ngela jetime,mirpo per fatin tim te mire dhe ftit tat te keq,(te duruar nga Edi rama se babai jot ka ardhur vetem per 20 mije lek)ti ngele jetime dhe jo une dhe me vjen shume keq,por do ishte me e rende te kisha ngelur une jetime,se do mendonja per te gjithe jeten se çfare i beri Babai im Veizit qe e vrau.Prandaj Klejdi para se te besh pytjen se si do ishim ndjere ne bej pytetjen se çfare kerkonte Baba Veizi ne Tirane perveçlekeve,nuk ishte me mire te merrte leket dhe te largohej,larg ujit te detit dhe puneve te shtetit…
    Klejdi beji pak pytjen Edi Rames pasi beri te gjthe ate rremuj me te vrare prse don te bashkohet me Ilir meten (shkaktar i protestave me preteksin e bllokut,nxirr bllokun ishin parrudhet)pyte pak dhe pastaj na pyt neve….

    1. agbi says:

      Οr kackavall, a e kupton se cfar shkruan ?
      Me duket se ste punojne te gjithe pistonat se nuk ka mundesi .
      Me idiot se ty …vdes .

    2. coku says:

      a ke provuar ndonjehere te jesh i pangrene e i papune. pastaj beji pyetje klajdit se c donte babai i tij. apo ti je nga ajo race e pikuar nga qielli qe i vene leket vete ne shtepi pa punuar.
      e para babai i klajdit nuk shkoi ne ndonje vend shkoi te protestonte brenda shqiperise. kjo besoj eshte e drejte e tij. po nuk keni faj ju se zaptuat gjithe shqiperine dhe nuk u hyri gjemb ne kembe. e pra ju donit plumbin qe kur zaptuat tokat e te tjereve.
      e dyta babai i klajdit edhe te tjeret ishin me duar ne xhepa ne trotuar oooooooooooooo……………… dhe nuk po qellonin babane tend.
      e treta reston e ke me 24/06/2013.

      1. Or Maçok po buka nuk prodhohet vtem ne tirane buka prodhohet ne çdo toke te shqiperise,qe te fitosh buken ne kohen e demogracise duhet te plugosh token ta mbjellesh ta korresh, fitohet buka vetem ne Tirane me demostrata me leket e Fiqiri Xibrit se keshtu leni Lesht,dhe do ju bejme te gjithe komunistet heronj,provojeni dhe nje here tjeter ..

        1. coku says:

          vertet qe buka nuk prodhohet ne tirane por ne tirane eshte kucedra qe na e ha buken. buka nuk errin te vije ne shtepite tona se nuk e lene ZOMBIT, por e vjedhin rruges. mos u merzit duruam deri tani do durojme edhe 4 muaj. nuk jane shume per ne, se skemi c humbim me shume. juve ju duken sekur ikin shume shpejt. tik – tak, tik – tak. vetem nje zgjidhje ti beni muajt me me shume dite qe te largohet sa me shume dt 23 qershor. pastaj …..

        2. VERONIKA says:

          Ouuuuu,mor kopili i gardistit-zabit!
          Po ti ku e pe tokèn mor bir kopil,ti ke vetèm bjeshkèt e nèmura dhe arinjtè.Aaaaaa,po na tregon pèr tokèn e zanun,ne bij bujku pèr sa breza,ti shpellar pa baba,po na tregon tè punojmè???Po ti çuni kopil,i babès kopil ,dhe i fisit shpellar,pse nuk punon tokèn,po ke vesh uniformèn e zabitit dhe ke zbrit nè trotuar???Aaaa tè kanè dhènè kèpucè,se si kishe parè ndonjèher ?????
          Komunist heronj????Mè bèhet qejfi qè e njihke atèsinè,kur vinin u tregonin çfarè ishte jastèku,dhe ju i respektonit duke u vènè gratè nè krevat.Ik mor zabit,se nuk ka trimèri tè vrasèsh njerèz me duar nè xhepa,nuk ka nder tè vrasèsh mbas shpinè,nuk ka nder tè njihesh si vrasès i shqiptarit tènd.Po ku di nder dhe trimèri rraca jote–ju u gjuani femrave mbas shpine,ngujoni kalamajtè nè mes tè TR,kta *trima* jeni ju.Hesht mor zabit,hesht-se do shikohemi prap–do ta tregojmè shpellèn ku e ke pèr fis tè rrish.
          Ti kopili i zabitit,yt atè tè ka sjellè nè jetè se ka pèrdorur prezervativ difektoz,atè qè kishte lènè ai *komunisti* i radhès!

    3. coku says:

      babai yt ate pune ka te ndeshet me te keqin, me te ligun dhe te mbroje ate me duar ne xhepa. ai ben te kunderten vret ate me duar ne xhepa dhe ka shok e mbron te ligun, te keqin. ne jemi gjithmone ata qe paguajm per xhdo gje me lek e me gjak ju jeni mesuar ti keni gjerat gati pa paguar asgje, te zaptoni kur u duhet dicka dhe te vrisni kur ju kundershtojne, sepse jeni te pikuar nga qielli, te paprekshem, vetem ju keni te drejte per te gjitha, por mos ki merak tik – tak, koha kalon redhi dt 23 qershor…..

    4. deso74 says:

      o tutkun,ne Angli,policet s’kane arme zjarri,ne cdo vend demokratik,polici dhe ushtaraku kur ve firmen ne ate kontrate pune,ka vene firmen per te nxjerre jeten e tij ne ankand,nqs babi yt malok dhe injorant me 4 klase fillore ska sume ta bej ate pune,te hapi krahun,te marri dhite dhe te shkoje te mali i Shkelzenit e ti bjere me dore duke admiruar dhine sisemadhe.Kur u bene trazirat para 1 vit e gjys ne Angli,nje qytetar anglez i tha Cameronit,ANGLINE E HENGREN QENTE,ARMATOS POLICET,,ai i tha Nje jete qytetari s’ben as sa 100 jete polici,do gjejme menyren te perballemi me ta,,,a e kupton o i trashe ndryshimin?

  11. adi says:

    Dua të pyes fëmijët e gardistëve se si do ndiheshit po ti dënonin gardistët nga 25 vjet vetëm për ti bërë qejfin Edi Ramës dhe ca militantëve?

    1. anonim says:

      Jo per qefin e askujt por te denohen se kane bere vrasjeee. Kriminelat maloket me 4 klase shkolle poste drejtuese ata vetem nga adn qe kane duhet te mos pranohen jane gjakatare dhe vrases.Harrova se mos e njofin termin vrasje maloket kujtojne se njerezit ngjallen prape.

  12. shiaksi says:

    do ti vij fundi shpejt ketyre kriminelave

  13. DE says:

    “Dua të pyes fëmijët e gardistëve se si do ndiheshit po të mbeteshit pa baba.”?! Ky, si dhe pjesa dermuese e shqiptareve, eshte teper naiv. Kush po e can koken se kush mbet pa baba, nene….Mendi me te vertet se politikanet, pushtetaret dhe zagaret e tyre kane fijen e ndergjegjes dhe dhembshurise?! Gardistet jane mish me dy sy qe i binden qorrazi padroneve te tyre. Ka shume nga ata qe i sherbejne me zell pushteve per nje vend pune dhe nje cap buk. Ndergjesimi duhet te filloj nga ty Klajdin dhe moshes tend. Shqiperia nuk behet duke fjetur, me vjedhe, drog, kriminalitet, bindje qorrazi, tifollek per partite….Ne vendi ku jetoj une, per hire te ligjit dhe te mires se perbashket, polici gjobit politikan, zyrtar, ministra, miljoner….pa dallim.

  14. keti says:

    a mund te me pergjigjet njeri, pse malesoret i konsideroni me sal kriminelin. Une nuk shaj asnje shqiptar persa i perket krahines nga esht. Ju lutem mos na quani sikur jemi me sali kriminelin, vetem e vetem pse jemi malesor.

    1. Kruja says:

      Keti pergjitgja eshte e thjeshte. Ketu ka edhe injorante qe shkruajne. Por ka edhe injorante ‘homogjene’ greke dhe filo-serbe. Keto kategori perdorin terma te tille si malok e ku di une. Ne e dime qe fenomeni Berisha eshte korrupsioni, vrasja, shkelja e ligjit, imoraliteti, genjeshtra dhe mashtrimi dhe kushdo qe ka perftuar kete mentalitet eshte berishist dhe asgje me teper.

      Vete progresi demokratik do ta hedhe menjane kete fenomen skandaloz qe historia i ka vene qe tani vulen e turpit dhe perbuzjes.

      Keta te tille qe perdorin terma malok etj pamvaresisht se me ke jane tifoze politike jane njelloj si berishistet.

      Demokracia mund te vije nga individe me dinjitet dhe mendje te ndricuar dhe aspaknga injorantet.

  15. populli says:

    ju drejtohem ju femijeve te policeve e gardisteve kriminel,kriminel per hir te nje kryekrimineli qe ju dha urdher te qellonin mbi popullin.Uroj qe gjaku te lahet me gjak, per te kuptuar ju, se cdo te thote te mbetesh jetime

  16. I DASHUR KLAJDI BABAI YT DO NDEROHET PER GJITHE JETEN NDERSA KETA QE VRANE NE MES TE BULEVARDIT DO TE DENOHEN NJE DITE A E MORRE VESH QE ISH PRESIDENTI A.MOISIU NUK KISHTE FIRMOSUR PER KETE GJYGJQTAR SE ISHTE I KORRUPTUAR

  17. LLUPO QENDRRON MBRAPA SALES NGA MENGJESI DERI NE DARKE KESHTU QE FEMIJET NUK JANE TE LLUPOS PO TE KUMSHIUT KESHTU QE NUK E KANE PROBLEM KUMSHIU TE JETE MIRE. NGUSHELLIME PER BABALLARET TUAJ

  18. Dardan says:

    Askund ne bote nuk sulmohen institucionet e shtetit me metoda kamikaze le te provojne amerikanet te sulmojn si kamikaze institucionet e shtetit dhe do shofim si do perfundojn zotrinj shqiperia esht vende demokratike me gjithe mangesit e saja ku rrespektohen protestat paqesore por natyrishte se nuk tolerohen kamikaze te tille ti shkatrrojn ato,

    Une jetoj ne shtetin me demokraratike ne bote ne zvicerre por nje gje e di se po i sulmoje dikushe institucionet e shtetit ashtu si i sulmuan ne shqiperi me 21,janar zvicrranet nuk e vrasin por ja nxjerrin gjakun me shprica deri sa te vdese nuk mundet te ngritet nje apo njemi bagobante kunder institucioneve per te cilat kan dhen munde djerse e gjake qindra qenerate dhe ti shkatrroje ato nje grushte kamikazeshe,

    Ka vetem nje menyre kure qytetaret e nje shteti ngriten kunder institucioneve te shtetit te tija dhe kjo esht athere kur shteti i vret masakron qytetaret e vete por edhe ne kete raste nuk shkatrrohen institucionet e shtetit ato jane te shenjta dhe ju perkasin gjeneratave, dhe nuk mundet ti shkatrroje nje grushte kamikazeshe per interese te nje partie apo individi,

    E keni pare ne serbi serbet i gjuanin me veze institucionet e serbise gjat demostratve per rrezimin e milioshevicit, ndersa ne shqiperi tentune te hyjne si kamikaze ne institucionin e kryeministrise pamvarsishte kushe eshte kryeminister aje esht institucioni me i larte i shtetit dhe i takon ter popullit te shqiperis dhe si i tille duhet te mbrohet jo per shkake te nje kryeministri por per shkake te dinjitetit te shtetit,

  19. alban4eva says:

    alban-katnari, ketu qendron problemi, se ti nuk eshte se jep thjesht mendim, por ti nuk di ca flet..
    dmth, “mendimi” jot na qenka qe ata qe u vrane, i vrau Edi Rama, sepse vajten atje se i dergoi Rama. pra, fajin na e paska Rama, ky na qenka mendimi jot..!!! pra, ti i thua atij femijes se te vrarit, mos shko te pyesesh Saleh shpellen, por pyet Edi Ramen, se Edi i vrau..

    hajde mendim hajde, tamam mendim i lire europian. po nejse, nuk me ben pershtypje, ngaqe je nga Kavaja “demokratike” e Salehut, normale do kishe kete “mendim demokratik”..
    ti thua “Edushi jot”, ja dhe gabimi tjeter, une nuk po mburr Edushin, por Edushi te pakten nuk ka vrare njerez, nuk ka shitur detin te greket, nuk e ka mbushur jugun e Shqiperise me me “varreza” greke, nuk u ka thene serbeve pasurite nentokesore dhe mbitokesore shqiptare, etj etj etj pislliqe qe ka bere Salehu..

    pra, ky Edushi qe thua ti, aktualisht eshte shume here me lart se Salehu, si nga vizionet, si nga mendja, si nga kultura, nga gjithcka.. nese ti ke ndonje “mendim” tjeter demokratik, na ndrico edhe neve, o kavajs “demokrat”..

    alban-katnari, une mbase jam kastravec, po kastravecat mund te perdoren per shume gjera, keshtu qe mos u nxito kur flet.. ?

  20. santuqio says:

    O POPULL QE LEXONI DHE SHKRUANI KUPTOJENI NJE GJE PO NUK U BEN 10 VETA DHE TE HYJNE NE KETE PARLAMENT KUR TE JET DHE QEVERIJA DHE TI VRASI TE GJITH PERFSHI DHE EDI RAMEN NUK BEN HAJER KY SHTET!!!!!

  21. Dike Mullai thote- says:

    Ne 23 Qershor ‘Zini Lepurin, t’i merrni OPINGAT!

  22. agroni nga Madagaskari says:

    o femijet e policeve dhe gradisteve. Per te mbrojtur atdheun e marrin rrogen keto baballaret e tu. Kur u ndane keto i rane. ka edhe femije qe jetojne pa buk e pa uje dhe nuk kane cfar te hane, se baballaret e mamllaret e tyre nuk i marrin ne pune, se qeberia e sotme puneson vetem kriminel e faresisni e tyre. A e dini ju o femije e policeve dhe gardisteve qe te shkosh ne krevat per te fjetur me bark bosh se nuk kane asnje leke ne xhep per te ngrene, e keto jane me te vrare se kurr.
    Baballaret be juaj gjujten mbi ato njerze qe ne xhep kishin disa fara kungulli e fara lule dielli dhe duaret i kishin ne xhep. Pse baballaret e juaj qelluan me arme mbi keto njerze krejtesisht te pa fajshem. detyra e tyre eshte per te zbatuar ligjin e jo urdherat e disa katilave e per tu futur juve ne hasmeri brez pas brezi duke marre gjakune njeri tejtrit.
    nuk me besohet se keni shkruar ju fjalet e mebetur pa baba, por e ka sajuar ndonje kriminel, se nuk zgjidhen keshtu keto halle. per nje cope karrike udheheqja qeveritare fut ne gjk breza te tille.

  23. vlonjati it says:

    nje popull qe qeveriset keq ka te drejte te rebeleohet ka thene abraham linkoln.policet me 21 janar duhej te qellonin mbi urdheruesin e tyre jo mbi popullin e paarmatosur,qe protestonte kunder keq qeverisjes qe i behet nga klika gjakatare e serbo-grekut berisha-meta.policia duhet ta mbrojne popullin dhe jo te vrasin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje