Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Aleksandër Arvizu është takuar me deputetët e Komisionit parlamentar të Sigurisë.
Në mbyllje të takimit, ambasadori Arvizu deklaroi për mediat se në fokus të bisedimeve ka qenë roli i mbikëqyrjes parlamentare mbi çështjet ushtarake dhe të sigurisë së vendit.
“Së pari, dëshiroj të shprehem që e vlerësoj sinqerisht ftesën e Kryetarit Demi dhe Zv.kryetarit Gjoni që më ftuan. Patëm një diskutim shumë konstruktiv. Fokusi i takimit, siç e shprehën dy zotërinjtë, ishte roli i mbikëqyrjes parlamentare mbi çështjet ushtarake dhe të sigurisë së vendit. Folëm mbi parimet themelore, meqenëse si Shtetet e Bashkuara edhe Shqipëria janë aleatë në NATO. Mes parimeve të shumta që diskutuam, theksin e vumë tek tri prej tyre posaçërisht. I pari është që çdo anëtar i NATO-s merr përsipër angazhimin të ketë një sistem funksionues politik demokratik të bazuar në ekonominë e tregut. Parimi i dytë është angazhimi për marrëdhënie të mira me vendet fqinje. Parimi i tretë themelor është mbikëqyrja civile mbi veprimtaritë ushtarake dhe çështjet e sigurisë kombëtare. Përsëris, ishte një diskutim shumë i frytshëm. Shtetet e Bashkuara janë krenare që janë partnere me Shqipërinë dhe presim me kënaqësi ndërveprime të tjera të këtij lloji,” tha Arvizu.
Ndërsa kreu i Komisionit të Sigurisë, Leonard Demi, theksoi se ky takim zhvillohet në kuadër të konsultimeve pas vizitës që anëtarët e komisionit zhvilluan para disa muajsh në Qendrën “Marshall”.
Gjithashtu Demi theksoi se së shpejti do të diskutohet edhe ligji për mbikëqyrjen parlamentare të institucioneve që bazohet në përvojën e vendeve të zhvilluara.
Ndërsa deputeti i PS-së, Ilir Gjoni, theksoi se në takim u vlerësua bashkëpunimi me ambasadën amerikane dhe në tërësi me Shtetet e Bashkuara dhe për ndihmën që SHBA-ja i kanë dhënë institucioneve të sigurisë si dhe nevojën e një sistemi mbikëqyrës të Komisionit të Sigurisë.
Shqipetaret tallen me qendrimin tuaj zoti ambasador.
O Arvizu, po e si e lejove veten te te perdorte kaq keq “Burri i shtetit!
Te ka dale boja fare, i dhe kriminelit oksigjen per dy vjet dhe ai beri hatane, vrau, vodhi shkaterroi dhe zaptoi te gjitha pushtetet.
Tani o Arvizu, sic tha dhe ai burri tek filmi “Brazda”, beji shurren bahces dhe zhduku nga skena se boll na ndihmove.
Foli ky, “burri i shtetit”
Ky person sado burre i mire qe te hiqet, nuk e meriton respektin tim. Nje person qe i thote Sali Berishes “burre shteti”, – pikerisht ato dite kur televizoret “çaheshin” duke trasmetuar vrasjet e personave ne demostrate dhe deklarat psikopateske te Berishes, – eshte ose naiv ose i djallezuar. Te dyja rastet nuk e meritojne respektin.
PS: para pak kohesh u justifikua se thenia ishte bere ne kontekstin kur Berisha ishte terhequr nga anti-mitingu qe donte te bente. Edhe ne kete rast, te marresh seriozisht ato fare deklaratash qe bente Sali Berisha eshte nje naivitet shume banal.
Eshte me se shprese ky takim i Arviziut por do dalin these i shpuar
se i njajti Sali dhe mos te jete me i keq, se jo me i mire! Thuhet
qe eshte nje humbje kohe dhe argetim mes demokrateve ne komision qe deshirojne te bejne propaganden e Berishes me deklarata per lufte me Sh.B.. Nuk po zgjase por nese reformohet ky Berisha atehere do ishtenje “mrrekulli” e ardhur vete nga Zoti i madhe dhe jo nga njeriu. Por sipas sondazhit nuk do jete me ne pozite as te fitonte nje Komune me te dhenat qe kam. Eshte per tu burgosur per gjitha krimet ne popullsi dhe ato krime ekonomike qe nuk jane te pakta. Me ardhjen e Bomir Topit dhe Kreshnik Spahiut rruga po ngushtohet per psudo demokratet dhe te shpjellun ne “Blue” si PP Europiane, PS qe po zene nje vende me te rendesishem me nje udheheqje me demokrate ne Europe
dhe nxene nje vende te pare ne kampin socialist-demokrate ne Europe dhe ne Bote. Ambasadori Arvizu ben nje argetim dhe helle balte ne Sh. B. A. me biseda me spiunet e Berishes, duhet injorue te gjithe keta qe ia duen te keqen Sh.B.A.. Si Thote Spartak Ngjela vetem pulat do votojne per grupin e Berishes dhe Mrrudes se zeze.
Urojme qe keto takime te mos mbeten formale . E them kete sidomos per parimin e trete per te cilat vuri theksin ambasadori i SHBA :themelore eshte MBIKQYRJA CIVILE mbi veprimtarite ushtarake dhe ceshtjet e sigurise kombetare . Ne nga sa kemi pare dhe degjuar ne parlamentin shqiptar , MINISTRI I MBROJTJES Arben Imami ka kundershtuar doputetet e majte te ushtrojne mbikqyrje per disa gjera qe nuk rezultojne te jene kryer ne perputhje me legjislacionin ne aktivitetin e kesaj ministrije . Edhe per keto dhe per shume te tjera ambasadori duhet te kete folur por ne qe jetojme large qendrave urbane nuk e kuptojme dhe as qe e ndjejme se , SHqiperia sot , a ka ushtri apo jo . Aq sa e kemi pare ne NE PARLAMENT , KUNDERSHTIMIN E ARBEN IMAMIT PER TI BERE TRNSPARENTE PROBLEMET QE LIDHEN ME AKTIVITETIN E SAJ , mundet qe edhe me urdher te saliut te kete shitur ose edhe cuar per skarp jo vetem topat 120mm e obuzat 122mm por edhe oficeret . DIKUR kjo ushtri KISHTE NJE EMER SHUME TE MIRE . Kete e them me gjithe bindje pasi kete ma kane perforcuar edhe ne vitet e luftes ne Kosove oficere e ushtare kosovare te stervitur me oficer te ushtrise se SHqiperise ku tash me dihet suksesi i saj perfundimi me fitore . le te shpresojme tek kthesa qe do marr SHQIPERIA PAS ZGJEDHJEVE TE 23 QERSHORIT…
Jam kurjoz te dije. Po Fazlliçi ishte ne mbledhjen e sigurise?
Ne qofte se nuk e keni ftuar, keni bere shum gabim. Eshte miku i familjes se kriminel sali Berishes.
Kete historine e burrit te shtetit e kam gjetur pothuajse perdite e me vjen keq qe i jepni kaq rendesi ,ne rradhe te pare qe i jepni kaq rendesi fjales se nje diplomati te huaj ,ai diplomat eshte , i perkohshem sa te kryeje misionin e tij ,i suksesshem ne se e kryen ,i pasuksesshem ne se nuk e kryen,e sigurt eshte te kuptohet c’fare misioni i ka dhene qeveria e tij ,shefja e tij qe erdhi vete ne Shqiperi e beri ekspozene e forcave te presupozuara te ardheshme e vetem shqip nuk foli por me sa duket ata qe e kuptuan me te vertete paskan qene shume pak!Kryesori ketu SRB e ka kuptuar prandaj edhe u ben lajka kundershtareve te USAse nga edhe eshte investuar “big time” ,me shpresen se ne shqiperi do te ndjehet gjithmone e me pak prezenca amerikane !keto jane edhe aresyet pse del para botes me idene e bashkimit kombetar ,teori qe i sherbejne fqinjeve te pangopur duke kerkuar dicka qe tashme eshte nje fakt i pakthyeshem;Kosova nuk ka pse kerkon ndryshim kufijsh kur Evropa me shumice votash(me mungese shembullore te Shqiperise) vendos per mos ndryshim kufijsh gje qe do te thote integritet me veriun te siguruar,Maqedonia i ka te gjitha klauzolat ligjoro-kushtetuese qe shqipetaret te behen elementi kryesor shtetformues gje qe sllavet e dine prandaj edhe cirren e fyejne tere diten ,vetem shqipetaret nuk e dine vec te mbyllin grate ne dhoma me vete larg syrit te burrave ,kete e dine, sikur sunnismi te kish lindur ne trojet shqipetare si i thone ne Evrope :me katolik se papa!Nuk shohin ta gjejne gjuhen e te dalin me nje perfaqesi politike por mbajne ne pushtet nen modelin ILIRMETS rracistet me te eger te Ballkanit ! Arvizu eshte nje nepunes i departamentit te shtetit amerikan,nuk eshte politikan shqipetar ,kuptojeni kete !Vete shqipetaret duhet tu kerkojne llogari politikaneve te tyre ,jo te presin nga Arvizu ose kushdo i huaj,diplomat ose jo te thote ate qe tha ne greven e te perndjekurve ,e dini mire c’tha per usheheqesit qe nuk bejne detyren,apo keto nuk na kujtohen e popull?Pfff!
Eshte tradite e praktikes diplomatike qe qeveria e nje shteti njepermjet te njejtit ambasador do te afroje ose miqesi (perkrahje) ose armiqesi ndaj qeverise te nje shteti. Pra kur qeveria e nje shteti ndryshon qendrim karshi nje qeverie te nje shtet tjeter kete nuk e ben me te njejtin ambasador. Cdo modikim i politikave fillohet nga ndryshimi i ambasadorit, pavaresisht ne se e ka plotesuar afatin 3-5 vjecar. Prandaj dhe kur acarohen mardheniet midis dy shteteve veprimi i pare qe behet eshte largimi i ambasadoreve dhe ambasadat drejtohen me nivele me te ulta me te ngarkuar me pune.
Ne rastin konkret me Arvizune nga Qeveria e SHBA eshte afruar vetem suport per qeverine aktuale. Ky qendrim do te spikase per sa kohe qe do te jete ky ambasador.
MESAZH TEPER I RREZIKSHEM I KRYEGJYKATESIT BERISHA
– Shqiptare vigjilente !
Nga Alban Dega, Nju Jork
Me vendimin e pafajsise se dy ekzekutoreve te 21 janarit 2011 , krygjykatesi suprem Sali Berisha nuk mbron dy sherbetore pa asnje vlere per te bodigardin e tij Ndrea Prendi dhe ushtarin Agim Llupo.
Me kete akt antishqiptar sa edhe antiamerikan kryeministri shqiptar ne fakt mbron vetem kryekzekutorin Sali Berisha dhe karriken e tij ” te perjetshme”, mbropn pandeshkueshmerin ekrimeve te tij pafund nga 2 prill 1991 e deri sot.
Per pushtet, per karriken e tij Sali Berisha ia vuri flaken vendlindjes se tij te vogel Malesise se Gjakoves me mbi 175 viktima ne tri vjet por edhe atdheut te madh, Shqiperise . Ai vret jo vetem kater por edhe mijera shqiptare sic veproi ne 1997-en.
Per karrike dhe per pushtet bolsheviku Sali Berisha ia vuri flaken Malesise se Gjakoves per nje sharje femije por edhe gjithe Shqiperise.
Per karrike dhe per pushtet Sali Berisha ia ve pushken e flaken jo vetem Shqiperise e Amerikes por edhe mbare Botes .
Ky akt i rende i kryegjykatesit te 21 janarit Sali Berisha eshte jo vetem nje atentat fatal per drejtesine.
Ai eshte jo vetem gozhda e fundit ne arkivolin e shtetit ligjor ne Shqiperi.
Mbi te gjitha ai eshte nje akt dhe mesazh teper i rrezikshem kriminal dhe mafioz qe synon te trimeroje vrasesit dhe strukturat e tij mafioze, falangat e tij te murrme per te vrare e per te prere pasi kane mbrojtjen e sigurte te pandeshkueshmerise se tyre nga kryegjykatesi suprem Sali Berisha dora vete!
Vidhni vota, plackisni pasuri, vrisni e prisni u thote kryeministri shqiptar falangave te tij te murrme, ne prag te zgjedhjeve te 23 qershorit 2013 .
Sa te jem une ne kete karrike qe kontrollon e komandon cdo hallke pushteti,
sa te jem une kryeminister e krye- president, krye- kryeparlamentar e kryegjykates suprem, sa te bej edhe ligjin edhe Saliqin, edhe shiun edhe diellin, edhe jeten edhe vdekjen… ju nuk e preket asnje qime floku .
Per para ne sulm jeniceret, soldieret, falangat e mia! Hyxhym ….!
Shqiptare hapni syte! Shqiptare vigjilente ! Syceltesi !
VRASJA ESHTE VRASJE
– Po vrasja pa dashje, vrasja nga pakujdesia a nuk jane vrasje, krim !?
– A mundet kryegjykatesi suprem Sali Berisha te denoje krye- ekzekutorin Sali Berisha !? … Larg qofte !
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Gjykata e Tiranes zbardh “aresyen hyjnore” pse u dha pafajsine ekzekutoreve Ndrea Prenda dhe Agim Llupo. Sipas saj prokuroria nuk vertetoi me prova se vrasja e kater deshmoreve te 21 janarit 2011 ishte krye me qellim!
Hajde gjykate hajde! Hajde dhenie drejtesie hajde. As vete kryegjykatesi suprem Sali Berisha qe shkroi kete vendim qe lexoi Besnik Hoxha i tij nuk do ti kishte futur me kodra mbas bregut sic thote sovrani. Thelbi tij mjeran eshte futja kot qe te dali plot, na ndihmo i madhi Zot!
A thua e ka lexuar ndonjehere Kodin Penal te Republikes se Shqiperise kryegjykatesi Berisha. Nuk po merrem me lexuesin e vendimit te tij Besnik Hoxhe Korrupsioni !
A thua e di kryegjykatesi Berisha se edhe vrasja pa dashje , vrasja pa qellim … jane krim dhe denohen me disa vite burg … por kurre nuk nuk shperblehen me pafajsi dhe miliona leke te taksapguesve fakira shqiptare shperblime per vrases te qellimshem !?
Si eshte e mundur qe kryegjykatesi Sali Berisha u dha pafajesine dy vrasesve te mirefillte !?
Nuk kishte asnje rruge tjeter ! Si Gjenerali Ndrea Prendi ashtu edhe Kolonel Agim Llupo ishin vetem dorasit, ekzekutoret fizike te ketij krimi kunder njerezimit !?
Kryegjykatesi i tyre Sali Berisha eshte regjizori. urdheruesi i vrasjes se tyre, pra krye- ekzekutori!
A mundet qe kryegjykatesi suprem Sali Berisha te denoje, te ndeshkoje ligjerisht krye-ekzekutorin Sali Berisha !
Kurren e kurres… Larg qofte !
Ai eshte gati te vrase jo kater por edhe 40, 400, 4000 kater milione shqiptare vetem te ruaje karriken dhe pushtetin qe i jep atij oksigjenin qe e mban gjalle, impunitetin- pandeshkueshmerine ligjore per krimet pa fund te tij te pakten nga 2 prilli 1991 ne Shkoder e deri tek 21 janari 2011!