Sekretari për Programin në PS, Ilir Beqja, duke folur përpara gazetarëve në lidhje me programin e opozitës për shëndetësinë, tha se sistemi i kontributeve ka dështuar për shkak të papunësisë së madhe në vend. Ai tha se propozimi i PS është një sistem universal shëndetësor. Beqja tha se do krijohet Shërbimi Shëndetësor Kombëtar që do të jetë blerësi unik i shërbimit.
“Me një GDP të 2012 13 miliard dollarë ne vitin e kaluar kemi shpenzuar për shëndetësinë 860 milion dollarë. Që do të thotë çdo shqiptar në mënyrë mesatare ka shpenzuar për kujdesin shëndetësor 310 dollarë. Por si mbulohet ky 310?! Kush janë burimet që e financojnë këtë shpenzim të kujdesit shëndetësor?! Këtu situata prapë është e rënduar për individin. Shpenzimet publike për sigurimin shëndetësor janë në 2012- 360 milion dollarë. Që do të thotë rezulton që nga 860 milion dollarë që ne shqiptarët shpenzojmë për shëndetësinë 360 apo 40% vjen nga paratë e përbashkëta publike. 60% paguhet nga individët nën dorë apo mbi dorë. Sigurisht shumica dërrmuese është mbi dorë, për fat të keq ka edhe pagesa nën dorë,” tha Beqja.
“Është sistem që ekziston në botë, por në Shqipëri pas 18 vjetësh ka dështuar. Thelbi i dështimit të tij nuk është faji i modelit që është zgjedhur, thelbi i dështimit të tij është se në Shqipëri nuk ka punë. Përsa kohë kemi zgjedhur të sigurojmë shëndetin me kontribute që mbahen me të ardhurat nga puna, nëse i kthehemi asaj shifrës se fillimit se sa persona paguajnë kontribute dhe ne themi që janë 1 milionë të papunë, atëherë rezulton që ata që nuk paguajnë kontribute janë 1.2 milionë. Është dhe më e rëndë situata. Prandaj ne propozojmë që Shqipëria të heqë dorë nga ky sistem dhe të kalojë në mbulimin universal të popullatës së Shqipërisë, të qytetarëve të këtij vendi të kujdesit shëndetësor. Sepse edhe nëse sot dikujt që nuk paguan kontribute nuk mund t’i thuash që ti nuk po kontribuon, sepse në qoftë se e vutë re që ai 33% që financohet nga taksat, kush i mbush ato taksat? Në radhë të parë më të varfrit, sepse dihet që taksat e konsumit janë taksa regresive. Një njeri që jeton me pagë minimale të gjithë ta ardhurat i ka konsum në fund të muajit, nuk kursen gjë, që do të thotë ai e paguan në çdo qindarkë edhe TVSH dhe akcizën. Pagat e larta kanë një pjesë që e kursejnë dhe sigurisht kanë barrë fiskale më të lehtë se shtresa e ulëta. Ky është thelbi i reformës sonë të re në shëndetësi që unë e çmoj që midis propozimeve tona të programit është ndryshimi më radikal. Mbulim universal për këdo, krijim i Shërbimit Shëndetësor Kombëtar që do të jetë blerësi unik i shërbimit,” vijoi zyrtari i PS.
Me ngjall besim z.Beqja! Shpresojmte sjelli ndryshimin e premtuar! U lodhem nga genjeshtrat e ketyre 22 viteve e u lodhem nga Saliqeni!
Ku qendron ndryshimi? Une nuk po shoh ndonje ndryshim, por thjeshte disa tymuese qe mashtrojne vetem naivet qe jane mesuar te shkojne si cjapi te kasapi.
Beqja memkujton mua ate gjigandin e madh te MIRE! Do doja me mire gjysem Iliri ne shendetesi se 7 nard ndoka!
Nuk eshte skema aktuale e deshtuar, por jane te paafte ata qe administrojne sistemin.
Mos beni eksperimente, se do te shkaktoni deme te pallogaritshme dhe me rrjedhoja afatgjata per ekonomine kombetare.
Ju keni afruar 300 mije vende te reja pune, qe sipas jush kjo perkthehet ne 1.500.000 te punesuar.
Paraqitja e programit tuaj ne kete pike eshte nje rikthim prapa.
A do te thote rilindje rikthim prapa?
Shendetesi falas…mos flisni me se eshte turp. e ku ka sherbim falas mor zoti BEQJA!e kuptoj qe e beni per fushate,por eshte shume e trashe nga ana juaj.
Ilir
Jam dakord me ju. Mezi pres te baskepunoj per rilindjen,
A Pellumb, laraske
Po e dredh me duket. Donim te te benim edhe dekan…
Po nuk e ke keq. Te ecim me shpejt.
Hahaha, ky eshte trap fare.
Po si do te paguhet ky sherbimi shendetsor falas per te gjithe? Ju nga keto budallalleqe do ti humbisni zgjedhjet prape.
ASHTU BEQO CDO GJE TO JETE FALAS PS DO TA KENE ZILI TE GJITHE EDHE GJERMANET;ITALIANET;FRANCEZET DO KERKOJNE AZIL NE SHQIPERI NGASE POTHUAJSE CDO GJE DO JETE FALAS.CA GAZETARE SKEPTIK BENE NJE PYETJE PA LIDHJE NGA DO TI MIRRNI KETO MILIARDA LEKE?SA BUDALLENJ ISHIN OR BEQO.
OOOORRRR BEQO PO ME LUGE FLORIRI A DO HAME?
PSE PS-ja DO TE KTHEJE KOHEN E QEPES TE ENVERIT?
Po keta dallkauke ekonomiste te Edi Rames sikur bejne fushate ANAPOLLA per te mos fituar zgjedhjet me deklarata dhe reklama ekstra-komuniste te Kohes se Qepes? Edhe Kuba Komuniste e Fidel Kastros po heq dore nga sherbimi shendetsor falas. Ilir Beqja do te na ktheje Kohen e Enver Hoxhes me arsyen qesharake qe ne vendin tone ka 1 milione te papune dhe s’ka kush te paguaje taksat. Po veturat dhe karbirantin a e paguajne nate e dite shqiptaret more zoti ekonomist Beqja? Njehere keta ekonomiste e mesojne Edi Ramen te deklaroje si debil, se do te hape 300 mije vende te reja pune ne Kohe Krize Boterore, nga ana tjeter premtojne se do te zerojne taksat dhe do te bejne falas sherbimet publike, perfshire ketu shendetesine dhe arsimin. Po ku do t’i gjeje PS-ja LEKAT more milet? Kete nuk e thone socialistet famoze te Edi Rames dhe nuk do ta thone ASNJEHERE. Qe ne gjuhe popullorce do te thote: “Prisni sa te marrim pushtetin se me pas le te behet deti kos.” Prandaj edhe nastradini thote:
PSE PS-ja DO TE KTHEJE KOHEN E QEPES TE ENVERIT?
Po pse ju duket kaq habi …kush nga ju komentuesit ketu paguan Kontribute e detyrime shendetesore…une jam Nepunes Shteteror jam familjar qe Shteti me mban nga rroga 200 mije leke ..edhe sa here shkoj ne Spital po nuk pagove nuk te sheh njeri me sy…kjo eshte e verteta o kolopuça te xhaxhit Sali
i pari qe do filloje pune ne shendetsi do jete meleku ky patriot dhe militant i semure. po nuk besove kujt po i plas. ato po premtojne po e arriten bravo, ne rast te kundert do hapin krahun te vijne te tjeret. nuk e di melek efendi a ke shkuar ndonjehere ne spitale dhe te shohesh sherbimin qe behet,te mos paguash do te ngresh kembet. ne qoftese ti je dakort me kete gjendje vazhdo programin ste ndalon kush.sot nuk flitet per parti por per ndryshim te gjendjes. shumica e popullit or melek efendi nuk kane para pewr spitale private,pra sipas teje duhet te vdesi. mjaft or tol me budalleqe.