TemA TV/ Biberaj në Devoll: Berisha i la pa punë të rinjtë, tani po i lë pa pension (VIDEO)

12 Shkurt 2013, 19:11Sociale TEMA

Fryma e Re Demokratike zhvilloi një takim me qytetarët e Bilishtit në Devoll.

Në takim morri pjesë nënkryetari i FRD, Aleksandër Biberaj, i cili u shpreh përpara të pranishmëve se politikanët që përfaqësojnë FRD e kanë fuqinë e tyre tek qytetarët dhe jo tek sallonet.

Duke folur mbi çështjen e 21 Janarit, Biberaj u shpreh se ai  ishte një krim shtetëror dhe se FRD do të vërë drejtësi në 24 qershor kur të jetë forcë vendimmarrëse ne politikë dhe qeverisje.

“Misioni i FRD-së është reformimi i së djathtës shqiptare, lufta jonë është me lidershipin e PD-së, i cili ka rrëshqitur nga e majta dhe e ka zhytur vendin në korrupsion,” u shpreh nënkryetari i FRD-së.

Duke iu përgjigjur nismës së kryeministrit për heqjen e taksave të punësimit 3 vjet ndaj të rinjve, Biberaj e përshkroi si një premtim elektoral të kryeministrit duke e akuzuar se jo vetëm i ka lënë 8 vjet pa punë të rinjtë shqiptarë, por tani kërkon t’u heqë edhe të drejtën e pensionit dhe t’i punësojë në rrugë informale.

Ndërsa koordinatori i FRD për qarkun Korçë, Alfred Cako, shprehu besimin se FRD do të jetë ndër forcat e para në rrethin e Devollit dhe në gjithë qarkun e Korçës.

6 komente në “TemA TV/ Biberaj në Devoll: Berisha i la pa punë të rinjtë, tani po i lë pa pension (VIDEO)”

  1. Kush voton Berishën është bajgë says:

    Per vendimin e gjykates edhe ti,si Bamiri, nuk ke gje per te thene? Mire.

    Ej, e di si thone : i joti mishin ta ha, por kocken ta ruan. ?

    FRD eshte parti e krijuar per te luftuar rivalitetin e Jozefines ne PD. E thjeshte fare.
    Jeni filter qe nuk e lejoni klimen opozitare tek PD-ja te shkoje tek opozita e vertet per te shpor bastardin Berishe nga pushteti.

    Nese vertet besoni qe do gjeni njeres qe tju besojne jashte PD-se, ju lumte.

    Asnje vote per FRD-ne e Bamirit, Blerim Celes, Afrim Krasniqit e Aleksander Biberajt. ( Natyrisht dhe Lizandra anti-ortodoksit )
    Cdo vote per keta eshte vote paterice per Berishen e klanin e tij.

    1. Genti says:

      FRD nuk ka se si te kete koment per vendimin skandaloz te Gjykates, ndryshe i bie qe antiamerikani Blerim Cela i cili ne vitin 1997 u ngjir kunder SHBA ne parlament tani te bashkohet me kritikat e Ambasades amerikane.

      1. Kush voton Berishën është bajgë says:

        Blerimi anetar i Kryesise se Firomes se Re Demokratike po mire e keti. Hajde dhe mbaje mbas Qershorit. Do jete udheheqes. ?

        Ama ajo skena e fjalimit te Blerimit ne Parlament 1997 ka qene brilante.
        Bleri ja çori masken atehere amerikanve, ndersa Halimi me 2013.

        Kane nje mendje keta mer prandaj them une qe asnje vote nuk duhet per keta se jane nje prerje. ?

  2. Do beje dhe pederastin says:

    Ne 8 vite,jane mijra te rinje te papune,te cilet kane nje dipllome.
    Me kete formule,rezikohen te pushohen nga puna,te gjithe ata qe kane mbushur 3 vjeçarin ne pune.
    Keta qe mendohet se do punesohen,pas tre vjetve do jene te larguar nga puna,se do kerkohen nga privatet te rinje te tjere.
    Ethet per te rrembyer vota,e detyron Kryeministrin,te krijoj kataklizmo te tilla.
    Kjo çdo gje mund te jete por reforme per punesim nuk eshte.
    Kjo eshte te pushojme 20000 njerez nga puna,per te punesuar te rinje qe me japin voten mua !! TURP !!!

  3. Naim Qili, katund Librazhd says:

    E vetmja vlerë është fakti që Berisha nuk ka një dashje në atë që ka ndodhur. Një lajm i mirë, të paktën sepse nuk kemi një Republikë që lë pa pensione me dashje qytetarët e vet. Ky është një lehtësim për opinionin publik,…”
    http://imazheshqip.blogspot.com/2013/02/u-mbars-cili-dheee.html

  4. lini says:

    Po vetem ju sduhet te dilni te flisni,ju nuk jeni me te mir se saliu jeni mbetje te tij,nuk keni te drejt te flisni ju kur jeni te perfshir ne kete qeverisje,te pakten ne disa hajdutlliqe te saj,nuk jeni me te mir se saliu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje