Një mjeshtër budist 105- vjeçar është nën akuzë pasi ka sulmuar seksualisht nxënëset femra gjatë kohës që jepte mësime privatisht.
Joshu Sasaki, i njohur edhe si mësuesi i artistit Leonard Cohen, ka ngacmuar seksualisht femra në mbarë SHBA-në gjatë 50 viteve.
Një këshill i pavarur me liderë budistë thonë se janë injoruar prej vitesh akuzat që i bëheshin mjeshtrit Sasaki për ngacmime seksuale.
Me origjinë nga Japonia, Sasaki u vendos në SHBA në vitin 1962, kur hapi qendrën e parë Zen në Los Angeles. Zen është një shkollë e mendimit budist.
Përveçse ka ngritur dy qendra budiste, ai ka dhënë mësim në mbarë Shtetet e Bashkuara.
Shumë nga viktimat e tij, të intervistuara nga “The New York Times” kanë pranuar se ankesat e tyre janë injoruar.
Nikki Stubbs, që ka kaluar tre vite duke mësuar nga Sasaki në vitet 2000, tha se kur ajo tregoi se ai i prekte gjoksin gjatë mësimeve dhe i kërkonte t’i masazhonte penisin, një murg i kishte thënë se seksualizmi është pjesë e mësimeve për femra të veçanta.
Një tjetër femër e ngacmuar prej tij thotë se ai i kishte thënë se “dashuria e vërtetë do të thotë që ta japësh veten”.
E fëlliqën tani në pleqëri.
Do ikë nga kjo botë i përlyer
http://fashionguests.blogspot.com/2013/02/the-brain-of.html
po si budistet
si te krishteret
te perlyer jan
Budalla..nuk e felliqen perkundrazi e futen ne histori:105 vjec dhe qejfli femerash!!!Bravo!
S’ka lidhje fare me budizmin. Te gjithe e dijme qe budistet jane nga njerezit me paqesore ne bote. Ndryshe nga islami dhe shpesh here edhe krishterimi qe jane te zhytura ne vorbull dhune,urrejtje,fanatizmi etj.
Ketij plakut te ndyre turp ti vije qe abuzon me pushtetin.