Edhe Boden tonë do e kapin ndonjëherë me ndonjë çek të tillë

13 Shkurt 2013, 19:59Lifestyle TEMA

Kontrollorët e doganës në Dyseldorf të Gjermanisë kanë mbetur të shtangur kur kanë kontrolluar bagazhet e iranianit Tahmaseb Masaheri, 59 vjeç.

Përveç mijëra eurove në para të thata, ai kishte edhe një çek për Bankën e Venezuelës, me një vlerë prej plot 52 milion euro.

Pasi gjetën çekun, ai u prezantua: ishte ish- ministri i Financave në Iran.

Po fluturonte nga Stambolli, me ndalesë në Gjermani për në Karakas të Venezuelës.

Vitet e fundit ai kishte qenë edhe Guvernator i Bankës Qendrore të Iranit.

I pyetur se përse nuk e deklaroi çekun e tij në doganën gjermane, ai tha sepse nuk ishte çek që do të thyhej në Gjermani.

Ai po ashtu deklaroi se çeku ka lidhje me një projekt banesash në Venezuela, 10 mijë të tilla.

Prej kohësh autoritetet doganore evropiane flasin për pastrim parash të Iranit në Venezuelë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje