Edhe PD e pranon: Ka 43 mijë emra të dubluar në listat zgjedhore

14 Shkurt 2013, 11:05Politika TEMA

Sipas relacionit të KQZ-së, audituesi i propozuar nga PD zbulon 43.186 zgjedhës të dyshuar për dublikim në listat zgjedhore.

Dy audituesit e propozuar nga kryetari dhe nënkryetari i KQZ-së, nuk e kanë gjetur gjuhën e përbashkët për pasaktësitë e konstatuara nga listat e përgatitura nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile dhe kanë dalë me dy raporte. Diferenca midis raporteve është tepër e lartë, rreth 20 mijë gabime.

Rekorde të dyshuara të dubluara sipas përfaqësuesit të së djathtës janë 43.186. Përfaqësuesi i majtë shprehet se janë konstatuar 65.702.

Mospërputhje shifrash ka edhe për zgjedhësit mbi 100 vjeç që figurojnë ende në lista. Në njërin raport figurojnë 1.057, në tjetrin 100 më shumë.

Në të gjithë vendin do të jenë 3.288.797 zgjedhës. Sipas Ministrisë, 3.235.145 zgjedhës janë afishuar qartë pranë 5.441 qendrave të votimit në çdo njësi të qeverisjes vendore. Ndërsa, 53.652 zgjedhës nuk janë përfshirë në listat e zgjedhësve që duhet të kenë një qendër votimi, shkruhet në gazetën Shekulli.

12 komente në “Edhe PD e pranon: Ka 43 mijë emra të dubluar në listat zgjedhore”

  1. beso says:

    me falni por nuk e kuptoj cfar jane keta shifra 3 200 000 zjedhes kur vete thoni qe ne shqiperi jane 2 800 000 banore..boooo

    1. sh.mali says:

      Mekanizmat e hajduterise te Saliut dhe kabinetit te tij ka kohe qe kane filluar!PS i duhet pune e palodhshme per te denoncuar çdo rast vjedhjeje e manipulimi nga kjo qeveri te ndyre

    2. shoku taras says:

      Te denoncojme çdo parregullsi!Te sigurojme votuesit te mos tremben se vota e tyre do lexohet ashtu sikurse eshte hedhur ne kuti!PS do beje nje pune te jashtzakonshme ne menyre qe vota e gjithsecilit prej nesh te lexohet drejte!

    3. argita says:

      Vetem te vjedhe di saliu mirpo kesaj radhe te mundohet sa te doje sepse nuk ka per tia arritur qellimit!

    4. kuq e zi says:

      ke te drejte beso por 3.2 milion eshte shifer e vertete sepse llogariten te gjithe shqiptaret qe kane emigruar mbas 90-tes por per fat te keq nuk u jepet e drejta te votojne ne shtetet ku jetojne ashtu si e gjithe europa…
      ajo qe doja te nenvizoja qe pd qeveris me 600.000 vota ne nje total te 3.200.000 votuesve sa eshtte perqindja ????????? pra me 17% te votave keto qeverisin shtetin e njejta gje vlen dhe per ps-n pra 70% e votuesve nuk u jepet e drejta e votes me qellim sepse do i fshinte nga faqja e dheut nje here e pergjithmone keto dy parti.

  2. deni says:

    le te provojne te vjellin e do vdesin vertet kesaj rradhe.

  3. kinezi says:

    Po ky qelbesira Sali Ram Berisha me emra dubluar i ka fituar zgjedhjet!!! Nuk do ta ledojjme qe te beje nje gje te tille me 23 qershor

  4. dino says:

    Po me emra te dubluar e me vota te vjedhura eshte zgjedhur kryeminister Saliu sic u zgjodh edhe Lulka ne Tirane!!!

  5. Teta says:

    Sipas ketyre shifrave i bie qe ne shqiperi banojne afersisht 4.5 milion banore, pasi rreth 75% e tyre votojne pjesa tjeter jane femije.Mbase behemi kaq me gjithe kosovaret???

  6. atehere qeveria nuk eshte legjitime kur pranon se ka dublime, dhe e pranon ne fund te mandatit.Ku eshte vullneti i popullit legjitim ?? kush i ka bere keto dublime te dale para ligjit.

  7. Boll says:

    Plotesisht dakord me komentin kuq e zi

  8. kel ukaj says:

    Zoti Beso 3.2 milion zgjedhes jane brenda edhe emigrantet. Kjo per arsye se ne kemi modelin e kontinentit Europian dhe modelin anglo-sakson. Ne modelin Anglo-sakson ku perfshihet edhe SHBA zgjedhesit qe duan te votojne rregjistrohen kurse ne na rregjistrojne. Ne Amerike voton kush don te votoje ne liri te plote, per ne emigrantet mendon Sala e PD.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje