Historia e Pistorius: Vrasja që po mban mbërthyer botën (FOTO)

15 Shkurt 2013, 12:40Lifestyle TEMA
Historia e Pistorius: Vrasja që po mban mbërthyer botën (FOTO)

Super-ylli i Lojërave Paraolimpike, Oscar Pistorius, doli përpara gjykatës sot, me akuzën e vrasjes së të dashurës modele.

Ai shpërtheu në lot përpara gjykatësve, ndërsa mbërriti në gjykatë me një xhaketë mbi kokë, për të mos u fiksuar nga kamerat. Gjatë natës ai ka qenë në paraburgim.

Historia e tij po mban mbërthyer median botërore.

Fillimisht u tha se Pistorius e qëlloi të dashurën e tij, duke menduar se ishte hajdute, pasi ajo hyri në shtëpi në orën 4 mëngjesit.

Tani mendohet se ai e ka vrarë atë, pasi fqinjët më përpara kanë dëgjuar ulërima dhe kanë njoftuar policinë se mund të ketë sherr mes tyre.

Atleti 26- vjeçar, akuzohet se ka vrarë modelen Reeva Steenkamp, 30 vjeç.

Sipas raportimeve të mediave në Afrikën e Jugut, ai e ka qëlluar të dashurën katër herë përmes derës së banjës.

Policia ka bërë me dije se po bëhet një autopsi e vajzës.

Vajza ka marrë plagë në kokë dhe dorë.

Lajmi ka tronditur botën e sportit.

Pistorius hyri në histori pasi u bë i pari atlet me dy këmbët e amputuara, që merrte pjesë në Olimpiadën e Londrës.

E dashura e tij modele, ishte votuar për dy vite me radhë mes 100 femrave më seksi në planet.

Në vitin 2009, Pistorius kishte kaluar një natë në qeli, pasi kishte sulmuar një femër.

Atleti pati pohuar se është i fiksuar pas armëve, aq sa fle me një të tillë pranë jastëkut.

Ai thotë se është mjeshtër për të qëlluar me armë.

“Kam qëlluar 96 herë në kokë nga 300 metra nga 50 të qëlluara në total,” shprehej ai nga një poligon qitje.

Pas lajmit për vrasjen, reklamat me imazhin e tij kanë nisur që të hiqen nga rrugët.

10 komente në “Historia e Pistorius: Vrasja që po mban mbërthyer botën (FOTO)”

  1. LOLA says:

    po cke bere mo kafshe ke vrare tere kete derrrrooooo…… ashtuje po si nuk tu dridh dora qe tu thafte deri ne rreze

    1. al says:

      Lola po ti qe sje derroooo. …… te te vrasin ska gje?.

  2. ELINES ZORRETHARE EXPLORUES KAZANESH says:

    skishte faj Hitleri qe sakatet, budallenjte dhe greket qafezinj i beri sapun.

    1. templari_antishpellar says:

      Mar shkas nga Emri qe ke vene per te te kujtuar se aty ku jetoj une (1 km larg qendres) kazanet e plehrave kontrollohen cdo cerek ore gjate dites nga lloj lloj varfanjakesh. Hajde ne Tiranen e Sales nese do te shikosh te tilla gjera gjithe diten.

  3. Beso says:

    Lola mos je gje lesbo ti, se i shifke femrat me epsh.

  4. l says:

    o Beso une e kam qejf gjene e bukur po edhe po te kisha bere ndonje koment per ndonje mashkull te bukur nuk prisja ndonje koment nga juve me tru ne koke n q s femra futet dhe ben komente ketu i ben komplimente nje femre te bukur eshte lesbi n q s i ben komplimenta nje mashkulli te bukur eshte kkkkkkk-ve thote mire tourkofagos ndonjehere pune korakesh

  5. maqo says:

    Nuk ka faj ky jo,e pati fajin ajo e shkreta qe shkoi dhe i hodhi syte nje sakati si ky,qe qenka sakat edhe nga trute.Zoti ja ka vene shenjen per ta pare kurse ajo ????Sa keq.

  6. elinor says:

    96 here ne koke nga 50 te qelluara ne total?! WTH!

    1. Andi says:

      Kete po thosha dhe une nuk ka kuptim kjo si te qellosh 96 koke kur ke vetem 50?

  7. edi toronto says:

    O GAZETARI JE SHUME I LODHUR MUNDOHESH TE JESH I BUJSHEM ME LAJMET E TUA KOTI OSE KOPJON SI MAJMUNI LAJMET ….VRASJA QE PO MBAN MBERTHYER BOTEN …YSHT ORE KSAJ BOTE SI HA PALLA O PALLOSH …NGA 50 TE QELLUAR NE TOTAL 96 PASKAN KAPUR OBJEKTIVIN.. NGA BARI QENKE BERE GAZETAR ..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje