Në intervistë me Deutsche Welle, deputeti demokristian Kiesewetter shprehet për procesin gjyqësor për 21 janarin dhe vizitën e ardhshme në Kosovë dhe Serbi.
Para pak ditësh një gjykatë në Tiranë vendosi në lidhje me paditë kundër pjesëtarëve të Gardës së Republikës për vrasjen fillimisht të tre demonstruesve më 21 janar 2011. Prokurori i përgjithshëm pati kërkuar 23 respektivisht 25 vjet heqje lirie. Vendimi ishte: Pafajësi. Çfarë na tregon kjo shpallje vendimi?
Këtu dua t’i bashkohem kritikës së shprehur prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Natyrisht, unë nuk i njoh rezultatet e hetimeve, por kur është evidente që prokuroria ka konstatuar që këtu bëhet fjalë për vepra penale të shkallës më të rëndë (pasi përndryshe nuk kërkohen 23 dhe 25 vite dënim) dhe më pas vjen një vendim pafajësie, këtu lipset një hetim i veçantë. Në Gjermani kjo do të shpinte në ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar. Kjo sepse këtu me sa duket ekziston paqartësi për mënyrën sesi u arrit në këtë vendim. Po, e dëshirojmë një drejtësi të pavarur edhe në Shqipëri, por midis kërkesës për 23 dhe 25 vjet heqje lirie dhe shpalljes së pafajësisë ka një dallim gjigant, dallim i cili është i pakuptueshëm për vendet e Bashkimit që i duan të mirën Shqipërisë (dhe këtu bën pjesë Gjermania). Për këtë arsye mendoj që kjo doemos duhet hetuar, aq më tepër që Shqipëria synon të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian ose së paku të fitojë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE. Besoj që këtu së paku duhet shmangur përshtypja që vendimi mund, mund, të jetë arritur në rrugë jo të ligjshme.
Pas ngjarjeve të 21 janarit nga vëzhguesit u konstatua se viktimat qëndronin qartë jashtë kufizimit të selisë së kryeministrit dhe mbi të gjitha ata po qëndronin, dhe po silleshin paqësisht. Këtu lind detyrimisht pyetja se sa i përligjur ishte reagimi ndaj tyre, pra mbi përpjestueshmërinë e mjeteve të reagimit?
Qysh në janar 2011 e kam kritikuar sjelljen e autoriteteve të drejtësisë. Këtë e kam bërë të qartë asokohe edhe kundrejt kryetares së parlamentit, zonjës Topalli, (të cilën e vlerësoj shumë). Ne si palë gjermane e kemi shoqëruar asokohe në mënyrë tejet kritike këtë. Asokohe nuk ekzistonte përpjestueshmëri e mjeteve. Besoj që në këtë pikë pajtohemi të gjithë. Për këtë arsye kemi shpresuar edhe më fort për një zbardhje të qartë të këtyre ndodhive. Vendimi për pafajësi nuk mund të jetë përfundimi i të gjitha hetimeve. Dhe duke pasur parasysh statusin e vendit kandidat për Shqipërinë (të cilin unë e mbështes shumë fort dhe edhe në Gjermani jam një përkrahës shumë i fuqishëm në parlament që Shqipëria ta marrë statusin e kandidatit) një vendim i tillë (duke mos qenë i shoqëruar nga shpjegime dhe gjëra të ngjashme) fiton një peshë të veçantë.
Gjykata duket të mos ketë marrë parasysh as ekspertizën balistike të FBI-së (e kërkuar vetë prej Shqipërisë). Si ndikon kjo ndaj aspiratës së Shqipërisë për integrim në BE kur është theksuar se ngjarjet e 21 janarit janë një nga kriteret vendimtare kur është fjala për integrimin? A është një vend, i cili i gjykon në këtë mënyrë ngjarjet e 21 janarit, i aftë të futet në BE ose të nisë procesin e negociatave?
Përgjegjësit politikë në Shqipëri: qeveria, partitë në parlament (edhe opozita) duhet të kenë të gjitha së bashku interes që emri i Shqipërisë në botën e jashtme të mbetet i padëmtuar. Këtu kërkohet vërtet bashkëpunim midis partive qeveritare dhe opozitës në parlament si dhe me qeverinë. Përndryshe do të lindte përshtypja se Shqipëria ka këtu mangësi. Bashkimi Evropian nuk mund t’i lejojë vetes që të kandidojnë për aderim shtete, të cilat nuk kanë trajtuar sipas rregullave të caktuara pjesë të rëndësishme të çështjeve të hapura juridike. Apeli im për përgjegjësit në Shqipëri është që të kujdesen bashkarisht për zbardhjen e ngjarjeve dhe të bëjnë reklamë për vendin jashtë. Këtu bën pjesë edhe që krime të pazgjidhura (e këtu me sa duket është fjala për shkelje të ndalimit të tejkalimit të masës, për shkelje të proporcionalitetit, për mungesë të zbardhjes së plotë, për mospërfshirje të ekspertizës mjekoligjore) – që këto gjëra të eliminohen. Sepse kur të jenë përsëri për t’u marrë vendime për statusin e vendit kandidat (kjo do të jetë këtë vjeshtë), natyrisht që kjo gjë do të vlerësohet veçanërisht. Dhe BE-ja është shumë e interesuar, edhe qytetaret e qytetarët në Gjermani, që të dijë përse erdhi deri në këtë vendim, pra duhen zbuluar të gjitha të dhënat dhe duhet të bëhet e qartë që drejtësia shqiptare ka interes në zgjidhjen e rasteve. Nuk lejohet të krijohet përshtypja që këtu mbulohen pazarllëqe. Në qoftë se këto gjëra nuk zgjidhen – ndofta vendimi për pafajësi ishte i përligjur – por ekziston ende dyshimi se ai nuk ishte i përligjur, pra nëse nuk kryhet kjo zbardhje e plotë, atëherë edhe të gjithë përkrahësit e statusit të kandidatit për Shqipërinë do të tërhiqen dhe do të thonë: Shqipërisë iu dashkërka më shumë kohë. Shpresoj që ky mesazh të kuptohet në Shqipëri dhe që Shqipëria ta mbledhë veten dhe t’i zgjidhë shpejt e pa vonesë në javët e ardhshme incidentet e 21 janarit.
Ç’do të thotë kjo po të kemi parasysh zgjedhjet në qershor të këtij viti në Shqipëri? Si do ta shoqërojë Gjermania këtë proces?
Fillimisht, Shqipëria është një shtet sovran dhe duhet ta kryejë këtë vetë. Unë mendoj që Gjermania nuk duhet të përzihet në fushatën elektorale, kjo nuk është detyrë e jona. Mirëpo është detyrë e partive demokratike të Shqipërisë, e të gjitha partive demokratike të Shqipërisë, që këtu të garantojnë për zgjidhjen e çështjeve [në drejtësi]. Mendoj se këtu ka një interes të madh që këto gjëra të jenë zgjidhur deri në fushatën elektorale, pasi po të bëhet kjo gjë temë e fushatës zgjedhore, atëherë çështje të tjera si kriminaliteti i organizuar, shteti ligjor, siguria kontraktuale dhe e investimeve, besueshmëria në marrëveshje, pra në kontrata, etj. do të ishin dytësore dhe do t’i nënredoheshin kësaj teme emocionale. Për këtë arsye të gjithë personat me përgjegjësi në Shqipëri duhet të jenë të interesuar që kjo akuzë, e cila gjendet në vlerësimin e vendimit, të mënjanohet sa më shpejt.
Ju do ta vizitoni së afërmi rajonin. Për çfarë do t’i inkurajoni bashkëbiseduesit e atjeshëm, para së gjithash kur kemi parasysh Kosovën dhe dialogun Kosovë – Serbi?
Në mes të marsit do të jemi me disa kolegë në Kosovë dhe në Serbi. Për ne ka së pari rëndësi që pakicat në Serbi (meqë bie fjala: edhe në Maqedoni kështu është) të trajtohen në mënyrë të atillë që ato të qëndrojnë në vendin e tyre dhe të mos kërkojnë për arsye të tjera strehim politik në Gjermani. Nuk bën që shtete të Ballkanit të sillen me popullin e tyre në mënyrë të tillë që individë të caktuar, qoftë për arsye ekonomike a për arsye të tjera, të kërkojnë azil në Gjermani. Këtë do të theksojmë në takime, që shtete të cilat duan të hyjnë në BE të sillen me kujdes me pakicat në vendet e tyre, ashtu siç duhet.
Së dyti, kemi cekur një sërë pikash që duhen zgjidhur për sa i takon Serbisë, për shembull zbardhja e sulmit mbi ambasadën gjermane (zjarrvënia e para disa viteve). Këtu nuk ka ndodhur ende asgjë. Tjetra, që nga pala serbe të mos ngrihen struktura paralele në veri të Kosovës, po që të respektohet sovraniteti i Kosovës. Së treti, që marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë që kanë nisur në Kosovë të mos rrezikojnë të prishen dhe të mos pengohen, sepse si Serbia ashtu edhe Kosova duhet të kenë interes të përbashkët që aftësia për t’u pranuar, dmth. nisja e negociatave të aderimit për Serbinë, të mund të ndodhë në kohë jo të largët – me siguri që nuk ka për të qenë sivjet – dhe që Kosova ose procesi midis Kosovës dhe Serbisë të çojë në përfundimin që të dyja shtetet të shkëmbejnë amasadorë ose së paku të dërguar. Pra, që kjo të shpjerë në fund në njohjen e sovranitetit të Kosovës dhe anasjelltas, Kosova të bëjë gjithçka për mbrojtjen e pakicës serbe në Kosovë dhe të mirat kulturore serbe. Këto janë një sërë pikash që do t’i hetojmë dhe trajtojmë atje.
Deputeti demokristian Roderich Kiesewetter, është anëtar i komisionit për politikë të jashtme dhe evropiane në Parlamentin Federal (Bundestag) si dhe zv.president i shoqatës së Evropës Juglindore.
Ne Gjermani nje verdikt i tille, do te conte gjyqtarin mbas hekurave dhe do te conte partine ne pushtet ne te semes per nja 30-vjet, ne qofte se do te dilte se vendimi i gjykates, kishte sfond politik nen trysnine e partise ne pushtet.
Ore keni te drejte ju po duroni sa te kaloje 23 qershori dhe mbase do behemi edhe ne nje dite shtet siç na ka hije!Der me tash kemi nje fare sali i cili na ben çdo gje lemsh po shume shpejt do e shporrim!Kjo eshte gjeja e vetme tani per tani qe i premtojme evropes!
PS duhet te dale e te thote se do ri-hetoje cdo padrejtesi.
DO coje pas hekurave cdo hajdut e vreses. Po nuk premtoi kete, ose eshte pale me hajdutet, ose nuk do te hyje me te vertete ne europe e nuk ja vlen per tu votuar.
po ca ps aman , shalgjati i ps hengri ngjala me kok lopen pas 21 janarit e ju derderllisni kot .
Vetem kur te rrezojme saliun atehere do kete drejtesi ne kete vend!
tani e kuptoj ky se ku jetojm ne, ehuuu demokracia ka marr fund me koh,tani kemi vetegjyqesim dhe mbyllje goje, po e hape ta rras sala me plum ballit …
Sigurisht sepse atje mbizoteron shteti se drejtes dhe liria e njerezeve eshte paresore. Ne gjermani kandidati per kancelar vetem se kishte kopjuar doktoraturen pra e kishte marre te gatshme, dhe doreheqjen direkt nga kandidatura dhe liroi vendin tjetrit. Dhe te mendosh se ne sondazhe ai ishte favoriti. Ka kulture politike atje dhe jo si ketu tek ne qe kur nuk te do me populli ti nuk e degjon ate.
Sweet heart, Gjermania eshte haven, but ne Shqiperi nuk ka popull trim per te mbrojt demokracine. Shqiperia eshte Afganistan mor perendimor.
Nuk eshte i vetmi rast ne te cilin qeveria me doren e saj vret njerez dhe me pas nenkuptohet qe nuk mund te denoje pasi i be qe te denoje vetveten!
Atehere kur te shporret saliu njehere e pergjithmone vetem atehere do kete drejtesi ne kete vend!
gjermania eshte komb i mirefillte o djale i mire, nuk eshte bashkesi jeniçeresh qe ku i hedh shkaterrojne.
O gjermano se e Keni Edhe te djatht berishen folini se me llafe na cate bythen te gjithe ! Bejini presion per ndryshe shko pirdhu Edhe ti
Nuk ka se çte flase me Evropa apo edhe Amerika te vetmit shpetimtare jemi ne!Ne e kemi ne dore rrezimin e ketij pushteti te ndyre,me vote ne 23 qershor te denojme sali kriminelin!
Vertet Gjermania eshte force e madhe ku sundojne ligjet dhe drejtesia, dhe jo mercenar qe rrihen midis njeri-tjetrit per nje leje guroreje.
http://www.gazetatema.net/web/2013/01/25/sherr-me-grushte-ne-keshillin-bashkiak-te-himares-per-hapjen-e-nje-guroreje/
EPO KETU O DAKU…JE NE REPUBLIC BANANA DE ALBANIA.
KU CDO KUSH MUND TE VRASI, DHUNOJ EDHE RRAHI EDHE ASGJE NUK TE NDODH.
GJERMANIN TENDE LIGJORE MBAJE PERVETE TI, NE REPUBLIC BANANA DE ALBANIA NE DUAM DHUNE, RRAHJE DHE VRASJE. KETU LIGJIN NUK E PJERDH NJERI.
KEMI KANUNIN E 500 VJETVE ME PARE PER CDO GJE…ME ATE I ZGJIDHIM PUNET
JU UROJ NJE LEXIM TE MBARE.
I nderuar deputet demokristian,mos u çudite fare,e mos u merakos per furtune ne vendin tend pasi realiteti eshte krejt tjeter,por ju nuk mundet ti degjoni pasi jeni shume lart ,per te pare poshte. Une qe po te shkruaj,jo vetem qe mundet te tregoj shume raste,por vetem fakti i ndodhur me Familien time eshte shume. Gabimet e renda te gjykatave tek ju ,jane per te qeshur e per te qare. Ndaj mos u rembe e mos u be qesharak. Vet ideja e partise tende,se e para eshte leku, e me pas te drejtat e njeriut, justifikon gjithshka. Po qe se ju intereson te mesoni me shume,interesohuni,pasi keni emrin tim. Kur gjyqet kane karakter politik ,justifikohen,por si mundet te justifikohet nje gjyq ordiniere?
Populli s’ka pse pret c’thote evropa ose Amerika se po s’levizem vete s’vjen as demikracia as perparimi ekonomik.Nese ne do rrezojme kete klike hajdutesh dhe vrasesish evropa s’ka c’te thote perkundrazi do mbeshtese popullin pasi edhe raportet e tyre tregojne korrupsion galopant,mungese demokracie pra keq qeverisje. Po te kishite ndodhur Gerdeci gjermanet do e coin qeverine ne te semes ndersa ne presim te ndodhe edhe nje Gerdec tjeter (larg qofte) ndoshta edhe nje tjeter 21 Janar qe te mbushim rruget dhe te shporrim kta vrases me kravate. Opozita jone s’duhet te prese zgjedhjet pasi ato do manipulohen me c’do mjet nga koalicioni i manipulatoreve Berisha-Meta por te dale ne rruge ne krye te popullit per te rrezuar hajdutet. Duhet vepruar si opzita e I.R.J. te Maqedonise duke dorezuar mandatet e te te gjithe te deleguarve ne kuvend dhe ne pushtetin vendor derisa kjo qeveri te dorezohet.
Po cfortun flet mor,po me fortun se po shkakton ky vendim nuk ka ku te shkoj me…na turperuan ne sy te gjith botes me kete gjygjsor qe kemi,vrane dhe levizin te lir pa ju dredhur qerpiku duke bere dhe presione,dhe do te vrasin prap por duhet te vij sa me shpejt rilindja per kete vend,ne fakt 23 qershori eshte shume von..
Une mendoj se Vendimi i Gjykates eshte nje fat i madh per shqiptaret. Ky Vendim diskrediton totalish Sali Berishen. Kemi per te qene gjalle kur keta gjyqtare bythalepires te mbojne idene se kete Vendim e kane dhene keshtu se donin te diskreditonin Sali Berishen.
E dyta zgjedhje te lira nuk do te kete me Sali QENIN, pra Krytari i Opozites duhet ta thote qarte e prere. Zgjedhje te lira e te ndershme jane ato kur qytetari mund te njihet me programet e partive dhe ne menyre te lire e sipas ndergjegjjes se tij te votoje. Fushata elektorale e Sali Berishes eshte tamam e tipit te Hitlerit, me ndryshimin se ne vend te dores perpara ka dy gishta. Mbasandej nuk mbarojne manipulimet mafioze e presionet mafioze e blerjet mafioze te qytetareve, une nuk e di se a ka ligje shqiperia siç e ka Italia “voto di scambio mafiose” qe te denon e burg. Pra zgjedhjet jane pa hyre ne to, te pandershme, te padrejta, e mafioze siç eshte Salia.
Se fundi sikur te mos mjaftonin keto qe thame rreziku i fallsifikimit eshte shume shume i larte.
Akoma nuk e di gjermani se edhe prokuria, edhe gjykata, jane pjese e nje shteti te kalbur dhe te korruptuar, qe hiqet se ben drejtesi??
nga nje ane prokuroria ngre akuza (profesionalisht gjithe plasaritje) per denime te renda (qe mos te thote me njeri qe shteti nuk u mor me vrasjet), nga ana tjeter gjykata faktikisht i liron te akuzuarit, dhe qeveritaret bertasin ne kor: s’kemi c’bejme se gjykatat jane te pavarura!
“Vendimi për 21 janarin i pakuptueshëm për BE-në, në Gjermani një vendim i tillë do shkaktonte furtunë”?!!
Ej, ju gjermanet dhe europjanet e tjere shume gjera nuk kuptoni. Jeni ca te trashe ju! Ketu ne Albanistanin, republika bananesh, e Sali bab psikopatit me dyzet hajdut shume gjera jane te pakuptueshme per ju injorantet.
Ne gjermani zotrote…po ajo eshte Gjermani. Per me pak shaktohet furtune ne Greqi e Maqedoni qe jane ku e ku nga Gjermania…..po ketu eshte Shqiperi. Rendesi ka te konstatojme cpo ndodh, jo te veprojme. Rendesi ka te denoncojme me fjale (jo denoncim ligjot, ndryshim shume i rendesishem nga nje denoncim para kamerave) jo te veprojme. Ne shqiperi rendesi ka te ruhet monopoli politik, jo vendi e populli.
Cdo parlament ne bote ka ndonje Erin Brace apo Taulant Balle.Imagjinoni sikur Balla jone te jepte nje interviste per problemet ne Rumani sa do ta pjerdhenin. Per shembull te thonte Brace se Gjygji ndaj ish kryeministrit Anastase nuk ishte i drejte cfare jehone do kishte? Do te tronditej Rumanija kush e din sa dorheqje do kishin. Po shyqyr se Rumunet kane Boshtinarun ate Boshtin e RAmes e nuk e kane intervistue Bracen,Tahirin,Shalsin apo Ballen.Cdo komb ka budallenjet e vet se po te mos i kishte budallenjet nuk do te dalloheshin te mencemit.Me statistike nje ne kater Amerikane eshte budalla pak a shume prandaj ka vrasje e budallalleqe dite nate.Po me pelqen ky Balla apo Brace Gjerman.Shkoni preape e ndigjoni DW se komunstet shqiptare te larguar me 1990 punojne ne seksionin shqip te saje.
ne asnje vend islamik nuk demokraci,dhe fatkeqsisht edhe vendin tone te mrekullueshem nga ana gjegrafike shumica eshte islamike ,me thoni nje vend musliman qe ka demokraci ,vetem nje por nuk ka se aty mbizoteron taraflleku ,mashtrimi dhe ai qe eshte ne pushtet i ka te gjitha.
beeeeeeee beeeeeee beeeeeeee
Delet shqiptare e futen ujkun ne kope edhe pasi i mbyti ne gjak ,dhe tani nuk u vjen mire.
Nuk pritet qershori jo ,bota diktatoreve u ve flaken .
beeee beeeee beeeeeee
ANALIZE : Ky deputet po ben te paditurin. Po si perfaqsuesh i CDU nuk e ka numrin e cel te Doris Pack ?
Po perfaqsues naziste te CDU si puna e Doris Pack ka gisht direkt ne 21 Janarin. Tesh po don me dale luge e lame CDU.
Se pari CDU duhet te shpjegoje popullit Shqiptare perse e ka mbeshtete nje komunist anti – katolik me probleme te medha psiqike, krim Berishen.
Eshte pikrisht Doris Pack eurodeputetja e CDU qe i shpuri gjerat deri ne kete pike. Teshti s’dime gje !!!
Dini dhe dini shume bile.
Evropa me ne krye Shtetein me te forte Demokratike Gjerman.Do tja fuse kembet ne nje kepuce te gjitheve Politikaneve qe jane te korruptuar,apo qe i kane duart e lara me gjake.Duroni,Shetet Evropiane ecin avash avash,por Drejtesine e qojne ne vend.Do te vije dita ,qe te gjithe Politikanet ne Shqiperi,do ti shikoni perpara Dretesise.