Fatkeqësia si festë

16 Shkurt 2013, 21:03Politika TEMA

Nga Lavdosh Ferruni

Plani Rregullues i Tiranës (PRRT), nëse vërtet merr rrugë pas aprovimit të befasishëm nga Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT), përbën vërtet një fatkeqësi, edhe pse miratimit të tij kryeministri në fjalimin e tij të gjatë i dha dimensionin e një feste.

Mesazhi i fjalimit të kryeministrit në këtë takim ngjan shumë me lajmin tjetër të ditës, që 21 Janari po shqyrtohet që të kthehet ditë feste.

Por le te kthehemi tek “Plani”, që kryeministri e lakoi plot 24 herë. E ngriti në qiell këtë plan, e quajti si stadin madhor në zhvillimin e Tiranës së shekullit të XXI dhe këtë mbledhje të KKT-së e quajti një prej ngjarjeve më të rëndësishme të 20 viteve të fundit në historikun e zhvillimit të Shqipërisë.

Festë për kryeministrin dhe fatkeqësi për popullin e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, në këtë ditë që i hapet rruga zbatimit të një plani që nuk teprohet të quhet kriminal. Tirana ndodhet vërtet në një pikë kritike të historisë së saj, ku do të vendoset nëse do të jetë një qytet i banueshëm ose jo. Plani që sapo u miratua, e bën Tiranën një qytet të pabanueshëm.

Sot, siç pranojnë dhe hartuesit e Vlerësimit Strategjik Mjedisor (VSM) të këtij plani, Tirana ka 15.000 banorë për km2 kundrejt 4000 banorë për km2 që është standardi i qyteteve europiane. Mjafton kjo shifër për të kuptuar se hartuesi, i cili po planifikon të shkojë në 25,000 banorë për km2, qëllimisht hedh në erë të ardhmen europiane të kryeqytetit. Në fakt qëllimi nuk ka shumë të ngjarë të jetë mirëfilltazi shkatërrimi i të ardhmes, se sa përfitimi i së tashmes, i së tashmes në dimensionin disajavor, i së tashmes parazgjedhore të hartuesit, por që çon pashmangmërisht në shkatërrimin e së ardhmes.

Dendësia e popullsisë 4 herë mbi standardet europiane mbart me vete gjithë pasojat negative që rrjedhin prej saj, siç është për shembull ndotja e ajrit 3-5 herë më e lartë se standardet e lejuara të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, gjë që konvertohet në mijëra vite jetë të humbura. Nëse plani do të synonte që të ruante këtë dendësi të popullsisë dhe të konvertonte ndonjë hapësirë gri në hapësirë të gjelbër brenda qytetit, do ishte një plan i pranueshëm e i pakundërshtueshëm. Në të kundërt plani parashikon që të derdhet qindra-mijëra m3 beton në Tiranë, ku sipas planit do të akomodohen dhe 400,000 banorë të tjerë në vitet e ardhshme, duke arritur kështu në një dendësi të frikshme prej 25.000 banorë për km2, që nuk ka një të të dytë sot në botë, ndërkohë që intensiteti e dendësia e shtuar do kapë së pari hapësirat e gjelbra ekzistuese, duke i zëvendësuar ato në hapësira betoni.

Por ndërsa plani është 30 vjeçar, hapësirat e gjelbra do zihen me siguri brenda 3 muajve (pra para zgjedhjeve të qershorit).

Densifikimi i mëtejshëm i qytetit të Tiranës do të nxisë fluksin e lëvizjeve nga komunat e bashkitë përqark qytetit drejt qytetit të Tiranës, dhe nga komunat e bashkitë prej gjithë territorit të vendit drejt periferisë dhe vetë qendrës së Tiranës, duke kapur shifrën e papërballueshme mbi 1 milion banorë për Tiranën. Kështu, si rrjedhojë e një plani me interesa jo vetëm afatshkurtra, por dhe fare të ngushta, në planin afatgjatë piketojmë krimin e shkatërrimit të jetës jo vetëm për Tiranën, por shkatërrimin e perspektivës së zhvillimit të gjithë vendit, si rrjedhojë e nxitjes së largimit të popullsisë prej vendburimeve të resurseve natyrore dhe hapësirave ku mund të gjenerohen të mira materiale, efektivitet ekonomik e mirëqenie, drejt një hapësire super të ngushtë, ku nuk prodhohet, por vetëm konsumohet.

Ligji i planifikimit të territorit e detyron hartuesin e planit, dhe për më tepër hartuesin e VSM-së, të studiojë edhe impaktin në shkallë kombëtare të PRRT-së së Tiranës, por në fakt nuk ka asnjë rresht në VSM ku të shprehet se ç’ndodh jashtë Tiranës e periferisë së saj.

Dhe së fundi hartuesit e këtij plani çrregullues të kryeqytetit e të gjithë vendit, z.Berisha e z.Basha, e quajtën këtë plan Kushtetuta e kryeqytetit, por kanë harruar që Kushtetuta miratohet me referendum. Sa mirë që kohët e fundit kryeministri i ka për zemër referendumet.

35 komente në “Fatkeqësia si festë”

  1. Xen Berish Deledashi says:

    Fatkeqesia si feste ????
    Baca sali ka mare huqet e padronit te cilit dhe i sherben, serbise, se dhe ata te njejten gje kane bere prej shekujsh.

    1. katili says:

      boboboob ky esht i tmerrshem, ky nuk ka fjal te pershkruhet sepse e vetmja gje qe mund ti thuash esht katil me shqiptaret, por katili s’esht i perjetshem verdiktin per te vazhduar akoma profesionin e katilit ti do e marresh me 23 qershor; ose duhet te vazhdosh vishesh me antiplumb se nuk i ke ditet e gjata me ket profesion KATIL

  2. Mentari says:

    Mister Feruni je njeri i painformuar per dendesite e qyteteve te botes; nuk po flas per Hong Kongun qe eshte me shum se 250000 banore per kilometet katror por po te jap New Yorkun ate Manheten qe eshte me shum se 100000 banor per kilometer katror e shum qytete te tjera europiane.Nuk besoj se hipoktritet e Laberise kane mendime te kerkuara dhe te vlefshme sepse atyre gjithmone i mungon karakteri i sinqert dhe kur te mungon ai karakter nuk mund te jesh i civilizuar .larg duart nga tirana sepse Tirana i takon vetem gegnise dhe aq me pak e me keq Laberise qe e gjakosi ate gegni.

    1. stop injorances says:

      Po o Mentar gegnise i takon qe ta ktheje prape ne halen qe e ktheu nga 1992 deri ne 1999,une kam shume miq geg po edhe atyre ju them se ju keni pordhet me te medha ne bote,perpiqeni, mesoni nga tosket dhe pastaj te shisni dhe pordhe.

      1. Gjergji says:

        Ha, ha, ha! Cfare qytetesh merr shembull Mentari Cari! Hong Kongun qendren kontinentale te biznesit per gjithe Azine dhe New Yorkun qendren planetare te biznesit. Ka harruar Vicidolin, qendren galaktikore te biznesit! Ha, ha, ha!

    2. drunakuqi says:

      Ferruni per shifrat i referehet raportit te Vleresimit Strategjik Mjedisor te Jamaarber Malltezit.

    3. Dean says:

      Eshte e vertet,o menopauz,se Tirana i takon gegnis.
      Me ju kafshet duhet shkeput cdo lloj lidhje dhe te pakten ne kete pike bashkohem me ty.

    4. Engjell says:

      Mire e ke ti Mentar,po ç’ti besh se geget nuk ishin te zote si duket ti me qe u del sot per zot dhe e ben Tiranen vetem te gegeve nuk je gege tamam ,mos ka kaluar ndonje here jot eme ketej nga laberia e Lavdoshit dhe je ngjizur ti qe dole kaq i guximshem ,pa le por edhe i ditur
      Ore edhe nje pyetje per te dy ,mos keni gje gjisht tek vendosja e Sazan Profesor Doktori associuar qe e beri çirak naften por tani ka marre per siper te beje Tiranen….

    5. pajtim says:

      Ore tej. Po ti qonke koqe fare mor mik.

    6. Ay qy says:

      He mor “Mentar” halabaku! Prap e ndryshove emrin!?

  3. telenovela says:

    Berisha gjithmon kur kerkon te shkepuse vemendjen nga ngjarje qe nuk i interesojne(memo)luan me telenovelen seriale:
    “Nje budalla hedh nje gur ne lume,40 te meçur se gjejne dot”
    Merruni me problemin kryesor.

  4. psikologu says:

    SALIU KATRAUREN,DITEN E ZISE E KETHEN NE FESTE.

    Nga saliu politika e allbanistanit do mbaje ment shume dredhira,nje nga to eshte dhelperia e saliut kur mekatet e tij i trumbeton,i luan,i dirizhon,ju fut agjitacion e propagande me gjithe robotet qe ka (fariu,sandri,fevziu,cupi,meta,hoxha,halimi,peka,llalla,)per ti paraqitur ato jo mekate por feste fitorjeje.
    Aqsa naivet, dihet shqiperia ka shume te tille,besojne dhe duartrokasin aktorin sali.
    Keshtu veproi saliu kur vodhi votat,tani kur enderon 21 janarin ta beje feste popullore, nuk besoj se shqiptaret do ta hane kete sapun per djathe,biles ai synon me kete metode ti percaje qe te kerleshen midis tyre.

  5. o idit perkrahes I Asad says:

    O zgjuarsi. Para se te flasesh informohu per nr e vrt mos I shto O pa lidhje. New yourk 10.000 banor per km katror ka. Se ashtu si thu ti do rrinin si sardelet ne konserve.

  6. Jack says:

    Me injorante si J. Malltezi, Sazani G dhe ai Hanxhari. Keta jane ata me te cilet mburet Shqiperia. I njoh qe te tre shume mire. Njeri me injorant se tjetri. Shkoni pyesni ne shkollat ku kane mbaruar dhe familjet ku jane rritur!!!

  7. Aleko says:

    Lavoshi nuk foli as p[er geg as per tosk.Foli si specialist per ambjentin dhe shqetesimet qe lindin per kete ambjent ku jetojne njerez dhe njerzit jane shqipetare nga veriu, jugu ,lindja apo perendimi , nese rritet dendesia e popullimit nga 15000 fryme per km2 qe eshte aktualisht ne 25–30 mijeqe do te shkonte me aprovimin e planit te ri.Pra flitet per nje ceshtje konkrete dhe per shqetesimin qe ay ka si specialist i fushesper kete problem.Mua me duket pavarsisht se nuk jame spesialist per kete pune, qe rritja e dendesise se popullsise mbi 15000 banor per km ,qe specialistet e ambientit i referohen shifrave aktuale ne Tirane nuk do te jete ne te mire si per shkak te rritjes se ndotjes ne pergjithesi, ashtu edhe per zvogelimin e hapsirave te gjelbera qe ruajne cilesine e ajrit ne qytet.Pra eshte ne dem te shendetit te njerzve.Tirana eshte qytet ne zhvillim dhe nuk duhet te ndjek as stilin e new – york-ut apo te ndonje qyteti tjeter te ngarkuar,sepse ay stil eshte bere shume kohe te shkuara.Kush ka qene ne kete qytet e ka para sa veshtire eshte te levizesh dhe nese e len nje dite makinen jashte garazhdit ,ne menges ke per ta gjetur makinen gjithe bloze.Me gjithate New York ka fuqi te madhe ekonomike qe i perballon problemet per te mbajtur paster qytetin , ndersa Tirana nuk e ka kete mundesi, prandaj duke qene se eshte nje qytet – qe po ndertohet dhe zhvillohet tani ka ne dore nese ka vullnet dhe njohje te ndertohet sipas standarteve bashkekohore dhe jo ato qe jane bere para 200 viteve

  8. adi-ny says:

    O Ment(k) ar ule pak sasine e (k)arit ne mendje. Ne Honk Kong dendesia me e madhe arrin ne 43000/ km2 ndersa dendesia ne Manhattan shkon 27000/ km2 pa llogaritur water area. Nese e fusim dhe ate dendesia e popullsise ne Manhattan ulet ne 18,500/km2.

  9. Zoti Menkar says:

    A e ke idene se cfare regulli kane ndertimet Me manhatan te NY.Duhet ta dish se po preve nje dege peme gjyqi te pret . Shendeti I njerzve eshte ne plan te pare. Sikur maqinat qe perdoren ne Tirane te udhetonin ne rruget e Newyorkut diten e dyte do te kishin dale jashte perdorimit dhe asnje nuk do te bente as gek as mek. Shteti demokratik mbahet me ligje qe jane te shenjta dhe pasurohen me ecjen e jetes perpara. Qeveria shqiptare nuk e ka haberin e zbatimit te ligjeve ,cdo gje qe behet sot per sot dhe sidomos ne raste zgjedhjesh. Sali Berisha megjithse ka lindur ne mes te pyllit eshte I pari qe nuk e do ate.Cdo gje deri tani e ka bere per interesa personale dhe te klikes se tij. Pastaj behesh qesharak dhe idiot kur shane Laberine.

  10. Antoni says:

    Mir e ka Saliu. le te jet fest,,por si fest Martirizimi.ashtu sic festohet festa e kryqzimit te Krishtit te pa fajshem,nga çifutet se dhe Saliu po lot rrolin e tyre,duke vrar njerz te pa fajshem

  11. Fllad says:

    Ju Aleko sqaroni me maturi mbi mbipopullimin dhe ndotjen mjedisore.
    Por lodheni kot. Nje poet politikan ka thene per kete specie se qe te merresh vesh me ta duhet t’ju flasesh pa kryefjale dhe pa kallzues se ndryshe nuk te kuptojne.
    Ata qe jane varur nga malet dhe zaptuan pronat e te tjereve dhe duan te ndajne shqiperine ashtu si kane bere te paret e tyre sllave qe erdhen nga uralet, nuk mund tju kuptojne ju. Ata njohin vetem gjuhen e forces.

    Por keta m-(en)kataret nuk i shkruajne vet keto brockulla i vijne me copy-paste nga familja.
    Planet rregulluese dhe gjithe privatizimet qe po i bejne me urgjence i ka zene frika se nuk do jene me ne pushtet. Deri pak kohe me pare mendonin se nuk kishte zot qe i luante nga pushteti, prandaj dhe i kishin mare lento-lento keto pune.
    Ata harojne se cdo gje qe kane bere se prapthi dhe ne dem te popullit te gjitha do te anullohen.

  12. cimka says:

    Ja si shpeton saliu me para te vjedhura ne dore.

    saliun edhe me valixhe parash te vjedhura ta kapni,do luaje rolin e te lumturit duke thene me zgerdhitjen e tij tipike se qeshuri:Sapo ja kapa nje ajduti dhe po i coj ne polici ti denoncoj parate se ajduti me shpetoi nga duart.

  13. Perkethyesi says:

    Vuci-ujqer, dol-lugine. Dhe me njerez te lindur dhe te ritur ne kete vend prisni te beni plane rregulluese qytetesh dhe aq me teper te kryeqytetit. Doni te hyni edhe ne Europe. Yt-sikter

  14. sllobodanka ose liri says:

    familja -berisha -malltezi -basha .kan privatizu tiranen turp per nje tirones europian

  15. albanicus says:

    Jam shume i shqetesuar nga ky plan rregullues se ka lene pa pune matrapazet e djeshem (artan Shkreli etj) e te sotëm (Fahri Balliun, Sandrin etj).

  16. al says:

    tirana duhet te kishte nje plan rregullues te prespektives. por normal te mbledhesh ekspertet me te mire te vendit ,qe nuk mungojne ne cdo fushe. une personalisht do isha i mendimit qe ky plan te kryhej nga shqiptaret se nga te huajt. kjo politike qe per cdo veper madhore te therrasim te huajt eshte dhe e demshme nga ana ekonomike pasi parate i marrin te huajt , por ul dhe depersonalizon specialistet tane. dhe nje gje kryesore per vepra te tilla madhore eshte mire te kryhet referendum nga populli i tiranes ,prej banoreve te tije.se fundi e kam per menkarin qe flet si jashteqitje,se tirana eshte kryeqyteti i shqiperise, dhe eshte i te gjithe shqiptareve si cdo kryeqytet i botes. por tirana nuk eshte kryeqyteti e serbeve si puns jote ,qe do ju dali bytha vendit atje. si njeh mire patriotet shqiptare qe nuk bejne dallime krahinore ,prandaj z.menkar mo e hap shume halen se vjen ere ne tirane po te vish.

  17. perralla me mbret says:

    Hajde injoranc hajde,sikur plani per Tironen vertet realizohet ashtu siq i eshte paraqitur publikut,do te ishte nderhyrja me e mire e mundshme qe ndonjehere i eshte bere Tirones.Plani per Tironen ne asnje menyre nuk parasheh dyndje te qytetareve nga zonat,ai perkundrazi e bene te mundshme lidhjen urbane ne mes Tirones dhe zonave per rreth.Plani eshte nje investim gjigant qe rregullon shume probleme jetike te kryeqytetasve.Nuk qendron argumenti se ky plan shkakton ndotje e dendje.Arsyeja e vetme qe ka ky laroshi eshte gjelozia qe plani po behet nga kundershtaret ,asgje tjeter!

    1. Gjergji says:

      He, ha, cna the! Ti qenke Mbreti i Perrallave! Ketij plani i doli boja pa filluar me shkaterrimin qe u ben lulishteve te Tiranes, vilave te Zogut dhe ndertesave italiane. Tirana do te shnderrohet ne Kashar2.

      1. perralla me mbret says:

        Po e vertet gjergji,vila e zonjes Basha u ndertua pikerisht mbi nje lulishte te tille qe ti e permend! Vilat e Zogut e pallatet italiane nuk besoj qe ju dhimbsen edhe aq shume juve kuqloshve ene po te shkatrrohen.Por halli eshte se cfardo qe behet,vertet cfardo,qoft rruga e kombit,qofte tuneli i krrabes,antaresimi ne NATO,vizat e tash plani rregullativ qe perplot 12 vjet nuk hartohej nga ai drogmeni jan te demshme dhe si per habi ju gjithmon keni “kundra argumente”. Nuk them qe per te arriturat meritat i takojn vetem partise ne pushtet sepse fundja jan leket e te gjithe Shqiptareve qe mundesojn kte progres. Ama te ironizohen te gjitha sukseset e nje shteti qe skishte gje tjeter pos bunker e tmerr,armiq e derr kjo eshte e patolerueshme! Dhe sa me shume qe lexoj komentet non sense aq me e qarte me behet se duhet dor e fort per t’ju mesuar demokracin kuqlosheve.

        1. Gjergji says:

          Po o mbreti i Perrallave shko te sllavo-komunisti yt Sali Berisha!

  18. nuk harroj says:

    Me kete turme idiotesh qe vazhdon tu besoje idiotesive te shpellarit priteni kur dhe diten e shperthimit te Gerdecit ta shpallim feste kombetare!

  19. kel ukaj says:

    Une nuk i kam dite keto norma qe shkruan zoteria. Normat Europiane jane 4000 banore per km2, Tirana sot e ka 15.000 banore, e Sala kerkon ta çoje ne 25.000 banore. Vetem kush nuk ka pare bote me sy, nenekuptoj Europen dhe jo Turqi e Greqi blen shtepi ne Tirane. Tirana eshte nje krim i vertete, eshte si bunkeret e Enverit qe nuk sherbyen asgje. Une jam edhe kunder urbanistikes Europiane pasi po okupon gjithe token pjellore, por ajo qe ndodh me Tiranen eshte nje absurditet. Absurditet eshte per ata qe blejne shtepi ne Tirane me ato çmime, dhe nuk kane asnje kusht jetese.

  20. alban4eva says:

    o njerez, mos beni muhabete koti, jo plani rregullues keshtu, jo plani rregullues ashtu.. akoma nuk e keni kuptuar ju, qe shpellari nk merr vesh nga qyteterimi, urbanistika, gjelberimi, hapesirat jeshile, kendet e lojrave, etj etj.. shpellari njeh vetem shpellen dhe jeten e shpelles, kaq!!!

    ndaj edhe shpellaret e tipit menkar, u duket normale ky plan rregullues, sepse ashtu jane mesuar, te gjithe grumbull bashke si tribu, si fis, te mbledhur rreth zjarrit ne nje shpelle, me gjahun qe kane vrare, dhe e hane ashtu te papjekur, e hane te gjalle.. dhe ndodh qe nuk bien dakord per ndarjen e gjahut dhe kercet comanga nga koka, kercet huri dhe leva nga koka, ne ditet e sotme, kercet kallashi. keshtu i zgjidhin problemet shpellaret, nuk e njohin dialogun dhe mirekuptimin..

    qe ti rikthehemi planit rregullues, nuk duhet te jesh shkencetar apo arkitekt, apo specialist per te kuptuar disa gjera baze, qe per kaq meter katror beton, duhet kaq meter katror gjelberim dhe hapesire. shifrat nuk di di, nk jam specialist i kesaj fushe, por ne cdo vend te botes gjallon(egziston) ligji i raportit beton-gjelberim-hapesire, pike..!!!

    kaq pallate = kaq parqe dhe lulishte, apo peme, kaq kende lojrash, kopshte, kaq cerdhe, e ku di une tjeter.. pra, cdo gje ne ndertim eshte RAPORT, jo ashtu bej beton dhe hidh kate, o burra sa me shume.. ky nuk quhet zhvillim, ashtu si do S-haleja te na mbushe mendjen, kjo quhet anarki, rremuje, cmenduri shpellare..

    por sic e thashe me lart, S-haleja gjen mbeshtetje tek shpellaret e tij, qe nuk e kane idene e qytetit, rregullit, mjedisit, gjelberimit, ajrit te paster, etj.. shpellaret do mbeten gjithmone shpellare.. mjere ne qe na ka gjetur belaja me kafshet shpellare..!! duhet qeruar S-haleja me cdo kusht perpara zgjedhjeve, sepse perndryshe do te jete shume vone..

  21. perralla me mbret says:

    Betoni dhe ndertimi pa kriter u be ne kohen e drogmenit te moderuar e jo ne kohen e shpellarit!

    1. Gjergji says:

      O mbreti i perrallave, ke te drejte, Tirana e Rames mund te kete probleme, kurse Kashari i Sales nuk ka, Farka e Sales nuk ka, Kamza e Sales nuk ka. Krahasimin beje vete!!!!
      Ketu eshte ceshtje qyteterimi o hajvan i shkrete nuk eshte ceshtje ngjyrash. Sala ka 23 vjet si pordha neper breket e shqiptarit dhe shiko se ku jemi… turpi i botes, nderkohe te te tjeret e kane harruar komunizmin ne ende na qeveris nje komunist! Mu sme rruhet fort, se i kam zgjidh punt e mia kurse ju vazhdoni me thirrjen “Sali ti je bota!”.

  22. perralla me mbret says:

    Une gjithashtu jam emigrant qe 20 vjet dhe punet e mia i kam ndrequr me pune dhe nder,nuk kam asnje interes nga Saliu as Edi dhe asnjehere nuk kam votuar per asnjeren parti. e as qe do te votoj sa te kete matrapaz si sala e edi.Une jam shume i bindur se e dua Shqiperine e shqiptaret shume me shume se ty por nuk mund ta quaj planin rregullativ te Tirones,plan shkaterrues kur behet fjal per ndertimin e stacionit te trenit,elektrifikimin dhe shtrirjen e rrjetit te tramvajeve,ndertimin e nje sheshi modern te gjitha keto une nuk mund ti quaj se behen per te populluar Tironen ose cfare eshte edhe me apsurd te ndot ambientin! gjergji nuk besoj se ti mund te jesh me i qytetruar se une,une gjithnje i referohem asaj shprehjes majmuni shef majmun ne pasqyr.

  23. besa says:

    o sala koqe kandari o lul bole dashi per hundesh ka me te dal kalimashi 200 miljon ku i qove me familjen i shpenzove me zgjedhje e fushata nje dit ne gryk ka me te ngel kafshata me familjen sal shkerdhata se me xhozin si ke punt mir mos harro se ta ban i bir asht shkodrane me tradit dita dites asht tu u fik

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje