Silvio Berluskoni: Ryshfetet janë të nevojshme

16 Shkurt 2013, 20:02Politika TEMA

Silvio Berluskoni ka mbrojtur përdorimin e ryshfeteve në biznes, duke thënë se ato janë të nevojshme për të siguruar marrëveshje ndërkombëtare për kompanitë italiane.

Ish- kryeministri italian tha se pagesat ilegale janë vitale kur negociohet me vende të botës së tretë apo me regjime.

Berluskoni i bëri komentet si përgjigje ndaj skandaleve të korrupsionit me disa konglomerate italiane.

Berluskoni foli kundër arrestimit të kreut të kompanisë Finmeccanica, që është akuzuar se ka paguar ryshfet ndaj zyrtarëve të qeverisë indiane për të siguruar një kontratë për helikopterë.

“Ryshfetet janë një fenomen që ekziston dhe është e pavlerë që të mohojmë ekzistencën e këtyre situatave të nevojshme, kur negocion me vende të botës së tretë apo me regjime.

Këto nuk janë krime. Ne po flasim për të paguar komision për dikë në atë vend. Pse? Sepse kështu janë rregullat në atë vend”.

Madje ai tha se duke u ndaluar kompanive që të paguajnë ryshfet, po i lënë ato jashtë biznesit.

“Nëse bën moralizma të tilla, nuk mund të jesh sipërmarrës në shkallë globale”.

20 komente në “Silvio Berluskoni: Ryshfetet janë të nevojshme”

  1. plaku says:

    Une ndjek shume tv italjan. E kam pare Berluskonin ne shume panele televizive. Eshte nje njeri, qe genjen si derr, kercenon dhe premton gjera, qe nuk premtohen. Ky horr ka qene kryeminister ne 9 vitet e fundit per tete vjete dhe nuk ka bere asgje nga ato, qe premton tani.
    Mua me habit fakti, qe nje pjese e mire e italjaneve e beson akoma kete kurvar dhe horr njekohesisht.
    Jam i bindur, se Sala e shef dhe lexon deklaratat genjeshtra te Berluskonit dhe e kopjon kete horr.
    Eshte nje xhongler politik, kurvar, pa kulture, mendjemadh, hipokrit dhe i duket vehtja, se i di te gjitha. Mjere Italia me nje kurvar-horr te tille.
    Gjithe shtypi dhe bota perendimore tallen me te dhe nuk arrijne te kuptojne popullin italjan qe besojne akoma ( nje pjese ) ne kete ndyresire.

    1. vlora says:

      poull koqe dhe aventurier boll te shikosh filmat me Toton. Uduket se jeta eshte film.

      1. armand says:

        Ka rreth 2 jave qe ne Itali ka plasur skandali i bankes MPS.Eshte skandali me i madh financiar ne historine e vendit fqinje.Deshiroje tu kujtoj te gjithe antiberluskonianeve qe ne krye te bankes me te vjeter te botes jane eksponente te zgjedhur nga krahu i majte i politikes italiane.Berluskoni mund te kete te gjitha veset me te ndyra qe per ne shqiptaret jane te papranueshme (hipokrizi) por ne pushtet s’erdhi me vota te vjedhura.JU shqiptaret(ku hyj edhe une) adhuroni Billin qe mbante Moniken poshte tavolines se punes dhe shani Berluskonin per festat private qe ben ne shtepine e tij.Borxhi publik i Italise eshte rreth 2000 miliard euro dhe te thuash se eshte merite e Berluskonit per mua thjesht ke humbur forcen e arsyes .Dy klase shkolle i kam bere edhe une (jo ne Shqiperi)por kur lexoj komentin e Plakut shoh vetem urrejtje.S’po kerkoj te bej avokatin e Berluskonit,thjesht dua tu kujtoj se historia e vendit fqinje s’ka filluar me zbritjen ne politike te Berluskonit ne 1994.Eshte shume me e vjeter ashtu si edhe shkaqet e krizes.Arsyetoni o njerez dhe lerini vend llogjikes te beje punen e vet.

        1. fl says:

          Tsunami i B.Grillos do i fundos te tere dale-ngadale

    2. SERVILI says:

      Ky ja paska dhene diplomes Sales me duket

    3. Argita_B says:

      Plaku,
      Berlusconi eshte me te vertete ashtu si e pershkruan me sipër ti dhe kjo sdo shumë inteligjence per tu kuptuar besoj.
      Problemi eshte se fatkeqesisht, ka te drejte ne ato qe thot. Te gjitha kompanite multinacionale fitojne kontrata marramendese nepermjet korrupsionit, qeverite amerikane, franceze, angleze…jane te implikuara ne dhjetra apo qindra afera korruptive… Problemi eshte se te gjitha keto qeveri thone te kunderten e asaj qe bejne ne realitet. Berlusconi thote fatkeqesisht te verteten ne kete rast.

    4. adifi says:

      Plaku, vë re një tolerancë dhe dëshirë mirëkuptimi në ndërhyrjet tuaja në këtë forum, prandaj ju përgëzoj dhe uroj ta mbani këtë frymë.
      Për sa i përket artikullit në fjalë, po mundohem, me një shembull, të shkruaj atë që kuptova unë: ta zëmë se India ka nevojë për 10 helikopterë modern. Kandidatë për të shitur këta 10 helikopterë (flitet për shuma të mëdha paraje, pra edhe fitim të madh) janë Rusia, Gjermania, Franca dhe Italia. Italia arrin me një sasi shumë të vogël paraje (nën dorë, bakshish, quaje si të duash) të merret vesh me politikanin indian ( troç e korrupton) të shesë 10 helikopterët dhe të fusë fitimin në xhep duke mbyllur biznesin. Po të mos tregohet “e shkathët” Italia, këtë do e bëjë Franca, Gjermania apo Rusia, pra ata 10 helikopterë dikush do i blejë (gjithnjë duke dhënë diçka nën dorë).
      Këtë tha Berlusconi. Po ti qëndrojmë besnikë moralit, atje ku morali nuk funksionon, do të mbetemi me gisht në gojë.
      Edhe për mua korrupsion quhet, por ka një kufi ndërmjet utopisë dhe realitetit.
      Gjithë të mirat
      p.s. unë votoj në Itali dhe nuk do votoj për Berlusconin pas 1 jave.

      1. plaku says:

        adifi,Argita-B,
        Faleminderit per shkrimet tuaja shume civile dhe dinjitoze.
        Jam plotesisht dakord me juve, vetem se desha te thosha :
        – Kujtohuni, ju lutem, se ish ministri i mbrojtjes i Gjermanise, ministria e shkences e Gjermanise dhane doreheqjen vetem se kishin kopjuar pa vene ne fussnote, se cfare kishin kopjuar ne punimet e tyre shkencore.
        – Djali i ish kryeministrit te Landit te Bavarise ne Gjermani ( Maks Strauss ) u fut ne burg disa vjet, sepse ai kishte marre bakshish nga Arabia Saudite, se kishin shitur tanke gjermane.
        – Kryeminstri i Israelit ( cmimi Nobel per paqen ) dha doreheqjen sepse gruaja e tij, kur ky ishte ambasador ne Amerike kishte hapur nje llogasri rjedhese ne ne banke amerikane me vlere vetem 500dollare dhe nuk e kishte deklaruar.
        – Kryetari i parafundit i shtetit gjerman Wolff u detyrua vjet te japi doreheqjen per faktin, se kishte marre nje kredi te bute nga nje mik dhe jo si te gjithe gjermanet nga nje banke gjermane.
        – Ish kryeministri i Slovenise eshte ne burg per korrupsion.
        I them keto fakte, se kur shtypi ben te ditur ne Amerike, France,Gjermani etj. me fakte per korrupsion politikanet japin menjehere doreheqjen.
        -Para pese vjetesh, kur Berluskoni ishte kryeminister, FIAT pushoi shume vete dhe Berluskoni tha, se ata qe mbeten pa pune duhet te kavardisen me leket e te papunit plus ndonje pune ne te zeze qe do te thote te stimulosh evazjonin fiskal.
        Para dy ditesh, ky horr-kurvar ju propozoi firmave te medhaja italjane, qe te fusin te rinj ne pune dhe te mos paguajne detyrimet socjale shtetit per keta njerez. Kjo eshte nje poshteri e madhe, sepse prek ligjin e konkurences dhe nga ana tjeter demton indirekt rrjetin socjal ne Itali.
        Filosofi kinez Konfuci ka thene : Cdo rruge e gjate fillon me hapin e pare. Pra le te behet hapi i pare kunder koruspjonit dhe jo ne rrugen per koruspsion. Mediat italjane thone, se Italia cdo vit humb nga korupsioni reth 160miljarde Euro dhe nga evasioni fiskal reth 80miljarde Euro.
        – Para dhjete vjetesh, e dashura e shefit te policise se kanton ZUG pranoi nje pelice shume te shtrenjte nga nje pronar grek te nje firme te vogel avjonash ne Zvicer. Dy vjet me vone shefi i policise u martua me kete zonje, dhe shtypi filloi tu binte trompetave dhe shefi i policise i kanton Zug u detyrua te japi doreheqjen.
        – Ju e dini, se konkurenca eshte nje nga ligjet kryesore te kapitalizmit. Ne se ti jep bakshish kur do te shesesh nje gje, ti prish konkurencen dhe prandaj edhe shtetet e tjera denojne me force kete budallallek te Berluskonit.
        Gjermanet thone : Hajdutet e medhenj i lene e shetisin dhe te vegjlit i varin.
        – Nuk e di por kur une shof ne tv Berluskonin kam nje ndjenje percmimi njesoj si kur shof Salen.Te dy jane katandisur ne pleq rrugace.
        Me besoni ju lutem, per ketu ne Zvicer dhe Gjermani ( mendime ne programet televizive ) Berluskoni nuk do rinte nje dite si politikan. Me siguri do futej ne burg. Ne fakt eshte denuar 4 vjet e tre muaj ( nga te cilet 3 vjet i ulen nga amnistia ) dhe i kane mbetur edhe nje vit e tre muaj. Ceshtja eshte ne revision dhe ka mundesi qe te futet ne burg dhe ta “gezoje” bjonden ne fotografine siper qe eshte e fejuara e tij.Nje komshija ime zvicerjane thote, se Berluskoni vetem se e shef te fejuaren e tij te re sepse huk ka fuqi ti beje gje.
        Desha te kujtoj ketu, se ish gruaja e dyte e Berluskonit merr me vendim gjyqi nga Berluskoni 100mije Euro ne dite, ndersa nje pensionist italjan qe ka punuar 40 vjet merr pension vetm 1.200 Euro ne muaj.A eshte e drejte kjo?
        Pershendetje.

    5. arbeni says:

      Shume interesant fakti qe tani shqiptaret (jo vetem ne Tema) cojne ne gop te s’emes publikisht e pa pike kompleksi politikanet e huaj te paafte apo te korruptuar. Koha kur keta rob vinin ne Shqiperi dhe na mbanin fjalime duket qe ka mbaruar. Per mua ky eshte nje tregues sh i rendsishem i emancipimit tone.
      Sugjerim Temes: pse nuk perktheni ne anglisht editorialin ta lexojne dhe keta topet e huaj te emigruar ne Shqiperi ?

    6. zgjohuni says:

      Plako ke harrue dhe peruljen e Berluskonit kur i puthi doren mostres Gadafi si dhe 200 prostitua qe ja vuri ne dispozicion,vetem per ca kallupe florinj,duke poshteruar te gjithe italianet.Berlusokoni eshte nje pjese e jashteqitjes italiane dhe bukeshkale per to,dhe as me shume dhe as me pak.
      Nese do te kishte nje gjyqesor ne standartet e te Drejtave te Neriut dhe nje opozite te mirefillte demokraike si Berluskoni dhe Berisha me sozi qe cicerojne sot si gjeli siper plehut me fuqin e parase se botes se krim-korrupsionit ne vite,ato sot do te ishin duke vuajtur denimin per krime dhe korrupsion,apo abuzim me pushtetin.
      Berluskoni eshte turpi i Italise,jo vetem per nga morali,por per mashtrime ne biznes dhe abuzime me pushtetin.

    7. N.V. says:

      Rryshfetet, kur zbulohen,, o Silvio Kurvari,
      Denohen ashper ne çdo shtet te botes!
      Po Silvio Fratellua i Berish Barbarit, nuk do te dije,
      Se eshte mesuar me batakçilleqe, i jane bere si buke e djath…
      Nje europarlamentar austriak, vetem se tha qe mund te bej lobing, po te marr rryshfet,
      Dhe nuk mori asnje rryshfet, vetem se pranoi me fjale para dy gazetareve invetigues,
      U perjashtua nga te gjitha funksionet politike dhe Shtatsanvalshafti , prokuroria austriake,
      ja ktheu shtepine permbys!…
      Dhe e nxoren ne gjyq per ta denuar, si tentative per te abuzuar me detyren !…
      Por Silvio Fratellua i Barbarit tone eshte nje Shkerdhate politike qe vetem nje pjese pepinosh mafjoze italiane mund ta akceptojne!
      Prit kur Prokuroria italiane tja marre per deshmi kete deklarate Sharlatan Qivaçit….
      Ka djal ky Berluskoni?…se ajo zogeza qe mban per dashnore, djali Berluskonit mund ti kendonte ate kengen qe shkruan ketu nje komentues i Temes:

      Babi u martua,
      Mori nuse te re
      O te lumt o babi
      TA QIM EDHE NE…

  2. hysni dajaku says:

    kur te martohet Berluskoni me kete “nusen e re”,djali I tij duhet kendoje kengen qe kendoine fshatin tone Mynyri ne moshen 20 vjecare kur u martua per here te dyte babai I tij Kadriu ne moshen 55 vjec,,mbasi u dehen me raki! Mynyri ja mori kenges”
    “babai u martua
    mori nuse te re
    o te lumte ,o babi
    ta qim edhe ne

  3. al says:

    ne qofte se ka figure me groteske se silvio berluskoni,nuk di cfar te them. po ka nje problem si ka mundesi qe ky dhe disa kopje te tij i beson populli. ky ishte shkaterrimtari i italise dhe sot don pushtetin.ky e ben kete pune vetem se e ka te vdekme se do denohet nga drejtesia italiane .po e zgjodhen dhe kete here ,dhe shqiperia do kete nje partner interesant.ky eshte prototipi i mashtruesit te pa cipe. po kur gjen mire e ben.

  4. perralla me mbret says:

    Pamvaresisht se sa i dobishem apo i demshem eshte ai per vendin e tij(kte e vlersojn me se miri Italianet) ai e thot realitetin dhe asgje me shume.Nuk ka asnje kompani e as shtet Europian qe nuk paguan ryshfet kur behet fjale per shtetet e botes se trete. Te gjitha marrveshjet(per naft,armatim,ari,etj.)qe jan bere nga cilado kompani Europiane apo edhe e SHBA-ve me shtetet e ashtuquajtura te botes se tret jan bere ne saje te pagesave te majme te ryshfetit.Ky eshte fakt i pamohueshem!

  5. S.B & S.B says:

    Si rregull, kur ne loje jane shuma te konsiderueshme mungesa e rrespektimit te ligjit behet norme si per te majte ashtu dhe per te djathte, si per italiane ashtu dhe (per me teper) per shqiptare.
    Sharlatanet e politikes (si S.B-te) e kane ne maje te gjuhes faktin se kudo ka rryshfet por ama duhet te biem dakort ne nje pike qe nese kapesh duke lyer rroten dhe per me teper rroten tende atehere minimalisht duhet te largohesh dhe maksimalisht te sekuestrohet pasuria e te perfundosh ne burg.
    P.S Vajza e S.B shqiptar vajin e rrotes e quan “suksses fee”

  6. Stef Staku says:

    ANALIZE : Me vjen mire qe e bete kete artikull.
    Berluska eshte nje vagabond me te cilin jane ngopur te gjithe. Mbas tije eshte Mafia Italiane. E rendesishme eshte qe kapitulli i Silvio Berluskonit eshte mbyllur nje here e pergjithmone. Edhe 10 dite dhe Italia ka zgjedhjet parlamentare. E majta e grupuar rreth PD ( ne Itali dhe gjithe boten PD eshte e majte. Vetem PD e krim Berishes eshte e djethte ) eshte ne krye me nje diference prej 6 – 8 %.
    Por ajo qe e ben te pamundur fitoren e Berluskes eshte Partia e Pese Yjeve e Bepe Grillos e cila eshte partia e trete.
    Grillo e ka deklaru se nuk ben aleance as me PD e as me PDL ( Berlusken ). Ne kete menyre ne se PD nuk arrine te kete numrin e nevojshem te qeverisjes kemi zgjedhje te reja diku nga Qershori apo korriku.
    Humbja e Berluskes ne nje rivotim do jete akoma me e thelle.
    Vlen te permendet qe pas ramjes se Berluskes edhe Farnesina ( Min e Jashtme Italiane ) nderron kursin e saj komplet. Ne kete menyre Krim Berisha do jete akoma me i izoluar. Nuk duhet te harrojme se ishin trupat ushtarake Italiane dhe ish Presidenti Austriak Wranincki qe e risollen ne pushtet krim Berishes ppas Pranveres Shqiptare te 1997.
    Eshte mafia Italiane ajo qe me ryshfete e pazarlleqe te pista mban ne pushtet kriminele te tille. Shpresojme qe kursi i Italise te ndryshoje !

  7. Treviso says:

    Sa i demshem eshte (nano)Berluskoni per Italine eshte vertetuar dhe po e paguajme te gjithe me krizen qe na ka mberthyer. Berluskoni arriti sa dhe puntoret e tije filluan te protestonin qe te bente dorheqjen nga qeveria. Ndermarrjet e tije ju afruan falimentimit me ane te sprektit qe po i benin jo vetem si shtet por dhe si privat. Berluskoni e ka fundosur shtetin Italian aq shume sa duhen shume vite qe te kapi vehten. Berluskoni nuk fundosi vetem Italine por dhe Shqiperine duke u lidhur me kriminelin sali. Berluskoni thoshte se nuk du gje tjeter nga Shqiperia,
    por vetem goca te bukura. Kush e beson saliun, aq nuk e besojme edhe Berluskonin. Jane dy burrat me te poshter te Europes.
    Me 24 Shkurt Silvio Berluskoni nuk fiton me shume se 15%. Dhe ai ka legene dhe legena si saliu qe i shkojne pas.

  8. vlonjati it says:

    kesaj radhe ky shoku i sales do ta haje te semes, sbehet llaf te fitoje.

  9. Zani says:

    Ne Shqiperi “komisioni i suksesit” te RRYSHFETIT te thene per Argita Berisha Malltezin ishte 3 milione Euro vetem per nje firme.

    Nderkohe qe shqiptaret rropaten duke punuar dhe marrin therrime per punen e tyre te rende, Argita Berisha Malltezi merr 3 milione euro per nje firme dhe pastaj ka kohe qe te beje qejf e te mbetet me barre e perseri te beje qejf e te mbetet me barre e perseri te beje qejf e te mbetet me barre e keshtu historia vazhdon.

    Me nje firme Argita Berisha Malltezi merr 3 milione Euro dhe Sali Berisha te firmose per suksesin e firmes se te bijes ne konflikt te hapur interesi.

    Ashtu si ia bene CEZ-it ia marrin perseri, e shesin perseri me dhe marrin rryshfetin e Ansarit miliona euro e keshtu mund te vazhdojne historite e ndyra te rryshfetit te treguara edhe nga Ansar me qindra miliona euro te vjedhura Shqiperise dhe shqiptareve.

    Burg dhe vetem Burg perjete me prangat me te renda per Familjen Hajdute Mafjoze e Kriminele te Shqiperise qe vjedh Shqiperine dhe shqiptaret.

  10. BESA says:

    Une per vete nuk kam njohur ndonje te ndershem te gjithe jane njesoj ,nuk e di pse nuk e quajn po e quajn ..por jeta do te ishte pa kuptim vetem me te ndershem..ju uroj te gjitheve shendet ,,nuk jemi asgje ne kete jete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje