“Fatosi ishte si i çmendur pas Antonetës. E dashuronte si një adoleshent”

16 Shkurt 2013, 11:27Politika TEMA

“Fatos Kapllani ishte i çmendur pas së dashurës së tij, Antoneta  Petriti. Ai e dashuronte marrëzisht, si një adoleshent i shfrenuar. I këndonte serenata poshtë ballkonit 33-vjeçares. Lidhjen e tyre e dinte gjithë Erseka”.

Kështu ka deklaruar për GSH-në Olti Muka, shok i ngushtë i 50 vjeçarit Kapllani, i cili vrau me automatik të dashurën e tij dhe veten.

Muka tregon se e ka takuar para krimit Fatos Kapllanin.

“Pimë kafen bashkë këtu në qendër të qytetit dhe më foli për festën e Shën Valentinit. Ishte i qeshur dhe i lumtur, nuk e kuptova arsyen. Më tha se i kishte bërë një dhuratë fantastike  dhe që do të mbahej mend, për Netën. Në fillim kujtova ndonjë unazë, por më tha që nuk e kisha gjetur, dhe se ai nuk kishte mendje të ma tregonte, por shpejt do e merrja vesh dhe do të  ngelesha i habitur nga surpriza e tij. Asgjë nuk më shkoi në mendje dhe kurrsesi nuk mund të më shkonte në mendje dhuratë “vdekja”. Më tha “ke për ta parë, ki durim”. Epo, mendova, ka marrë para borxh dhe i ka blerë ndonjë varëse floriri. Sërish nuk më shkoi në mendje asgjë. Pastaj duke pirë kafen i dërgoi dy mesazhe: “Gëzuar festën jeta ime, qofshim gjithmonë të dashuruar. Të kam shpirt dhe të kam bërë një dhuratë”. Kjo ishte biseda e fundit. Pastaj Fatosi më tha se do të largohej, do të shkonte të mbyllte disa gjëra në shtëpi”, tregon Muka.

Se si kishte nisur lidhja e Netës me Fatosin, ai tregon: “Neta ishte e martuar dhe para pesë vitesh ishte divorcuar nga bashkëshorti. Me vajzën e saj u zhvendos në Ersekë tek shtëpia e nënës së saj. Ishte e bukur, të themi, dhe Tosi e kishte vënë re  kur ajo çonte fëmijën në shkollë. Në fillim nisi ta ndihmonte me ilaçe për nënën, dhe më pas i shërbente si taksi për ndonjë nevojë personale, derisa u lidhën bashkë. Ai merrte lekë borxh  dhe i ndihmonte atë, ndonëse ishte i rrënuar ekonomikisht. Me pak fjalë ishte gjahtar i zoti”.

A tregon se edhe familjarët e Kapllanit e dinin këtë fakt, por gruaja nuk bënte zë nga turpi për hir të dy fëmijëve, madje ajo nuk dilte thuajse fare nga shtëpia për shkak të turpit. Ndonëse i thoshin të gjithë, ai tregon se Tosi shprehej se: “Netën e dashuronte, ndërsa gruan e respektonte”.

Muka tregon se ai e kishte paralajmëruar vrasjen dhe se Fatosi ishte shumë xheloz.

“Më shumë se ai nuk besoj se ka njeri tjetër të jetë xheloz. Ai flinte shumë herë jashtë, poshtë ballkonit të Netës. E ruante se mos ajo e tradhtonte. Ishte i çmendur komplet pas saj, rrinte poshtë ballkonit të saj dhe i vinte serenata në makinë. Shpesh kam qenë edhe unë shoqërues. Vinte disa këngë dhe atë “Të ka lali xhan, të ka lali shpirt”.

Olti Muka është shprehur se as ai nuk ka marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të mikut të tij, pasi është opinioni që vret në të tilla raste, madje edhe është bërë një ceremoni e vogël mortore.

Ndërsa vajza e Antonetës, 10 vjeç, është marrë nga tezja e saj, Rovena, e cila është shprehur se do të kërkojë birësimin e vajzës, nëse do të lejojë i ati i saj.

27 komente në ““Fatosi ishte si i çmendur pas Antonetës. E dashuronte si një adoleshent””

  1. Uki says:

    Paska qene nje koqe ky fatosi. Ka lene jetim femijet, ka marre ne qafe veten dhe tjetren per instikte.

    1. Ben Chicago says:

      Ke dashuruar ndonjehere ti mo kopan i kuq????.Apo vazhdoni martoheni me mbleseri si ne kohen e Hoxhes.Dashuria eshte ndjenje shume e forte dhe ndonjehere te ben ta humbesh llogjiken.

      1. sorge says:

        Po ti,mo Ben Chicago,kur dashuroke kqa s-ume,PSE JE BERE PEDERAST???

      2. Pisha flamur says:

        More l. e kuqe, të gjithpëëve ju thua i kuq. Më kujton një kosaxhi, i cili ishte spiun i sigurimit dhe kidhte denoncuar dhe atin. Kur erdhi demokracia ai edhe xhorxh bushit i thoshte i kuq. Është gomar si mender çikago.

      3. uki says:

        Beni si homoseksual qe je te kuptoj. Per dashurine mosha ndikon. Ndonje adoleshenti edhe mund ta kuptoj, por nje 50 vjecari te shkoj te vrase per ceshtje ndjenjash mua me duket budallalik. Jo per gje por mund ta rrembente dhe te shkonin diku dhe te jetonin se bashku. Si thua ti koqe?

    2. shiptar says:

      Ooooooooooooo sa mut me qene shiptar oe.

  2. Romeo says:

    Zoti ne fillim te merr mendjen, pastaj mallin.

  3. VERONIKA says:

    RESPEKT VIKTIMAVE DHE NGUSHELLIME FAMILJEVE!
    Kuptoj qè mund tè duash dikè deri nè çmenduri,derisa vdekja tè arrij,por tè vdesèsh pèr dashuri,nuk e perceptoj dot.Por ne jemi kèshtu,jemi popull i vrazhdè-dhe kur tè propozojnè tè thonè–Unè vdes pèr ty–kjo tè fut frikèn,o rob ti duhet tè rrosh pèr mua-jo tè vdesèsh
    Mè bèri pèrshtypje ky shoku,qè nè gazetè dalka pèr intervistè,por nè varrim nuk i shkon-hèm,opinioni tè vret–ju thashè ktu çdo gjè tè vret
    Tè vrasin dhe tè vdekurit!
    Njerèz tè mjerè nè mjerimin tuaj,ne fèmijèt,prindèrit,mikun,shokun ,dashnorin,i duam pa kushte-dashuria duhet tè jetè e tillè–opsss ne jemi
    ata qè vdesin-dhe kur e duam dikè.Ne e duam,tè bukur ,me lek,me makin tè bukur,ne nuk u flasim kurrè gjithè jetèn,dhe nè varrime i seleksionojmè nè bazè tè rèndèsisè.
    Zt.Muka,ishit miku i tij,vrau,èshtè e vèrtet,ktu çdo gjè vret,por kjo nuk d. m.th qè ne na lejohet ta gjykojmè–jemi tè gjithè fèmijèt e Kainos.
    Zonjè,ju gruaja e tij,mos t’ju vij turp nga tè pamoralshmit qè ju gjykojnè,zemra nuk komandohet.Nè njè vend tjetèr,dhe nè njè mentalitet tjetèr,as ju nuk do rrinit me njè burrè qè nuk ju donte mè.Do takoheshit si miq,dhe do pinit kafe–dashuria dhe mbaron,ju do rigjenit vetèveten tuaj.Kujtojeni pèr sa ju ka dhènè–dhe mos harroni,qè shumè nga sytè qè ju shikojnè,janè mè tè pistè se ato tè ish-burrit tuaj.Ai pati kurajèn tè jetonte jetèn e vet,si donte,pa e vrarè mendjen pèr moralin e tè pamoralshmève-injorantève qè askush i ka dashur nè jetèn e tyre.
    Ah,dhe njè gjè zonjè,mos i ndyeni fèmijèt me urrejtje,jua garantoj qè nè dashuritè e tyre ata do jenè si babai,do zgjedhin kè tè duan,dhe do e mbrojnè me forcè–nè kohèt e tyre nuk do vritet mè pèr dashuri,nuk do vdiset pèr atè qè do–do jetohet.Nuk jam e çmendur–edukojini mirè!
    E njèjta kèshillè vlen dhe pèr tezen,vajza e Antonetès,do krenohet me nènèn e saj–dashuria nuk ka turp,dhe vetèm ato mè tè mirat kanè njè fund tè dhimbshèm.

    1. Diana says:

      Gjykim mjaft i shendodhe nga kendi qe e shikon Veronika. Komplimente mike e mire, bashkohem me ju.
      “Dashuria nuk ka turp, vetem ato te mirat kane nje fundt te dhimbshem” !

    2. AKADEMIK_UK says:

      Veronika, me vjen mire qe te pakten ka nje person qe drejtshkruan shqipen ne te tilla forume. Por me vjen thellesisht keq qe edhe pse formalisht me tingelloni e edukuar, perdorni kete linje arsyetimi!
      Sigurisht qe nuk kerkoj t’Ju kufizoj lirine tuaj per tu shprehur, por me suprizoi disi linja Juaj e racionales/mosracionales qe perdorni! Duket qe kryefjala e komentit Tuaj eshte: Mos e vrisni mendjen per moralin, pra mos arsyetoni njerezisht per veprimet qe beni, perkundrazi, jetoni jeten sic ju vjen dhe ndiqni instiktet dhe deshirat tuaja, edhe pse ato mund t’ju shkaterrojne/vrasin Ju, familjen apo shoqerine!!!
      Mjaft e cuditshme kjo menyre “arsyetimi” nga ana juaj Veronika, sidomos kur mendoj qe jeni dhe femer dhe si e tille potencialisht jeni edhe: vajze, moter, nene, etj! Mos harroni, ne rastin ne fjale, ndjekja e instikteve pa menduar per pasojat e saj shkaterruan: Ata te dy, femijet e tyre, familjet, shoqerine! A mos ndoshta kjo eshte dashuria e “vertete”?! Ajo qe vret?!!! Mua me duket se dashuria e vertete eshte krejt e kunderta, eshte ajo qe i jep jete: Individit, familjes, shoqerise.

      1. VERONIKA says:

        Akademiku,mè vjen keq dhe mua qè mè vjen njè replikè nga njè akademik.”Formalisht e edukuar2???
        Ne kemi çdo gjè formale,edukimin,shkollèn,buzeqeshjen,dashurinè,ky èshtè problemi jonè madhor.
        Unè mendoj dhe kèrkoj tè jem origjinale.Kam 3 fèmijè Akademiku,dhe jam tepèr e *çuditèshme*,nuk kam shumè kohè qè bèra njè pjesè tè flokève me 5 ngjyra—mos jam gjè e pamoralshme???mos ato tè konventave qè prostituohen shpirtèrisht mund tè mè bèjnè leksion??
        Opsss dola nga diskutimi…nuk e perceptoj vrasjen pèr dashuri,e theksoj mè lart,por nqs nuk e dua mè burrin tim apo ai nuk mè do,do jetè mè racionale tè rri ti rris fèmijèt e mi pa dashuri ????Tè ndèrroj dashnorèt si ndèrroj bluzet sepse djerèsij???INSTIKT???
        Instikt qè i bènte serenata poshtè dritares…50 vjeç???Atèhere tè kemi sa mè shumè instikte.
        Ajo 35 vjeçaria me vajzèn 10 vjeç,o zot nuk mund tè dashurojè mè,prishèsia e familjeve,k.rvè…njè zot e di ku qèndron morali qè tè detyron tè mos i shkosh nè varrim.Njè zot e di ku i qèndron morali qè gruaja mbyllet brenda nga turpi….NJè zot i mallkuar e di,ku qèndron morali qè unè duhet tè gjykoj jetèt e tè tjerève
        Kto janè pasojat Akademiku,qè tè heqin jetèn-tè vrasin.
        Politikat sociale,dhe askush qè vlerèsoi denancimin e ksaj dashurie qè u kthye nè morbozitet,qè vrau.Politikat sociale qè tè detyrojnè dikè ta *dashurosh* sepse tè blen ilaçet e mamasè
        Mentaliteti qè ti je grua-plaçkè,dhe pèrsèri pèr atè ishte dashuri,dashuri e marrè-sepse kjo èshtè e bukura-nuk ka llogjikè.
        Fèmijèt,do rriten,do dashurojnè dashuritè e tyre.Shoqèria duhet tè vendosi gishtin nè kokè,ti varrosi,se pèrgjysèm ajo i vrau.
        Akademiku,e lyeva flokun shumèngjyrèsh,sepse shoh pak ylberin,dhe njerzit,*çuditen*-buzèqeshin,sa pak buzèqeshim ne,jemi tè vrazhdè
        unè nuk perceptoj dot mos-buzèqeshjen.Nuk perceptoj dot tè mè mèsojnè si tè vrapoj,kur vetè nuk luajnè nga vendi.
        Akademiku-atè ditè qè do shoh njè burrè,si burrè dhe jo si njeri-unè do e lè burrin tim,dhe nga ana e ktij ktè dua-sepse ai nuk èshtè plaçka ime,dhe unè nuk jam send i tij.
        Fèmijèt,shoqèria,morali i tè pamoralshmève,nuk ka punè me jetèèèèèèèènnnnn timeeeeee!
        Kam mbaruar juridikun,specializim nè socio-psiko-pedagogji infantile.Kam parè dhe shoh pèrditè rezultatin e mos-dashurisè,dhe sinqerisht mendoj se èshtè mè mir mos tè jetohet jeta pa dashuri!

        1. AKADEMIK_UK says:

          Se pari, me lejo te jem i qarte. Bazuar mbi te gjitha qe the me lart, sigurisht qe nuk kam si te mendoj qe je e “cuditshme”, aq me pak ne kuptimin negativ te fjales. Perkundrazi, ato qe the per veten te bejne edhe me shume femer. Specie paksa ne zhdukje, kohet qe po jetojme, sepse kane tendencen e “burrezimit” duke qendruar mes dy gjinive.
          Por edhe fakti qe nje koment I tille vjen nga nje nene me 3 femije, nuk me duket e “cuditshme”, nese nuk harron te jesh femer. Edhe une nje me pak se ty kam.
          Por le te vijme ne temen qe diskutonim. Meqenese qelloi te jemi dhe kolege, shpresoj te me kuptosh me mire ne keto qe do te te them. Ne bote, ajo qe bente ai zoteria, duke e ngacmuar seksualisht, apo duke iu ngjitur mbrapa edhe naten poshte shtepise, eshte veper penale qe quhet “Ngacmim sexual”. Dhe nese sdo jetonte ne Erseke/Shqiperi por ne Londer psh, do ishte I rrasur pas hekurave per nja 5-6 vjet. Madje edhe veshtrimi me tendence sexuale, jo me fjalet apo perndjekja e dikujt, shoqeria i denon duke perbere vepra penale ne bote.
          Prandaj habitem se si mundet te mbeshtetesh veprimet e dikujt qe jo vetem shkaterroi jeten e tij, por edhe te asaj, femijeve, familjeve, shoqerise, pikerisht me ane te nje vepre penale qe po te ishte ndaluar ta bente me pare, ndoshta sdo ishte ky fundi.
          Se fundi, me mire qe nuk qenka me foto ky forumi ketu, sepse do ishte e rrezikshme per ty, bazuar ne sa the me siper per “nese e shikon dike si burre dhe jo si njeri”. ?

          1. VERONIKA says:

            Akademiku,nuk mè lexoni dhe aq mirè .Nuk mbèshtes,absolutisht nuk mbèshtes vdekjen–dhe aq mè pak vdekjen pèr dashuri.
            Ktu nuk jemi nè botè,lere botèn -fshije.Ktu jemi te shoku qè po i duket vetja si 007 i dèshtuar,qè nuk i shkoi nè varrim–sepse opiiiinioniiii e vret,si duket ky dashnoren e vet e ka pa serenatè.
            Ktu jemi te “historinè e tyre e dinte gjithè Ersekaaaa”,thua vallè Erseka vetèm kta paska *problem*????Nuk e mbèshtes,dhe kjo ka qenè nga njèra anè dashuri posesive,morboze,e njè 50 vjeçari qè do e falni,po guxoi tè dashuronte pèrsèri,guxoi ,tè jetonte pèrsèri,tu tregonte tè gjithève qè e donte,nuk donte thjesht ti paguante ilaçet e mamasè,as ti linte 5 mijè lekshin te komodina,pas njè nate ku shfryjnè istiktet shtazore–ai nuk donte kètè,donte qè dikush ta kuptonte,ta kuptonte dhe ajo,qè pèr tè ishte dashuria e tij,nuk duhej tè ndihej nè faj sepse Ersekaaaaa e dinte historinè e saj,ajo ishte ajo k.urva qè po prishte faaaamiljen,qè e prishur èshtè kur nuk ka dashuri.Do na falni dhe ju *moralistèt* e blogut tè dashurive tè vdekura,qè fillojnè me çarçafin e virgjèrisè,dhe mbarojnè kur detyrèn e ke bèr,ke 2 kalamaj,njè grua 90 kile,qè shfryn gjithè ditèn me ju,po ju 2 orè nè mbremje e duroni,pastaj shkoni nè shtrat duke èndèrruarr Antonetèn e radhès,ose mè keq,duke i lènè 5 mij lekshin mbi komodinè,dhe duke recituar parodinè e *burrit* tè neeeershèm,familjar.
            Akademiku,ktu nuk kemi vepèr penale,ktu kemi mos-ndèrgjegjèshmèri civile,morale.Nuk do kishte ndodhur ajo qè ndodhi,nqs do ishte njè krim ordiner,nuk do e bènte ditèn e Shèn Valentinit,dhe sidomos nuk do vriste dhe veten.Ky èshtè njè problem social mjaft i mprehtè,duhet tè jeni ktu pèr tè gjykuar,por ti lemè gjykimet–ka mundèsi qè dikush tè kuptojè,tè kuptojè dhe ta mbajè gjuhèn brenda dhembève,mos tè jetojnè jetèt e tè tjerève–sepse nuk janè tè aftè as tè jetojnè tè tyren.Por mendjet e vogla,kanè gjithmonè gojèt e mèdha.
            Akademiku,èshtè e pamundur qè burrat tè bèhen tè *rrezikshèm* pèr mua.Pèrshèndetje.

            1. AKADEMIK_UK says:

              Ne fakt te lexoj shume me mire se sa e mendon! Madje kam shume per te replikuar, sidomos bazuar edhe ne ato qe the me siper (duke nisur nga pragrafi joti fundit. ? Por ky forum kaq te lejon, sepse e heqin shpejt!

    3. pak rendesi ka says:

      Analize deri diku e pranishme per dashurine dhe reagimet e tyre ne Shqiperi, duke mos harruar qe Filozofia ka mbi 2 vjet qe shkruan per kete fenomen por akoma skane arritur ne nje perfundim si duhet te jete.

      Por mbase Antoneta skish ndermend te vdiste per dashurine…Ketij Romeos kush ja dha te drejten ti marre jeten??
      Te dashurosh sdo te thote te marresh peng njeriun!

      1. mirel says:

        Me pelqen mendimi jot.
        Mbase Antoneta skish nder mend te vdiste, dhe kishte dhe femije.
        Nje gje eshte per te ardhur keq, qe ne kete rast krimi eshte pasionant, dhe “Romeoja” ka patur nevoje per ndonje mik qe ti mblidhte mendjen.
        Sikur dhe gruaja te kishte guxuar ti fliste per kete problem, per femijet dhe te ardhmen e tyre, ndoshta nuk do ia kishte marre mendjen perendia fatosit dhe te bente flijime.
        Sa dashurine, eshte vertet e mundimshme, por te shkretit Fatos nuk i kujtoi njeri qe dhe dashuria per femijet mund ta kuronte ngadale.

    4. Latif Dreqi says:

      Veronika ne ka shkruar nje hartim romance. Askush, te pakten jo une, nuk e gjykoj zotrine pse ka dashuruar e psa ka tradhetuar gruan. Pune e tij.As lidhjen e tyre nuk e gjykoj.Secili ka te drejte te shkoje me ke te doje.Por,ka nje por te madh.Perse e ka vrare ky ate vajzen?Me cte drejte e ka vrare dhe marre jeten?Mos me thuaj nga dashuria moj vajze!!E ka vrare sepse e trajton si pronen e tij, si gjene e tij,si prene e tij.I verbuar nga xhelozia na flinte perjashta!Mos na e beni Romeo ju lutem.Nqs vajza e gjore e ka refuzuar,pse lidhjen me te ska dashur ta vazhdonte,atehere ku e con mushka kete romeon ta vriste?!Mos i vishni vrasjes dhe krimeve ngjyra romantike ju lutem.Vrau nga xhelozia, nga fakti se femren e trajton si prone te tij, si kemishen e tij..sic ka trajtuar gruan. Me vjen keq,qe vete femrat nuk i denojne keto akte.Ja ne Kucove u vra dikush tjeter sot,pse ngaqe i kerkonte divorcin..

      1. Sonja says:

        Nuk ka justifikim dashuria ne kete perfundim.Ne kete moshe njeriu duhet te vere llogjiken mbi ndjenjat.Ne pergjithesi Burrat shqiptare te martuar jane gjithmone te etur per te dashura sh me te reja ne moshe.Jetoj ne nje bote te civilizuar.Nuk eshte turp te dashurosh por eshte mekat te mbash ne shtepi nje grua qe te sherben te lan shpelan apo ku e di une dhe nga ana tjeter te kesh nje te dashur te kalosh kohen e lire.Injorance mentalitet tipik i prapambetur.Nese do dike shkeputu nga njera martese dhe jjeto me ate qe do.Smbahen dy kunguj ne nje sqetull.Sa per viktimen me vjen keq.Gjshtu edhe per bashkeshorten ska pse i vjen turp.Turpin e mori me vete ai qe e gatoi.Te qendroje kreylarte dhe te gezoje femijet apo niperit dhe mbesat.Ju qofte sa me e lehte dhimbja mbi the gjitha jemi njerez.

  4. Kjo eshte nje maskarade ! Nje veprim i tille i shemtuar i veshe me njolla turpi gjithe rrethin familjare dhe shoqeror ku ka jetuar ky idioti kriminel Fatos! Kjo nuk bene vaki ne zonat tona ku disa idiote shpesh ne komentet e tyr c’ do te keqe e etiketojne ngjarje malokerie , por qe s nuk qendron te jete keshtu per keto ane . Ky kriminel qe len gruan e vete vejushe, dhe femijte jetime , per nje femer tjeter te divercur , edhe nje varr nuk e meriton ,por duhet te hidhet larg si qene i ngordhur , tu sherbej si ushqim per kafshet e pyllit .

  5. perralla me mbret says:

    Njeriu qe nuk te dashuro nuk meriton as te vdisesh e as te jetosh per te!Fatkeqesisht vrasesit e ktij kalibri nuk jan ne gjendje te perballen me veteveten,ata zhgenjimin qe kan ne vete ja mveshin tjetrit dhe si pasoj marin vendime te tilla apsurde!

  6. merkuri says:

    nuk i falet asnjerit qe ti marre jeten tjetrit per te ashtuquajtura dashuricka…. ai paska qene injorant qe ka lene femijet e tij per nje torollake…. qe edhe kjo torollake lidhet me nje burre te martuar me femije qe te shkaterroje familjen e tjetres…. turp. dhimbshuri per ata femije qe ngelin mes kater rrugeve per injorancen e te rriturve…

  7. uragan says:

    …me keqardhje po shikoj, se dhe Veronika me tere ato diploma ne xhep, ka rene ne batakun e nje shoqerie te shthurur qe rreshqet dita-dites edhe me poshte ne llum dhe ne degjenerim. Nuk e di moshen tuaj zonje, megjithate ju vazhdoni te enderroni per princer e per ylbere. Atij zoterise, nuk ia paten fajin (politikat sociale per ilacet e mamase), por pa nje grua te ndare, te bukur, me te re se e tija, te pambrojtur dhe pasi e perdori seksualisht sa deshi, e vrau kur ajo do ia dridhte me tjetrin me te ri se ai.Pike. Ne vend qe te ndihmoni ate shoqeri te shthurur deri ne cmenduri, me ndonje keshille te hajrit si specialiste ne -socio-psiko-pedagogji infantile, qe jeni, ju vini dhe na beni Shekspirin. Romantizmi juaj eshte teper larg, nga brigjet e asaj kenete degjenerimi ku dergjen shqiptaret.Per fat te keq…

    1. mirel says:

      Ti uragan te paska plagosur keq degjenerimi.
      Cudi ne cfare bote me te mire rron.
      Kjo menyre gjykimi eshte radikale dhe ektreme.
      Ne gjithe boten keto gjera ndodhin. Bile dhe me keq.

  8. xeni says:

    NGJARJE SHUME TE HABITSHME E TE FRIKSHME ZOTI NA RUAJT CFR NUK PO DEGJOJME

  9. uragan says:

    …ju kuptoj shume mire z.Mirel.Ju duken normale keto tmerre, qe na kane ndotur edhe gjuhen shqipe. Faqet e para te gazetave, titrat e para te lajmeve ne televizione, ne internet, ne radio e ku di une ku tjeter jane vrasjet, therjet, plagosjet, etj.Keshtu qe nuk ju ben pershtypje as ty, e as patrioteve te tjere te mite e te tute. Vrasjet per xhelozi, per numer popullsie besoj se zeme vendin e pare ne Evrope. Sa per ate qe thua se- me ka plagosur keq degjenerimi-, eshte e vertete. Te jeni i sigurte se shthurja e imoraliteti i shqiptareve eshte ne nivele teper te larta. E shikoj ne Shqiperi, kur vij, e shikoj dhe ketu ku jetoj. Te me besosh, nuk me behet qejfi per kete. Dhe nuk na e ka fajin gjithmone, gjendja ekonomike. Le ta gjejne sociologet kete. Por jo ata qe kendojne per (dashurine!!!!!), ndersa po shtohen femijet jetime, viktima te DASHURISE se piset,-tradhetise bashkeshortore-….

    1. mirel says:

      Besoj qe e ekzagjeron, ne Shqiperi do thosha qe e ka fajin patjeter ekonomia, se antoneta e shkrete nuk do varej nga fatosi po te kishte mundesi me te mira per te mbajtur veten, apo dhe tjeter status, nje pune per te qene, page te mire per te mbajtur veten dhe femijen, dhe nje klime me te mire shoqerore.
      Ne Shqiperi qendrimi shoqeror ndaj femrave eshte masakrues, keshtu qe pa shpresa te medhaja per jeten perfundon te ndonje “romantik” si fatosi.

      1. klea says:

        shume e drejte kjo qe thua Mirel . Sa per ata qe e quajne kete qurranik Romeo ju kujtoj se personazhi Romeo eshte 18 vjec jo pa arsye qe historia Romeo dhe Juliete t kete kuptim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje