INTERVISTA/ Dashamir Shehi: Nuk do jem në listën e Berishës, por në koalicionin e tij!

15 Shkurt 2013, 20:43Politika TEMA

Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, flet për gazetën TemA

Telefoni i bie pa pushim, e ai pa as hezitimin më të vogël përgjigjet duke rrëfyer, me atë të folurën tipike ‘tironce’, çka ka mundur të bëjë për hallin e tyre. Njëri syresh është një polic që kërkon të rikthehet në detyrë, tjetrin e ka zënë halli me ca dokumente që duhen dorëzuar, ndërsa ca të tjerë presin në radhë, tek hyrja e selisë, që Dashamir Shehi thotë që është një barake që ka mbledhur gjithë intelektualët e Tiranës. Ndaj të gjithëve, Dashi ka dashamirësinë t’i ndihmojë. Kryetari i Partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar të mikpret siç i ka hije një tironci. Biseda me të rrjedh si uiski në gotën e tij, e ai nuk ka aspak vështirësi të flasë qoftë për mëkatet e Partisë Demokratike, ashtu dhe për “hallin” që e ka detyruar që pas 17 vitesh të rreshtohet në krahun e partisë që krijoi e iku për të qenë i lirë. Në prag të zgjedhjeve elektorale, në kohën që Partia Demokratike ka rekordet e saj më negative, Dashamir Shehi është sërish në krah të Sali Berishës. E, nga sa thotë, jo për shkak se Berisha ka ndryshuar, por duket se kjo është e vetmja mënyrë që LZHK të ketë një deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

Z. Shehi ju keni bërë publike përfshirjen e LZHK-së në koalicionin e djathtë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, një vendim ky që ka çuditur jo pak njerëz duke pasur parasysh që ju për një kohë të gjatë keni qenë në opozitë, qoftë dhe për shkak të Sali Berishës. Ç’kompromis keni bërë që ju ofroheni me Partinë Demokratike në ditën e saj më të zezë?

Për një personazh si unë, e për një parti të vogël, gjykoj se ka shumë pak hapësira për alternativa të tjera, nëse do dua të vazhdoj merrem me politikë. Në radhë të parë do të dëshiroja të isha në parlament, përndryshe do të përfundoja në një analist, jo se nuk e bëj mirë, por që gjykoj se për politikën nuk ka ndonjë vlerë të madhe. Nga kjo pikëpamje, me këtë kod elektoral që është bërë, koalicionet janë të detyrueshme. E ky kod elektoral nuk është bërë mbi baza të një morali, por është bërë mbi bazën e një marrëveshje mes Berishës dhe Ramës. Ky lloj libri ka dy kapakë e unë e gjykoj se për historinë time politike e vetmja alternativë mbetet e djathta, megjithëse në politikën shqiptare e majta dhe e djathta janë relative e nuk kanë ndonjë ndarje ideologjike. Kjo ka qenë arsyeja kryesore. Mendoj se brenda spektrit të djathtë ka akoma energji dhe shanse për një lloj rinovimi. Ky vendim ka brenda dhe dëshirën, një llojë utopie mund ta quajmë, për të kontribuar për të rregulluar disa gjëra brenda së djathtës shqiptare.

Le të ndalemi të pragmaciteti juaj në rreshtimit politik në koalicionin e djathtë. Kjo do të thotë se Berisha ju ka premtuar një deputet në Parlament?

Berisha nuk ka premtuar asgjë. Berisha ka thënë se gjithkush do të marrë meritën e vet. Të gjithë do të jenë në garë e në bazë së meritës së votës do të kenë dhe vendet në Parlament. Me këtë kod elektoral ka vetëm dy rrugë, ose të rreshtohesh anëtar i Partisë Demokratike, ose po pate gjunjë e shpatulla, merr vota si pjesë e një koalicioni. Unë mendoj se LZHK-ja i ka votat e garantuar për një deputet e unë këtë kam zgjedhur. Jam absolutisht i bindur që ne e fitojmë një deputet në zgjedhjet e ardhshme. I vetmi shqetësim që unë kam është: A do të jenë të rregullta edhe këtë herë zgjedhjet në Shqipëri….

Por a ka qenë ky një kusht, pra garantimi i zgjedhjeve, paprekshmëria e votës, për përfshirjen tuaj në krah të Sali Berishës, edhe pse është njeriu më i përfolur për korruptimin e zgjedhjeve në Shqipëri?

Duke qenë se ne si forcë politike nuk kemi komisionerë në komisionet zonale zgjedhore, garantimi i zgjedhjeve dhe numërimi në rregull i votave është ajo që unë do t’i kërkoja kolegëve të mi të PD-së.

Por a e keni marrë këtë garanci nga Berisha?

Garanci… Unë gjykoj se kjo nuk është punë e Saliut. Është çështje standardesh, është çështje e Kodit Zgjedhor. A do jenë të rregullta zgjedhjet? E nëse jo, ky do të jenë një problem  për të gjithë. Sigurisht ato që do ta pësojnë më shumë do të jenë forcat e vogla politike dhe ato parti që nuk kanë komisionerë. Unë gjykoj se LZHK-ja i ka votat dhe nuk ka nevojë t’i shtrijë dorën askujt.

Por z.Shehi sa mund të shpresohet zhvillimi i zgjedhjeve të lira kur kryeministri i këtij vendi historikisht është akuzuar për deformimin e këtij procesi. Vetë LZHK është një forcë politike që e ka vuajtur mbi kurriz vjedhjen e votave? Sa besoni që zgjedhjet e 2013 do të jenë të lira?

Për të qenë të sinqertë unë nuk besoj, por shpresoj e këto janë dy nocione të ndryshme. Shpresoj se zgjedhjet do të jenë të lira për shkak të presionit ndërkombëtar si dhe për shkak të disa ndryshime që janë bërë në qarqe. Në Fier do të numërohen votat në mënyrë elektronike, ndërsa në Tiranë do të votohet me karta.  Këto janë dy qarqet më të mëdha në vend. Këto dy qarqe do të tregojnë divijacionet nëse do të abuzohet me zgjedhjet. Teknikisht këto zgjedhje do të jenë më të mira, ndërsa politikisht për LZHK-në do të jenë pak më të pranueshme. Gjykoj se këta, d.m.th drejtuesit e koalicionit, do të jenë të marrë po të vjedhin votat e LZHK-së. Çdo lloj ndërhyrje do e quaja keqdashje nga kolegët, qoftë edhe të PD-së, por nuk besoj se kanë motiv për ta bërë ketë. Kush shkon e vjedh votat, ka një motiv pervers sepse nuk do të ketë asnjë logjikë për të bërë këtë.

Z.Shehi, ju thatë se dëshira juaj, qoftë utopike, është të kontribuonin në përmirësimin e së djathtës në Shqipëri. Por gjatë 22 vjetëve, historia ka treguar se Sali Berisha nuk kërkon bashkëpunëtorë, por të bindur. Ky fakt ka qenë dhe arsyeja e  largimit tuaj nga Partia Demokratike këtu e 17 vjet më parë. Përse sot ju shpresoni se do të ndryshoni djathtën?

Është e vërtetë që unë kam ikur nga PD-ja për mos të qenë ushtar në këtë forcë politike. Por tashmë, pas kaq shumë vitesh, duke qenë se kam ca spaleta në supe, nuk kam ndërmend të kthehem në një ushtar i bindur. Për një gjë ju garantoj, më mirë dal në pension se sa kthehem në një ushtar i bindur.

Z.Shehi, përveç afrimit tuaj me Partinë Demokratike, në këtë prag fushate u vu re dhe rikthimi i Eduart Selamit. Në ndryshim me ardhjet e tjera të tij, për herë të parë ai u vetëofrua për të qenë pjesë e politikës shqiptare. Si do e gjykonit këtë rikthim? Mos vallë PD-ë ka nevojë që për të përmirësuar imazhin e saj hap dyert për ish të larguarit?

Faktin që Selami rikthehet në politikë, e konsideroj si një veprim pozitiv. Mirë apo keq, pavarësisht kohës që është larguar, mbetet një figurë e pastër brenda Partisë Demokratike. Me dëshirën për t’u rikthyer në politikë, unë gjykoj se i vetmi vend ku ai mund të aderonte ishte PD-ja. Nuk di me cilën parti do të shkonte, me Partinë Socialiste? Me profilin politik që ka, nuk besoj se do të mund të gjente hapësirë aty. Tek partitë e vogla, me këtë sistem që është, nuk ka alternativa. Në këtë pikëpamje ka bërë dhe ai zgjedhjen e vet. Pragmatiste, oportuniste, quajeni si të doni, por ai nuk kishte zgjidhje tjetër. Unë e kam ftuar disa herë për të qenë pjesë e LZHK-së, por ai nuk ka pranuar. Ka preferuar të rrinte atje ku ishte.

Z.Shehu, por deri sa mirëprisni ardhjen e tij, ju ndani të njëjtin mendim më të që ndër njerëzit më të suksesshëm dhe më me vlera sipas tij në PD janë Sali Berisha, Gramoz Pashko, Azem Hajdari dhe Leka, e kishte fjalën për Aleksandër Meksin…

Jo. Po më vika pak inat se nuk më paska përmendur dhe mua… Kjo mund të jenë një thënie pak oportuniste e nuk ia vlen të gjykohet duke qenë se dy të tjerët nuk jetojnë më. Unë shpresoj që ky zotëri, nëse nuk e ka humbur nuhatjen politike, duke qenë se vjen dhe nga një vend ky është tempulli i demokracisë, të ketë ide më të lira. Kam qenë një nga promovuesit e rikthimit të tij në politikë e për mua është pozitive përfshirja e tij. Gjykoj se klasa politike nuk është se është mbushur me intelektualë, me njerëz me ide. Gjysma e rreshtit të politikës është mbushur me sherrxhinj reciprokë që shajnë dhe ofendojnë njëri-tjetrin. Ndaj një personazh si Eduardi veç mirë i bën politikës shqiptare, pavarësisht rreshtimit të tij. Sigurisht që shpresoj të ketë të njëjtin profil politik që ka pasur para se të ikë në Amerikë.

Megjithëse nuk është formuar zyrtarisht, po përflitet ekzistenca e një poli të qendrës. Në zgjedhjet e ardhshme, tashmë si pjesë e një koalicioni  të djathtë, ai i frikësoheni këtij realiteti politik?

Në shumë vende politika është bipolare, por në Shqipëri është bipartizane, kjo është e keqja. Një pol i tretë, ku supozohet që njerëz të një rrafshi politik grupohen e krijojnë një grupim politik është shumë pozitive. Por këtu nuk ndodh kështu. Këto njerëz nuk puqen sepse kanë ide të baraslarguara nga e majta apo nga e djathta. Këta njerëz puqen sepse ky është shansi për të çarë rrethimin elektoral. Ky nuk është një grupim politik, por një bashkim pak i çuditshëm. Por që të mendosh se ka një zgjidhje ideore për Shqipërinë kjo është e gabuar.

Por po kaq i çuditshëm është dhe koalicioni i PD-së me LSI-në?

Kjo është e vërtetë megjithëse koalicion para zgjedhor nuk kishte mes tyre. Por nëqoftëse Partia Demokratike edhe Berisha do të maksimalizojë votat e së djathtës me një koalicion me LSI-në, do të ishte i dëmshëm. Unë e kuptoj se ky koalicion është ndërtuar për hir të pushtetit e ka qëndruar në këmbë, por këtë koalicion t’ia propozosh së djathtës si formula e fitimit të zgjedhjeve të ardhshme, unë nuk e gjykoj se është pozitive. Kjo nuk i ul pikët LSI-së, se ajo është një sipërmarrje, qoftë dhe politike, por unë e gjykoj se kjo lloj marrëveshje politike nuk mund t’i propozohet shqiptarëve si kushtin e vetëm të fitimit të zgjedhjeve. Madje do të ishte e gabuar dhe ofenduese për politikën nëse në këto zgjedhje do të veprohet në këtë mënyrë. Këtë e them për të dyja forcat politike.

Po z.Shehi, çfarë morali ka e djathta me këtë deviacion politik, me nivelin e lartë të korrupsionit, në përfshirjen në krime, varfërinë ekstreme, të kërkojë votat e shqiptarëve?

Unë e kuptoj që këtu ka një mijë defekte, dhe nesër Shqipëria jonë do të vazhdojë me një mijë të tjera. Por gjykoj se trendi ka qenë pozitiv. Gjatë këtyre kohëve është bërë dhe punë. Kohët e fundit po shohim disa ndryshime e unë shpresoj së këto ndryshime, në rritjen ekonomike, mos të jenë për efekt elektoral se po qenë të tilla me datë 1 gusht do të bien poshtë. Këto ndryshime, po qenë realisht për efekt të zhvillimin, do të bëjnë që pas vitit 2014 Shqipëria do të mund të ngjitet nga pak edhe njëherë. Të gjitha të tjerat janë përralla. E vetmja gjë që duhet të bëjë kjo qeveri është që të punojë jo për efekt të fushatës elektorale. E vetmja gjë që mund të bëjë kjo opozitë, që nesër mund të jetë në pushtet, është që të ofrojë një program të qendrueshëm. Duke shtjerë në tym, që do të hapin 400 mijë vende pune apo do të bëjmë shëndetësinë falas, gjykoj se vota mund të merren, se ka shqiptarë naivë, por kurrë nuk mund të bëjmë shtet. Unë jam një nga ato njerëzit që dua më mirë të bëjmë shtet, se sa të vijmë në pushtet.

Po z.Shehi ju sapo jeni rreshtuar në një koalicion të drejtuar prej njeriut që më së shumti ka dhunuar institucionet.

Ky është mendimi juaj. Por unë e gjykoj se ky person, me gjithë defektet e veta, ka dhënë kontribut për vendin. Unë gjykoj se kontributi për drejtësinë duhet jetë i të gjitha palëve. Nëse këtë sistem e gjykojmë vetëm nga ndërhyrjet e z. Berisha, nuk më duket e drejtë.

Në fakt drejtësia është deformuar vetëm atëherë kur është folur për përfshirjen e fëmijëve të tij në afera korruptive apo skandaleve të qeverisë së tij…

Unë gjykoj se kjo drejtësi është e deformuar edhe pa përfshirjen e fëmijëve të Sali Berishës. Ky sistem nuk është deformuar gjatë këtyre 8 vjetëve dhe ç’është e vërteta nuk është bërë asgjë për reformimin e saj edhe nga ata që kishin mundësi për ta bërë. Unë do t’ia lija kohës këto. Ndaj dhe LZHK-ja propozon ndërmarrjen e një sërë reformash, që janë në formën e një pakete, si zgjidhjen e deviacioneve që ka sistemi ynë. Së pari mendojmë se ka nevojë për një reformë kushtetuese, reformë elektorale dhe administrative. Kodi ynë zgjedhor është më reaksionarët që kemi. Ndasive historike të Shqipërisë i shtoi dhe ca ndasi të tjera elektorale, plus që nuk ka për të prodhuar asnjëherë një mazhorancë të qëndrueshme. Duhet një reformë administrative që t’i zhdukë këto principata të vogla të injorantëve shqiptarë që rrinë nëpër komuna e bashki që marrin paratë e shtetit në mëngjes e në darkë bëjnë tregti me votat. Domethënë të marrë fund ky lloj feudalizmi demokratik shqiptar. Këto reforma janë një domosdoshmëri në ndërtimin e shtetit shqiptar. Gjykoj se kjo është detyrë e kujtdo që do të vijë në pushtet dhe e djathta i ka akoma njerëzit për të prodhuar një sukses elektoral. Sigurisht nuk presim brohoritje mbarë popullore, por me realizëm mendoj se kundërshtari që është përballë nuk ka aftësinë e duhur.

Ju po me thoni se shpresoni në fitoren e zgjedhjeve të ardhshme për shkak të dobësisë së opozitës?

Në politikë vlen edhe kjo.

Në zgjedhjet e kaluara Aleksandër Meksi ishte në krye të listës së LZHK-së. Z.Shehi për të qenë pjesë e koalicionit të kryesuar nga Sali Berisha a jeni konsultuar me ish- kryeministrin e Shqipërisë?

Nuk jam konsultuar vetëm me z.Meksi, por me shumë persona. Unë  jam njeri komod sepse jam rrethuar nga një grup njerëzish, të cilët kanë formuar Partinë Demokratike. Vendimi për t’u përfshirë në koalicionin e Partisë Demokratike ka gjeneruar opinione të ndryshme. Ka njerëz që janë mërzitur nga ky  qëndrim, ka të tjerë që tregohen skeptikë, ka dhe nga ata që janë të qetë. Z. Meksi hyn tek ato njerëz që mendojnë se ky vendim i imi shkon në linjën e një veprimi të detyrueshëm të kësaj kohe. Unë do ta ftoja z. Meksi që ai prapë të jetë pjesë e LZHK-së, por vendimi i përket atij.

Z.Shehi sa e kushtëzojnë fitoren e së djathtës skandalet që kanë përfshirë Partinë Demokratike gjatë qeverisjes së saj, duke nisur që nga ato të korrupsionit e deri tek ngjarja e Gërdecit ku u vranë 26 persona, e 21 janari, ku u vranë, me duar në xhepa, 4 protestues përballë kryeministrisë.

Që Partia Demokratike do të paguajë për këto ngjarje, kjo as që nuk do të diskutohet, qoftë kjo dhe për shkak të ezaurimit politik të qeverisjes për 8 vjet. Është e vërtetë se drejtësia ka vepruar me ngadalësi e me paaftësi, por unë do të gjykoja, sidomos dosjes së 21 janarit, të lihet koha e nevojshme që drejtësia të thotë fjalën e vet. Ndërsa për çështjen e Gërdecit,  ky do të jetë një defekt që do t’i mbetet drejtësisë shqiptare. Kjo është një drejtësi e munguar. Por që të jetë fajtorja e vetme PD-ja kjo është e gabuar. Ka pasur dhe ca institucione këtu si Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Presidenti që gjatë këtyre viteve duhet të kishin kuruar në një farë mënyrë këtë sistem ku trupi gjyqësor, prokuroria të kishin një kualitet dhe  një ndershmëri më të madhe. Unë gjykoj se këta janë gjyqe do të vazhdojnë dhe shpresoj që autorët e vrasjes së katër njerëzve në bulevard të gjenden e të marrin dënimin e merituar.

32 komente në “INTERVISTA/ Dashamir Shehi: Nuk do jem në listën e Berishës, por në koalicionin e tij!”

  1. safeti says:

    Vetam Rama mbeti pa u kthyer ke Berisha. Ne te vertet esht ministri i opozites ne kabinetin Berisha.

    1. Pilo Lala says:

      Keto kthime jane pozitive per Edi Ramen. Sa me shume te djathte te marrin deputete, aq me keq do perfundoje PD, dhe do iki Berisha.
      Sa per dijeni pjesa me e madhe e tyre, e kane shok Edi Ramen.
      Kurre nuk flasin kundra Edit, sic flet PD.

      1. Agim Tare says:

        Pilo Lala….une besoj se ju dini shume gjer….ky piravec ka vese te keqija eshte nje nga spiunet e UDB eshte pashtylle kurrizore,KAQ per SOT

    2. Lomi pri Baldushku says:

      Dasho,e hongre ene tina kallamastrecin. Hajt t’qoft me hajër. E sigurove faqoren për pension. Nishti mun t’pjerdhish rahat napër televizione. Eh tu boft shnet gaveta e groshës Salihjane. Dasho,tyrqeta pri Lomit m’Baldushk.

    3. i says:

      jo mer vlla jo , i vetmi q sala ja karkuar dhe publikisht qe ne 2005 dhe nuk i shki , eshte meksi. ju mund te thoni cte doni por eshte i vetmi qe e ka thene nje fjale dhe e mban akoma

  2. Parimi says:

    As mos te shkoj n’mendje se ka me tu drejtue buza mor DELE…vec pordhe syfyri ke e asgja tjeter, se t’kena shikue edhe kur ke qene minister i punes, te tane ne pune i fute…pirdh se cfryhesh

  3. I Larguari says:

    Ju ajka qe u zgjodhi sigurimi shtetit per te ndertuar demokracine pasi rrenoj c’do virtyt njerzor treguat per 22 vjet njeriun e ri qe ndertoj partia e punes te pa ngjashem me njeriun normal ,cudia eshte si nuk e kuptoni gjendjen ku ndodheni

  4. plaku says:

    Kete Dashamir Shehun e kam pare shpesh neper panele te ndryshme televizive. Nuk e di por, nuk e njof fare, neper panele flet popullorçe dhe te le pershtypjen e nje njeriu te fjaleve te thjeshta dhe te verteta.
    Pikerisht per kete, mua me duket simpatik. Ky ka thene troc, se politika shqiptare eshte kthyer ne nje treg domatesh dhe trangujsh. Ne kete treg nuk shiten dhe blihen ide, programe, visione. Ketu shiten vetem vende deputetesh, nenpunesish te larte, qe vleresohen jo nga meritat por nga militantizmi patriak, qe nuk te sjell asnje te mire. pervec shitje-blerje, me dhe-te dhashe.
    Me nje fjale turp dhe maskarallek, ballkan hesapi.
    Ju e dini se ne 23 shkurt do te behen zgjedhjet e reja ne Itali. Shpesh, politikanet italjane kur duan te flasin per injorance politike permendin Ballkanin.

    1. Claus says:

      O tironc den baba den o plako. O rob zoti plaku, o mir me e ftu tek “Pace me gazeta” aty o ven per se mari per ket dallkauk Tyrqenie.

      Eshte mbeturine e Osmane plaku, i duket vetja si Daj Ceni, kur flet kenoq vetem nahijen e Tirones.

      Ky eshte turp i politikes. Edhe Parlamenti i `24-es do te ofendohej me kete halldup. Citjonet e qeleshja i mungon dhe i pale tespiesh.

      1. mergimtari fv says:

        Claus korigjo dialektin , tironçe i thojn Dimiq=çitjane veshje grash , kurse per sarhoshin Dash pa bri duhen shallvare ose brekushe tironcish . Shendet e naten .

  5. EDIUES RAMAUS ZEVENDES i 36 i JORGUS PAPANDREUS says:

    HAHAHA SA QESHARAK JANE KETA GAZETARET E RAMES.PYETJES SE PO KTHEHET TE SALIU SI USHTAR I BINDUR ,TE SALIU KA USHTARE QE NUK BINDEN EDHE QE PO FLASIN KUNDER POR TE DERKUCI RAMA NUK KA USHTARE TE BINDUR POR PINJOLL,nje USHTAR CE ISHTE U PERJASHTUA KASTRIOT ISLAMI.

  6. bbb says:

    E mer Dash Shehi…per nje klecke te kodit, nje deputet, shkove te flesh me Sali Mullixhiun…shume ulet e ke pazarin…por ka edhe te tjere qe shkojn me Mullixhiun dhe nuk i shqiten me mullixhiut…

  7. TIRANOPOJA says:

    C’a bohet mor jahu keshtu !
    Akoma shesim mend keto me emrin “tironc” ?
    Akoma se ka marre vesh ky thuthuqi qe tirancit jane bere specie ne zhdukje se i ka “myt maloku modh” dhe duhet te merren ne ruajtje nga UNESKO.Nqs ka fryksa dhe qylaxhinj me te medhenj ne shqipni ato jane tironsit sidomos ato qe ngrene sumen para gjergj kastriotit kur kane ndonje sebep muslumanet.
    Kot i kane ra m’qafe Enver Hoxhes duke i thone diktator.Ai ka qene vecse nje pergjegjes pularia .Ky maloku poi shkerdhen nonen i ka morr pronat,ka vra njerez ka vjedh vota dhe ky surratshtremti thote :”Ky sistem nuk është deformuar gjatë këtyre 8 vjetëve” .

  8. rakia says:

    Re dhe ti Dash Shehu.Knojshe bukur solo.tani do te kendosh ne korr!

  9. tefta says:

    TE SEMURE NGA NDJENJA E E VJEDHJES

  10. Delja says:

    O Dasho,nuk me zemrohesh,popullore e ke pergjigjen.
    Ate te gjatin do marresh !

  11. vlonjati says:

    Koalicioni pd+pr+pdiu+pdk+lzhk i merr 73 mandate.ne 2009 ky koalicion pa pdk dhe lzhk mori 70 mandate.nga bashkimi i pd me pdk prodhohet mandati i 8 ne shkoder.pra ne shkoder nga 7 me 4 shkon ne 8 me 3.gjithashtu bashkimi i pd me pdk prodhon mandatin e 5 ne lezhe qe e merr pdk.pra ne lezhe eshte i sigurt 5 me 2.gjithashtu kete here pdiu eshte fuqizuar me shume dhe e ka te sigurt mandatin ne fier dhe vlore.por synimi i cameve eshte mandati ne tirane i idrizit.nese PS ben koalicion me lsi PS i humb thelle zgjedhjet pasi te majtet do i bojkotojne masivisht ato per shkak te urrejtjes per lsi.

  12. VETEN JUGORET MBETEN "BURRA" says:

    O “BUZE-SHTREMB”, O TIRONC JU QENKENI FRIKACAKE, SERVILA
    DHE JO BURRA.
    VERIORET DOLEN MASHTRUSA, KRIMINELE DHE HAJDUTE PA BURRERRI.

    VETEM JUGORET MBETEN “BURRA” TE QYTETERUAR.

  13. fiku says:

    Dasho ca pate ti mor plak. E hingre ne ti karremin. Une thosha vetem ti je tironc per smari. E dhjeve ne ti mor plak. Shkove u bashkove me mutin. Era mut do mash mo e di vete ti.

  14. sali kari says:

    Nje mut si te hash ashtu edhe sikur e ke ngrene , nga do te shkosh dhe nga do te sillesh

  15. Treviso says:

    Kur qenka bere ky Dashamiri kaq burre i mire, kaq burre popullor. Si ka mundesi te beje kualicion me kriminelin sali Berisha?
    Qe te bashkohesh me nje skuader kriminelash dhe po spate qene do behesh kriminel. Dashamiri ka dalur prej asaje skuadre kriminelesh dhe ka shume pergjegjsi para popullit, sidomos para vlonjateve. Mos e harroni figuren e tije prej negativiteti. Sa kusure i ka popullit?

  16. Niko Maloku says:

    Deri vone kam besuar se Dashamir Shehu ka vetem gojen te shtrember. Tani jam bindur se goja e tij e shtrembere eshte e meta e tij me e vogel. Parvjet u pergatit te vinte kandidaturen per kryetar bashkije te Tiranes. Berisha i dergoi njerezit dhe beri kete kompromisin qe po i del sot tymi ( kishte hall te mos i merrte nja 0,000001 % te votave ). Ky eshte Dashamiri dhe gjithe ” dashamiret ” e popullit shqiptar qe futen ne koalicion me nje kriminel, per ta mbajtur gjalle. Do te perfundojne ne hale se bashku me te.

  17. tiranci says:

    BERISHA FITON SERISH NE 23 QERSHOR 2013 ME 71 MANDATE BERISHA BASHKE ME PDIU , LZHK, PDK ,PR. UNE SI DU SI NUK BINDENI ME 23 QERSHOR KENI PER TU BO TE GJTH PER SPITAL KU TE FOTJE SALI BERISHA BASHKE ME ALEATET.

  18. claudius says:

    problemi me i madh i shqiperise eshte konformizmi,te gjithe rendin pas pushtetit,
    ne keto kater vjetet e fundit kemi patur opoziten me te forte ndonjehere,
    asaj qe i druhem eshte qe menjehere pas 23 qershorit do shthuret opozita

  19. SKENDER BEU I VJETER says:

    TE GJITHE LEGENAT LLAFAZANE TE SIGURIMIT TE SHTETIT DIKUR, PER TE MARE ROGE DEPUTETI, JANE GATI TE SHESIN DHE GRATE,DHE TE BASHKOHEN ME DJALLIN ,MJAFTON TE KENE PERFITIM INDIVIDUAL, SE SA PER SHQIPERINE NUK JU PELCET ROTA FARE.KY NUK BEN PERJASHTIM ,POR ESHTE KUJTUAR SI VONE; SEPSE, MJALTIN E EKONOMISE SHQIPTAREE KANE REMBYER TASHME MAFIOZET DJATHTAS DHE MAJTAS(META E CO.,NANO E CO.SI DHE MBETURINAT ETYRE QE JANE VEMJET DHE KRIMBAT E SOTEM BRENDA PS QE MUNDOHEN TI KUNDERVIHEN IDEALIZMIT TE RAMES E CO.)KETA NUK MERITOJNE AS VENDIN E ANALISTIT PAVARSISHT PERPJEKJEVE QE BEJNE PER TE QENE POPULLORE DHE REALISTE NE BISEDA ,SEPSE TE TJRA THONE DHE TE TJERA BEJNE.OSE TE TJERA BEJNE ,TE TJERA THONE ORE,PER TE NA PRISHUR MENDJEN NE.IKNI ORE LEGENA SE JA U PAME PUNEN SI ZVKRYEMINISTRA ME PIRAMIDAT EMEKSIT DHE LEKSIT,BERISHES DHE BISHES.

  20. shkodrani says:

    o DASHO,ty mire qe ste theri SALA me rastin e 100 vj.

  21. VIGU says:

    O Dash ! Leri prrofkat se nuk te shkojne tani.Qe je nje parti koti,sa nuk te dim se ke zv.kryetar,apo sekretar,pra nje parti qe te njohin vetem ty. Thuaj hapur e shkoqur: -Nuk ma var njeri dhe ngela ne mes te rruges.Pastaj ,kur u kthyen te gjithe pse ti te rrish menjane.Po nuk e dime;me te vertet qan halin e partise apo tendin ,se duhet nje deputet ne parlament? Kush do te shkoi ne parlament ,ju si kryetar partie apo nje tjeter i partise qe ne nuk e njohim? Hajde mor Dash SHEHU u bere dele para BERISHES.Ku i le ato analiza per te djathten e vertet,se nuk do bashkoheshe me komunistet e PD.Te pakten mos e shani komunizmin se sipas fotove te publikuara nga ish gazetari”Peza” pas 3 vjet clirim populli filloi te udhetonte me tren.Kurse pas 3 vjet te sundimit tuaj populli e harroi c’ishte treni e
    sa e sa gjera te tjera. Eshte e drejta jote te besh c’te duash,por mos na fol me dengla per te djathte e komuniste.

  22. Fevziu55 says:

    Ku punon ? Ne bordello.
    Je prositute?
    Jo, bej punen e pastrueses.

  23. troja says:

    Mos ja merni per ters,ketij tironsi,qe ruan traditen e qytetit te tij,raki,nje koker huter,nje koqe ve,e ca koqe ullinj,e rezultati tape gjithe diten.Tani duket se ka mbetur,pa to,fenomene te krizes dhe po i lutet Saliut.Ta gezoni kete mostet ju tironsit,ju beme ne maloket te na lidhni kepucet,te na beni fresk ne vape,e te naketheni….

  24. Lori says:

    Z.Dash Shehi ç’fare do gjeje qe te beni s’do mund ta kaloni dot horizontin T’uaj deri tek “plonci”.Karakteristik kjo e krahines qe perfaqesoni.Burri me karriere me te larte i kesa krahine arriti ne majen e piramides duke e bere sharlatani Sali “President”,e çuditerisht pas mbarimit te mandatit ai hapi Parti te re!Arsyeja e thjeshte ,mioplliku i tij pasi ç’do politikan karieren e tij do ta donte ta çonte deri ne presidence.Dikur Tirona ka pas nje bejtexhi rruge,zotrote je nje bejtexhi politike asgje me teper.Te uroje sukses ne karieren tuaj prej bejtexhiu ,duke uruar qe meqenese veriun e perfaqerson Xhozi,Shqiperine e mesme ta perfaqesoni denjesisht Ju ,jugu ka Kaçin me duket.Urime

  25. Dasho shko e kthehu shpejt! says:

    Mire mer Dash, si te dush boj, ne ktu na ke prap. kur te prishesh me doktorin (dmth kur te te leje ne mes te rruges), mos e prish qederin, ne ktu jemi prap. shko boj nje xhiro e kthehu prap!

  26. leka says:

    I ziu ky mbeturine osmane,mbeti duke lepire ate qe ka dhjere.Per karrige,aty dhe gruan shesin,keto fytyra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje