TemA TV/ Rama: Sistemi shëndetësor i kancerizuar, do e reformojmë në themel (VIDEO)

16 Shkurt 2013, 14:26Sociale TEMA

Kryetari i Partisë Socialisti, Edi Rama, nga qyteti i Elbasanit  është shprehur se sistemi i shëndetësisë ka falimentuar, duke premtuar reformim të thellë të tij.

“Ne besojmë që sistemi i sotëm i bazuar në kontribute ka falimentuar. Sistemi që është marrë dhe është bërë pjesë e jetës sonë sot ka falimentuar pasi në 20 vjet vetëm 7 përqind e shpenzimeve për shëndetësinë vijnë nga sigurimet, gjithë pjesa tjetër vjen ose vetëm nga xhepi ose nga taksimi i përgjithshëm. Ne do ta ndryshojmë skemën në themel dhe shqiptarët nuk do të paguajnë për të kontribuar, por do të kontribuojnë kolektivisht për sistemin dhe kjo do të ndodhë nëpërmjet shtetit”, është shprehur Rama.

Duke iu përgjigjur akuzës për centralizim të sistemit shëndetësor, Rama tha se sot është centralizuar korrupsioni dhe kontrolli mbi gjithë shërbimin shëndetësor.

“Nuk ka filluar tani e keqja, ka filluar para 20 vitesh, në këto 7 vjet është kancerizuar. Sot është centralizuar kontrolli politik mbi gjithë strukturën e sistemit shëndetësor. Po ju them sot me bindjen se me më pak, ne do të bëjmë më shumë. Për paratë sot që shpenzohen për shëndetin 800 milionë dollar në vit, shërbimi është shumë herë më i ulët”, tha Rama.

Ai është shprehur se nuk mund të lejojë që të papunët të mos e marrin këtë shërbim, dhe se ky sistem është krejtësisht i padrejtë.

Rama apeloi se mjekët duhet të shërbejnë pavarësisht bindjeve politike, që qytetarët të dinë se çfarë presin.

52 komente në “TemA TV/ Rama: Sistemi shëndetësor i kancerizuar, do e reformojmë në themel (VIDEO)”

  1. Jonid says:

    Bijte e Shqiperise kudo qe ini!
    Popull shqiptar!

    Mos harroni Shqiperine,
    Por per vete ju mendoni
    Se vec po larguat Salin
    Shqiperine e clironi

    Doni qe femijet tuaj
    Te shijojne kete vend
    Mos nguroni te largoni
    nga pushteti keta qent

    S’ka me vjedhje me te madhe
    Mashtrimi nuk ka kufi
    me regjimin qe instaluan
    Ilir Meta me Sali

    Shihni, shihni se cfar ndodh
    Me naften dhe hidrocentral
    Mos harroni ju kujtoj
    Ne fillim cekun e bardhe

    Na kan ngop me lugen bosh
    Ju kujtoj se gjith salinjt
    I kane njelloje premtimet
    “Do kini luge te florinjte”

    Na gegjyen keta mashtrues
    Edhe lugen tone na e moren
    Shqiperine e pezevalur
    tash ne trege na e nxoren

    Duan gjoja ta bejne te madhe
    Qe te ruajne ate pasuri
    Te terheqin vec vemendjen
    Te genjehem une dhe ti

    Shqiperine duan qe ta mjelin
    Si lope e nxjerr ne pazar
    Te fitojne sa me shume
    Keta hajdute dhe tradhetare

    Behuni bashk o shqiptar
    Per Shqiperine s’ka me shume zi
    Kur ne krye ka hajdut
    Si Iliri me Sali

    Ka ardhe koha qe te themi
    Shqiperia ka shqiptare
    Jo kuaj te lidhur prej hunde
    Qe i terheq gjithkush zevarr

    Ngrehuni bjeruni zuzareve
    Me vote ne cdo kuti
    Mos lejoni qe tua vjedhin
    Ca Ilir e ca Sali

    Qe me taksat tona rrojne
    Dhe na vjedhin dhe na shajne
    Na mashtrojne, na poshterojne
    Femijet tane deformojne

    Politika LSI
    Ndryshon Iliri statut
    Femije nga 16 vjec
    Ne parti na i fut

    I pelqen vetja vet
    Sepse dite pune nuk ka
    Na mashtroi ai sa desh
    Pse te mos mashtroj dhe ata

    O ti toke me shqipetare
    Cohu tundu si vullkane
    Thirr ne ndihme patriotizmin
    Rilindasit tane ku jane?!

    Zgjohuni trima ku po flini!
    Po ju pasardhesit deshmor
    Ku e kini faren tuaj
    Nderin ua ka marr nje horr

    Vetes i themi mashtrues
    Vet themi katundare
    Vet themi qe jemi trima
    Pranojme se jemi te marr

    Sepse marrja eshte ne krye
    Atje ku po na drejton
    Na pi gjakun na vjedh djersen
    Karakterin deformon

    Mbush me pistoleta zyrat
    Mbush xhepat me para
    Mbush me mashtrime boten
    Dinjitet e mendje s’ka

    Na turperon ne sy te botes
    rrekemi se jemi mire
    Na shton cdo dite borxhet
    vijme verdalle si fakire

    Emigrantet s’kane para
    Po harrojne Shqiperine
    Varferia shtruar kembekryq
    Ne vazhdojme te mbajme Salin

    Mos mor mos o shqipetare
    Mos e lini memen tuaj
    Kthehuni rrezoni tiranin
    Ky vend nuk ka pse t’vuaj

    1. besnik says:

      Kjo eshte ajo qe ka nevoje sistemi aktual shendetesor, te ristrukturohqe qe nga fillimi dhe te ngrihet nje sistem qe u sherben me cilesi shendetit te shqipetareve. Rilindje

      1. Big B says:

        Sistemi i shendetesise qe eshte aktualisht nuk u sherben qytetareve sepse ky sistem eshte ne pike te hallit. Duhet ndryshim te sistemit qe te vihet ne sherbim te qytetareve.

        1. Open you mind says:

          Po cili sistem nuk eshte i kancerizuar ne Shqiperi o Edi?Mos valle ai arsimor,ku diplomat blihen dhe shiten si pakete cigaresh?Mos valle sistemi i drejtesise,qe vetem drejtesi nuk ben?Mos valle sistemi i rendit publik,qe bashkpunon me krimin,qe di te numeroje vetem viktimat dhe te fshehe statistika krimesh?Mos valle ai shendetsor,ku te lene te vdesesh,nuk ka ilacet dhe kushtet me minimale,dhe te rrjepin mire sa here qe shkel atje?Cfare mbetet atehere kur te gjitha sistemet shtylla te nje vendi jane te kancerizuara?

      2. gertjan says:

        E dime se do duhet mjaft pune por me premtimet e kesaj partie me te vertete mund te ndryshojne shume gjera!Keqqeverisja plaga me e rende qe vazhdojme ta vuajme shpresojme te zhduket me eren Rama kryeminister!

    2. mali says:

      REFORME te thelle ne shendetesi kushtet çdo gje mizerabel!Te nderhyet sa me shpejt!

    3. SALIU says:

      Qe ketu ka marre fund cdo gje kjo sdo mend!Persa i perket shendetesise si nje nga dikasteret me te cilat PS do i duhet te beje mjaft ne çdo drejtim!Z.Rama do i duhet shume energji bashke me ekipin e tij per reformen te cilen po e presim!

    4. janaqi says:

      Kushte teper te keqija!Nuk ka medikamente pacientet vijne me batanije me vete pasi vetem krevati egziston le me pastaj per korrupsionin i cili ka hyre thelle ne çdo cep te godinave mjekesore!Prandaj na nevojitet urgjentisht ndryshim!

    5. argita! says:

      REFORME REFORME REFORME!RILINDJE RILINDJE RILINDJE!

    6. SHKELZENI says:

      ÇDO gje eshte rrenuar,perfshi edhe sistemin e shendetesise!
      Domosdoshmeria per te nderhyre ne sistemin e shendetesise eshte mendoj nje nder reformat e para te thella qe do i duhet te beje Partia Socialiste!

    7. ANDUENA says:

      edi rama keni prekur themren e akilit ne shqiperi dhe per ket kjo do te thot qe ju nuk vetem i afte per qeverisjen e vendit por dhe human ne problemet shoqerore qe kan gjunjezuar shqiptaret!

  2. ballisti says:

    reformoje partine tate ne themel qe te behesh i besueshem!

    1. Jonid says:

      Te pakten nuk vjen nga partia e pulave por nga partia e Punes.
      Partia e pulave u largua se bashku me pushtuesin dhe la qe te instalohej regjimi totalitar.
      Por me e keqja eshte se edhe tani eshte me Salin qe ka nje rregjim tradhetar.
      Rrukulliset tenxherja dhe gjen kapakun.

  3. BOJAXHIU I PALLATEVE-RAMA says:

    SALIU;TRITAN SHEHU;VASILI;VANGJEL TAVO JANE MJEKE NUK DINE ME KETA MJEKSIA KA DESHTUAR,tani KUR TE VIE NE PUSHTET BOJAXHIU I PALLATEVE RAMA MJEKSIA DHE SISTEMI SHENDETESOR DO HECI PERPARA.

  4. Horri i Bulevardit says:

    Sistemi shendetsor, sistemi arsimor, sistemi i sigurimeve shoqerore, jane mposhtur nga sistemi i korrupsionit qeveritar.
    Qe te rivendosesh perseri nje sistem ne baza te shendosha ne te gjitha fushat, duhet qe sistemin korruptiv ti pergjigjesh me nje deshire per ta crrenjosur korrupsionin nga rrenjet dhe kjo behet vetem me nje drejtesi te forte, ku te marre nen gjykim dhe hetim te gjithe shkaktaret e kesaj katrahure.
    Mbas sistemit enverian, shume u justifikuan me sloganin se skishim cfare te benim, se ashtu ishte rregjimi, por tani i ka ikur koha e justifikimeve qe sdo te vonojne te dalin, per te shpetuar bythet e atyre qe e vune korrupsionin ne sistem.
    Perseri keta do te dalin dhe te thone se skishim cfare te benim, se ashtu ishte rregjimi.
    Por ata duhet te japin llogari para gjyqit, se perse mesuesit, i largohen kamerave televizive, per te treguar te verteten qe me letra anonime e thone hapur, perser punonjesit e shendetesise, fshehin fytyren kur duan te denoncojne nje afere korruptive te drejtoreve dhe shefave te tyre?
    Kete rradhe ne duhet ti japim qeverise se ardhshme te gjithe forcen e duhur per ti cuar te gjithe ata qe bene te fortin e partise ne pushtet, para drejtesise dhe mos ti jepet asnje shanc per tu justifikuar me sloganin se ishte rregjimi dhe skisha cfare te beja, por parate e felliqura ja morri, korrupsionin e zhvilloi sa mundi.
    Prandaj zoti Rama, jane te verteta te gjitha ato qe thua, ka edhe me shume qe sguxohet te thuhet, por kur te shohin se shkaktaret e kesaj katrahure, do te shkojne para drejtesise, atehere njerezit e mposhtur nga korrupsioni, do te flasin hapur do te denoncojne hapur, se do te shohin se me ne fund, doli dikush qe jo vetem sdo ti perndjeke, duke i larguar nga puna, por do ti ndihmoje te flasin hapur, per te risjelle ne vend dinjitetin e tyre te humbur.
    Shpresojme se do tja arrish kesaj lufte me korrupsionin, shpresoj se do ti bindesh njerzit te jene te lire dhe te mos kene me friken e papunesise.

  5. laraska says:

    Kryeopozitari nuk prononcohet per skandalin me ekseprtin e 21 Janarit?????? Mor po ta marrim vesh ti ca je ne PS: je kryetari apo je nje zedhenes medioker qe te nxjerrin here pas here, edhe per ato qe duhet te dal kryeopozitari del dikush tjeter me me rendesi ne PS. MEsa di un kryeopozitari del per ceshtje ne plan te pare sic duhet te jet prova e 21 janarit, dhe zedhenesat per keto qe del ti. Edhe sa per shendetesine more toc kuklle, ne gjithe boten eshte e bazuar mbi kontributet. Edhe nese i heq ti, prape ato lek nga taksat tona do inxjerresh, se shteti nuk pjell lek o met mendor qe ste vjen turp e hesht per keto skandale te nje pasnjeshme qe po ndodhin ne kete vend. Ska mbetur Amerian, Gjerman e ku ta di une duke thene “c’po behte, si duroni” dhe Rama derdellis nga mengjesi ne darke pa pike turp. Me fare e me fis u shofsh more fare, ME FARE E ME VIS.

    1. ina says:

      jeni infektu te gjithe nga PD-ja, ku Berisha del edhe per politikat e pjeshkave, edhe per autostradat edhe per te dashuren e X edhe per shtepine e Y-it. Kane dale njerez nga PS-ja qe e kane denuncuar te gjithe procesin e 21 janarit dhe sot pati nje tjeter denoncim nga njerezit e PS-se. Nuk do flase ky personalisht per te gjitha… ndryshojini nje cike mendimet se ju ben mire.

      1. laraska says:

        Po une cfare kam then? Dhe une kam thene qe ky nuk duhet te flas personalisht per te gjitha, por meqe partia ka nje hierarki ku ky ndodhet ne maje, rrejdhimisht ky duhet te flas per ceshtjet qe ne hierarkine e halleve te shoqerise sone jane ne maje. Dhe ky sistemi shendetesor (qe mbi te gjitha si e trajton nivel nen zero, dhe jo realist) ky sistem nuk esht ceshtja me e rendesisht. Keto ti thote dikush tjeter, ndersa ceshtjet si eksperti 21 janrit, albpetroli, HEC, ti thote ky. Lexo me vemendje njehere, jo kaq me rrembim se le nam

    2. Horri i Bulevardit says:

      Ti dukesh qe je nje laraske por jo vetem por je laraske me FARE E ME FIS.
      Edi Rama ka folur dhe do flase akoma me shume sic kane folur dhe kane denoncuar korrupsioni shume deputete te PS qe jane ne nje linje me Edi Ramen.
      Por Berisha tani qe smund te rregulloje imazhin e tij te qelbet, nxjerr tellae si puna jote qe te pakte te beje barazimin e Saliut me Edi Ramen, me metoden se une jam hajdut dhe kriminel por edhe ai tjetri nuk ndryshon nga une jemi njelloj dhe per kete del ti laraska berishiane, del mentari dhe kelmendi dhe shume pisa te tjere qe sndryshojne nga ty si laraske.

      1. laraska says:

        O horri bulevardit e ke shume gabim. Ne disa komente ja qellon, por ne disa te tjera ja fut kot. Sali Berisha qendron ne ate karrige sepse e lejon PS dhe pike. Kete ta kesh te qarte. Ne Kosove, nje vend qe seshte tamam shtet, per rritjen e energjise elektrike dhe ishin ngritur ne protesta, ne KOSOVE….. Ne Maqedoni e Greqi e dim te gjithe cfare po ndodh e si hidhet populli e opozita dhe s’kane kaluar as cerekun qe kemi kaluar ne keto 8 vjet. Ne shqiperi plas gerdeci, 21 janari, shitet vendi, provat e gjykates e vendimet jane antiligjore, tani Berisha na ben dhe me karshillik duke thene do bej 21 Janarin dite feste kombetare (aji eshte karshillik direkt ndaj nesh) dhe ca ben PS me ne krye Edi Ramen: sehir, sehir, sehir dhe vetem sehir. Vjedhjet kane filluar hapurazi dhe ca ben PS: sehir, sehir, sehir. Denoncimet me fjale neper ekrane nuk jane vepra konkrete.(bej ndryshimin mes ketyre dy kncepteve te lutem) Opozita nuk ekziston pa arsye, e kuptoni ju kaq gje apo jo? Opozita duhet ti bej kunder peshe pozite ne cdo menyre, dhe nese rruga parlamentare dhe ligjore deshton sic ka deshtuar, atehere opozita organizon protesta duke qene se perkrahjen e popullit e ka, ose nese ka frike nga protestat, dorezon mandatet e deputeteve dhe krijon qeveri teknike. Cfare ka bere PS? Asgje ska bere dhe asgje ska ndermend te bej, sepse bashkepunon me PD. Gjithe Nanoistet kane mbetur aty, ka futur dhe ca te djathe, e vetem socilaist te ndershem qe ska me ajo parti. Edi Rama ka tradhtuar te majten shqiptare dhe gjithe vendin. Ka bere sehir tek Berisha shkatarronte vendin dhe popullin. Berisha duhet te ikte qe ne 2008 dhe e ka lene Rama ne pushtet. Prandaj Rama eshte TRAHDTAR DHE BASHPUNON ME BERISHEN. Diten qe do ket protesta per rrezimin e Berishes, ose dorezim mandatesh nga PS, dhe gjithashtu kur Rama te dal e te flas me emra te pervecem si “S. BErisha, I. MEta, F. Mediu do paguajne per krimet qe kane bere che do futem ne burg”, do ti besoj Rames, deri atehere mbetet thjesht nje tradhtar, che si cdo tradhtar meriton te shfarroset me far e me vis nga keto toka. Sa per ato 300 dite programe besoj se e kupton qe jane perralla me mbret sic na thoshte njehere e nje kohe Nano perralla me 100 dite.

        1. Horri i Bulevardit says:

          Qe ta dish ti laraske, une kam qene dhe jam per rrezimin e qeverise berishiane me protesta te fuqishme, por protestat e fuqishme te dirigjuara nga nje force politike, duhet ta dish qe smerr okejin e faktorit nderkombetar, po te rikujtoj 98-ten, ku Berisha me ate mutin Leka Zogollin hyne ne kryeministri e pushtuan, por nuk mund te merrnin pushtetin, se SHBA e para dhe BE-ja e dyta, nuk te njeh.
          Keshtu qe ti laraske, duhet ta dish se per rrezimin e qeverise, duhet nje force jo politike e njohur qe te rrezoje qeverine, sic ishte pershembull edhe greva e ish te burgosurve politike, por qe shqiptaret bene sehir.
          Une te dhashe ate pergjigje se vete komenti yt, ben barazimin midis kriminelit dhe viktimes, ben barazimin midis atij qe vret dhe atij qe denoncon dhe ky barazim, con uje ne mullirin e Sali Berishes, qe tani qe ka humbur cdo shanc, mundohet te hedhe ne tregun e thashethemeve idene se te gjithe vjedhim, te gjithe vrasim, te gjithe jemi komuniste, keshtu qe mos tentoni te sillni nje tjeter, me lini mua se une u ngopa dhe sdo tju vjedh me se i bera miljardat dhe femijet i beramiljardere, kurse po te sillni kete tjetrin ne pushtet edhe ky do te filloje nga e para qe te vjedhe, deri sa te fryhet.
          Ky eshte gabimi qe ti ben laraske, ben barazimin, kur ne fakt nuk mund te barazosh asnje me Berishen ai eshte nje dhe duhet denuar sic e meriton me gjithe falangat e tij.
          Uroj qe te me kuptosh.

          1. laraska says:

            Ka frike protestat?? Te dorezojne mandatet dhe kalojme ne qeveri teknike. Gjithemone ka nje zgjidhje. Dhe une e barazoj sepse kush hesht dhe nuk cohet ndaj krimit, bashkepunon me te. Sic ta thashe me lart, per sa kohe nuk shoh vepra, VEPRA nga PS, per mua Rama mbetet tradhtar. Pale kur te dalin listat zyrtare te deputeteve, kush e di cdo na shohin syte.

            Pastaj mbarojne bemat e Rames, u mundua idioti te afronte LSI, e ne dhjetor ishte ne nje feste te LSI. po a ma skandal se kjo? Per Ilir Meten u vrane 4 njerez, 4 baballar de femijet e tyre skane buke te hajne ne shtepi, dhe ky flet per meten sikur eshte thejsht nje politikan i nje partie tjeter. Aman se me fillu me rendit gjithe bemat e Rames keto 8 vite ste dalin faqe libri jo me ktu.

        2. Horri i Bulevardit says:

          Edhe dicka qe harrova ta them ne repliken qe te bera.
          Ne rradhe te pare falenderoj komentuesen ada, qe me shume llogjike te jep ty laraske, nje pergjigje shume profesionale.

          Se dyti, ti thua qe Edi Rama e ka tradhetuar te majten shqiptare, jam shume dakort me ty, e ka tradhetuar ate te majte qe u mbars ne zyrat e Ramiz Alise bashke me PD-ne e Sali Berishes.
          Edi Rama sot ka rindertuar nje te majte social-demokrate moderne, plot hapsira per te gjithe, ku gjejne strehe edhe fraksionet e mendimit ndryshe.
          Ne qofte se Edi Rama do te kishte mbetur ne staturen e socialisteve te Nanos, une i pari sdo ti jepja kaq shume perkrahje, por si une edhe shume te tjere.
          Edi Rama ka tradhetuar socialistet e Ramiz Alise, por jo socialistet e projektit europian te Shqiperise.

          1. laraska says:

            E ke shume gabim, socilaistet e Ramiz Alise jane Ruci, Milo, Gjinushi, Pellumbi qe edhe sot e kesaj dite jane aty dhe madje jane zera shume te rednesishme ne PS (po flasim per PS ketu, se dhe ne PD e partite e tjera ka plot te Ramiz Alise). Keto nuk i ka hedhur poshte kurre Rama madje na i mban dhe si kokat e PS. Pastaj pas ketyre na vijne Nanoistet si Blushi, Malaj, Fino, Angjeli qe qe nga fjala nanoiste pershkruhen vet se ksuh jane. Pastaj na vijne prurjet e reja ish PD-iste. Tani te jemi te qarte, jo se kam gje kunder dikujt qe nderron preferenca politike,por principi che morali qe qendron pas gjithe kesaj eshte shume i ulet. Angazhimi politik ka ne dore fatet e popullit dhe vendit, per rrejdhoje duhet te bazohet ne moral ne radhe te pare, pune perpjekje por dhe pjekuri qe neser ti apo kushdo tjeter ta kryej ate angazhim me sukses. Nje njeri qe i serviren te gjitha ne pjate argjendi se eshte shoku i kryetarit, nuk eshte dhe kurre nuk do te jete i barabarte me nje njeri qe ka filluar nga zero dhe avash avash me pune ka arritur majat. Ky i fundit e di ceshte mundi, puna, dhe deshira per te arritur qellimet. Tjetri eshte thjesht dikush qe ka hyre me mik, po nuk mund te behet politika me mik. se i bie te jet politike e pamoralshme. Pra e perseris te gjithe te Ramiz ALise i ke aty ne krye te PS, pastaj vijne nanoistet dhe pastaj shoqeria Edit. Kjo eshte PS sotme.

      2. laraska says:

        Dhe dicka tjeter per ty Horri Bulevardit: Koha kur po te kritikoje kryetarin e partise e ngrije zerin kunder te shpallnin tradhtar ka dy dekada qe ka mbaruar.Dhe mundohuni te distancoheni pak nga kulti individid qe vetem me shume objektivitet sjell nje gje e tille. Ne 2013 vetem ne Shqiperi ndodh qe populli per uje, drita, buke e pune hesht, ndersa per kryetarin te vret. Kalofsh mire!

    3. ada says:

      @ laraska shum inate ke po mu me duket qe ti ke me shum inate me veten se sa me edi ramen… i thu vetes te mallkoj o edi rama pse ma morre vendin per lider te opozites ? por problemi esht qe te jesh nje lider opozite duhet te jesh person shum me vizion, menje eksperienc te madhe se si te menagjosh e ne nje menyre me eficiente sherbimet publike dhe gjithashtu duhet te jesh dikush qe te jet zeri i popullit ne mbar vendin; por nje lider nuk esht multifunkional ai sot ka folur per shendetin qe ti shpjegoj njerezve si puna jote qe ka njerez se si mund te rigjeneroj sistemin shendetesor ne shqiperi, shko degjoje laraska, se po flet per ty nuk po flet per vete ? esht e vertet qe ne te gjith boten esht e bazuar mbi kontributet por europa qe esht ZONJA E BOTES ka nje ndryshim me boten, te gjith njerezit te varfer a te pasur kan te drejt per nje sherbim mjekesor ata qe kan lek kontribojn per ket sherbim ata skan lek ja pagun shteti. Shteti moj e dashur laraska ka nje funksion ne shoqeri si te sherbej e te menagjoj ne menyr me eficiente dhe JO KORRPTIVE sherbimet e saj, ATEHER KY EDI RAMA QE SDI ASI GJE SIPAS TEJE, THOT NE SHQIPERI SOT SHTETI NUK PAGUAN ASGJE NDERSA NE GJITH BOTEN SHTETI KONTRIBON ATEHER SHTETI DO KUNRIBOJ JO VETEM NE SHPENZIME PER SA I PERKET PJESE SE VARFER POR DO VEJ INSTRUMENETET E DUHURA NE MENYR QE MJEKSIA NE SHQIPERI MOS TE QUHET KASAPERI PO MJEKSI; DO TE BESH LIDEREN? ATEHER LEXO I QIK ME SHUM FUNKSIONET E SHTETI MOS U MERR SE SI QEVERIS BERISHA SHQIPERIN PO SHKO LEXO I QIK SI QEVERISIN VENDET EUROPIANT VENDIN E TYRE PASTAJ DO KUPTOSH QE EDI RAMA DHE GJITH STAFI I TIJ NUK JAN KOT POR KAN KAPACITET ME NORMA EUROPIAN JO ME NORMA BERISHIANE ? PER 21 JANARIN SKAM CA TE THEM SEPSE MEDIAT E TREGOJN VET CA KA BER OPOZITA MBAS 21 JANARIT DHE CFAR DO BEJ MBAS 23 QERSHORIT ?

      1. laraska says:

        Per cfare vizioni e ke fjalen ti moj Ana? Vizionar eshte dikush qe mban nanoistat si Ruci, Blushi, Malaj piramiden, Angjelin ne PS???? Vizionar eshte dikur qe premton perralla me mbret 300 ditore si Nano njehere e nje kohe 100 ditore???? Merre vesh njehere e mire qe shteti nuk eshte fabrike lekesh. Te ardhurat shteti i merr nga taksat tone, pra kontributi jone. Si te kesh kontribut apostatfat per mjekesine si te mos kesh prape ato lek per shendetesi falas nga xhepi im e i joti dalin e dashur. Ne kete rast i bie qe shteti do marr me pak taksa, qe do te thote me pak lek per te investuar per popullin qofte ne shendetesi qofte ne cdo fushe tjeter. Dhe prape ky program nuk me thote mua si do menjanoj korrupsionin ne mjekesi se aty qendron i tere halli. Ti mund ta kesh falas, por prape duhet te paguash nen dore se per ndryshe te lejne te vdesesh si qen. Dhe sa per Edi Ramen, me vjen keq por nuk e ndryshova une kushtetuten e votuar nga populli qe i dha gjithe pushtetet Berishes. Nuk shkela une mbi vulnetin e popullit te shprehur ne referendum. Gjithashtu ligjin e zgjedhjeve qe e kritikojne te gjithe (besoj dhe ti) nuk e ndryshova une. Ishte prodhim i bashkeunimit Rama-Berisha. Vetem ne Shqiperi, deputetet (perfaqesuesit e popullit) zgjidhen nga kryetari jo nga anetaresia, pra ate qe votojne, i bejne keta me lek dhe qe presupozohet do perfaqesohen me ta ne parlament. NJe socialist i ndershem dhe i vertet nuk e perfaqesohet nga Angjeli, Kokdhima, Blushi apo Peza. Nuk mi vodhen mua 2 here zgjedhjet ne menyre spektakolare, dhe nuk isha une ai qe heshti si pusht pas kesaj. Kur dikush vendos te jete ne krye te opozites ti marr parasysh te gjitha skenaret dhe alternativat per veprim, perndryshe te mbaj pergjegjesite perkatese per deshtimet. Sa per 21 janarin ishte Rama qe tha se pas 23 qeshorit Berisha do jet thjesht nje kryetar opozite pepara nje procesi publik transparent. Dhe bej kujdes te lutem ne interpretimin e ketyre fjaleve: Vendi kryetarit te opozites nuk eshte burgu por parlamenti. Gjithashtu procesi publik nuk eshte proces gjyqsor qe neser te te coj ne burg. Pra Rama sot e kesaj dite nuk flet qarte per keto krime, nuk permend emra te pervecshem. Te gjitha keto “gabime” si kam bere une por Rama. Keto kane vetem dy shpjegimie: ose Rama eshte tradhtar, ose eshte i papergjegjshem. Duke ditur qe budalla seshte, them qe eshte tradhtar. Por cilido qofte shpjegimi per kete opozite te tredhur, Rama del si nje deshtak qe nuk ka ditur te veproj mbroj popullin dhe te perdor mjetet qe ka opozita per t;ju kundervene pushtetit.

        Dhe sa per mjekesine, po ta perseris, leket e shtetit burojne nga taksat tona, edhe per ate mjekesi falas prape une e ti po paguajme. Por me kete skenar, shteti do ket me pak te ardhura per te investuar. Dhe vizioni nuk eshte te kthehesh prape ne ligjin e para 95 ose me premtimet elektorale te Nanos qe te numeron ditet. Arkat jane bosh. SKA LEK! IKU LEKU, U VODH I TERE SHTETI TEKSA RAMA BENTE SEHIR. Kur te vij Rama do gjej zero lek ne arka, do ket per te paguar rrogat per nje vit per rrogetaret. Persa kohe Rama lejon qe Berisha te jet ne ate karrige, RAMA ESHTE NANO 2, TRADHTAR, e ta mbej me shendet se te verteten po them. Kujt i djeg le ta mbaj

        1. Alb says:

          Per keta emrat ke te drejte, por ata nuk kane ndonje ndikim ne qeverisjen me Edi Ramen Kryeminister. Laraska pislliku nuk pastrohet kollaj, duhet shume ‘detergjent’ dhe fuqi per ta larguar. Pastaj mos harro se keta jemi ne shqiptaret prandaj duhet te zgjerojme pak stomakun qe te tresim edhe disa gjera te patretshme….

  6. Moçalor + Terùn + Redneck = jugor says:

    Moçalor kokqyteti, don me na kthye edhe nje her ne kohen e koleres se kuqe??? ne kohen e injorances moçalore nuk kishte taksa, injoranca dhuna e kultura moçalore ishin falas.
    moçalori don me kthy edhe ne kohen e moçalorve.

  7. alban4eva says:

    Horri, i ke rene pikes, jam shume dakord. nuk do pijne uje justifikimet se “gjoja s’kishin c’benin, ishin te detyruar”, sepse nuk u vuri njeri pushken te koka, nese kane vazhduar te rrinin ne ate post, e kane bere se u pelqenin paret e korrupsionit..
    keta kerma duhet te japin llogari nje me nje.. deri ne fund..

  8. dumdum says:

    Bravo Rama dhe PS-ja.
    Jeni të vetmit që keni vizion dhe program të qartë për Shqipërinë.
    Respekte për punën.

  9. Meleku says:

    Ti z.Rama me keto mend qe ke dhe me ato keshilltare qe te rrethojne, nuk je ne gjendje te ndryshosh asgje, por je ne gjendje perfekte qe te shkaterrosh dhe te kthesh çdo gje se prapthi.

    Mbaje mend kete shkrim, nese ke dike nga rrethi qe ti lexon komentet ne Tema, se e para nuk do te fitosh, sepse nuk ke arritur qe te krijosh per 8 vite nje alternative te besueshme per shqiptaret.
    Ti ke arritur qe ti krijosh nje alternative vetes dhe atyre qe te rrethojne dhe te mbajne ison!

    Do te ishte nje krim, nese Shqiperia do te drejtohej nga ti dhe ata qe te rrethojne dhe te them me bindje te plote se ne duhet qe te te ndalim ne rrugen tende, sepse pushteti yt dhe atyre qe te mbajne ison do ta shnderronte Shqiperine ne nje teater gjigand siçilian te mafies dhe te krimit.

    Ti je nje rrezik per shqiptaret ne Shqiperi dhe nje katastrofe per shqiptaret ne rajon!

    Mirepo ka njerez qe mendojne dhe per tipat si ti dhe do te dijne qe te parandalojne ardhjen ne pushtet te nje oligarkie te krimit te gjithellojshem.

    Ti dhe Berisha duhet qe te largoheni nga skena politike. Ti si humbes dhe rrenues e Berisha si nje politikan qe e kreu misionin e vet.

    1. ANDUENA says:

      @ meleku po mir na jep ti ca ide si te rregullohet shqiperia, si shqiperia sot esht ne kauz, ne varferi, ne kriz ekonomike ne korruption, ca mendimesh ne jep ti per te rregulluar shqiperin???

  10. Claus says:

    Sistem shendetesor falas? E pergezoj dhe do te kete bekimin e Zotit nese e realizon, por me duket nje enderr e bukur. Kam hezituar gjithnje te bej replike ne kete pike, por sot pata nje mbushamendje dhe u ula per te shkruar dy gishta rresht mbi kete premtim.

    Edi, sherbim shendetesor falas ofrohet vetem ne Kube dhe ne Korene e Veriut per shkak te sistemeve qe kane ato vendi, si dikur vendi yne para viteve `90.
    Mbi Korene e Veriut nuk mund te them gje, por per sistemin kubanez nje nga me te miret ne bote (disa mund te qeshin) e them me bindje eshte si pasoje e struktures se sistemit te ndertuar me kohe. Shikoni qe disa kryetare shtetesh te Amerikes Latine kurohen ne Kube, perfshi edhe Maradonen. Diagnostikimi dhe mjekimi atje eshte nga me te miret, por ketu fillon puna. Te besh nje diagnostikim duhet te zoterosh tekniken e larte te dhenies se pamjeve. Sot rezonancat manjetike, computertomografite e deri tek pozitron-emision-tomografia jane aparatura qe kerkojne financime te medha, pa folur per inevestime ne aparate EKG dhe sonogarfie te modeleve te fundit. Te gjitha keto aparatura kerkojne gjithashtu sherbime te ndryshme si kontroll, tarim, kolaudim dhe korrigjime periodike. Pa hyre ne kontrollet periodike te aparateve te tensionit qe nje zot e di c`fare devijimesh japin ne rast te nje kontrolli qe mund te behet, te cilat edhe ato kushtojne.
    Ai mjeku ne Ndroq kishte nje aparat tensioni me kolone zhive!
    At janeo aparate me kolona zhive hequr me kohe nga tregu europian ose me mire te themi jane te ndaluar. Ne rast renie dhe thyerje, c`do te behet me ate zhive qe mund te shperndahet ne forme rruzujsh te vegjel ne tere hapesiren e dhomes?
    Tmerr! Dihen pasojat e avujve te zhives.
    Nuk po hyj ne politiken e gjetjeve te tregjeve dhe politiken financiare per produktet medikamentoze. Eshte nje sfere tjeter qe nuk dua te futem se dua 7 nete dhe 7 dite te sjell te panjohurat e kesaj fushe.
    Nejse, e nisa me Kuben, e vazhdoj me sistemin amerikan komplet privat me popullsi tashme te siguruar (rrofte Obama) dhe e mbyll me sistemin gjerman nje perzierje e sistemit shteteror dhe atij privat me te mirat dhe te keqijat e saj. Kjo eshte teme me vete dhe interesante.
    Ne fund dua te shtoj qe Rama mos te bej shume premtime ne kete fushe se ne vend te vere vetulla do te nxjerre syte.
    Askush nuk i njeh te panjohurat e kesaj fushe, perfshi edhe ate. Deri tani flet ne kohe te ardhme pa patur asnje statistike.
    Sherbim falas ka vetem ne Kube, se sistem te tille ka.
    A e kthen dot ate sistem? Ne asnje rast.
    Pra le te beje ndonje kundrapedal te mire ne kete pike.

    Nje reforme shume e mire qe duhet te behet mendoj une eshte depistimi, vaksinimi dhe parandalimi i semundjeve duke permirsuar edhe kushtet higjeno-sanitare dhe social-ekonomike te popullit. Nese ben dicka ne kete fushe ka arritur shume, shume dhe duhet respektuar.

    1. Meleku says:

      “Nje reforme shume e mire qe duhet te behet mendoj une eshte depistimi, vaksinimi dhe parandalimi i semundjeve duke permirsuar edhe kushtet higjeno-sanitare dhe social-ekonomike te popullit. Nese ben dicka ne kete fushe ka arritur shume, shume dhe duhet respektuar.”

      Kjo ka qene nje nder pikat me te forta dhe me te organizuara te sitemit te kaluar, qe duhej mbajtur dhe persosur.

      Mirepo Rama nuk e ka sinqerisht, por e ka thjeshte per politike ditore dhe per peshkim te naiveve, sepse çdo eksperiment me sistemin do te ishte thjeshte nje shkaterrim dhe me pasoja te pallogaritshme per ekonomine shqiptare.

      Nuk e ka Shqiperia ate luks qe te beje premtime dhe eksperimente te tilla. Vetem nese dalim nga orbita ku jetojme dhe hyjme ne ndonje orbite UFO-sh.

      1. @ meleku says:

        melek keto qe thua ti behen ne afriken subsahariane nuk behen ne shqiperi se na i ka ber ameika e europa qe ne 91 ? vaskinimi thot hahhaah un kam ber vaksinime qe 5 vjeq hahahahha qa behet ketu ka disa njerez qe nevoj per refarmatim te trurit si pershembull Meleku ? Si do te rrisesh ti kustet higeno sanitare kur ka norma por nuk zbatohen se noramt jan te shkrara ne leter po nuk zbatohen ? prandaj duhet PS sepse thot keto norma do zbatohen e per tu zbatuar ne 1) mjeket do jen ne profesionin e tyre ne baz te meritokracis dhe 2) do financojm per tu zbatuar keto norma se normat qe thua ti jan ne mjekesi

        1. Meleku says:

          Diagnostikimi dhe parandalimi i semundjeve behen ne te gjithe boten e perparuar.

    2. Horri i Bulevardit says:

      Claus, mbasi lexova disa komente medioker te nje fshatari apo te radikalistit, spo i jap vemendje meleqes, e pashe te udhes qe replika me ty eshte nje qytetari qe ja vlen.

      Sistemi shendetsor eshte ne fakt shume i komplikuar per mua te pakten qe sjam i asaj fushe, por duke patur eksperienca ne vende perendimore ku kam pare me syte e mi se kur dikush qe ka te qarte nje politike sociale dhe qe mbas tij, qendrojne eksperte te fuqishem, mendoj se edhe kjo eshte dicka e arritshme, jo duke kopjuar sisteme njepartiake.
      Kemi rastin e SHBA dhe Gjermanise, si dy modele te kunderta, por qe kane nje politike te njejte demokratike, por qe sistemi ne te dyja rastet funksionon shume mire.

      Me sa shoh une, Edi Rama ose ekspertet qe jane mbas tij, kane ne mendje sistemin gjerman te sigurimit shendetesor, ku ata qe jane te punesuar, paguajne kete sherbim te shoqeruar me taksimin e zakonshem dhe ata qe sjane te punesuar, paguhen nga asistenca sociale pa taksimin e zakonshem.
      Simbas asaj qe kam kuptuar tek ty, besoj se jeton ne Gjermani dhe e di se ka disa menyra trajtimi ne kujdesin shendetesor, ku nje nga ato eshte dhe pages prej dhjete eurosh ne tre muaj si nje lloj takse qe tani kete vit u hoq, ka dhe trajtim pershembull, ku per te rregulluar dhembet duhet te paguash, pervec rasteve emergjente, ku duhet patjeter nderhyrje.
      Detyrimin shendetesor e paguan firma ose punedhenesi ku punon dhe kjo ne fakt quhet nje sherbim shendetesor falas per qytetarin, firma ne fakt qe paguan kete sherbim, sdo te kete nje fitim prej 60-70% si fitojne sot ne Shqiperi pa paguar asgje, por do te fitojne nje fitim normal sic e kane vendet me ekonomi te zhvilluar.
      E rendesishme eshte qe ai qe nuk punon,te jete i siguruar nga shteti dhe kjo eshte shume e mundur, pa rene ne paralelizma te sistemeve te deshtuara.

      Respekte.

      1. Alb says:

        “Horr” pershendetje! je shume i sakte ne pershkrimin e sistemit gjerman, pasi kam jetuar atje per kater vjet. Desha te shtoj se sherbimi dentar ne rast se je me asistence sociale garanton mbushjet e dhembeve apo pastrim etj… por jo zevendesim dhembesh, ajo behet me paret e pacientit. Gjithashtu je i lire te trajtohesh ne çdo klinike qofte edhe private dhe mjafton te paraqesesh tek mjeku letren qe tregon nga je i siguruar dhe e merr sherbimin mjekesor pa asnje kufizim. Ne raste ekstreme kur do te marresh nje sherbim shum te specializuar nje pjese te vogel po shume te vogel e paguan vete por ka te beje pagese shtrati jo sherbimi.

        Sot ne Shqiperi nje punonjes shteti megjithese eshte i siguruar nga shteti sherbimin dentar nuk e merr, ndersa te tjerat jane cope cope dhe ai eshte i detyruar te shkoje tek privati i cili punon edhe ne shtet edhe privat dhe as qe eshte i rregjistruar gjekundi per te derdhur tek taksat detyrime..

      2. Claus says:

        Shihet se si e interpreton i nderuar “horr i xhiros”, nejse meqe problemi hyri ne rruge teknike atehere po sjell nje shpjegim me te hollesishem te sistemit gjerman, nese behet fjale per kete. Une deri ne keto momente jam i paqarte se se c`fare do te permbaje reforma e Rames
        Ja sistemi gjerman:

        Sistemi i sigurimeve shendetsore ka hyre ne fuqi andej nga fundi i viteve 1880 formuluar per here te pare nga Bismarck, sistem i cili ka rezultuar i suksesshem deri ne ditet e sotme. Sistem me plot gojen solid, pavaresisht problemeve qe ka. Me kete dua ti jap pergjigje edhe ndonjerit qe thote qe kete sistem e ka futur kancelari Brandt, qe nuk eshte aspak e vertete.

        Tani ne teme:

        Sigurimi shendetesor gjerman bazohet ne dy shtylla ne ate “ligjor” dhe ate privat.
        Sistemi i pare GKV (Gesetzliche Krankenversicherung) mbeshtetet ne kontributet qe paguajne ne shoqerite e sigurimeve qe kontrollohen nga shteti punedhenesit dhe punemarresit, pra te dy palet nga 50% ne baze te te ardhurave te punemarresve. Pra nese ne baze te rroges nese te bie te paguash 300€ punedhenesi duhet te paguaje 150€ dhe punemarresi gjithashtu 150€ si kontribut mujor.
        Per te papunet dhe te tjere zyra e punes ose zyra asistences i mbulon komplet detyrimet kundrejt shoqerive te sigurimeve.
        Ky sistem quhet edhe solidar.

        Po si i behet hallit me ata qe jane private, te vetepunesuar, si avokate, mjeke, etj,etj?
        Ky kontigjent paguan kontributet ne shoqerite private (Private Krankenversicherung) te cilet kontributet i kane shkallezuar ne baze te moshes, rrezikut per tu semure etj,etj.
        Ketu jane te gjithe per vete, mbi baze josolidariteti. Shkurt ketu jane ata qe fitojne mire, ndersa edhe sherbimin e kane me te mire se te paret.

        Pra nese shkon tek mjeku, klinike private ose spital, sherbimin qe ke marre, fjala vjen, nje Eko ose EKG e paguan shoqeria e sigurimeve direkt tek mjeku.
        Problem jane medikamentet per vete cmimet e tyre qe jane teper te larta per semundje te caktuara. Por ketu nuk dua te hyj.
        Ai 10€ qe u hoq ishte kur shoqerite e sigurimeve ishin me humbje. Tani qe Gjermania ka nje konjukture te mire, pra ulje te papunesise, kontributet sigurisht qe u shtuan, shoqerite kane paraqitur bilance me nga 20 miliarde fitime ne vit dhe keshtu ky 10 € per tremujor u hoq kete vit.
        Kaq ne aspektin e pergjithshem. Pra aq falas nuk eshte, por solidariteti eshte prezent.
        Mjeku ne klinike private i duhet te bleje vete aparatet dhe mjetet e punes gjithashtu i duhet te paguaje dhe rrogat e punonjesve, pra duhet te punoje sigurisht me fitim. Problemi eshte se shoqerite e sigurimeve bejne pak naze te paguajne te gjitha sherbimet ndaj pacientit se edhe ato duhet te punojne me fitim. Dhe ketu lind nje problem jo i vogel ku ne fund i vuan pacienti.
        Me kupto kam hyre vetem perciptazi, me thelle do te behesha i pakuptueshem.
        Respekte dhe pershendetje. Faleminderit qe beme nje debat teknik pa nota urrejtjeje. Rames i uroj padyshim sukses.

      3. radikalisti says:

        Eshte e thjeshte te besh komente per funksionimin e mjekesise ne vende te ndryshme te botes, sepse nje qe jeton ne Gjermani e di pak a shume se si funksionon sistemi shendetesor atje, nje qe jeton ne SHBA e di se si funksionon atje e keshtu me radhe. Por problemi eshte se sistemi shendetesor nuk funksionon i shkeputur nga hallkat e tjera te shtetit. Te gjithe e dime qe shteti perbehet nga disa hallka te lidhura me njera tjetren, dhe kur njera nga keto hallka keputet ose nuk funksionon si duhet atehere kane probleme dhe hallkat e tjera. Me qe ra fjala te hallkat, Edi Rama ka deklaruar me gojen e tij,qe ne Shqiperi ka 1 milion te pa pune. Atehere lind pyetje: si do e ndertoje Ai sistemin shendetesor ne baze te kontributeve, ku ata qe punojne do kontribojne per te patur sigurimin e tyre shendetesor, ndersa siguracionin per te papunet do e mbuloje shteti. A nuk eshte e “nxituar”(ne thonjeza e nxituar, sepse eshte me shume se e nxituar) te premtosh se shteti do mbuloje sigurimin shendetesor te 1 milion te pa puneve. Nga do dalin ato leke kur dihet(dhe kete e ka thene me gojen e tij)qe arka e shtetit eshte bosh. Tani i duhet, qe te behet sadopak i besueshem ne kete premtim, te pergenjeshtroj ate qe ka thene se ne Shqiperi ka 1 milion te pa pune. Pra si perfundim per mendimin tim eshte nje premtim elektoral qe nuk ka asnje shans per tu realizuar(te pakten dhe per 10-15 vjet)por ndofta i sherben per te marre disa vota me teper.

  11. radikalisti says:

    Ky eshte aq bir kurve sa ben lojra fjalesh aq te sofistikuara sa nuk ka ekspert ti marri vesh. A ka ndonje super ekspert te ma shpjegoj ç’do te thote me shprehjen: ” Ne do ta ndryshojmë skemën në themel dhe shqiptarët nuk do të paguajnë për të kontribuar, por do të kontriubojnë kolektivisht për sistemin dhe kjo do të ndodhë nëpërmjet shtetit”. Une e kuptoj keshtu:
    “Shqiptaret nuk do paguajne per te kontribuar, por do kontribuojne duke paguar”. Nqs e kam gabim te ma shpjegoje dikush qe e kupton me mire.

    1. dumdum says:

      Shko e merr klasën e tetë dhe pastaj kthehu lexoje prapë se do ta kuptosh vetë.

  12. fshatari says:

    Cfare do ndryshosh more genjeshtar?Gjermania ka 23 vjet qe u bashkua me Lindoren dhe nuk ka arritur te berazoje pensjonet dhe ti i zgjuari i naiveve dhe militanteve shqiptare do ta besh Rilindjen per disa muaj!!E neqoftese do marresh shembull nga Venezuela atehere eshte tjter gje por ky popull i pafuqishem per fatet e veta pranon gjithshka qe i ofron politika grabitqare shqiptare.Kur te vish ne fuqi fillo e shkaterroni rruget se i ka bere Berisha!Keshtu je ti dhe ata qe te rrine ne krah njesoj si hienat qe jane ne fuqi!Ju ka pare populli kur ishit ne fuqi se cfare bete vetem vodhet,kurse keta te pakten vodhen sa deshen por nga nje rruge e kane bere.Jeni te gjithe plehra por me plehra jane ata qe besojne ne kultin e individit!Te besosh se ti je i ndershem eshte njesoj sikur te besosh se Ilir Meta nuk ka vjedhur!Te besosh se ti ke aftesi drejtuese vetem se ngjyrose disa pallate eshte njesoj sikur te besosh se shqiptaret do e ndryshojne shtetin rrenjesisht ne dy vjet gje qe nuk do te ndodhe kurre!

  13. kelmendasi says:

    Sistemin e sigurimeve shendetsore me kontribute e krijoji i madhi VILI BRAND ish kancelar i RFGJ per 13 vjet social demokrat pra i majte dhe me vone eshte aplikue dhe zbatohet ne gjithe EUROPEN.Kete sistem do e helle poshte Rama.Kete sistem po kerkon pak ashume Obama kete sistem ka Kanada e Australi pra sistemin e Vili Brand.Kete sistem nuk e kishte komunizmi pasi e kishte falas.Por mos harroni se njerezit punonin pak a shume falas ne komunizem.Ilacet njerezit i paguenin ne komunizem.Me sa duket Rama do na ktheje atje ku ishim.Por nuk e di se a do shkojme drejt Europes apo Kores Veriore me RAmen? Kete hajde merre vesht.Ne besonim edhe Enverin kur thoshte se PO na sulmuen Amerikano Sovjetiket do tu thyejme kockat.Edhe kjo mundesi e Rames eshte si forca e Enverit ne lufte me Amerikano Sovjetiket

  14. a says:

    une do doja qe personeli te kete nje etike humane dhe profesionale, perderisa flasim per shendetesi, kjo jo vetem per spitalet por edhe per ambulancat, ku me bie rasti shume rralle te shkoj dhe shoh qe ambulancat perghithesisht jane te mbushur me pensioniste qe presin radhen… dihet edhe kur dhoma eshte bosh… apo kur kane futur dike qe nuk ka lidhje fare me viziten, por kercet muhabeti pa patur as me te voglen keqardhje qe nje i moshuar eshte prapa deres duke pritur…pra ne nje fare menyre personeli nuk ta kerkon lekun me goje por me veprime, dhe me tonin e zerit qe nuk e kane aspak dashamires kur vizitojne keta te moshuar. Per mua ata qe duhet te punojne ne keto institucione duhet patjeter te testohen per etiken dhe miresjelljen…. sepse ata qe duhet ti testojne i dallojne fare mire keta njerez, te cilet o e kane edukaten ose nuk e kane… te mjere pensoniste qe bien ne dore te tyre.

  15. brajan says:

    Problemi i nderuar Ed Rama eshte se ku do te gjenden burimet financiare
    pa te cilat …… do te kontribuojnë kolektivisht si apo vetem monolog
    elektoral populist. Duhet te jeshe i sakte si dhe preciz e dyta a do te
    fitosh?

  16. brajan says:

    Problemi i nderuar Ed Rama eshte se ku do te gjenden burimet financiare
    pa te cilat …… do te kontribuojnë kolektivisht si apo vetem monolog
    elektoral populist. Duhet te jeshe i sakte si dhe preciz e dyta a do te
    fitosh?….

  17. toni says:

    Kuvendon Rama kriesia e degjon e mban shenim, flet Saliu partia hesht,
    flet Ahmadini i Nexhadit te gjithe e shikojne ne drite te sirit,
    jemi pimitive e te nenshtruar+ te tredhur gjenetikisht.

  18. toni says:

    Kuvendon Rama kriesia e degjon e mban shenim, flet Saliu partia hesht,
    flet Ahmadini i Nexhadit te gjithe e shikojne ne drite te sirit,
    jemi pimitive e te nenshtruar+ te tredhur gjenetikisht…….,,,,.

  19. Beni says:

    Te bazosh thelbin e fushates ne sistemin shendetesor dhe ate financiar (taksat) eshte normale deri diku… Por nisma pozitive kundrejt shendetsise e Rames duket se i drejtohet Metes dhe jo Berishes. Ne Tirane dhe 12 prefekturat LSI ka te punesuar mijra perkrahes… qe kesaje rradhe i bie te solidarizohen me fort drejt LSI per arsyen e thjeshte te vendit te punes. Nese do ece Rama me kete startegji nuk mund te pretendojme se ne nje aleance te mundeshme, premtimet pompoze do ja lere serish ne manaxhim LSI-s. Pra edhe nese ska koalicion parazgjedhor ska gje per tu habitur. Shresa e nje te majte gjithperfshirese po merr fund. ko gje con uje ne mulli te Berishes.

  20. Albana says:

    Eshte e vertete qe sherbimi shendetesor le per te deshiruar ne Shqiperi. Ju Z. Rama keni ndonje plan konkret per ta reformuar ate? Nqs e keni duhet t’ia beni publik ne detaje elektoratit shqipetare, afatin kohor qe ju mund ta realizoni perpara se t’iu jape voten juve, ndryshe keto mund te ngelen thjesht premtime elektorale dhe veshtire te besohen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje