Në Rusi nisin ethet për të gjetur copat e meteorit

17 Shkurt 2013, 18:27Lifestyle TEMA

Rënia e një meteori në një rajon të Rusisë ka nxitur një kërkim për të gjetur copat e tij, që mendohet se vlejnë së paku 10 mijë euro.

Një ditë pasi meteori 40 tonësh tronditi Rusinë, duke plagosur mbi 1200 persona, vendasit kanë nisur të kërkojnë për copëzat e meteorit, që mund të shiten shumë shtrenjtë në treg.

Një biznesmen rus tha se është gati që të paguajë 500 mijë rubla për një copë.

Meteori i shkaktoi dëmet në qytetin rus Chelyabinsk për shkak të valës që shkaktoi zhurma kur meteori theu barrierën e zërit dhe shpërtheu.

Qeveria ka ndaluar disa kërkues thesaresh, duke thënë se copëzat e meteorit u duhen shkencëtarëve.

Steven Spielberg, regjisori i famshëm, është një koleksionist meteorësh.

Vjet në tetor një copë meteor e gjetur në Siberi u shit për 43 mijë dollarë.

NASA thotë se kur meteori hyri në atmosferë, shpërtheu me fuqinë e një bombe bërthamore.

Shkencëtarët thonë se po planifikojnë ndërtimin e një sistemi paralajmërimi për meteorët dhe asteroidët.

Shqetësimi kryesor i mediave ka qenë se përse nuk ka pasur asnjë paralajmërim për një rrezik të tillë.

6 komente në “Në Rusi nisin ethet për të gjetur copat e meteorit”

  1. Pelasgian says:

    ueeeeeeeeeeeeeeeeeee pse s’kallxoni me perpara ju , duhet me u nis me nje fryme per ne rusi !

    1. mali says:

      Hahahaha ,Pelasgian,do të duhet të harxhosh një thesar më vete për udhëtim dhe ekspedita derisa të gjesh ndonjë copë.Po mund dhe të mos e gjesh fare.. ?

      1. Pelasgian says:

        meqe qenka kshtu puna ateher nuk nisem fare … ?

  2. ehe,ehe says:

    qenin e ngordhur do gjeni! ajo ishte bomb berthamore!

  3. X says:

    “ehe,ehe” dhe nuk vdiq njeri? Ke degjuar se ç’i ndodhi Hiroshimes dhe Nagasakut nga bomba berthamore ? Apo kjo ishte me e vogel!!! Sa shume expertë kane dale ne skene,dhe fap e gjejne menjeher te verteten!

  4. Agimbami says:

    Borgjezise boterore i eshte merzitur jeta dhe i kane vene exploruesit e qiellit ne gjume ose po kurdisin ndonje lufte sic dine ta bejne vete ata

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje