TemA TV/ Lame fton Bashën e Malltezin në debat: Do shkatërroni edhe skarpatet e Lanës, aty do kalojë tramvaji (VIDEO)

18 Shkurt 2013, 14:14Sociale TEMA

Opozita vijon të kërkojë shpjegime nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, në lidhje me planin e ri rregullues.

Anëtari i Asamblesë së Partisë Socialiste, Artan Lame, theksoi sërish se plani do të zhdukë çdo hapësirë të blertë në Tiranë, për t’i kthyer ato në sheshe ndërtimi.

Madje Lame tha se edhe skarpatet e Lanës nuk do jenë më të gjelbra, pasi do shkatërrohen për të ndërtuar tramvajin.

“Gjelbërimi tani mbetet vetëm në bahçet e shtëpisë dhe në tarracat e pallateve,” tha Lame.

Eksperti i PS e ftoi Bashën, por edhe dhëndrin e Berishës, Jamarbër Malltezi, në një debat televiziv për planin rregullues të Tiranës.

Malltezi ka bërë vlerësimin mjedisor të planit.

 

DEKLARATA

Megjithëse kanë kaluar disa ditë, as nga Bashkia Tiranë e zotit Basha, dhe as nga grupi i oponencës mjedisore i zotit Malltezi, nuk është dhënë asnjë përgjigje publike për pyetjet që po bëjmë që prej një muaji. Kemi publikuar listën e parqeve dhe lulishteve që sipas këtij Plani kthehen në zona ndërtimi. Ende presim përgjigje nga dikush që të ketë kurajën, të dalë dhe ta përgënjeshtrojë atë, por jo me fraza të përgjithshme, por emër për emër.

Nga dhjetëra telefonata dhe kontakte qytetarësh që të shokuar na pyesin, po veçoj sot vetëm tre prej tyre:

1. Tirana aktualisht ka vetëm një korridor të gjelbër, i cili i shërben të gjithë qytetit, Korridori i Lanës.

Pyesim: A i qëndrojnë z. Basha dhe z. Malltezi, hartës nr. 32 të Planit të tyre, e cila parashikon zënien e të dyja skarpateve të gjelbra të Lanës për të ndërtuar tramvajin?

2. Në vlerësimet që bën z. Malltezi për gjelbërimin në Tiranë, nuk ia thotë goja që të ruhen parqet dhe lulishtet ekzistuese, por flet vetëm për krijim parqesh të reja në erë.

Pyesim: A i qëndrojnë asaj që thuhet në f. 128 të Studimit, ku shkruajnë se për shtimin e gjelbërimit në Tiranë do të përdoret, citoj:

“-Gjelbërimi i bahçeve të shtëpive private;

-Gjelbërimi i tarracave të pallateve”.

Këtu babëzia i ka lënë vendin talljes me të gjithë ne.

3. Parku i Namasgjasë, f. 133 e Rregullores. Citoj:

“NënNjësia: 2/62.

Kategoritë e lejuara të përdorimit të tokës dhe strukturave në të: Nën-njësi strukturore e Përzier, Banim, Shërbim Publik dhe Përdorim i veçantë për qëllime fetare.

Tipologjitë e propozuara të strukturave: Zhvillime të strukturave të larta.

Koeficienti i shfrytëzimit të tokës për përdorimin banim (Ksht) shkon nga 50%-70%”.

Sot kjo Nënnjësi është e gjitha lulishte dhe, përveç kësaj është e vetmja lulishte historike e Tiranës; dhe për më tepër e shpallur edhe “Park monument Kulture”.Ftojmë këdo nga ekipi Basha-Malltezi, të ulemi në një tryezë publike në çfarëdo televizioni të duan, për të debatuar për të gjitha denoncimet e bëra prej nesh. Në ditët e ardhme do të vazhdojmë thjesht të citojmë vetëm pjesë nga Plani Basha-Malltezi, për t’ju shpjeguar bashkëqytetarëve tanë se çfarë sëpate po ngrihet mbi qytetin tonë.

27 komente në “TemA TV/ Lame fton Bashën e Malltezin në debat: Do shkatërroni edhe skarpatet e Lanës, aty do kalojë tramvaji (VIDEO)”

  1. Latif Dreqi says:

    Dhendrri i Saliut qenka ekspert mjedisi?! une e dija jurist ate..

  2. Dean says:

    Lulka nuk vjen dot ne debat te hapur per 2 arsye.
    E para i kan ardh ato… dhe e dyta Lulka funsionon me Kaseta te derguar neper kanale TV.
    A e keni pa ndo1 here Lulzimen ne debat Live?????
    Qysh kur ja prishi qejfin 1 profesoreshe,Lulka i ka ndalue debatet live.

  3. lilo says:

    o basha. o pjelle e enverit. po edhe 2 parqe qe la rama pa dashje do i besh ti pallate? ma se te zene te gjitha mallkimet e ketij populli. e atyre te moshuarve dhe femijeve qe sdo kene me vend ku te shkojne.

    1. Epirioti II says:

      Lilo, je shume i keqinformuar dhe nuk e njifke fare evolimin e Tiranes (dhe si ty jane 75% e banoreve te ketij qyteti qe e kane memorjen me te shkurter se te milingones). Rama nuk gjeti asnje park pervec lulishtes tek statuja e Skenderbeut dhe i ktheu komunitetit te gjitha parqet ne te cilat nuk ishin bere ndertime me leje ndertimi. Madje hapi edhe te reja qe nuk kishin qene fare sikurse tek fusha e aviacionit.

      Luli nuk do te dhjesi 2 parqe, por 12 parqe. Sepse Tirana edhe pse e nderuar keq ka akoma shume parqe.

  4. EDIUES RAMAUS ZEVENDES i 36 i JORGUS PAPANDREUS says:

    HAHAHA KUR BASHA FLISTE PER TRAVAJT KOKEDERRAT SOCIALISTE QESHNIN RAMA PER 12 VITE NUK E BERI KY TANI DO E BEJ.MENDUAN SE BASHA JEP PREMTIME BOSHE SI RAMA TANI KUR TRAMAVAJI PO KALON NE REALITET KY TRAMVAJ PO I SHKATRON SKARPATET E LAMES.

    1. lilo says:

      rama me ato qe beri e dhjeu fare. po ky qe po vjen gjasme ta rregulloje po i hedh shurre. 2 parqe qe kane mbetur ky do i beje pallate. sa per tramvaj. 99% ska per tu bere gje. edhe po filloi dicka do jete sa te vjedhe ca fonde pjella e enverit.

      1. Epirioti II says:

        Lilo po ta sqaroje edhe nje here qe Luli do prishi 12 parqe dhe jo 2.

        Dhe sa per kulture nuk ka qene Rama qe e ka prish apo betonizu Tiranen. Kjo eshte nje legjende e kuruar me kujdes nga ushtria mediatike ne sherbim te Nanos edhe Berishes. Nga lejet e Rames Tirana mund te kete humb 200-300 metra te gjelberta por nga puna e Rames Tirana ka fituar me qindra here me teper.

        Masakren e Tiranes e beri dyshja Albert Brojka (kukull e Berishes) – Fatos Nano.

    2. anonim says:

      HAHAHAHA shakaja e dites ose e vitit kjo me gjithe men e ke se do beje luli i vocerr tramwaj o zot sa me lesh i keni syte ne me zorr po na ecin autobusat luli po vodhi paret e piramidave vodhi dhe votat tani as bar sdo leje koqja ketu ciper kujton se do beje tramwaj .Hajdutat i gje bejne mire vjedhjen.

  5. Fation says:

    Ne te gjithe boten moderne vendet perrojte e skarkimet e ujrave te zeza pra prrenj si lana jane likuiduar me kohe dhe mbuluar dhe bere rruge apo objekte. Ata (lanat) perbejne nje vend shume te rezikshem per perhapje semundje, prezence e minjeve, mushkojave dhe te gjitha lloje tipat e baktereve me te rrezikshem dhe te tmerrshem si ata qe trasmetojne qe nga murtaja e zeze La Peste Nera qe ka pergjysmuar evropen deri tek semundjet qe trasmetohen nga mushkonja tiger tashme banuese e perhereshme e lanes sebashku me minjte gjigande te organizuar ne sistemin me socialist te botes e qe lanen e kane si tramvje per tu perhapur, shumezuar dhe strehuar ne Tirane. Nje skarpat i gjelberuar qofte nga ana higjenike qofte nga ana funksionale nuk meriton asnje vemendje tjeter vec mbylljes dhe kanalizimit. Gjelberimi eshte ceshtje halli dhe fondesh dhe jo ceshteje pastertije apo dekori. Lana duhet te eliminohet plotesisht dhe te bonifikohen ujrat e zeza me depurator ndryshe populli i Tiranes rrezikohet tej mase.
    Besoj qe nuk duhen bere me komente per kete aspekt.

    1. Dean says:

      O Fation ekologjisti?!,a nuk me thua heren e fundit kur Lana ka shkaktuar ”murtajen e zeze”????????????????????????
      Nuk ndodhi asgje atehere kur e kishin maloket ne dorzim Lanen dhe s’mbetej njeri pa pshurr dhe u dhi ne Lan,lene mo tani.

    2. eli-tiv says:

      …permes tiranes…kalon lumi i lanes..keshtu fillonte hartimi i nje shokut tim ne tete-vjecare..ishte nje nga nxenesit me te dobet..por kete hartim ja mbaj mend.Sot basha me saliun ..dhendri eshte kot ne mes (e shtojne idiotin per te bere para)…jane me te dobet se katranjosi jone…bejne edhe pa lanen.Kjo qeveri..perbehet nga njerezit me injorante qe kemi patur….eshte nje bashkesi e njerezve pa kulturen minimale qytetare..e pa inteligjence ndjesore..
      shkurt nuk mund shohin perspektiven…pa le ta projektojne ate.
      Mbase kerkojme shume nga ata…ATA vrasin njerez…cfare eshte mjedisi per ta..???

    3. anonim says:

      Gjelberimi ti fatjoni eshte ceshtje cilesise se jetes ne nje qytet dhe jo ceshtje fondi po normal qe s’vvidhet shume me lulishte po me pallate dhe nje tjeter gje dil e hap syte pak ne internet te pakten dhe shif qytetet e kryeqytetet kane “lane ” apo nuk kane dhe pastaj bej konkluzione te paaftesh .Dekori dhe pastertia se di per ty po per mua jane prioritete.

  6. Argita_B says:

    Problemi me jete fshatarin Lame eshte se fshatarlleku i tij rrezikon te çoje ne humnere gjithe popullin e Tiranes.
    Si ka mundesi qe te kerkoje ne debat televiziv Jamarber Malltezin!!
    Malltezi qofte dhe matrapazi me i madh ne bote, nuk eshte i zgjedhur i popullit, po punon per llogari te ndermarje private.
    Ajo qe eshte pergjegjese eshte Bashkia e Tiranes dhe nenpunesit e saj, pra me Bashen ne krye e jo Malltezi.
    Nese programi i PS-se konsiston vetem ne denoncimin e familjes Berisha, te fituar i kane zgjedhjet.
    PS-ja duhet te prezantoje nje alternative te qarte se si mund te ndryshoje konkretisht jeten e popullit shqiptar.
    Te tjerat jane fjale boshe se jemi ngopur me mashtrime. Boll se na hapet barkun me rrena.

    1. Dean says:

      Ti duhesh per keto pune,moj cuc.

    2. Llesh Doda says:

      Basha po vazhdon te “punën” aty ku e lanë,Tan Shkreli e Tan Lame!
      Por me nje ndryshim; Basha, at least, miratoi nje plan rregullues, ndersa ata zoterinjet do te ishin duke vazhduar akoma me studime pjesore si katundar.
      Yazik

  7. dembeli says:

    nuk te vjen njeri ne debat or Lame, po te ishte do e kish bere fevziu nje te tille. Monolog u be kjo pune. hapja e gjyqit, qe u tha eshte zgjidhje e mire.

  8. beso says:

    Lajmin bombe do ta japi saliu vete;ne Lane do kalojne tragetet.une shpresoj qe ato meteoritet boll u morren me Rusine,te hedhin ca ne mes te Tiranes,qe te prishin Tajvanin,ku pine kafe nostalgjiket e blendi fevziut.N’a çane trpn me kete planin rregullues te Tiranes,njerezit s’kane buke te hane keta merren me xhama grataçelash dhe me revolucion interneti.ikni more debila1

  9. ben says:

    O trung po ku merr vesh ti nga konstruksionet moderrne o qyp.

  10. beni says:

    EMER DHE PEREMER?????!!! MBIEMER E KE FJALEN O ANALFABET ME DIPLOME.

  11. Tramvaji do ta mbuloje Lanen e Qelbur. Hajde Lame dhe jeto buze Lanes. U lumte atyre qe e kane projektuar tramvajin mbi Lane.

  12. beni says:

    PO PSE MO JU KOMUNISTA ME KETO FYTYRA TE SHEMTUARA QE SKANE TRU FARE NE KOKE DO JA MERRRNI PUSHTETIN BERISHES?!

  13. akili says:

    Kush i beson prrallat me tramvaj kur keta po falimentojne sherbimin publik urban dhe po jua marrin frymen furgonet e palicensuar.Ata qe e mbyten Tiranen me fshatare,kioska,plehra e tani me furgona nuk e bejne dot me plan te ri e me tramvaj.

  14. moza says:

    Jam dakort me cfare trajton Lame ne mbrojtje te Tiranes, po a nuk na thote cfare beri kur ishte ai vete ne bashki, krah Rames?!!!! pervec se pa intresat e veta e te grupit Rama- Shkreli-Peza-Lame-Kodheli&co? E kuptoj shqetesimin se ka ngele tan shkreli pa pune. ka marre aparatin e ka dale rrugice me rugice duke ftogafuar shtepite e vjetra! pa bereqet se nuk i ben kush kontrate

  15. moza says:

    Jam dakort me cfare trajton Lame ne mbrojtje te Tiranes, po a nuk na thote cfare beri kur ishte ai vete ne bashki, krah Rames?!!!! pervec se pa intresat e veta e te grupit Rama- Shkreli-Peza-Lame-Kodheli&co? E kuptoj shqetesimin se ka ngele tan shkreli pa pune. ka marre aparatin e ka dale rrugice me rugice duke ftogafuar shtepite e vjetra! pa bereqet se nuk i ben kush kontrate.

  16. hapu pak says:

    Pushtuesit po bejne planin e tyre te biznesit
    Mjere te mundurit – qytetaret

  17. Fllad says:

    Mos u beni qaramane.Do i mari te keqen e jo do ti beje ndertimet.
    E keqja eshte se keto plane jane si litari i cifutit te lene jashte varit.
    Kur te qerohen nga pushteti dhe me te drejte keta hora nuk do lejohen te bejne keto ndertime saliqeni dhe kelmendasi te kete per cfare te dali dhe te lehi ne proteste(ashtu e mendon ai -si e la Nano kurva ashtu do me lene edhe keta -jashte hekurave te burgut).
    Mund ta leje Edi por nuk e leme NE.
    TE GJITHE DO TE SHKOJNE NE NDJEKJE PENALE PER SHKELJE TE LIGJIT.

  18. edi says:

    nuk eshte se ata te paret e ndriten pervec pastrimit te kjoskave te gjitha ndertimet qe u bene gati fotokopje dy kate dyqane dhe pallate pa parkim digjeshin shtepite e vjetra karakteristike tiranase(se vetem keshtu mund te jepesh leja per ndertim)dhe ndertoheshin pallate prndaj zoti Lame te jape njehere llogari per bastisjen qe ata i bene Tiranes pastaj ti kerkoje te tjereve sigurisht qe keta te tjeret do konfirmojne qe jane ata pisa qe ne i njohim po te ndodhte e kunderta nuk do i kuptonim ne

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje