Berisha – Arvizu, një marrëdhënie e thyer

20 Shkurt 2013, 20:27Politika TEMA

Ka krisje në marrëdhëniet mes kryeministrit dhe ambasadorit amerikan. Kritikat amerikane kanë nisur me kuturisjet tallava të nacionalizmit të vonë të kryeministrit Berisha, me vendimin tronditës për pafajësi të gardistëve që vranë në 21 Janar dhe me sfond zgjedhjet. Me zgjedhjet lokale që u mbajtën në 2011-ën dhe ato që do të mbahen në qershor 2013. Tirana nis sulmin ndaj ambasadorit Arvizu në Uashington. Në lojë kanë hyrë lobistët e paguar nga qeveria

Nga Lorenc Vangjeli, JAVA

Marrëdhënia Berisha – Arvizu tashmë është një fotografi e grisur. Të paktën që nga dhjetori i vitit të kaluar duke nisur me shpërthimet e papritura të nacionalizmit tallava të Doktorit dhe duke vazhduar me vendimin për gjyqin e 21 Janarit, perceptimi publik për “korrektësi e ngrohtësi dy palëshe”, ngjan një histori e të shkuarës. Sepse ngjan që sot po përsëritet një histori e ndodhur shumë herë: marrëdhëniet problematike të Doktor Berishës me të gjithë ambasadorët amerikanë në Tiranë. Duket qartë se çfarë nis si dashuri, përfundon me urrejtje. Të paktën në plan personal. I fundit në rradhë, ambasadori Arvizu, i cili duket se ka rradhën. Ai po shkel pothuaj në të njëjtat gjurmë si paraardhësi i tij, ambasadori Uidhers. Shumë i afërt me Berishën në nisjen e mandatit të tij dhe jashtëzakonisht kritik në fund të tij duke nisur që me marsin 2008 kur u hodh në erë Gërdeci.

Ku lind problemi?

Nëse do të duhet të gjendej një e përbashkët e vetme në të gjitha veprimet politike të kryeministrit Berisha në këto 20 vjetët e fundit, padyshim një prej tyre do t’i përfshinte të gjitha: burri nopran i politikës krijon vazhdimisht probleme dhe pastaj afrohet si pjesë e zgjidhjes së problemit. Një teknologji perfekte kjo që po aq sa i ka shërbyer atij vetë personalisht, po aq ka krijuar kriza ciklike të të gjitha llojeve, tensione, kohëhumbje e telashe të përgjithshme. Nga kjo aksiomë që ka marrë zvarrë politikën lokale shqiptare në dy dekada, nuk ka mbetur i paprekur edhe boshti strategjik i aleancës së Tiranës me Uashingtonin. A ka një krizë ende të pashfaqur mes dy vendeve? Një gjë e tillë nuk mund të thuhet. Por a ka krisje dhe krizë në marrëdhënien e personalizuar mes Sali Berishës dhe ambasadorit amerikan Arvizu? Kjo është diçka që duhet analizuar dhe duhet pritur të ndodhë. Duke njohur natyrën e Berishës, një gjë e tillë do të ndodhë. Eshtë thjesht dhe vetëm çështje kohe. Analiza mund të kryhet fillimisht duke parë të shkuarën e tyre, në mënyrë që ajo të projektohet në të ardhmen së paku të afërt për ta parashikuar atë. Po kështu, duhet parë në vijimësi mënyra sesi Berisha ka trajtuar dhe është trajtuar nga përfaqësuesit diplomatikë më të lartë të Uashingtonit në Tiranë.

Fillimi, 21 Janari

Për fat diplomatik apo për fatalitet personal, nisja e mandatit të ambasadorit Arvizu ndodhi në momentin kur marrëdhëniet e kryeministrit me selinë në rrugën e Elbasanit kishin shënuar pikën më të ulët. Sapo ishte larguar ambasadori Uidhers, që me kritikat e tij ndaj qeverisjes dhe mënyrës së drejtimit të shtetit shqiptar, kishte dëshmuar një ndjeshmëri gati-gati opozitare. Por jehona e kritikave të tij kishte një jehonë shumë më të gjera se gjithçka thoshte në të njëjtën formë, përmbajtje dhe plot dëshpërim edhe vetë opozita shqiptare dhe media opozitare. Ambasadori Uidhers u bë kokëçarja kryesore e Doktor Berishës dhe, qoftë edhe për këtë arsye, ambasadorit Arvizu, i duhej të rikuperonte çfarë kishte kaluar nën kufirin e ngrirjes. Por në fare pak ditë të qëndrimit të tij në Tiranë, ndodhi tragjedia e 21 Janarit. Deklarata që ende i kujtohet ambasadorit amerikan – shumë herë edhe padrejtësisht, ndonëse e shpjeguar pafundësisht prej tij – ishte ajo që e konsideronte Berishën “burrë shteti”. Në një shoqëri si shoqëria shqiptare ku nuancat kanë pak vend, ku palët kërkojnë me domosdo që gjithkush të jetë palë, kjo deklaratë u lexua në dy mënyra: qeveria që e duartrokiti komplimentin dhe opozita që u ndje e lemerisur. Në një kuptim, të gjitha palët kishin të drejtë në perceptimin e tyre; qeveria që duket se mori një konfirmim për çfarë bëri në të Premten e Zeze të Janarit, opozita sepse u ndje e tradhëtuar nga ajo pjesë e përtej Atlantikut që e konsideronte si aleat në luftën për demokraci në vend. E vërteta e tretë ishte ajo e vetë ambasadorit. Me një kompliment të tillë të lëshuar përpara kamerave, ai morri garancinë se pozita e eksituar dhe e gatshme të tensiononte deri në ekstrem situatën, do të qëndronte ende në llogore. Por jo me armë, me deklarata. E parë nga sot, ajo shprehje e dy vjetëve më parë, dëshmon sërish se për hir të stabilitetit të vendit, që në mënyrë absurde atëherë kërcënohej nga vetë pozita, dha një frut pozitiv megjithë shijen e keqe që la. Ambasadori Arvizu atëherë dha sinjalin që në ato ditë të çmendura ngjante futurist: të hetohen organizatorët, dhunuesit e policisë dhe vrasësit e demonstruesve. Edhe pse një gjë e tillë, ishte direkt çfarë urdhëronte të bëhej domosdoshmërisht nga Kodi Penal. Njëkohësisht, ai mbështeti publikisht policinë, por shënjoi një vijë të kuqe edhe në oborrin e dhunuar të Prokurorisë së Përgjithshme dhe përcolli në Uashington kërkesën bipartizane, të prokurorisë dhe qeverisë shqiptare, për ndihmë nga FBI-ja në hetimin e çështjes. Dhe kur dukej se hetimi do të nxirrte përgjegjësit, ndërsa ujërat rridhnin dhe qetësoheshin në det, vendimi i fundit i gjykatës së Tiranës, derdhi pikën e fundit të helmit në një kupë që kishte nisur të mbushej. “Jemi të tronditur nga vendimi i Gjykatës së Rrethit Tiranë për të shpallur të pafajshëm dy të pandehur që u gjykuan për akuza në lidhje me vdekjen e tre protestuesve më 21 janar 2011…  Fatkeqësisht, verdikti i sotëm ka minuar besimin në aftësinë dhe gatishmërinë e sistemit gjyqësor shqiptar për të dhënë drejtësi në mënyrë të paanshme dhe transparente”, kjo ishte deklarata tronditëse e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara menjëherë mbas vendimit të një tresheje gjykatësish shqiptarë, njëri nga të cilët, adhurues i makinave të shtrenjta amerikane.

Në Tiranë u diskutua gjatë për këtë deklaratë. Ideja se ajo ishte “një shpërthim personal dhe emocional i ambasadorit”, e infiltruar nga zyrat e qeverisë dhe e shumëfishuar me mjete e saj, rrëzohet edhe për një detaj të vetëm: sistemi i drejtësisë, një nga fushat ku “eksporti” amerikan drejt Shqipërisë ka qenë nga më të ndjeshmit, është realisht një vijë e kuqe ku ata nuk lejojnë kapërcim. Shtohet këtu edhe tallja e hapur e llojit: Kalova lumin…, me ekspertizën e FBI-së, do të ishte e mjaftë për të mos i dhënë përmasë personale asaj çfarë doli nga muret e ambasadës. Ka edhe më shumë: deklarata përpara se të bëhej publike, kishte marrë miratim nga Departamenti amerikan i Shtetit.

Nuk kishte nisur këtu, nacionalizmi tallava

Pak për foklorizëm dhe shumë për efekt elektoral për shkak të fushatës që po afron, në fund të vitit të kaluar, kryeministri Berisha, pati një shpërthim tallava të nacionalizmit. E vetmja pikë e fortë që Shqipëria afronte në rajon, rolin përgjithësisht të moderuar dhe zbutës sidomos për faktorin shqiptar të shpërndarë në dy shtete sovranë dhe pakicë në tre të tjerë, befas u ndje e kërcënuar. Prej vitesh, për të gjithë ata që kanë dilema për mbijetesën politike të Berishës në politikë, ato mund të shuhen nëse llogaritet një detaj i vetëm. Për shumë e shumë rrethana, Berisha vazhdon të konsiderohet si shqiptari më me ndikim në publikun kosovar e shqiptar të Maqedonisë. “Berisha, kryeministri i gjithë shqiptarëve”, hapej një e përditshme pranë kryeministrit në nëntor të vitit të kaluar. Me këtë ngarkesë, Berisha e di mirë se për hir të llogarive më të gjera që prekin rajonin, atij mund t’i falen lehtësisht mëkatet lokale në Tiranë. Por pikërisht këtu, Berisha ripërdori formulën e tij të suksesit, formulën e krijimit të problemeve dhe afrimin e tij më pas, si pjesë e zgjidhjes së tyre. Shqetësimi që ai krijoi nga Athina e Shkupi e deri në Beograd dhe kërcënimi i balancave të brishta në rajon, solli dhe reagimin e amerikanëve. Sa për të përmendur një nga ta: .

“SHBA ka vënë re rritje të pavend në retorikën nacionaliste në vend… Kohët e fundit aktorë të ndryshëm politikë kanë tentuar të përdorin etnicitetin për qëllime të ndryshme politike. Tensionet etnike, nëse zgjidhen, janë të pamundura për tu kontrolluar, personat të përmbahen nga ndezja e ndjenjave etnike si brenda dhe jashtë Shqipërisë. …Theksoj se SHBA nuk mbështesin ndryshimin e kufijve në rajon. Çdo përpjekje për ta bërë këtë është destabilizuese”, do të thoshte hapur ambasadori Arvizu, një deklarim që do të kishte të njëjtën jehonë në formë dhe përmbajtje edhe direkt nga Uashingtoni. “Nuk jam këtu të komentoj deklaratat e ambasadorëve, por deklaratat e mia janë një ripërsëritje e qendrimeve të mia, absolutisht”, përgjigjej me heshtje Berisha duke harruar që edhe në këtë rast, qëndrimi i ambasadorit Arvizu dhe ai i Departamentit të Shtetit ishin identike. Thjesht kërkoi ta zbresë diskutimin tek një partner i vetëm përballë: selia e rrugës së Elbasanit. “Pikëpamjet e qeverisë së SHBA mbi retorikën nacionaliste janë të mirënjohura. Qeveria e SHBA nxit qeverinë shqiptare dhe të gjithë udhëheqësit politikë shqiptarë të vazhdojnë të jenë promovues të moderimit dhe dialogut dhe të jenë zëra të qetë e të arsyeshëm për stabilitetin rajonal”, deklaronte sërish ambasada amerikane. Një qëndrim identik me atë që Departamenti amerikan i Shtetit ka përcjellë në mënyrë konfidenciale në janar të këtij viti në Tiranë.

Çfarë po ndodh?

Historia përsëritet. Kësaj here me të njëjtin personazh në një krah të balancës, zotin Berisha dhe me ambasadorin Arvizu nga ana tjetër. Ka një komunikim intesiv, por konfidencial mes Tiranës zyrtare dhe Uashingtonit. Me ndërmjetës. Me kompanitë e lobimit Patton Boggs dhe Podesta. Me kompaninë e parë, në muajin e kaluar qeveria shqiptare firmosi një kontratë për përmirësim imazhi me vlerë 800 mijë dollarë, me të dytën, me po të njëjtin qëllim, është firmosur një kontratë bashkëpunimi me vlerë 720 mijë dollarë. Ekzistojnë të gjitha shanset, që pikërisht këto dy kompani, kanë nisur të trokasin në Uashington, në Departamentin e Shtetit, në emër dhe për llogari personale të zotit Berisha. Arsyeja? Edhe kjo mund të hamendësohet, por që me të gjitha gjasat është një hamendësim i saktë: kundërshti për qëndrimet e fundit të ambasadorit Arvizu në Tiranë. Një përpjekje për t’i konsideruar qëndrimet e tij të fundit ndaj qeverisë Berisha si “personale dhe emocionale”.

Për momentin dihen pak elementë që në publik kanë shfaqur vetëm anën e dukshme: deklarimet publike. Nëntekstet e tjera ende janë të fshehur. Por jo fakti që në me një përqasje gati-gati fatale, fati i ambasadorit Arvizu po i ngjan vitit të fundit të mandatit të paraardhësit të tij, ambasadorit Uidhers. Së paku duke nisur nga viti 2010, në adresë të departamentit të shtetit, nga Shqipëria janë nisur një sërë letrash që ankimoheshin për sjelljen e Uidhersit në Tiranë. Ankesat përfshinin kritika për kritikat direkte dhe publike të tij për një sërë çështjesh, që nisnin që nga emërimet në sistemin e drejtësisë, qëndrimet për krizën politike në Tiranë dhe deri tek tentativat për uzurpimin e institucioneve nga një dorë e vetme. Nisur nga liria relative e veprimit dhe qëndrimeve që ndryshe nga ambasadorët e vendeve të tjerë, kanë ambasadorët amerikanë kudo në botë, qëndrimet e zotit Uidhers konsideroheshin emocionale dhe personale. Quheshin të tillë në një përpjekje për të krijuar një vijë ndarëse mes tyre dhe qëndrimit zyrtar të Departamentit të Shtetit. Në rastin e ambasadorit Uidhers, së paku një herë, në 27 maj 2010, Uashingtoni reagoi po zyrtarisht me një letër drejtuar ish-ministrit të jashtëm Meta: nuk duhet prekur integriteti i titullarëve amerikanë në Tiranë dhe nuk ekzistojnë diferenca mes pozicionit të tyre politik e diplomatik dhe atij të linjës zyrtare amerikane për Shqipërinë.

E njëjta gjë po ndodh me ambasadorin Arvizu. Letra plot ankesë ndaj tij kanë ditë që janë nisur drejt Uashingtonit. Kësaj here me ndërmjetësinë e lobuesve të paguar nga qeveria shqiptare. Si do të jetë finalja? Kjo mbetet ende të shihet.

Së fundmi, por jo në fund, çfarë e bën të pashmangshme përplasjen mes dy burrave të fortë në Tiranë, njërit që firmos për gjithçka dhe tjetri që perceptohet publikisht se vulos për gjithçka si arbitër, është dhe problemi i zgjedhjeve. Në maj, në zgjedhjet lokale, mëngëve të përveshura të këmishës së ambasadorit Arvizu në procesin e numërimit, ju vesh xhaketa mbrapsht nga rrobaqepësi Ristani dhe Tom & Sashenka. Mjaftueshëm që dhe ai vetë të kuptonte se zyrtarisht në Shqipëri nuk ka rëndësi të madhe sesi votojnë qytetarët, por e rëndësishme është si vendosin komisionerët e KQZ-së dhe gjykatësit sovjetikë të sistemit të drejtësisë. Tani, në qershor, basti është shumë më i madh. Nuk mjaftojnë vetëm mëngët e përveshura. Dhe këtë e di mirë Berisha. Ambasadori Arvizu e di gjithashtu mirë sepse pati kohën e duhur që të njohë Berishën, këtë mjeshtër të krijimit të problemeve, për t’u afruar më pas si pjesë e zgjidhjes së tyre.

21 komente në “Berisha – Arvizu, një marrëdhënie e thyer”

    1. Pilo Lala says:

      Konflikti kryesor eshte per Albpetrolin.
      Amerika nuk eshte dakord qe negociohet me nje kompani kineze, cfaredo qe fshihet mbas saj.
      Kete nuk e toleron Amerika, dhe do te largohet Berisha.
      Arvizu eshte Ambasadori si Mariza Lino, qe do e detyroje me force Berishen te largohet.
      Berisha eshte karte e djegur per Ameriken, NATO dhe per Evropen.

  1. e gjithe bota says:

    Tanime e gjithe bota po flet njerzeri kunder uzurpatorit. Takimet me Ramen flasin per nje komunikim te mire e konstruktiv me kryeministrin e se nesermes ?

  2. haidi says:

    gjith ky pershkrim perjetojn shqiptaret keto 20 vjet e kusur me sali berishen, nuk jan vetem ambasadoret e zhgenjyer por nje shqiperi e ter

  3. mister x says:

    qe ta dish ti zoti amerikan malokut nuk i zihet bese ok ja e mesove dhe ti vlla

  4. tigri says:

    Berisha eshte antishqiptar dhe diktator klasik. Qe duhet dhe do ndryshoje ky realitet sdo mend, por na duhet te presim gjer ne qershor per te vajtur vrullshem drejt kutive per te perbysur te shkuaren qe udheheq padrejtesisht

  5. Alb says:

    “Njehere ra daci ne kos”, Saliu nuk do ta kaperceje dot kete here bashke me gjysmen e “molles se arte”

  6. ARVIZU ~~~~e ka rrrjepur si kec Berishen !Kush do te ishte ai ambasador apo kush qe ai ambasador amerikan qe ti thote nji krimineli,antishqiptari ,nji injoranti sic eshte mender berisha,~~~~burre shteti~~~~ !? Pervecse ,marrjes me qera te ketyre prej berishes ,nuk ndodhte gje tjeter !Berisha me paret e destinuara per femijet tane apo per ndertime te ndryshme kopshtesh apo spitalesh etj,,,ka marre me qera ,njeriun e OSBE se ne Tirane !Bleu 8 Prokuroret ,per rrembimin e Bashkise se Tiranes !(Kete te prokuroreve e di shum mire sepse njerin prej tyre e kam te tavolines familjare , dhe ka marre 4 milion euro)po keshtu edhe 7 te tjeret !Detyrimi ka qene shume i thjeshte !Dihet qe te gjithe ne Shqiperi pa perjashtim ,behet fjale per ata qe kane ne dore dicka ,,,kane marre ryshfet me thase !Mirepo keto thaset Saliu ka vene njerez dhe ja u ka numeruar se sa kane marre dhe cfare pasurie kane vene !Keshtu ,te gjithe te dhjeret deri ne kryqez ,,thoshte gjyshja ime ,qe te mos shkojne ne burg ,shkojne te lidhur pas litarit te Kalit te Saliut ,duan apo nuk duan !Por tani Saliut nuk i del hesapi dhe nuk mund te paguaje ata qe i ka bere te argjende njehere (e kam fjalen per Avzikon ) ,sepse i duhen paret per te blere votat ,prandaj po kerkon pare nga te gjithe administrata e Shqiperise te paguaje ,ne mos gaboj (nga 5 milion lek te vjetra)deri ne fillim te qershorit !

  7. N says:

    Berisha eshte kryeminister ne nje vend sovean me miq te forte ne ShBA me te degjueshen ne Shtepine e Bardhe se nepunesit e saj. Ndryshimet mund ti bejne vetem shqiptaret dhe ata nuk jane te gatshem per ndryshime te medha.

    1. pilo lala says:

      Shqiptaret kete rradhe do luftojne: Ja Vdekje, Ja Liri.
      Do ti shikoni minjte si do futen ne skuta. Berisha po lufton me jeten e familjes se tij, qe eshte futur thelle ne Gjakmarrje, krime Gerdeci.
      Amerika e ka caktuar Kryemininstrin e ri, qe ate nate qe Arvizu me familjen e tij, 1 vit me pare, e ftoi per darke Edi ramen familjarisht.
      Berisha po cmendet, sepse Arvizu shkon takon Ramen, dhe njoftimi eshte vetem dy rrjeshta, nuk ka informacion cfare po kurdis Amerika kunder tij.

  8. Loni says:

    Berisha eshte kryeminister ne nje vend sovean me miq te forte ne ShBA me te degjueshen ne Shtepine e Bardhe se nepunesit e saj. Ndryshimet mund ti bejne vetem shqiptaret dhe ata nuk jane te gatshem per ndryshime te medha.

  9. ILIRET says:

    Por pikërisht këtu,
    Berisha ripërdori formulën e tij të suksesit,
    formulën e krijimit të problemeve dhe
    afrimin e tij më pas, si pjesë e zgjidhjes së
    tyre. Kete gje po pergatitet ta beje perseri Berisha dhe do te shikoni kur te rreshqase ne krahun tjeter.
    Se shpejti ai do te jete kritikuesi me i ashper i nacionalizmit dhe i linjes te bashkimit kombetar, vetem ne BE. Sikur nuk ka folur gje fare deri me sot…

  10. Treviso says:

    Krimineli i shqiptareve eshte perkedhelur gjithmone nga ambasadoret Amerikane .
    Ne vitin 1992 ambasadori Rajerson nuk ka lene mitink pa shoqeruar kriminelin Berisha me nje cope leter te bardhe qe ja prezantonte popullit si çeku i bardhe. Sa leke te kerkonte krimineli sali do firmoste ambasadori Amerikan, Rajerson. Ai ndoshta ka firmos, por populli as nuk pa gje dhe as nuk mori gje perveç 4 kamionave te rinj te ngarkuar me pleh kimik. Ne kete kohe ne kishim nevoje per buke se rezervat e shtetit ishin bosh dhe jo per pleh kimik. Ne ate kohe punoja si magazinjer ne porto.
    Anijet tona ishin te gjitha te ankoruara ne bankina pa asnjelloj shprese.
    Mundet tu ngarkonte ndonj anije e tonazhit te vogel me bime medicionale per eksport por dhe kur u kthente, u kthente bosh.
    Une mendoj se kriminelin sali e kane perkedhelur dhe europianet, jo pa interes. Tani politikat po ndryshojne, nga gabimet e medha qe jane bere
    ne te kaluaren. Politikat e gabuara e krijuan kete krize mondjale qe po e paguajne popujt sot dhe nuk ka date, muaj apo vit se kur do mbaroje.
    Shqiptaret qe jetojne ne Itali dhe kanne te drejte vote, i keshilloj qe te votojne per Bepe Grilon. Vetem ky moviment mundet ta shkaterroje politiken e vjeter qe eshte pa shprese. Vetem ky movimet mundet ti çojne ne shtepi pleqte parlamentar qe po vdesin ne salle duke filluar nga Andreoti.

  11. iliri G says:

    Pa diskutim qe , me hir apo pa hir Berisha do largohet por, e gjithe kjo rremuje behet nga Berisha per te perfituar sa me shume bonus-e dhe garanci paprekshmerie nga ata qe do ta marrin pushtetin, ose pritni nje 1997 te dytenese nuk arrin te beje kompromiset.Te lenduarit gjithmone do te jemi ne, populli.

  12. Vedati says:

    Jane vetem lojra per t’iu hedhur hi syve shqiptareve, si gjithmone. Berisha mbetet i perkedheluri i amerikaneve, te cilet do e ndihmojne terthorazi per t’i “fituar” perseri zgjedhjet si di Berisha: me vjedhje. Do te befasoheni ne fund te qershorit, kur qendrimi amerikan ndaj Berishes do ndryshoje perseri ne favor te tij.

  13. SKENDER BEU I VJETER says:

    NESE PATON BOGS DHE PODESTA KANE MARE GATI 1MILION EGJYSEM DOLLARE PER TE NDERHYRE KUNDER ZYRES SE SHTETIT AMERIKAN TE DEPARTAMENTIT TE VARUR DIREKT NGA PRESIDENTI OBAMA,DO TE THOTE SE KETO KOMPANI JANE TE KORUPTUARA DHE BEJNE BISNES DUKE NXITUR KORUPSIONIN NE VENDE TE TJERA QE ESHTE NE KUNDERSHTIM TE HAPET SI ME POLITIKEN E DEPARTAMENTIT TE SHTETIT DHE ME INTERESAT AMERIKANE NE KETO VENDE.KETU MENDOJ QE DUHET TE NDERHYJE PROKURORI I PERGJITHSHEM ISHBA PER TE HETUAR KETE KORUPSION TE KETYRE SHOQERIVE TE KAMUFLUARA ME EMRIN BISNES,DHE NGA ANA TJETER KONGRESI AMERIKAN DUHET TE HETOJE SE ME CILET QEVERITARE DHE SENATORE LIDHEN KETO SHOQERI DHE KOMPANI QE I KORUPTOJNE KONGRESMENE APO SENATORE ME NDARJE TE KETYRE DOLLARVE QE BIEN ERE KORUPSION QEVERITAR.

  14. misionari says:

    Nuk kishte si te ndodhte ndryshe. Zoti
    Arvizu ka mbeshtetjen e patundur te Departamentit te Shtetit, i cili e ka bere kurbanin e radhes, Ambasadorin Uidhers. Tani e ka radhen populli shqiptar te beje kurban Berishen dhe familjen mafioze te tij.

  15. I.Troplini says:

    Po me rrejte njihere, faji eshte i joti sepse je genjeshtar dhe une nuk e dija kete gje. Por po me rrejte per se dyti, faji nuk eshte me i joti por i imi sepse une e dija se kush je ti.Keto jane fjalet e Azem Hajdarit ne mitingjet qe bente PD asokohe.
    Ata qe kane sy per te pare dhe veshe per te degjuar, nuk kane nevoje per te pritur nje deklarate te nje ambasadori (qofte ky edhe amarikan), per te kuptuar Sali Berishen. Shpresoj te mos perfundojme si ne 1997. Njerez deshtake dhe pa asnje ndjenje civilizuese ne veprimet dhe mendimet e tyre, nuk munden ndryshe. Rrumpalla dhe kaosi i shkojne nga pas si hije.Sali Berisha dhe katundarija qe e ndjek pas, jane varrmihesit e demokracise shqiptare.!!!

  16. Bismark says:

    O Arvizo, nuk na pyete ne per Berishen, por bere me mendjen tende keshtu qe mos u merzit tani.

    Kur te thoshnim ne qe maloku ha buken dhe permbys kupen, ti e quaje burre shteti. Megjithate, sa te rrosh do mesosh themi ne ketej nga jugu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje