Lame- “ekipit" Basha-Malltezi: Çfarë do ndërtoni te Parku i Liqenit?

20 Shkurt 2013, 15:13Politika TEMA
Lame- “ekipit" Basha-Malltezi: Çfarë do ndërtoni te

Partia Socialiste ka reaguar sërish në lidhje me miratimin e planit urbanistik të Tiranës.

Artan Lame theksoi në një konferencë për shtyp se, megjithëse ditët kalojnë, PS-ja nuk ka marrë asnjë përgjigje për pyetjet e bëra për miratimin e planit të ri urbanistik të Tiranës, hartuar nga “ekipi Basha-Malltezi”.

Lame gjithashtu theksoi se zona e gjelbër poshtë Varrezave të Dëshmorëve është kthyer në zonë banimi, madje toka sipas tij,  është blerë nga disa përfaqësi diplomatike e njëra prej tyre ka ngritur edhe flamurin, sepse siç janë shprehur edhe ata vetë, në qytet nuk rrihet më.

Lame gjithashtu iu referua edhe zgjerimit të rrugës së Elbasanit, ku sipas tij, pasi u shkatërrua parku, punimet u braktisën dhe tani ajo është kthyer në burim aksidentesh.

 

DEKLARATA

“Ditët kalojnë, por deri tani nuk ka asnjë përgjigje konkrete për pyetjet konkrete të bëra nga ne rreth pikave konkrete të Planit të porsamiratuar Basha-Malltezi për Tiranën.

Kemi dëgjuar vetëm bla-bla-isje të përgjithshme politike, por asnjë fjalë për çështjet konkrete që kemi pyetur ne.

Në vijim të përgjigjes së kontakteve dhe shqetësimeve të qytetarëve, po vazhdojmë të japim elemente të Planit të sapomiratuar për Tiranën. Sot po ngremë disa pyetje vetëm për Parkun e Liqenit.

1. Pjesa e Parkut të Liqenit midis Universitetit dhe Gardës. Nënnjësia 2/64 sipas Planit. Në hartën 39 të planit Basha-Malltezi, për këtë zonë parashikohet shkëputja nga Parku dhe kthimi në zonë zhvillimi. Në rregullore (f.135) shkruhet thatë: “Shërbime publike. Rizhvillim”.

2. E gjithë pjesa e Parkut në zonën e Varrezave të Dëshmorëve, është nxjerrë jashtë kufijve të Parkut dhe është konsideruar si “Zonë miks me prioritet banim” (harta 38 e Planit).

Dhe në fakt e gjithë zona e gjelbër menjëherë poshtë Varrezave të Dëshmorëve është blerë nga një Përfaqësie Huaj Diplomatike për të ndërtuar Rezidencën e Saj.

3. Një tjetër zonë pylli brenda kufijve aktualë të Parkut, është blerë nga një tjetër Përfaqësi diplomatike.

Gjithashtu, janë dy përfaqësi të tjera që janë në tratativa për të blerë sipërfaqe pylli brenda Parkut për të ndërtuar përfaqësitë e tyre, pasi sipas tyre: “pas heqjes nga mbrojtja e zonave me vila, që në shumë raste u shërbenin përfaqësive të huaja, në qytet nuk rrihet më”.

4. Dhe meqë jemi tek Parku. Po mbushet viti që qytetarët dhe shoqëria civile u angazhuan kundër projektit që shkatërroi barbarisht plot 1 hektar pyll nga Parku, me sebepin e zgjerimit të rrugës së Elbasanit.

Pasi u shkatërrua çdo gjë, u prenë me qindra pemë dhe u shkatërrua edhe pjesë nga Parku Historik i Pallatit të Brigadave me gjithë rrethimin dhe kullat e shpallura monument kulture, aty ka disa muaj që çdo punë është braktisur.

Paralajmëruam para dy javësh për rreziqet e aksidenteve në këtë kantier të braktisur të Bashkisë.

Deri tani aty kanë ndodhur tre aksidente, ndërsa para disa ditësh u regjistrua edhe viktima e parë. Deri tani mbi ndërgjegjen e Kryetarit të Bashkisë rëndonte vetëm shkatërrimi i qindra pemëve, ndërsa tani mbi të rëndon edhe kjo jetë e humbur thjesht nga ky projekt kriminal i lënë në mes.

Vazhdojmë të ftojmë këdo nga ekipi Basha-Malltezi, të ulemi në një tryezë publike në çfarëdo televizioni të duan, për të debatuar për të gjitha denoncimet e bëra prej nesh”.

 

14 komente në “Lame- “ekipit” Basha-Malltezi: Çfarë do ndërtoni te Parku i Liqenit?”

  1. Besarti says:

    O Lame, Basha do ndertoje te liqeni ate qe ti dhe ai grupi yt, si quhej forumi per Tiranen, i keni len shteg atij ta bej. Po ti ore njeher ktej e njeher andej. Po ti ishe pjes e atij grupit te tiranes, qe as tirans nuk ishin, me baxhella&co qe po na tregonit se cfar do bente Lulka per qytetin tone. Po ik ere pirdhu.

    1. Sulo - Tepelene says:

      Ky eshte sinonimi dhe personifikimi i genjeshtarit
      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/02/torta-e-lulit.html

  2. Fllad says:

    Jo ftese Lame por kallzim ne prokurori. Dhe jo ne grup o Lame, por veç e veç ata bandillat profesore doktore mjedisore.
    Ata duhet te pergjigjen edhe per shkelje te tjera ligjore. Prit kur te hapet thesi, por ju zente buka dhe gjaku i ketij populli po nuk i cuat prapa hekurave keta birbo e horra.

  3. ... Te rrezojme "rregjimin bajraktar verior injorant" says:

    O popull te gjithe ne kembe te rrezojme
    “rregjimin bajraktar verior”, pervec atyre
    qe ju versulen tortes se piset te 100 vjetorit
    ne shkallet e pa lara te Pallatit Kultures.

  4. Tironsi vjeter says:

    do te ndertohet nje kopmpleks pallatesh lluksoze dhe do prishet i gjithe parku nga cepi i korpusit deri tek garda e republikes dhe deri tek kisha. kjo eshte fatkeqesia me e madhe qe mund ti ndodhe qytetit te Tiranes. nese ne fillim te viteve 2000 cdokush ka ndertuar nga babezia pa kriter, duke lene pallate pa sheshpushime pa gjelberim, pa parqe dhe pa parkinge per te fituar dicka, tani kjo gje pas vitit 2013 do ishte gjeja me e shemtuar dhe vetem e vetem per ti dhene shperblimin atyre qe ndoshta mund te kene investuar ne fushaten e “lulit te vogel per Tiranen”. Nuk kam asgje kunder qe edhe ata qe kane investuar te shpreblehen dhe ka mjaft vende ku mund te ndertojne qe sipas kryetarit te bashkise do te zgjerohet Tirana nga stacioni i trenit e deri ne paskuqan, le te ndertojne atje, vetem parkun e Liqenit ate cka ngelur te pakten le te na i lene ne Tironsave.

  5. lini says:

    po cdo ndertojn,pallate,komplekse,vilat e veta,te gjitha kto me leket e vjedhura te shqiptareve.

  6. Kritiku says:

    Perse te urrehet Tirana deri ne ate pike, sa ta shkaterrosh pergjithnje, me ane te ketyre planeve komplet te bera nga te babeziturit shpellare? Vetem injoranca e skajshme ben te tilla gjera. Nese keto “projekte” do te lejohen atehere, me mire te ikesh pergjithnje nga Tirana, sepse vetem qytet nuk mund te quhet me. Do te vijne nga Holliwood-i dhe do te bejne film mbi jeten pas shkaterrimit te trurit te njeriut.

  7. popolo di tirana says:

    Meshojini fort debatit kryesis ht per ndertimet tek rruga e Elbasanit. Mos lini gur pa luajtur, pasi jane ne hall…

  8. duka says:

    akoma do e kafshojne kafshet parkun e liqenit?

  9. tironci says:

    O lali kte rrugen osht tu e ndertu nji deputet socialist, miku i ED Romes. Kompania e tij e ka emnin ANG. Deputeti pronar e ka emnin Ndue Kola!!!! Care m…tin ke qe flet kot?!

    1. Ay qy says:

      Po o tironc nga Puka,po!!!Manall…

  10. saliheqenefi says:

    cfare ti doje trapi do ndertojne , kujt do i marin leje ata, te mbarumve,ata votat i vodhen ne mes te dites ndersa ti me ed pallen thithet cucin,skane faje eshte rradha e tyre te bojne cfare u do trapi ,kur te vini ju do boni sic keni bo te njejten gjo cfare te doje ed palla , populli fshi qyret me mongen e xhaketes si ne kohen e dulles

    1. Ay qy says:

      Rrofte dulla pra!!! ?

  11. Sinani says:

    Une nuk e di cfare plani eshte miratuar! Por nje gje e di me siguri: Qe plani i miratuar nga Rama ishte nje idiotesi e poshtersi bashke. Pse? Vetem nje argument. Plani i qendres se Tiranes shtrihej deri ne periferi, ose me mire konfigurohej sipas interesave te ndertuesve afer Rames. Nje nder ta eshte dhe Artan Lame, nje nga arkitektet e shemtimit te Tiranes dhe bregdetit te Shqiperise. Sinqerisht habitem se si ka fytyre ky njeri dhe del e kerkon te na mbushi mendjen qe Tirana do te shkaterrohet? Ky dhe zagare te tjere si Artan Shkreli duhen denuar duke ju hequr diplomat. Vetem nje pyetje kam per ta? Kush ja ka dhene lejet Dulakut, Pingulit, Hoxhollit etj qe e kane bere Tiranen qelbesirllek? Keta ja kane dhene. Vetem per kuriozitet: Shikoni ne google Tiranen dhe do te kuptoni sa te poshter jane keta njerez qe sot gjoja qajne per qytetin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje