INTERVISTA/ Rama: Nuk kam qeveri hije, nuk funksionon në Ballkan

19 Shkurt 2013, 23:01Politika TEMA

Kreu i opozitës ka dhënë një intervistë për Radio Radicale duke prekur disa nga temat kryesore të aktualitetit politik. Rama ka shpjeguar arsyet pse PS do të jetë fituese e zgjedhjeve të 23 qershorit dhe reformat që do të ndërmarr si kryeministër i vendit.

Duke konsideruar teorikisht se i fitoni zgjedhjet…mund të na thoni nëse e keni gati listën e ministrave me të cilët do qeverisni, domethënë një “qeveri hije” si në praktika të ndryshme evropiane?

Jo, nuk e kam! Praktika e “qeverive hije” nuk është evropiane, por anglo-saksone, e cila nuk funksionon në botën mesdhetare dhe mendo sa mund të funksionojë në botën e Ballkanit…

Nëse do te vini në pushtet do të ketë ndryshime në politikën e jashtme socialiste? Duke konsideruar këtu që dinamika globale është duke ndryshuar dhe nuk mund të thuhet që nuk ka probleme…

Unë besoj që praktikisht nëse ka një gjë e cila ka nevojë të konsolidohet dhe jo të ndryshohet, është politika jonë e jashtme. Është një gjë një veprimtari që e kemi bërë mirë gjithmonë…

Edhe qeveria Berisha?

… në politikë-bërjen tonë, ka qenë politika e jashtme që ka bërë që Shqipëria të shihet si një vend që ja del të sillet në mënyrë të përshtatshme me rrethanat edhe nga më të vështirat në rajon. Tani nevojitet të shihet çfarë mund të përmirësohet në këtë drejtim në të gjitha këto pikë-pamje, por padyshim që nevojitet të konsolidohet ky qëndrim i Shqipërisë. Një vend që përfaqëson dëshirën e mirë për paqe dhe stabilitet në rajon. Jo ndryshim kufijsh në Ballkan dhe Integrimin Evropian të tij dhe bashkëpunim me të gjithë.

Nëse flasim konkretisht për një aktor dhe faktor të rëndësishëm gjeopolitik siç është Turqia…Unë si vëzhgues i vëmendshëm i zhvillimeve në rajon dhe veçanërisht në Shqipëri shoh një prani dinamike të Turqisë në vend, prani sa ekonomike ashtu edhe kulturore dhe ai vend ka një rol të diskutueshëm nga pikë-pamja evropiane… Nëse do kemi një qeveri “Rama” cili do jetë pozicionimi i Tiranës karshi saj?

Por nuk ka… nuk ka asnjë dyshim që Turqia përfaqëson një fuqi kulturore dhe ekonomike pozitive jo vetën për rajonin tonë por edhe për një diagonale shumë më të madhe. Besoj që duhet shkuar përpara dhe të shihet si mund të nxisim kooperimin ekonomik dhe çfarë duhet të bëjmë që të forcojmë lidhjet tona në të gjitha aspektet dhe mbi këtë nuk ka asnjë dyshim.

Nëse flasim për protagonizëm politik përballë ndërkombëtarëve, protagonizëm të Berishës dhe të Ramës kundrejt aktorëve të huaj! Personalisht vë re që z. Berisha pas takimeve me ta në konferencat e shtypit thotë përgjithësisht që qeveria e tij dhe partia demokratike do bëjnë të pamundurën që kërkesat, këshillat e tyre të realizohen! Ndërsa Rama, në konferencat e tij nuk thotë gjë tjetër veçse: i kërkova zgjidhjen e “x” problemi, qe këtu ka shumë pengesa, që këtu nuk veprohet si duhet etj…ç’mund të themi për këtë konstatim? Ka nevojë reflektimi për politikanin që nesër dëshiron të drejtojë vendin?

Boh…nuk e di! Nevojitet të pyesni ndërkombëtaret për këtë! Unë bëj më të mirën time për të prezantuar tek ata pikë-pamjet e mia, botën tonë të disa vlerave, disa pikëpamje, pastaj nuk më përket mua të gjykoj nëse ja arrij të kryej këtë detyrë mirë, shumë mirë, apo keq…

Le të flasim për gjëra konkrete. Përça i përket edhe memos së publikuar tashmë të Departamentit të Shtetit mbi retorikën nacionaliste…ose ajo që thotë Berisha se në rajon ka albanofobi së cilës i nevojitet një përgjigje. Sipas Ramës, ka në rajon albanofobi?

Por, unë besoj se ne nuk duhet të harrojmë për asnjë sekondë të gjithë këtë që është bërë në këto vitet e fundit dhe si është bërë. Shqiptarët sot në rajon janë historikisht më mirë se kurrë. Dhe, kjo është realizuar në sajë të një mbështetje ndërkombëtare, një mbështetje pa doreza të Shteteve të Bashkuara dhe të Britanisë së Madhe të cilët morën drejtimin e luftës për çlirimin e Kosovës. Mjafton të sjellim në vëmendje faktin që kryeministri i Kosovës është ulur në të njëjtën tavolinë pune me kryeministrin e Serbisë, apo të autoriteteve më të larta si të Kosovës dhe të Serbisë për të diskutuar mbi paqen midis tyre. Kështu që unë besoj se nuk ka asgjë më kundër rrymës dhe kundër-produktive se ajo rrugë e errët e një nacionalizmi që sipas meje është primitiv dhe nuk ka të bëjë me të gjithë atë që ne kemi nevojë.

Sipas kryetarit të opozitës, kundërshtari juaj politik, dmth kryeministri Berisha retorikën nacionaliste e ka për qëllim elektoral, apo ka një projekt i cili sipas zhvillimeve nuk është se mund të eskludohet në mënyrë absolute përderisa kemi një Komb të vetëm që jeton në pesë shtete rajonale…?

Ehë…Shqipëria nuk është i vetmi komb që jeton në disa shtete…ka edhe kombe të tjerë që…, por të imagjinosh një projekt që ti bashkojë këto pesë “copash”…në një gjë të “shkëlqyer” që të jep drithërima…sepse është ajo që thashë më parë që të kthehesh shumë mbrapa për të parë një botë që nuk ekziston më!  Sot shqiptarët janë përpara një sfide të madhe që është Integrimi Evropian në një botë që ndryshon çdo ditë. Ndaj duhet të veprojmë e mendojmë sipas kësaj bote që po jetojmë pa rënë në kurthet e një nacionalizmi jashtë loje…

Po një projekt i tipit BENELUX-it Ballkanik, mund të konsiderohej…?

Le t’i lemë të rrinë të tilla projekte, perceptime sepse e përsëris që janë perceptime të një ardhme të pamundur me sytë nga një e shkuar që nuk ekziston më. E përsëris që unë nuk shoh tek këto perceptime as një projekt të saktë për Kombin dhe as për Shqipërinë dhe Kosovën dhe të gjithë shqiptaret në përgjithësi. Nuk shoh as një rrugë te kalueshme në to. Kjo sepse janë rrugë që të çojnë vetëm në fatkeqësi. Nuk mund të humbin të gjitha ato që i kemi fituar dhe nuk mund të humbim simpatinë dhe mbështetjen e aleatëve tanë të mëdhenj dhe ne nuk mund të humbim mundësinë e madhe që është përpara nesh, këtë botë të re që sigurisht duhet të na shtyjë drejt themeleve të Etërve themelues të idealit të kombeve që jetojnë së bashku. Dhe, duhet të sigurojmë këtë ideal nëpërmjet instrumenteve të duhura.

Të kthehemi tek problemet e shtëpisë. Tashmë të flasim për 21 janarin. Prokuroria e Përgjithshme ka apeluar tashmë vendimin e Gjykatës së shkallës së parë. Mund të themi se kemi besim tek Drejtësia? Apo që presim të vijmë në pushtet?

Nuk është problem pushteti, apo problem i besimit tek institucionet e drejtësisë në logjike të principeve.  Në Shqipëri nuk ekzistojnë institucionet demokratike të cilat janë krejtësisht nën thundrën e pushtetit të korruptuar dhe plotësisht anti-demokratik…

Për ta mbyllur dhe meqë jemi edhe në Itali në prag zgjedhjesh, shumë më afër se në Shqipëri, ç’mund të themi për Listën për Amnisti, Drejtësi dhe Liri të radikalëve italianë?

Po, unë besoj që Marco Pannella dhe Emma Bonino kanë shkruar një histori shumë të veçantë e cila do jetë gjithmonë e nderuar në të ardhmen dhe që nuk është rasti i shumë të tjerëve që kanë përfaqësuar parti të mëdha, apo të vogla. Ata kanë shkruar një histori në mënyrën e tyre me shumë ndershmëri dhe dinjitet. Thënë këtë, mund të shtoj që rezultatet elektorale kanë pak rëndësi përballë asaj që ata kanë bërë dhe do bëjnë. Kjo sepse ajo që ata kanë bërë ka qenë e një përmbajte shumë të thellë në raport me një rezultat elektoral të zakonshëm i cili nuk ka qenë me atë çfarë ata meritojnë. Më duket se ata nuk kanë shënuar kurrë rezultat elektoral si horizonti i tyre, horizont apo qëllim që nuk e kanë abandonuar kurrë për rezultate elektorale të cilat kanë qenë gjithmonë shumë, shumë më pak se ajo që kanë merituar gjithmonë ata.

24 komente në “INTERVISTA/ Rama: Nuk kam qeveri hije, nuk funksionon në Ballkan”

  1. sqepari says:

    Bravo. Vota masive juaja eshte e mbrojtja do jete nga vete ne .. Urime

    1. deus says:

      Ne momentin e tanishem shqiperise i duhen shpetimtare. Kenedi thodh nje fjale te Dantes: Ne rrethin me te nxehte te ferrit do vene ata qe s luftojne kur ka padrejtesi”. Pra, Rama e ka lezuar kete, e sigurisht qe kush sbashkohet me te do dergjet ne ndergjegje qe gaboi..

      1. rusoi says:

        Si nata me diten. Kaq do thoja per Ramen me Berishen. Nata eshte kjo qe jetojme, dita ajo qe enderrojme. 23 qershori eshte festa jone, ndaj duhet te shpallet dite e shenuar per rrezimin e diktatorit te fundit ne Europe

  2. turi says:

    Te gjtiha potencialet i ka PS. Program serioz e njerez te kualifikuar ne perendim. Cdo gje premton e syte i kemi nga ju z Rama

    1. sea says:

      e kuptoni ndryshimin? ja, ska plane per klientelizem.. Ndryshimi do jete i dukshem.

      1. fisdi says:

        Endrrat e ne te rinjve jane thjeshte nje zhgenjim pas nje tjetri. Me kta pleq e vrases qe kemi ne krye te vendit secim dot para. Ramen ne te rinjte e kemi idhull. Kaq i modes si njeri e politikan eshte sa voten me 23 qershor se veme ne dyshim per te ?

  3. gerti says:

    Nje staf qe cdo dite reformohet e behet me e ri, me vizion te ri, ska me mire per vendin.

    1. burrat e dheut says:

      Dhe vjen momenti kur dikush duhet et marri frenat e vendit qe ta ndali nga gremina ku e kane nisur te paudhet. Kush me mire se PS, se Rama, se vizioni perendimor mund ta beje kete. Jam besimpplote se keta te majte munden e ne si te vobekte qe jemi duhet detyrimisht te jemi majtas. Por jo majtas me 7% e ilir metes, por me programe serioze e njerez serioze me kapacitet per ta cuar vendin para.

      1. PS, e vetmja shprese says:

        Koreja e Veriut, Irani dhe Shqiperia jane vende qe cenojne stabilitetin ne rajonet perkatese(irani dhe koreja stabilitetin boteror).
        ps: keto i thote SHBA, e cila Iranin e Korene i ka denuar publikisht ndersa neve na e ka cuar kartoline ”kercenuese”. Wtf?

  4. susta says:

    Nderkohe qe saliu qe e di qe tanime ka ikur e pret qe te marri reston nga populli, na eshte dhene mundesia e arte te kemi nje program serioz ndoshta i pari ne keto 22 vjet.. urime

    1. rega says:

      Lexoj nga Florida, e me duket sikur lezoj Obamen. Bravo. Shqiperise sime i eshte ofruar mundesi e arte ne kohe te veshtire. Te gjitha gjasat me sa lexoj cdo dite me kane bere te besoj se ndryshimi eshte e vetmja rruge per vendin. Do vij tju shoh miq, te Rilindur sic thote dhe lideri i vertete Rama

  5. tourkofagos says:

    pordhe me rigone,sidomos pergjigjia ne lidhje me Turqine……….
    Rama nuk ka shprehur realitetin,por hollesisht duke ditur faktorin ”korrak”ne Shqiperi,ne lidhje me korraket origjinal,per arsye elektorale eshte pergjigjur per gjoja nje bashkepunim dhe forcim te lidhjeve me ”aizbergun” e demokracise !!!!!Tyrkye…..
    e thene ndryshe: arapet turq,jane byrazere me arapet tane,kshq per hire te kesaj,nuk i shajme dote……..pune arapesh!

  6. STEAM says:

    nderkohe qe zagaret e saliut lehin pa ditur ckerkojne, e kur indinjata e popullit ka arritur majen, kur populli ve ne diskutim capen e bukes, saliu del e flet per dixhitalizim, lir meta flet per integrim pa gjykata e drejtesi, niku sheh endrra me bashkim e z. Rama qendron me kembe ne toke pertej cdo cmendurie te ketyre .. I duhesh shqiperise ED

  7. andia says:

    ska si te bej qeveri hije me ate progrma qe ka edi rama ? qeveria behet mbasi edi rama fiton aty do e shohin shqiptaret se si qeverist nje vend!

  8. nora says:

    politikan model ky Rama. Sdallon fare nga ata perendimoret, ndryshe nga kta ngordhalaqet e 22 viteve qe jane perqafuar me kriminelin sali ose jane pjelle e tij. Do fitosh vetem ED, i ka vdek nena. Na ke me vete

  9. JOoniEm says:

    Edi rama kryeministri i Shqiperise ?
    me dat 23 ky zgjidhet kryeminister , dhe do jet udheheqes i mire per shqiperine ?

    Duhet Rilindje ?

  10. Kinezi says:

    Po presim me padurim 23 qershorin qe ta largojme Saliun nga pushteti sepse nuk mund te durojme me diktatorin ka ardh koha per nje RILINDJE SHQIPTARE

  11. Ariana says:

    EDI RAMA, THJESHTE ME I MIRI!

  12. EDIUES RAMAUS ZEVENDES i 36 i JORGUS PAPANDREUS says:

    HAHAHA VAZHDO ORE KOKEDERR NGA HUMBJA NE HUMBJE.

  13. Din Kruja says:

    Rama pergjigjet”…Shqipëria nuk është i vetmi komb që jeton në disa shtete…ka edhe kombe të tjerë që…, por të imagjinosh një projekt që ti bashkojë këto pesë “copash”…në një gjë të “shkëlqyer” që të jep drithërima…sepse është ajo që thashë më parë që të kthehesh shumë mbrapa për të parë një botë që nuk ekziston më…”. Ketu ky dallkauk mashtron, pasi kombeve te tjera u jane hequr pjese te vogla te teritoreve te tyre etnike, ku mund te permenden ai gjerman,italian, hungarez, rumun, polak etj, ndersa kombit shqiptar ne 1913 i eshte hequr gati dy te tretat. Pra jemi nje rast unik ne Europe.
    Programit te tij elektoral i mungon aksi kryesor ai i ceshtjes kombetare. Sipas tij “Shqiperia Natyrale” eshte nje projekt i vdekur qe nuk ngjallet me.
    Kuptohet se per kete filogrek kombi shqiptar nuk mund te bashkohet asnjehere ne nje territor etnik. Per te eshte me i rendesishem kolltuku kryeministror, se sa interesat mbare kombetare. Nga politikanet aktuale shqiptare si ketu dhe ne Kosove eshte nga kundershtaret me radikale te bashkimit te Shqiperise me Kosoven. Perse ? Nga qe PS-ja ngelet nje parti me akces mjaft te vogel territorial. Keshtu populli shqiptar vecanerisht elektorati e majte ne qershor do ta ndeshkojne me mos dhenie vote kete sharlatan. Kombi shqiptar patjeter qe ne te ardhmen do te nxjerre politikane te modelit I.Qemali me qellim qe te vene ne jete endrrat dhe projektet e rilindasve tane.

    1. Alb says:

      Din, mund te kete nje gabim ne konceptimin e kombit. Komb nuk mun dte quhet nje popullsi qe e bashkon vetem gjuha edhe ajo jo e unifikuar. Besoj se shqipfoles ne troje te ndryshme jane etni dhe jo komb, sepse po te ishin komb as nuk do behej fjale per bashkim sepse bashkimi eshte i bere deja dhe nuk ka nevoje per shuarje kufijsh, nese do te flasim per shuarje kufijsh atehere kemi t ebejme me idene e nje shteti me te madh shqiptar, por qe popullsia nuk eshte realisht nje komb. Ne raste kur ky bashkim ka ndodhur me ushtri pra me ane te forces kjo ka sjelle vetem probleme dhe jo te mira, si psh: Itali e jugut me ate te veriut apo Franca e Jugut me ate te veriut edhe sot e kesaj dite ata jane te ndryshem, ndihen te ndryshem, madje edhe shprehen per tu shbere per te shkuar aty ku ishin perpara bashkimit. Ajo teoria e rritjes se burimeve me ane te teritorit ka rene me kohe, sepse ligji themelor i ekonomise thote: “te krijosht mireqenie te madhe brenda burimeve qe ke”, dhe keto kapacitetet tona qe mund te gjenerojne te ardhura ose jane shkaterruar ose presin te degradohen me tej, sepse nuk ka pasur nje mendje qe ta fillonte pas 1990 tes per se mbari, por perkundrazi etja per pushtet te perkohshem dhe mos renia dakord qysh ne fillim per nje plan afatgjate zhvillimi nga te dy palet ka sjelle kete mjerim qe po shohim, por ama jo per mungese burimesh (sepse burim me te madh se deti Adriatik e Jonian nuk mund te kishim me kupton?!).vetem shmangja sa me shume te jete e mundur e konfliktit te interesit do te ndihmoje ne zbatimin e nje Programi si ai i RILINDJA …

  14. Mark says:

    Perseri shmangu pergjigjen per 21 Janarin. Pyetja me e rendesishme e gjithe intervistes eshte kjo pasi gazetari pyet edhe per vendosjen e drejtesise nqs Rama vjen ne pushtet. Ai pergjigjet duke na treguar per drejtesine e institucionet e Berishes. Ore zoteri nuk ka nevoje te na tregosh shtetin e Berishes se ate e shohim dhe e vuajme cdo dite.Cfare do te besh ti nqs vjen ne pushtet? Do te denosh vrasesit e urdheruesit e 21 Janarit apo jo? Njerez mos u verboni nga deshperimi por kerkoni qe vota juaj te vleje e qe neser mos e zevendesojme perseri shpellarine e Sales me shkerdhatokracine e shokeve te Nanos.

    1. @ MARK says:

      OREEEE I LEXONI TE GJITH PYTJEN QE I ESHT BER EDI RAMES APO CA? PO LEXONI ME VEMENDJE PYTJE DHE PASTAJ PERGJIGJUNI !!! PYTJA ESHT :Mund të themi se kemi besim tek Drejtësia? Apo që presim të vijmë në pushtet? Pergjigjja e edi rames esht : Në Shqipëri nuk ekzistojnë institucionet demokratike të cilat janë krejtësisht nën thundrën e pushtetit të korruptuar dhe plotësisht anti-demokratik… QE DO TE THOT KUR TE VI INSTITUCIONET DO JEN TE PAVARURA JO NE NJE NE DOR TE TE VETMIT PERSONT, DHE E DYTA, AI NUK I BERI PYTJEN NESE FITONI CA DO BENI ? POR PO TE JAP NJE MATERIAL KU EDI RAMA FLET PER 21 JANARIN QE THOT:DREJTESIA DO VIHET NE VEND!!!! QE DO TE THOT ME 23 QERSHOR SALA DO JET PARA DREJTESIS PER CDO KRIM QE KA BER SIDOMOS 21 JANARI TE PALARAT E TJERA DO I DALIN MBAS 23 QERSHORIT

  15. dritan says:

    pershendetje . kam nje mendim se nese do te ishte berisha ne kete intervist do te komentonte vetmem fjalen rama ,them se do ta zinte ne goj mbi 100 her nuk do te fliste gje tjeter vec se do tja hithte fajin kundershtarit . ndersa rama ne te gjth intervisten nuk e ka permendur asnji her berishen . shiheni vet sa lart esht njeri nga tjeri nga mentaliteti . prandaj neve po te vazhdojme te besojme berishen jo vetem do te ngelim 100 vjet mbrapa ,port do te katandisemi edhe me keq .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje