DOSSIER/ 20 shkurti pret 23 qershorin

19 Shkurt 2013, 22:47Politika TEMA

Nga Fiqiri Xibri

Harresa kolektive shket mes pluhurit të viteve, teksa individë plëngprishës të demokracisë përpiqen ta spostojnë vëmendjen e memories historike në data e ngjarje që relativizojnë paralelet mes diktaturës (proletaro)enveriste dhe asaj (demoniako)saliste. Qe nisur aq bukur, me aq shumë shpresë, me aq shumë ëndrra, me aq shumë vrull…

2 korrik ’90, shpërthimi i ambasadave. 8 dhjetor ’90, protestat e studentëve. 12 dhjetor ’90, krijohet Partia Demokratike, 17 dhjetor ’90, shpallet pluralizmi, 5 janar ’91, del gazeta RD, 7 janar ’91, greva e parë postkomuniste e minatorëve të Valiasit, 15 janar ’91, minatorët i dorëzojnë zyrtarisht Ministrit të Drejtësisë kërkesën për legalizimin e sindikatës së tyre, 26 janar ’91, krijohet Komisioni Nismëtar i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura, 15 shkurt ’91, legalizohet Sindikata e Pavarur e Minatorëve, 18 shkurt ’91, fillon greva e urisë në Qytetin “Studenti”. Zemrat rrahin me tërbim. Ajri digjet si baroti.

Në përpjekje për të kontrolluar situatën, Ramiz Alia thërret në presidencë një tryezë të partive dhe organizatave me qëllimin e një thirrjeje të përbashkët për qetësi dhe paqe sociale. Ishin aty Partia e Punës, Partia Demokratike, partitë Republikane, Agrare, dhe Ekologjike, organizatat e Frontit, Gruas, Rinisë, Bashkimeve Profesionale dhe ne si Sindikatë e Pavarur e Minatorëve. Përveç nesh, që kundërshtuam prerazi këtë lloj thirrjeje, të gjithë të tjerët, duke filluar që nga Berisha, e firmosën pa hezitim.

19 shkurt ’91, paradite Komisioni Nismëtar i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura vendos të shpërndajë një thirrje për grevë totale dhe mbështetje të studentëve grevistë. Në një nxitim marramendës, thirrje të shkruara aty për aty me dorë u afishuan sa dhe si mundëm. Për habi edhe TVSH e transmetoi thirrjen tonë.

O Zot, sa e gjatë ishte ajo natë e 19 shkurtit 91…

Mëngjesi i 20 shkurtit.

U nisa për në minierën e Valiasit. Kisha drojë të madhe, jo, jo, kisha shumë frikë se mos minatorët nuk do i bindeshin thirrjes për grevë totale. Ndoshta as e kishin marrë vesh thirrjen e bërë. Autobusi me të cilin udhëtoja arriti i fundit në sheshin para minierës. Sheshi ishte plot e përplot. Askush nuk shkonte në punë, na prisnin ne kryesinë e sindikatës. Me fytyra të irrituara. Të paduruar. Kur i pashë që prisnin, u çlirova gjithsesi.

Personeli i drejtorisë dhe sekretarët e partive ishin shpërndarë mes njerëzve dhe rrekeshin t’i bindnin për të shkuar në punë.

Pa zbritur mirë, u rrethova nga një grumbull i madh minatorësh. “Çfarë do bëjmë”, ishte pyetja që më bombardoi sakaq nga të katër anët. Nuk arrita as ta them tamam fjalën, “do shkojmë t’i mbështesim, ata janë…” E ndjeva veten në ajër mbi supet e tyre dhe vrik u turrëm nëpër autobusët e boshatisur. Shoferët mezi që prisnin të mbusheshin plot për tu nisur drejt Tiranës, drejt studentëve, drejt thirrjes së gjakut, drejt fushë betejës…

Në Kamzë dy policë deshën të na zbrisnin nga autobusët. Kush pyeti për ta. Tek “Zogu i Zi” skuadra policie na kishin bllokuar rrugën. Nuk na lanë të vazhdonim më tej. Pesë autobusë fizarmonika dingas me minatorë zbarkuan dhe formuam një brigadë marshimi. Edhe sot e kësaj dite nuk arrij ta kuptoj nga buronte ajo disiplinë për të marshuar në kuadrat me radhë të shtrënguara. Të kapur krahë për krahë. Brohorisnim pa u lodhur, pa u ndalur: “Liri-Demokraci”, “Me studentët jemi ne”, “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, “Ta shporrim, ta shporrim, ta shporrim diktaturën”, “Eja mblidhuni këtu- këtu”, “Mos bëni sehir, studentët na presin”, “Minator, Minator”.

Koka të panumërta shqyenin dritaret e përgjumura dhe dilnin të na shihnin. Për çdo hap që hidhnim, të tjerë qytetarë na bashkoheshin. Nuk e di sa zgjati ai marshim nga “Zogu i Zi” deri tek Liceu. Dy orë apo një orë? Apo vetëm pesë minuta? Tek Liceu kthej edhe një herë kokën pas. Mu duk sikur pas nesh ishte shkulur e gjithë Tirana.

Tek oborri i Filologjikut na del përpara i ndjeri Gramoz Pashko. Më është ngulitur në mendje ajo pamja e tij e asaj dite. Një shfytyrim midis tmerrit, pasigurisë dhe çorientimit.

“Fiqo- më tha – çfarë keni ndërmend të bëni?”.

“Po çfarë do bëjmë o burrë i dheut – e kundërpyeta. -Le të dalë ku të dalë, para partizanë!”

Me thirrjet “Minator, Minator” u derdhëm në qytetin “Studenti”. Tek mizëria e njerëzve që ishin tubuar ndërkohë para konviktit ra për një çast heshtja, radarët e tyre rrokën brohorimat tona. Një brohorimë e re shpërtheu midis tyre: “Erdhën minatorët, erdhën minatorët”.

Situata u elektrizua. Nga ballkoni i selektuar si podium oratorët nxirrnin flakë nga gojët e shkrumbosura. Edhe unë fola diçka, ashtu nëpër tym, në ekstazë. Se çfarë thashë, nuk e rindërtoj dot, por di që iu referova thirrjes së një dite më parë nga mbledhja e Ramiz Alisë. “Pushteti na kërkon qetësi, na kërkon paqe, na kërkon vetëpërmbajtje, por ne populli i Tiranës nuk kemi nevojë të na e tregojnë rrugën të tjerët sepse rrugën e kemi në zemrat tona”.

Pas meje ishte Rajmonda Bulku që rrëmbeu mikrofonin. Zemërluane si ajo, gojëshkrepëtimë si ajo, burrnesha (asokohe) e demokracisë, ashtu si e saja zemër diti, e lëshoi piskamën dhe ua vuri flakën zemrave barotplot. “Tek televizioni, tek sheshi” ishte thirrja e saj. Orkanet ju derdhën Tiranës…

Disa mundoheshin t’i kanalizonin ose t’i ndalonin turmat. Tek liceu u ndamë më dysh, një pjesë drejt sheshit “Skënderbej” dhe një pjesë në drejtim të TVSH-së. Ishte një derdhje instinktive, ku vendimet ishin personale, merreshin spontane dhe nxitimthi. Diktonte zemra, jo truri i stakuar. Secili bëri zgjedhjen e vet të çastit.

Me një grup minatorësh shkuam drejt televizionit. Rrugën na e kishin bllokuar. Ushtarakë me qenë kufiri. Krisma automatikësh. Përqafime civilësh me ushtarakë të veshur me skafandra. Turravrape para dhe tërheqje pas. Dikush njoftoi se në bulevard kishte tanke. Zbritëm drejt unazës, pastaj bulevardit para Hotel “Dajti” dhe më në fund arritëm “tek sheshi”.

Ishim të paorganizuar. Thjesht berihaj. Thjesht o burra tek sheshi! Gjatë rrugës e në rrëmujë totale e kishim humbur njëri- tjetrin. Kisha në krah vetëm tre nga kolegët e minierës. Sheshi dukej mjaft mirë i fortifikuar. Në fillim ishim pak, nuk guxuam të sulmonim. Qëndruam tek shkallët para Operës. Por shpejt u shtuam shumë e më shumë. Nga drejtime të ndryshme filluam t’i drejtohemi monumentit. Përsëri krisma, ushtarakë me qenë kufiri, skafandra dhe helmeta. Një makinë ujëhedhëse u shfaq dhe rrotullohej me shpejtësi nëpër shesh. Filluam ta gjuanim me gurë dhe një djalë hollak me një xhaketë krahëshqyer ju kacavir tek dera duke goditur me gur rrjetën prej hekuri që mbronte xhamat. Por një rrotullim i fortë i ujëhedhëses dhe djaloshi përfundoi duke u rrotulluar vetë mbi asfalt pranë gomave të mëdha. Ulërima rrëqethëse të katër a pesë grave nga pamja, por fatlumi shpëtoi paq. U ngrit me vrik, e shqeu fare mëngën e xhaketës që i varej, e hodhi tej dhe u sul drejt rreshtave me skafandra. Pas tij edhe ca të tjerë. Një grua rondokope u sokëllinte burrave nga pas: “Hëni mo hë, suluni, suluni…! Ta hedhim qelbësirën..!”

Pasi u sulëm dhe u tërhoqëm tre apo katër herë, dikur e pamë veten zotër të sheshit rreth shtatores. Fillimisht ishim vetëm disa dhjetëra. Silleshim përqark dhe shihnim njëri tjetrin të habitur se si ndodheshim aty vetëm me shtatoren. Të pakëshillë pyesnim veten: “Po tani..?”

Por dikush kish menduar për këto momente. Nja shtatë a tetë djem të rinj kishin sjellë një kavo. Dikush u ngjit dhe e lidhi kavon tek dora e shtatores. U rreshtuam si me komandë në “tërheqje litari”. “Hoooo, opaaaa, hoooo, opaaaa”. Brohorima ngazëllimi: “Po lëkundeeeet, po lëkundeeet”. Njerëzit tek litari u shtuan. “Edhe një herë, edhe një herë, edhe një herë”. Dy krisma të thata dhe shtatorja u var drejt rënies. Si me magji u zbraz nga njerëzit vendi ku shtatorja rra me rrapëllimë….

O Zot, o Perëndi..! O Zot, o Perëndi..!

Nuk e di kush më puthi e kush më përqafoi marrëzisht, nuk e di kë putha e kë përqafova çmendurisht. Kujt ja putha lotët e gëzimit. Aty nuk kish më burra ose gra, pleq apo plaka, të bardhë apo të zinj. Aty kishte vetëm një shpërthim të pamasë lumturie. Kufijtë nuk ekzistonin më. Çlirim nga burgu. Shërim i pashpresuar. Barrë e hequr nga kurrizi. Ringjallje. Rilindje. Ndryshim. Shpresë…

Atë çka ndodhi në ato minuta të para pas shembjes nuk ka pendë njerëzorë të mund ta përshkruajë. Jo Noli a Naimi, Kadareja apo Agolli, Hygoi apo Tolstoi, por as Migjeni jonë engjëllor nuk do mund ta përjetësonin në germa. Sepse ajo që ndodhi thjesht përjetohet, nuk përshkruhet.

Ti kesh përjetuar ato çaste, je padyshim ndër fatlumët. Se të tilla përjetime nuk ndodhin në jetën e të shumëve. Të tilla përjetime nuk ndodhin dy herë, ato janë epokale.

Por unë seç kam një shpresë të madhe në shpirtin tim. Një shpresë që ma mbush zemrën me rrahje “ding-dong”. Një shpresë që unë do jem një nga ata fatlumë, që do të kem dhuratën më të paçmueshme, shansin për ta pasur edhe një përjetim të dytë si ai i rrëzimit të shtatores së “Dullës”. Një shpresë që më burrëron para dështimeve të mija dhe dështimeve të demokracisë, një shpresë që më jep forcën e titanëve për të qëndruar këmbëngulur në truallin e Shqipërisë tonë. Shpresa se atë që më 20 shkurtin 91 e përjetuam si ringjallje, dhe satanai na e shndërroi në vegim dhe Fater Morgana, shpresa për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa, për ta pasur Shqipërinë demokratike, do shpërthejë edhe një herë.

Nëse më 20 shkurt 91 rrëzuam një shtatore, rrëzuam një simbol të së keqes, më 23 qershor 2013 do të rrëzojmë të keqen vetë, Sali Berishën me 40 mi(nj) banditë. Me 23 qershor 2013 do ta copëtojmë edhe zinxhirin që diktatura na la jashtë varrit. Nuk do ta tërheqim zvarrë si bronzin e Dullës, por do kemi një mënyrë tejet të kulturuar, do ta mbysim në një det pa fund votash kundër, ku Sala do jetë sikur në barkën me djemtë e Enverit, por barka do jetë e shpuar dhe sado të heqë(vjedhë) vota nga varka, ajo prapë do mbushet sepse është e shpuar.

20 shkurti 1991 iku. 23 qershori 2013 po vjen me rrapëllimë të madhe.

31 komente në “DOSSIER/ 20 shkurti pret 23 qershorin”

  1. Baro Corrogjafi says:

    Sikurse qe 20 shkurti, edhe 23 Qershori do te jete nje DITE FESTE per SHQIPERINE DHE SHQIPETARET,pasi do te shporrim dhe diktatorin e fundit stalinist,Sali Berishen,pjellen bastarde te Enver Hoxhes !

    1. Alb-Germani says:

      Krenohesh se ke rrezuar bustin morre BURRACAK,
      bustin e Enverit qe pleqeria dhe semundja e degjeneroi.
      Enveri deri ne vitin 1971 diti te drejtoj shtet dhe komb.Rrezove bustin e atij qe luftoi per Shqiperine,qe nuk vodhi,por mendonte per atdheun.
      Enver Hoxha nuk bene nena.
      Shiko tani qe tallen me pasurine shqiptarve,Alb-petrolin,minierat po i privatizojne,pastaj shqiptaret i detyrojne te vrasin njeri-tjetrit ,na shkaterruan ushtrin per tu kthyer ne bythlepires te amerikanve.
      Fiqiri xibri mor qelbanik matjan,pa din e iman.

      1. lindi says:

        Ti alb Germani je nje palo burre, qe je futur si pyke ketu te tema.
        Jep ca pergjigje idiote, po idiote koke e kembe sa i merr te keqen edhe sales e xhozit.
        Enver Hoxha beri shtet !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
        Enver Hoxha luftoi per Shqiperine duke eleminuar shoket e vet o idiot kalibri, qe te ben te prishesh gojen.
        Dogji kisha e xhamija , shtoi vellavrasjet me luften e klasave.
        Tashti po digjet ne flaket e ferrit, sala po i vjen prapa……

        1. Alb-Germani says:

          ti more lindje je nje halldupi me universitet privat ? me duket.
          45 vjet Shqiperia ishte shtet i pavarur more derdimen
          shiko si jemi katandisur sot dhe ku do te katandisemi..
          pa ushtri,me borxhe,me lypsar,me vrases dhe kriminel,me prostitucion dhe varferi,me gjak marrje dhe shum depresive,me te papune dhe pedofila
          Sa ishte gjalle Enveri nuk bente kush as gek-as mek dhe vet trimi Mehmet Shehu vetvrau veten nga frika.
          Enveri ishte Pejkameri i shqiptarise,nuk na duheshin kishat dhe xhamijat.
          ty more lindush-veshllapush te rroft hoxha qe te kendon ne pike te mengjesit dhe kambanat e kishes se Janullatosit.
          rrezuan bustin dhe krekesone si gjelat pa bisht keto shurraçet,
          Burri matet me burrat dhe jo me teneqet.
          Ne vend qe te rrijne urt se jan dhjeur ne brek nga frika sa ishte gjall xhaxhi Veri,na hiqen si trima tani.
          po te jen burra te shkoj dhe ta rrezoj Sal-Berishen Tradhtarin dhe jo te presin 23 Qershorin kur do te vidhen votat perseri

          1. sa gomere mban kjo toke says:

            Alb-Germani apo Alb-Hajvani ?
            Kelysh i kujt je ti more ? Mos je gje kelysh i kelysheve te enverit mo ? More, ju kelyshet e satrapeve te kuq, budallenj si ti jeni te tere mo?
            Mjere Shqiperia ne dore te kujt ka qene. Po edhe ne dore te kujt eshte. Se dhe tani, ne dore te kelysheve te krimineleve te kuq eshte. Prandaj eshte bashkuar dhe Hysni Milloshi me sali shpellarin. Se ju nje m.. jeni te tere.
            Edhe ti si mbreti Zog, ke marre nje thes me para nga eterit e tu komuniste dhe jeton tani i qete ne Gjermani. Po prapanica nuk ta mban te vijsh prape ne Shqiperi, se jo vetem populli antikomunist, por edhe kelyshet tuaj ne pushtet nuk jua lene me pushtetin juve se e duan per vete. Koha jote mbaroi o kelysh i enverit……..

    2. shpati says:

      Cfare perralle na tregon ky maloku Fiqirii Xibri!!!
      Haaa,haaaa,haaaa!!1
      I gjithe skenari ka qene shkruar dhe dirigjuar nga Ramiz Alia,ndersa keta na tregojne brockulla me TRIMERIRA!!1
      Si ka mundesi,qe te ngrihej populli ne demonstrata per shembjen e SOCIALIZMIT dhe nuk u VRA NJERI???
      Ne se ka qene DIKTATURA ME E EGER KOMUNISTE NE EUROPE(sic na prallisin tash 22 vjet),PSE NUK E BENE KASAPHANE Tiranen???
      E gjithe kjo ka qene nje MASKARADE E DIRIGJUAR NGA CIA me agjentin e tyre Ramiz Alia dhe agjentin tjeter te UDB-se Sali Berisha!!!
      Keta “trimosha” studente(cudi se shumica bij komunistesh),na u bene papritur trima e t’u dilnin para tankeve PA E DITUR ME PARE SE ATA DO PERDORNIN FISHEKE MANOVRE???
      E GJITHE MASKARADA E DHJETORIT ISHTE NJE KUNDER-REVOLUCION I PERGATITUR NGA VETE KOMUNISTET,ndersa ish te perndjekurit as sot nuk jane ne gjendje te bejne gje!!!
      Sot e 22 vjet ne krye te shtetit kane qene e jane ish komunistet e bijte e tyre!!!
      Partite e verteta te djathta armike te KOMUNISTEVE si BALLI E LEGALITETI as dje e as sot e 100 vjet nuk bejne HAJER ne Shqiperi!!!MAFIA ESHTE E FORTE KETU E DREJTUAR NGA AMERIKANET!!

      1. drita says:

        Morepo qe ishte e dirigjuar ajo pune u mor vesh me vone, po populli nuk dinte gje dhe doli gjithe shprese.Ato dite do mbeten ne kujtesen e popullit dhe nuk do harrohen kurre, paçka se u zhgenjyem nga kjo pseudodumekracia qe erdhi o ti shoku shpati qe po flet kodra mbas bregut!!!!!!

  2. kel ukaj says:

    “Sindakatat e pavarura” vetem te pavarura qe nuk qene, njelloj si BP. “kishim frike se minatoret nuk pranonin te vazhdonin greven” jo jo ata po e vazhdojne akoma sot pa 22 vitesh. U shemb busti i Enverit per te ndertuar te Azemit e Salise. Problemi eshte kur do te shohim diktatorin Sali te lidh per se gjalli e te terhequr zvarre. Kur! Kur! “e une kur do te qeshe! a me perpara duhet qe te vdese” “Duem ngadhnjim, s’duem qe per hir te kalbesinave te vjetra, te shytemi prap ne pellgun e mjerimit, e te kendojm prap kengen e trishtimit”

    1. doubled says:

      @ kel ukaj jemi ne qe bejm ndryshimin kel ukaj nuk duhet me te degjojm dallaveret e berishes: ai ka ber keshtu e ka ber ashtu ai ai ket pun ka 22 vjet, nuk duhet te presim deri ne vdekje per te heq saliun po tani me 23 qershor vota ime, vota jote, vota e te gjith shqiptarve do nxjerrim saliun, femit e tij dhe oborrin e tij para gjyqit, dhe ket e ben edi rama se na e ka premtuar!! po nuk e beri ateher protesta ne te gjith vendin, nuk jan politikant qe bejn ndryshimin e vendit jan shqiptaret qe do bejn ndryshimin duke shkuar per te votuar e te zgjedhin te duhurin! nese ne nuk luftojm per te drejtoat tona ateher mos prit nga te tjeret ?

  3. tomori i beratit says:

    Mire o Fiqiri por :U rezua busti por nuk u qellua mbi popullin si me 21 janar kur kryevrasesi diktatori berisha urdheroi per zjarr.Edhe pse plot 22 vjet me pare diktatori i asaj kohe ramis alia nuk urdheroi per te qelluar mbi protestuesit.Ketu duken qarte ndryshimi midis dy diktatoreve.Ndersa per sindikatat e pavarura sot eshte nje turp e faqja e zeze e tyre.I ashtuquajturi kryesindikalist z.gezim kalaja sot eshte kthyer ne nje vegel e ndyre e vrasesit dhe si qen i zgjebosur pret direktivat nga saliu.Sindikatat sot jane me te vertet grupet me qesharake ne vendin tone dhe bejn tere diten gam-gam-gam por çte bejne te gjoret se nuk i pjerdh njeri.I shikoni o z Fiqiri(ruaj respekt per personin tuaj)se çpo ndodh ne fqinjin tone ne greqi apo itali.Sindikatat i shkulin dhembet qeveris deri ne shperberje te ketyre qeverive ndersa tek ne keta te ashtuquajtur sindikalist i lepijne bythen per nji cop karige.Edhe nje here TURP per keto palo sindikatat tona e keta palo servil sindikalist.

  4. Qemal nga Korça says:

    Bustin shikojeni kush e lejoj te rrexohet me 20 Shkurt te 1991. http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww

    1. Tan_Tironci says:

      Qemal nga Korca, ose me mire te them, Hamit!!?

      Une e njoh fiqiri Xibrin, dhe une, e di me mire se ti o trap, qe veten e mban si agjent, qe ke bythe te mbrosh Azillikun tend ne Belgjike, duke shpifur per CIA-n, apo, per cdo njeri, qe ti me rrefimet e tua ne Youtube, qe bythe ske te nxjerresh fakte, por flet per Konspiraci, ti o trap, as nuk krahasohesh me Fiqiri Xibrin. Djale qe kurre nuk e theu as diktatura, dhe as Sali Berisha. Nuk u josh nga kerrkush, dhe beson dhe e ndien me shpirt se nje dite e bukur edhe per Popullin Shqipetar do te vij.
      E pashe videon tende… ngadale, se na pikellove duke folur per veten, e duke i kerkuar Ilir Hoxhes te verteten, po ti o kar, Ke ndonje fakt e ta faktosh!!? Se te prese une nga Ilir Hoxha e te me tregoje, as qe bohet llaf, sic nuk bohet llaf, te prese nga Sala tme thote se si u vra ose osht e verteta e vrasjes se Azem Hajdarit, apo robve te rrembyer nga Shik-u.
      Fiqiriu eshte burre i shkelqyer, pak trap, se nuk e ul hunden, dhe nuk shitet per para, por kodosh si Gezim Kalaja, nuk osht.

      1. Ben Chicago says:

        Fiqiri Xibri,tashti je rreshtuar gabim,je pikerisht me ata qe mbronin bustin,shiko dhe rreshtoi te gjithe figurat e PS,ku ishin ata dhe baballaret e tyre,ishin me ty,me studentet dhe minatoret,apo ishin strukur vrimave dhe organizoni “vullnetaret e Enverit”.

      2. Korca says:

        O Tani po a keni fakte per te kundershtuar keto qe thot video pastaj j=ti qenqe shume i trash me vjen keq qe paske rene me koke poshte.

  5. troja says:

    Po Fiqiri,ashtu ka ndodhur.Ajo ishte nje parti shtet,por nuk i vrau shtetasit e saj.Ajo u quajt diktature,por te gjithe punonin e jetonin,keq,por ishin te barabarte,ajo ishte e eger,po sherbimi shendetesor,ishte falas,ajo po quhet diktatura me e eger ne Europe,por kishte universitetin me studente nga me te miret,ajo kishte shume te keqia dhe prandaj e rezuam;por a me thua sot,ke sitem kemi?
    Si mund te quhet je qeveri qe vret popullin e saj?nje qeveri qe vjedhe majtas e djathtas djersen e popullit te saj dhe le pa pune 700-800 mije njerz? qe nuk mund te shkosh te vizitohesh ne spital po nuk pate lek,qe vdes dhe nuk te ze me dore njeri?qe kemi universitete qe nuk nxjern specialiste,poe vetem shesin diplama? qe gati te gjithe kata te diplomuar o jane pa pune o bejne pune nga me te rendomtat? etj etj,Ne cilin regjim jemi sot?A u realizuan ato sakrifica te rinise dhe puntoreve te viteve 90?

  6. banija01 says:

    O Tan- Tironci…

    Fiqiri Xibrin nuk e njohe, e kame degjuar nga greva e Valiasit te 91-shit.
    Mund te jete njeri i mire dhe i pa kompromentushem ,po Saliun e kemi peshqesh nga minatoret e Valiasit.

    E vleresoje guximin e tij qe drejtoje turmat tek sheshi dhe hodhen monumentin dhe ka nje merite per kete.

    Po monumenti qe nje simbol dhe Enveri kishte vdekur dhe bashke me te edhe gegjimi i tij, po Fiqiriu na ngarkoi nje Enver me te keq akoma ,me diktator nga Enveri e Ramizi.

    Fiqiriu prete 23 Qershorin qe ta rezoje Saliun me votat tona,po e genjen mendja se ai nuk eshte prej bronxi qe ti hedhesh nje kavo e ta rrezosh,Saliu eshte çimentosur me betonin qe i hodhi Fiqiriu me minatoret e tij.

    E vetmja shprese qe na ka ngelur eshte qe te lutemi e te ndezim nga nje qiri , qe Amerika te na i zbrese nga kurizi qe na i hypi Fiqiriu.

  7. Denisi says:

    DUA TI BEJ NJE PYETJE BERISHES E LAROVE TE SHQIPERISE:A DUHET HEDHUR SHATORJA E AHMET ZOGUT ME 7 PRILL SIKUNDER U HODH E ENVER HOXHES,MEQENESE AHMET ZOGU E SHITI SHQIPERINE ???

  8. Gjergj Simaku says:

    Mos u merzisni se me 23 qershor do rrezojme saliun dhe do ngreme edin.Pastaj do perpiqemi te rrezojme edin.Historia perseritet nga e para.Ky komb vetem monstra nxjerr ne krye.

  9. alexander says:

    Rrezimi i bustit te Enverit,eshte krimi me i madh kombetar qe i eshte bere Shqiperise,nga vete shqiptaret.Shqiptar,ruhu nga shqiptari!

    1. Denisi says:

      Rrofte shqiperia-poshte shqiptaret!

  10. ftohte says:

    Me pershkrimin e bere nga Ju del se lufta per demokraci ishte e parakoheshme ,me nje popull te papergatitur, me lider nen nivelin e atyre te viteve 90-te,me 20-vjet jete pa rezultate etj etj qe me vjen te perzier nga kjo apolitike..
    Nje lufte e shperdoruar e parespektuar emenderuar deri sot.

  11. Dardan says:

    Rreshtimi i sakte i ngjarjeve per uzurpimin e pushtetit te Popullit eshte edhe tregues i sakte i cmendurise per “demokraci”. Nje pyetje: Kunder kujt u bene gjithe keto organizime,mitingje, mbledhje dhe rrezime shtatoresh??
    Ne se u bene kunder Diktatures se Proletariatit (Pushtetit Popullor) a nuk eshte Diktatura e perqendruar ne duart e nje Diktatori?
    Pyetja tjeter: “Diktatori” Ramiz Alia a nuk ishte ne nje vije te perputhur absolutisht me klanet e pergatitura per ti dhene ngjyre demokratike rrenimit total te Shqiperise?
    Perfundimi, Ngjarjet e Korrikut dhe te Dhjetorit nuk ishin gje tjeter vec nje butafori per te mbuluar tradhetine e interesavae te te gjithe shqiptareve.

    Pyetje ne aneks. Cila ishte rezistenca e diktatures me te tmerrshme ne bote? Nje zero me xhufke.
    Shkurt, shqipet kane 20 e ca vjet qe paguajne lirine dhe pavarsine e jetuar per gati 50 vite, Pasuria e vene me djersen e shqipeve u eshte hipotekuar gati 100% xhepave te pinjolleve fashiste dhe shteteve shoviniste ballkanike. Beni tema sa te doni, te gjithe e shikoni qe kjo pune me nenen tuaj Shqiperi eshte vetem nje q…rje e ethshme por beni te habiturin se mendjen gjoja po ua prish “kosi demokratik”

  12. shelf says:

    Te gjithe keta qe shikojme te gezojne ne fotografi,jane te gjithe njerez te hurit e te litarit,njerez te ketij kallepi ishin ata qe benin krime ne Shqiperi,qe nuk duan tja dine per vendin,per popullin,njerez qe nuk e njohin idealin,sinqeritetin,thjeshtesine,njerez qe shiten per disa euro,jane tipa joshoqeror e qe shohin interesat e tyre te cilat i plotesojne edhe ne rruge kriminale,ishin njerez nga keto turma qe perdhunonin,vrisnin,vkdhnin e qe nuk kishin piken e personalitetit e jo per fajin e shoqerise e te Enverit.Kjo fare e keqe mbiu e lulezoi ne demokracine e ndyre kriminale shqiptare qe gezojme sot dhe qe ishte endra e tyre.

  13. Nè mes jush nuk kam qèndruar ! says:

    Njerèz tè marrè dhe shumè tè marrè. Studentè naivè qè i gèzohen njè fitorie pa lavdi, qè i gèzohen vdekjes sè tyre I gèzohen kèsajè date, kèsajè dite tè mallkuar pèr fatin e shqipètarève. Duhet tè jesh njè idiot, njè brez prej sè koti tè rrèfesh se si studentèt e ardhshmja e kombit u ngrit nè demostrata ndaj etèrve tè tyre, ndaj atijè njeriu qè luftoi gjithè jetèn me armè dhe me vepra pèr lirinè dhe lulèzimin e Atdheut…..
    Prandaj nuk ka e nuk do tè ketè kurrè ditè tè bardha pèr shqipètarin.
    Sot èshtè shumè e lehtè tè bèhen llogaritè se kush doli i fituar nga gjithè ajo mènxyrè e quajtur demokraci. Aty i keni tè gjithè TRADHETARET e shqipèrisè, qè pèr tu dukur mè tè fortè ngritèn buste pèr idhujt e tjerè tradhètarè si Zogjin e tè tjerè fundrina, qè vodhèn dhe e dogjèn Shqipèrinè, qè e vranè popullin nè mes tè sheshit e nè mes tè ditès nè Gèrdec……… E ky autori na shkruan kujtimet e tijè pèr minatorèt e Valiasit. A dini gjè sot se ku èshtè miniera e Valiasit, po ajo e Bulqizès ? ç’bèhet me fatin e tyre ? Po pasardhèsit e tuaj studentè si po pregatiten tè dalin nè jetè me aftèsi tè kufizuara ? Pastaj shpresohet nè 23 Qershorin si dita e shpresès. Harojeni edhe atè datè se sipas erès qè po fryn vetèm ‘mut’ do tè bjerè edhe njè ditè pas solsticit. çdo shtèpi mè parè i bèhen themelet, ngrihen muret dhe nè fund i vendoset çatia. Ju studentèt e dhjetorit vendosèt qè nè fillim çatinè ndaj dhe ajo ‘shtèpia’ e demokracisè nuk po duket kurrè. Gèzoni, gèzoni e kèrceni me ‘byth’ tè shpuar jeni tè gjithè.

  14. joel says:

    E ke filluar me 2 korrik ’90, shperthimi i ambasadave. Duhej ta filloje me disa vite me pare, me hyrjen e vellezerve Popa ne ambasaden italiane. Ka qene ngjarje shume tronditese per regjimin. Askush nuk kujtohet t’i beje nje analize asaj ngjarjeje qe vazhdoi per shume kohe. Ambasada e rrethuar derisa ata u zhvendosen ne Itali.

  15. we says:

    Ti joel e ke mare qe ne ate kohe 300 dinareshin jugosllav.Mbase figuron ne dosjet e kohes…

    1. Rroku says:

      Keni plotesisht te drejte “joel” .Nuk me harrohen gomat e maminave ne disk qe ruanin vellezerit Popa.Ato, qene nese mund te shprehem ne menyre figurative, dallendyshet e demokracise. Guximi i tyre nuk mund te harrohet dhe duhet vleresuar.Urojme suksese ne fushaten e nisur! Dalshim faqebardhe!

  16. saliheqenefi says:

    kush i ka dy koqe tru do shikoje se ne partine e PD u futen keyshe e niper kelysheve te partise se punes ,te cilet per 20 vjet nga zbatharake dhe pabuksa jane kthyer ne milionere ne euro,kurse popullit i mbeten dy kembet lart , ops me falni dy gishtat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje