Motra e Ziver Veizit: Ndoc Çardaku i ndërroi edhe këmishën

19 Shkurt 2013, 19:32Politika TEMA

Këmisha e kuqe me vija të bardha që tregohet në videon e akt-ekspertizës nuk i përket Ziver Veizit, i cili mbeti i vrarë bashkë me 3 demonstruesit e tjerë në 21 Janar. Kështu është shprehur motra e të ndjerit Veizi, Trëndafile Muhameti, e cila për televizionin A1 Report tregon e revoltuar se Veizi nuk mbante veshur një këmishë të tillë atë ditë. Ajo tregon se atë ditë Ziveri mbante veshur një triko dhe poshtë saj një këmishë fanellatë me kuadrate, pasi ishte ajo që përkujdesej për të ndjerin, meqë ai ishte divorcuar prej kohësh nga e shoqja.

Sipas saj, kjo video është një dëshmi e gjallë e manipulimeve të provave, ndërsa eksperti Ndoc Çardaku duhet të arrestohet.

Ajo është shprehur mjaft e zhgënjyer nga drejtësia shqiptare, ndërsa kërkon që të hidhet sa më parë dritë mbi të vërtetën e kësaj çështje.

“Kush e vrau Ziverin? Kryeministri, Ministri i Brendshëm, Komandanti i Gardës apo gardisti? TURP! Drejtësia po zhytet e mbytet në llumin e kohës. “Xhungla” shqiptare kullon gjak e lot. Edhe kafshët e pyllit bashkëpunojnë e veprojnë me ligje të pashkruara. Këtu ekziston ligji, po kur thotë Maliqi. Për këtë u kthye Ziveri nga Greqia. U nis më 17 janar për t’u takuar me njerëzit e tij dhe u kthye më datë 20 janar për të marrë pjesë në protestë. Më 20 janar, ai nuk e dinte që do të vritej në bulevard para derës së kryeministrit. Por ai nuk e dinte që do pushkatohej edhe një herë tjetër nga padrejtësia e gjykatës së urdhëruar, edhe pse i vdekur për qejf të pushtetit me histori të rrallë, edhe në arenën ndërkombëtare… Ne të gjallët, vëllezërit, motrat, fëmijët, fisi, protestuesit e 21 janarit, shokët e tij, nuk jemi të qetë… Zullumet e zullumqarëve janë bërë det, e kështu nuk i lanë as lumë e as përrua. Shpresa dhe durimi kanë mbaruar. “Drejtësia” e di kush e vrau Ziverin, por nuk flet se i ka ikur zëri… Edhe ne e dimë! E njohim… Thuhet këtej nga Labëria: “Borxh pa larë e hak pa marrë nuk ka!”,” thotë e motra e Ziverit.

24 komente në “Motra e Ziver Veizit: Ndoc Çardaku i ndërroi edhe këmishën”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Te drejt ke moj Trendafile Muhameti, por keta nuk futen ne klasifikimin e kafsheve te pyllit..Jane me te eger..

    1. Hysen Mertiri says:

      PS dhe Opozita duhet te bejne nje liste te emrave qe do te analizohen dhe gjykohen pas 23 Qershorit. Ky bastardi Ndoc Çardaku (i pafe dhe i pa kanun) duhet te jete ne faqen e pare te listes.
      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/02/me-duar-te-pastra.html

    2. jimmy says:

      Po a e keni pare kemishin si ishte ,sikur kishte dale nga pastrimi kimik, pa snje shenje gjaku.Kjo do te thot qe nuk eshte kemisha e te ndjerit,ose e kane lare si idiot qe jane.

      1. mergim tari says:

        Jimmy,
        Nuk kane asnje mundesi ta bejne tani kemishen me gjak, keshtu me mire thone “u vra por nuk kishte gjak”.

        Po te vene gjak ne kemishe atehere edhe nje femije i shkolles, pasi te vertetohej qe nuk eshte kemisha e Ziverit do te thoshte: “O ti Xhahxhi NDOC Trapi, pa beji pak analizen e ADN atij gjakut”…..

        Kuptohet qe pa patur gjakun e Ziverit do te kishim nje tjeter poshtersi te te dukshme si ai idiotizmi i DOKTORIT TE SPITALIT USHTARAK.

      2. Belaja says:

        Sipas kesaj llogjike i bie qe edhe ai specialisti i Prokurorise, (socialisti ekstremist, mjafton ti shikoje profilin e FB dhe e verteton me se miri), ja paska fut kot sepse paska bere ekspertize tek nje kemishe tjeter.

  2. frediel says:

    e pashe vidjon dhe me ka habitur ne te vertet ai lloj maskaralluku qe beri ky palo ekspert kriminalistike,ky kokrra malokut,ky pis njeri dhe me keq akoma nuk e kuptoj ca do me teper prokuroria qe te veproje e ta plasi ne burg kete njeri,por mendoj qe arktik llalla nuk e ka pritur qe dikush do shfaqte kete prove manipulimi e do ta bente publike,tani presim kur te dali dhe kjo vidjo e manipuluar si vidjo met+hajduti se do marin ca eksperte qe do e nxjerrin te manipuluar dhe kete vidjo……eshte kulmi i kulmit

  3. ILIRET says:

    Kemisha qe u parqit, si ka mundesi aq e paster, kur i ndjeri Ziver Veizi u la ne gjak…?

  4. eri says:

    shume e drejte qe kemisha nuk eshte kjo sepse eshte edhe shume e paster,sado vite te kalojne gjaku edhe njollat e saj nuk ikin thjesht nderojne ngjyre

  5. Prokurori says:

    E pershendes motren e te ndjerit por nuk bie dakord me intervisten e saj. Rrobat e te ndjerit Ziber Veizi jane marre si prove nga prokuroria dhe eficeret e saj gjyqesor jane fotografuar me pare dhe me pas jane derguar per ekspertim.
    Duke dashur te sulmoje ekspertin cardaku ne fakt keni demtuar prokurorine pasi ajo i ka patur ne dore e para keto rroba. Ju lutem mos komentoni se keshtu po krijoni mjegullnaje ne kete ngjarje.

  6. Teknokrati says:

    Pse e komplikoni me keq situaten nga çka eshte ne realitet. Duke thene qe ka nderruar kemishen,kur ndoshta nuk ka qene e nevojshme ta beje, i beni nje sherbim Cardakut&Co pasi do te fokusohen tek kjo akuze e dyte,lehtesisht e verifikueshme, dhe do te anashkaloje ashklen qe rendon sa nje tra …..

  7. ALEKSANDER says:

    KENI SHUME TE DREJTE MOJ MOTER EDHE UNE JAM I ZHGENJYER NGA DREJTESIA SHQIPTARE, ME MANIPULIMET E PROVAVE QE JANE BERE VLLAIT TIM ARBENIT KU VUAN DENIM TE PERJETSHEM NE BURGUN E BURRELIT PO MOS TE KESH MARAK SE NJE HERE E MIRE DO I VIJE FUNDI KETYRE TE KORRUTUAREVE POR TI EDHE FISI JUAJ MOS TE HESHTIN TA CONI EDHE NE GJYKATEN NDERKOMTARE CESHTJEN E TE DENOHEN KETA CELBESIRA.

    1. lorik says:

      kaq k… i dini njerezit sa tu japin proven e manipulimit me doren e vete? me siguri neser do dale ndonje lajm qe edhe vete i ndjeri nuk ishte, por e kane zevendesuar. Qorra, ju hutojne me budallalleqe qe mos te mereni me me kryesoren, vrasjen.

  8. luani londer says:

    Edhe sikur te ishte kemisha e tije ashkela me ate shpejtsi qe ka plumbi shpuese rotulluese nga foca e ferkimit me ajrin do kishte mbetur ne natyre por mashtruesit qe perdor qeveria mbase punes dhe shperblimit ikin nga syte kembet per te mbrojtur veten se salih e lulu nuk japin garanci.

  9. gjon says:

    Ndoshta vrasja ka ndodhur edhe ne momente inkoshjence.Por manipulimi i provave nga ana e Ndoc Cardakut eshte bere me ndergjegje te plote.I qete e pa e prishur gjakun fare ka goditur pa meshire mbi viktimen,duke i sherbyer verberisht ketije rregjimi vrasetare.TURP PER TY O NDOC.DREJTESIJA DUHET TE TREGOHET E PA MESHIRSHME PER TY .

  10. kola says:

    Sipas legjendes motra u ba qyqe me vdekjen e vvlajit.Prandaj kendon kuku Isuf.E them kete per te percaktue dhimjen e madhe qe ka kjo per vllajin.
    Si e tille duhet te respektohet per dhimjen qe ka kjo moter.
    Mirpo ka nje problem ;Kur dili ne fillim se gjija ashkela u levoz kjo zonja nuk tha se kemisha nuk ishte e tije.Por kur kjo ra poshte me sa duket atehere del se kemisha nuk qenka ajo.Po te vertetohej manipulimi me ashkelen nuk do fliste me sa duket.Tani delka kemisha.Sa keq per kete problem.Mos kemishen ja hoqi ne bulevard mos shkuen me kemishe tjeter gati.? Perpjekjet mjerane prokurorve te Rames po dalin bosh.Po te kishte faktet e manipulomit qysh tash 2 vjet mos mendoni se Ina do i linte pa i thene ne fillim? Jo jo por ky eshte nje deshtim per te penalizue te tjeret me shpifje ala popullorce. Kjo moter qe pranon te behet pjese e lojes manipuluese meriton vuejtjet qe ka kalu e kalon.
    I vllaji meriton meshire dhe dhimbje e respekt por familjaret kur manipulohen per interesa te EDi Rames meritojne ato vuejtje qe kalojne

    1. kinezi says:

      Per kola,

      a e din cfare po flet??? Si more idiot paska nderruar kemishe?? Po ska thene gje INA se nuk ka as INA gja ne dore, ne shqiperi i vendos te gjitha diktatori SALI RAM BERISHA.

      Mos u shqeteso qe diktatori yt i dashur do te marre ate qe meriton mbas 23 qershorit bashke me bashkpuntoret e tij e autoret e vrasjes!!! Mos u merzit ti se i ka ardh dita diktatorit tend te dashur

  11. ekspert ndoci says:

    Or kole , ishte me mire te rrije pa folé …

  12. TONI PALAS says:

    O MALOK KOLA.mor te kendoft qyqja ne gjith anet e shpis, mor te pa fe ,mor debil a ke llogjik elementare,SE shpejtesia e plumbit mund te mbaj me vete kete budallikun tend Do hyni ne histori me kete llogjik idiote po ku ne gop te satomes do futesh neser o rrac e ndyr o HIENA.

  13. tironci says:

    Osht gjynoh prej Zotit me u morre me robt qi nuk jetojne mo! Ed Roma nuk e ko problem se kater rob po treten ne vorr! Ne respekt te tyne i futi nji darke tek shpia e Ilir Mets me vene ene njala! Ju boni gom-gom sa te doni!

  14. luis says:

    Pse habiteni kur thoni se prokuroria i kishte e para rrobat per ekspertize athua se vertet prokuroria po ben punen si duhet.
    Jo zoterinj motra shprehet hapur dhe ne e kemi pare edhe gjate filmimit se Ziver Veizi kishte nje triko me golf te veshur dhe motra eshte e sigurte edhe per kemishen kuadrate por prokuroria me gjykatat te urdheruara nga Sali qeni po e bejne qorap qellimisht qe ekspertiza e ketij maskaraj te dale e vlefshme.
    Qe te dale e verteta ne shesh me te gjitha poshtersite qe nga Saliu e deri te gjykatesi me i vogel duhet ti nenshtrohen torturave cnjerezore dhe keni per te pare se si do dilnin provat e verteta.
    Ah popull mjeran qe nuk te ben pershtypje asgje se keta meritojne ti varesh si qente.

  15. ibrahim says:

    Rama gjen vetem njerz si veizi dhe motra e tij .ndryshe nuk do ti qonte mish per top.tash thot kemisha nuk eshte e tije,neser thot edhe fytyren ja kane nderru.fare lop kjo moter.ketyre njezve mekat tu thuash ngushllime.e paska vendin ne PS motra e veizit,bile deputete.turp.

  16. nostradamus says:

    Ndoc gjej çardak e futu mbas 23 qeshorit ?

  17. davidi says:

    jane dy foto te te njejtes kemishe, vetem se ajo djathtas eshte e zmadhuar

  18. Klaudio says:

    Te jesh NJERI ne ditet e sotme eshte veshtire,per te mos thene e pamundur per ju te gjithe qe keni komentuar pa pike lidhje per ato qe thoni……Eksperti pati mbi te gjitha detyre morale dhe GUXIMIN qe shume prej te “tjereve” u mungoi…dhe kjo mjaftoi ta vleresonin te gjithe ata qe ndoshta kane moral ne vetvete ….e kush mund ta kuptonte pervec atyre qe kane sado pak ndjenje njerezore…. Ai ishte i hapur dhe me se i qarte ne interviste….. Gjaku i atyre te NDJEREVE eshte i shenjte .por dhe te akuzosh padrejtesisht “kur s`ke c`i ben gomarit” kjo me duket nje “vrime ne uje” ……Problemi me i madh i kesaj bote eshte dhe do te jete se “Bota po ngelet pa njerez te mire “…. Ckujtoni se do ndodhe ne 23 ? Ate qe meritojme …sigurisht…..e kemi provuar dhe me pare …dhe sa 23 do kalojne ….kjo duhet te na dhembe. Jam i bindur se e VERTETA do zbardhet nje dite……Respekt per ekspertin dhe te verteten….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje