INTERVISTA/ Shinasi Rama: Shqipëria është kthyer në një shkretëtirë morale

19 Shkurt 2013, 11:05Politika TEMA

Intervistë me Z.Shinasi Rama, studiuesin e shkencave politike në NYT dhe një nga iniciatorët e Lëvizjes së Dhjetorit. Si e shikon ai realitetin e sotëm shqiptar, Drejtësinë dhe të gjithë Tranzicionin shqiptar, qeveritë e pas viteve ’90 dhe marrëdhëniet me Kosovën…

Nga Ben Andoni, JAVA

 

Verdikti i Gjykatës së Shkallës së Parë për çështjen e “21 Janarit” ka treguar se Drejtësia shqiptare e ka të pamundur t’i shkëputet ndikimit politik. Nëse e keni ndjekur ecurinë e procesit, a mendoni se Gjykatat shqiptare, mund të gjenin kurajë t’i shkëputeshin disi tutelës dhe frikës nga politika e z.Berisha?

“Procesin e kam ndjekur me shumë vëmendje, kryesisht përmes shtypit të përditshëm që, gjithsesi, është tejet i deformuar dhe në shërbim të pakusht ndaj njërës apo tjetrës palë të parisë së Tiranës. Megjithatë, në lidhje me sjelljen e gjyqtarëve në gjykimin e vrasjes së katër personave në rrugë e jo brenda institucioneve të shtetit, duhen theksuar katër gjëra. Së pari, duhet kuptuar mirë se ligji gjithnjë është elastik. Nga që çdo sistem ligjor sanksionon atë që nuk duhet bërë, lë gjithnjë shumë hapësirë interpretimi e justifikimi në lidhje me atë që duhet bërë. Shpesh, ajo që ka ndodhur është në nivelin e të diskutueshmes dhe me pak ndihmesë nga institucionet e tjera dhe me mbylljen e syve nga prokuroria e gjykata, siç ndodhi në këtë rast me zhdukjen e videove, regjistrimeve, të armëve, regjistrave, thirrjen e dëshmitarëve, etj., sjellja e gardistëve bëhet disi e justifikueshme për ta. Por, realiteti është se gjykatat shqiptare nuk kanë asnjë fije respekti për ligjin dhe sistematikisht demonstrojnë një besnikëri të frikshme karshi klaneve oligarkike dhe kriminale që kontrollojnë çdo aspekt të jetës shqiptare. Së dyti, gjykatat në shtetin shqiptar janë nga institucionet më të korruptuara të shtetit dhe të vëna pa kushte në shërbim të parisë së Tiranës. Mjafton të kujtohen skandalet e panumërta që kulmuan me Gërdecin e me vrasjen e 26 të pafajshmëve, korrupsionin e rrugëve, të tenderave, të privatizimeve, të subvencioneve, e me radhë. Këta nuk e lëvizën gishtin se i dilnin petët lakrorit dhe tundeshin themelet e sistemit. Mirëpo, nuk është frika që ndjejnë nga Sali Berisha por është bindja e tyre e vetëdijshme se kështu duhet vepruar, d.m.th. se edhe këta janë pjesë e vetëdijshme e krimit politik. Më së fundi, gjykatësit do t’i bindeshin gjithkujt që kontrollon pushtetin e makinën shtetërore. Fajtori i vërtetë është ai që dha urdhrin që të vriten njerëzit. Këta ishin vegla të tij. Fajtori as nuk u gjykua, as nuk u thirr si dëshmitar, e as nuk u dënua. Më në fund, duhet thënë se kjo sjellje është metodë pune në shtetin shqiptar. Të gjithë janë të kapur dhe po këta gjykatës do t’i shërbenin pa pikën e mëdyshjes edhe palëve të tjera po të ishin në pushtet. Në se vijnë në pushtet këta të palës tjetër, të njëjtët gjykatës, po të mos kenë pasaporta të shteteve të tjera e kështu të ikin nga sytë këmbët, do t’i nxjerrin të fajshëm e kriminalë po të njëjtët njerëz. Nuk mund të jetë një njeri në shërbim të parisë së Tiranës, të dënojë hajnat e vegjël dhe të punojë për të nxjerrë të pafajshëm kapobandat, dhe të shkojë në shtëpi e t’i thotë vetes i ndershëm, dhe të rrisë familje të shëndoshë. Problemi është se këta e bëjnë këtë me ndërgjegje të plotë, dhe prandaj janë pjesë e strukturës kriminale-mafioze të parisë së Tiranës”.

 

Kemi disa privatizime të gabuara dhe së fundmi një privatizim të dështuar të ‘Albpetrolit’, që gjithsesi është parathënë me kohë nga ekspertë të ndryshëm për mënyrën sesi është vepruar me procesin e transparencës së tenderimit. Duke e parë nga larg, në pozitën tuaj, a nuk duket se ka një tentativë për t’i shitur asetet e vendit pa asnjë logjikë ekonomike dhe më shumë se kaq me pak logjikë kriminale?

“Në politikat ekonomike dhe në privatizime të këtij niveli, nuk ka gabime por ka një llogaritje shumë të qartë e të bërë me kujdes nga ata që bëjnë ligjin, dhe mandej bëjnë privatizimin. Pra, logjika e shitjes së pasurisë kombëtare kujtdo që hedh e pastron para në arkën e shteti shqiptar në shërbim të klanit sundues nuk është pak kriminale por është shumë kriminale, d.m.th., është një sjellje mafioze dhe kleptokratike e padyshueshme. Duhet kuptuar edhe logjika që ndjek Sali Berisha dhe administratorët e shtetit në shërbim të tij në marrjen e këtyre vendimeve. Arka e shtetit është bosh, e prandaj duhet mbushur disi, privatizimi i jep mundësi klanit sundues të parisë së Tiranës që të paguajë rrogat e të mbajë njerëzit në punë. Po ashtu, privatizimi i këtij niveli dhe me këtë mënyrë i ndihmon të konsolidojnë interesat ekonomike të grupeve, familjeve e strukturave të dyshimta që i ndihmuan të rrinë në pushtet e që iu shërbyen me besnikëri. Privatizimi i bërë në këtë mënyrë i ngjan parimit të tokës së djegur. Kushdo që do të marrë pushtetin nesër, do të ketë çelësat e kashtës dhe do të gjejë thesarin bosh e shtetin borxh deri në fyt. Sa të merren vendimet e duhura, sa të përmbysen marrëveshjet, sa të verifikohen paratë, burimet, e investimet, në se do të merren vendimet e tilla do të kalojë kohë. Dhe kur të qetësohet zallamahia në rrugë me protestat e pritshme e me rrëmujat e zakonshme, gjendja do të ketë shkuar në një pikë kritike, populli do të harrojë se çka ndodhur dhe me pafytyrësinë e zakonshme, kundërshtarët do të fillojnë të bëjnë fajtor njëri-tjetrin. Mirëpo, kjo pasuri ka qenë dhe është pasuria e të gjithë shqiptarëve, privatizimi është bërë në mënyrën më të gabuar e kriminale të mundshme, dhe është detyrë e gjithkujt i cili kërkon të bëjë politikë në shërbim të popullit që t’i thotë të bardhës e bardhë, dhe të zezës e zezë dhe t’i rishohë të gjithë ligjet e kaluara dhe proceset se si janë bërë. Këto 22 vjet shqiptarët kanë parë një proces privatizimi që ka qënë metoda e pasurimit të llumit shoqëror, e cubave, hajnave dhe lamashëve të rrugës, gjithnjë në shërbim të klaneve të konsoliduara të parisë së Tiranës. Kjo duhet riparë me kujdesin e duhur”.

 

Keni qenë vazhdimisht kritik ndaj qeverive shqiptare dhe nivelit të tyre të demokracisë. Ku e shikoni në fazën e tranzicionit pikën e parë të degradimit të qeverive të post’90?

“Të gjitha qeveritë e mbas vitit 1990 janë bërë me njerëz të situr mirë, të lëmuar e të deformuar me kujdes para vitit 1990. Këta ishin të piketuar të merrnin pushtetin, pavarësisht se në atë ngut u ngatërruan këmbët e disa individë e gjetën veten të caktuar në opozitën kundër partisë, që i shërbenin me shumë devotshmëri. Të gjithë forcat politike dhe të gjithë individët që dolën në lojë ishin të kapur, të kontrolluar, të manipuluar, marioneta e kukulla, pa vlera morale të qëndrueshme, pa ide realiste, e pa ndjenjën e shëndoshë të shërbimit publik. Ashtu si ishin këta vetë, ashtu ishin edhe qeveritë që bënë, të degjeneruara, të zvetënuara, antikombëtare, antishtetërore, katundare dhe në shërbim të klaneve katundare të parisë. Qeveritë që janë zgjedhur nuk ua ka lënë në trashëgim babai i teqesë, bajraktari i katundit, apo këshilli i të urtëve por këta i kanë trajtuar si të ishin të tilla. Qeveritë janë zgjedhur në mirëbesim të popullit shqiptar, dhe detyra e tyre parësore ka qenë që të mirëadministrojnë pasurinë kombëtare e të ruajnë nderin e dinjitetin e popullit. Ne jemi një popull i vogël, me një ekonomi të brishtë, nën trysni të jashtëzakonshme ekonomike, demografike dhe politike. Prandaj, administrimi me kujdes i pasurisë kombëtare, përkujdesja për kultivimin e vlerave shoqërore, ruajtja e nderit dhe e dinjitetit të qytetarëve, shërbimi ndaj të pamundurve, të sëmurëve dhe të brezit të tretë, rritja e fëmijëve siç duhet, me vlerat dhe me edukimin e duhur, ruajtja e ambientit dhe investimet afatgjata në edukim, ekonomi, në kulturë kanë qenë objektiva kardinale për çdo qeveri. Këta shpërdoruan gjithçka, dhe në vend që me ato dhjetëra e dhjetëra miliardë dollarë që kanë hyrë si kanë hyrë në shtetin shqiptar, me burimet e me njerëzit që kishim të ndërtonin diçka të dobishme e me të ardhme, përfunduan duke e kthyer vendin në një shkretëtirë morale, me një shoqëri të kriminalizuar dhe pa të ardhme. Mirëpo, kjo iu shërbente atyre dhe kësaj shoqërie të degraduar, të zvetënuar dhe të degjeneruar të cilën vendosën ta ndërtonin dhe e kanë ndërtuar”.

 

A është një lloj dehje nga liria, kjo që po ndodh me fenomenin e demokracisë shqiptare?

“Liria është e drejta për të vepruar në mbrojtjen e mendimeve dhe të interesave tuaja, por pa shkelur interesin e përgjithshëm, interesin e shtetit, dhe pa shkelur të drejtat e tjetrit. Kjo që ka ndodhur në shtetin shqiptar është keqkuptimi i lirisë. Kjo është anarki e qëllimtë, diçka që shqiptarëve iu shitet si liri, thjesht për t’ua bërë skllavërinë e ardhshme më të pranueshme e të pashmangshme. E sa për demokracinë, në shtetin shqiptar mund të ketë individë që kanë qenë e që janë demokratë por nuk ka pasur ndonjëherë demokraci. E para dhe e vetmja herë kur u votua në mënyrë me të vërtetë demokratike ka qenë në zgjedhjet e 31 Marsit 1991. Mbas atyre zgjedhjeve, zgjedhjet kanë qenë vetëm e vetëm përplasje të strukturave të drejtuar nga katundarë, në bazë të parimeve katundare, dhe me objektivat e mbrojtjes së interesave të katundeve respektive përmes manipulimit dhe vjedhjes së votave. Demokracia nuk është rrumpallë e një shprehje e individualizmit ekstrem në të cilin vota shitet për një thes miell apo për një gjel deti, për një vend pune, apo për përfitime të tjera. Demokracia është metoda për me zgjedhë udhëheqësit, që matarojnë punët e kombit për një periudhë të caktuar. Pra, duhet të ketë një vetëdije paraprake se ka një grup, siç është edhe familja, në të cilin, për të bërë një punë caktohet apo zgjidhet më i zoti që është për atë punë. Lumi bën dritë kur kanalizohet e drejtohet në rrugën e duhur. Edhe vullneti i popullit duhet kanalizuar e drejtuar në rrugën e duhur që në këtë rast është interesi kombëtar-shtetëror që duhet të ishte i padiskutueshëm dhe në qendër të politikave të caktuara. Kur nuk kanalizohet si duhet, lumi përmbyt e shkatërron gjithçka që gjen në rrugën e vet. Kjo që ka ndodhur gjatë këtyre 22 vjetëve është thjesht triumfi i katundarisë, i mendësisë katundare të manipuluar nga paria e Tiranës, nuk është demokracia e vërtetë. Një ditë, kur të na dalë dehja, e të na mbysë zullumi i asaj që kemi bërë, do të pendohemi shumë. Unë shpresoj që të mos jetë vonë e të ketë ende shpresë, por edhe po nuk pat më shpresë duhet punuar kundër të keqes pa mëdyshje e pa kompromis”.

 

Të gjitha institucionet e vendit tashmë janë nën diktatin e z.Berisha, që e ka përmbysur strukturën e pavarësisë institucionale, me anë të vendosjes së figurave, që pothuaj nuk e respektojnë dhe më shumë akoma as se përfaqësojnë pavarësinë e institucionit të tyre. Kjo fillon nga presidenti e me radhë. A mendoni se kjo është logjike për personazhe me të shkuar komuniste dhe me kompleksin e dosjeve, që me sa duket janë mbyllur për fare?

“Nuk ka kund institucione të pavarura; ka një autoritet më të lartë se të gjithë, që në rastin tonë është vullneti i popullit shqiptar. Shteti shqiptar është shtet sovran sepse njihet nga shtetet e tjera. Shteti shqiptar duhet të respektojë sovranitetin e shtetit sepse me kenë shtet nuk është diçka që arrihet lehtë. Politikanët duhet të mbrojnë interesat e shtet-kombit dhe të respektojnë vullnetin e popullit. Mirëpo, popullin shqiptar as nuk e ka pyetur, dhe as nuk e pyet njeri. Prandaj edhe shqiptarët shpërthejnë në çdo mënyrë që munden kundër shtetit e kundër pushtetarëve që kanë. Në këtë shtet formalisht sovran, institucionet kanë pushtete të caktuara, por që të gjitha pushtetet e ligjet duhet të burojnë prej këtij autoriteti, i cili zgjidhet nga populli në zgjedhje dhe që në emër të popullit nxjerr ligjin bazë, ligjet dhe aktet në bazë të të cilave funksionojnë këto institucione. Zgjedhjet e manipuluara, dhe politikanët e korruptuar që dalin prej tyre çojnë në ndrydhjen e në deformimin e vullnetit të popullit. Në shtetin shqiptar, zyrtarët janë në pushtet jo pse i shërbejnë ligjit, por sepse i shërbejnë një klani të caktuar. Të gjithë janë pajtuar me mendimin se duhet të bëjnë atë që iu thotë shefi i klanit të caktuar. Është krijuar bindja se kur të jenë në pushtet këta politikanë do ti vënë në një post që do ta shfrytëzojnë deri në maksimum. Kur të ikin nga pushteti, këta do të kenë vjedhur aq para sa të jetojnë për shtatë breza edhe në opozitë. Kjo është sjellja logjike për parinë e Tiranës që ka ndërtuar një sistem qartësisht oligarkik e kriminal.

Në lidhje me të shkuarën, ka pasur njerëz që në të shkuarën kanë qenë pjesë e strukturave të shtetit, por që i kanë shërbyer shtetit dhe janë munduar që edhe në ato kushte të mbesin njerëz. Shumë kanë qenë komunistë me bindje por dhe teknokratë e shërbyes publikë të aftë, njerëz që 1990-ta i gjeti dhe i la vetëm me një pension, pa shtëpi, të përbuzur pa të drejtë, e pa asnjë pikë respekti për kontributin që kishin dhënë, e pa asnjë mundësi për me kontribue në shoqëri, përveçse me u kryqëzue e me u dënue moralisht për marrëzirat e një grushti udhëheqësish në Bllokun e Tiranës, të cilët donin të ruanin sundimin e tyre me çdo kusht e pa pikë mëshire për shqiptarët.  Këta ishin përgjegjës për Luftën e klasave, për mbylljen ekstreme, për ndrydhjen ekstreme, për ngurtësinë e politikave e me radhë. Në nivelin ideologjik, me qenë komunist d.m.th. me besue në barazinë e njerëzve, me iu dhanë mundësi edhe atyre që nuk kanë aftësi e kapacitete, me jetue si njerëz. Këtë premton edhe social-demokracia, këtë premton edhe nacionalizmi, këtë premton edhe çdo ideologji tjetër. Mund të jetë e pamundshme që të zbatohet, por si ide nuk është diçka e dënueshme, është thjesht pjesë e debatit publik dhe ideologjik në lidhje me rrugën që duhet të marrë shoqëria. Ideja e socializmit në shoqërinë shqiptare do të ketë gjithnjë mbështetje të ndjeshme politike. Sa më shumë do të polarizohet shoqëria shqiptare, aq më shumë do të rritet kundërshtia shoqërore dhe ide të tilla do të bëhen të pranueshme për brezat që vijnë. Prandaj duhen ndarë njerëzit që besonin e besojnë në shtet, në komb, në shërbim publik, në strukturën institucionale dhe në ligj, nga arrivistët, intrigantët, ekstremistët, dhe shërbyesit e gjithkujt që tashmë janë në pushtet.

Në lidhje me dosjet, shteti që kishim ishte një shtet i deformuar moralisht. Por, në drejtim të anës teknike, të administrimit, të survejimit, të kontrollit e të funksionimit, ishte një shtet shumë modern. Mirëpo, ky sistem modern i njëanshëm u vendos mbi një shoqëri katundare. Sistemi u shemb, katundarët mbetën e dolën në krye të shtetit, dhe bënë një shtet katundar, me një kapitalizëm katundar, me parti katundare dhe me një sistem vlerash e propagande të denjë për katundarët. Tashti, në një shoqëri katundare, siç jemi ne, dosjet janë bomba bërthamore. Nderi e dinjiteti i familjes e gjithçka tjetër varen nga ajo që ka ndodhur, dhe ajo që ka ndodhur ka qenë tejet e frikshme, e llahtarshme në përmasa, dhe e përçudnueme, sa nuk merret me mend. Ajo është ana e errët dhe e zezë e shpirtit tonë, që në duhet ta mbyllim e vulosim njëherë e përgjithmonë e që duhet ta harrojmë si një andërr të keqe. Shqiptarët duhet të shohin përpara, duhet të mendojnë për të ardhmen e brezave dhe të gjithë shoqërisë e jo të merren me dosjet. Mirëpo, parisë dosjet i duhen si mjet kontrollimi i valvulës së tensioneve shoqërore. Dosjet janë mënyra më e mirë e përdorimit, frikësimit, e kontrollimit, izolimit e zhvlerësimit të njerëzve. Kjo metodë kontrollimi e parisë, siç e kam shpjeguar në detaje në librin tim të fundit “Përrallat e Tranzicionit Shqiptar” është një metodë e mbështetur në mendësinë katundare por funksionoi mirë. Njerëz që përndryshe do të ishin tejet të dobishëm për shoqërinë, janë mënjanuar, injoruar, zhvlerësuar apo edhe shkatërruar familjarisht. Në parantezë, edhe pse unë nuk merrem e nuk dua të merrem më me politikë, do të thoja të hapet dosja e ime. Unë kam aq ndershmëri e ndërgjegje sa me u përballë me veten time e me gjykue gjithçka të mirë a të keqe që kam bërë. Por ka shumë që nuk e kanë atë fuqi apo që kanë fëmijë me rritë, me mbajtë familje apo me ruajtë interesa të ngushta. Shkurt, do të thoja se dosjet janë përdorur e do të përdoren nga katundarët në pushtet e në opozitë për arritjen e qëllimeve të klaneve respektive katundare dhe për shkatërrimin e mëtejshëm të shoqërisë shqiptare”.

 

Ka një ngritje të nacionalizmit në vendet ku flitet shqip dhe retorikë të madhe nacionaliste në Shqipëri. A mendoni se kjo është tamam një strehë për t’i fshehur njerëzve paditurinë e liderëve për të drejtuar dhe për të dhënë alternativa?

“Kombëtarizmi është ideologjia e vetme që mund të përqafojmë ne shqiptarët. Ne nuk na bashkon as feja, sepse kemi tri fe; nuk na bashkon klasa e shtresa, sepse kemi e do të kemi shqiptarë të pasur e të varfër; nuk na bashkon idioma, sepse kemi ndarje në gegë e toskë; nuk na bashkon mendësia, sepse jemi të ndarë në malokë të Jugut e të Veriut, në fshatarë të Jugut e të Veriut, në qytetarë të jugut e të Veriut; Nuk na bashkon as interpretimi i historisë, sepse kemi qenë në pozicione të caktuara e të kundërta si gjatë perandorisë osmane, gjatë kohës së luftës së ashpër të klasave, ashtu edhe deri në ditët e sotme kur ende flasim për persekutim, përndjekje, apo për ndërtimin e një sistemi që i ndan njerëzit me thikë siç është sistemi kapitalist. Nëse duam një shtet normal, siç e kanë gjermanët, sllovenët, apo të tjerët, ne duhet të përqafojmë idenë moderne të shtet-kombit. Shteti dhe kombi janë të pandashëm dhe ose kombi do të kërkojë shtetin, ose shteti do të formojë kombin dhe ne duhet të punojmë të gjithë për atë punë. Edhe demokracia e vërtetë bëhet e mundshme kur shërben si metodë për të zgjedhur udhëheqësit, dhe për të përcaktuar politikat që i shërbejnë një kombi të caktuar. Ndryshe edhe demokracia është shkatërrimtare e paralizuese për një shoqëri që nuk i ndan vlerat e një kombi etnik apo qytetar, siç është bie fjala, SHBA ku pavarësisht bindjeve, përkatësisë etj. të gjithë janë qytetarë të shtetit. Në rastin tonë, është e pashmangshme që shteti do të identifikohet me shqiptarët që përbëjnë mbi 90 e ca përqind të popullsisë së shtetit.

Gjuha e shtetit do të jetë gjuha shqipe, historia e shtetit është pazgjidhshmërisht e lidhur me historinë shqiptare, dhe identiteti i shtetit ka qenë dhe do të jetë i lidhur pazgjidhshmërisht me identitetin kombëtar shqiptar. Përndryshe kombi shqiptar do t’i kundërvihet një shteti që nuk i promovon vlerat kombëtare, edhe pse pakicat do të kenë të gjithë të drejtat e detyrimet që duhet të mbrohen në një shoqëri moderne. Rritja e vetëdijes kombëtare shqiptare është normale, e pashmangshme, dhe në fakt, shumë e dobishme, anipse e vonuar dhe e abuzuar nga politikanët. Kombëtarizmi behët streha e fundit e horrave, si këta që ne kemi me kaq shumicë në politikë kur politikanët kërkojnë të përdorin interesin dhe mbështetjen për idenë kombëtare për të manipuluar njerëzit dhe për të mbrojtur interesat e tyre dhe të klaneve të tyre. Flamuri është gjëja më e shenjtë kur mbulon trupin e një dëshmori të rënë për Atdhe. Flamuri bëhet leckë kur përdoret nga një politikan për me mbulue poshtërsitë e veta”.

 

Si e shikoni marrëdhënien e Kosovës me Shqipërinë?

“I shoh në një pikë kthese interesante. Si Shqipëria ashtu edhe Kosova janë protektorate pa sovranitet të plotë e të mirëfilltë. Mirëpo paria e Tiranës e ka humbur sharmin dhe influencën që kishte dikur mbi shqiptarët e Kosovës. Edhe qendra e kombit shqiptar ka lëvizur nga Tirana drejt Prishtinës e Tetovës. Shqiptarët e Kosovës, të Maqedonisë e të Malit të Zi janë patriotë, atdhetarë e kombëtarë. Tashmë ata kanë dijet, shtresën politike, një nivel qytetarie të lakmueshëm, besnikëri në strukturat lokale, dhe, pavarësisht kriminalizimit të disa segmenteve të politikës, masa e popullit është e shëndoshë, e vetëdijshme, dhe këta sundimtarë që e kanë shfrytëzuar përtej maksimumit të mundshëm kontributin që kanë dhënë, janë kalimtarë. Brezi i ri i politikës është shumë më atdhetar, më i pastër, më i vetëdijshëm, dhe kombëtar.  Kosova është qendra e shqiptarisë dhe Tirana është vetëm një metropol ndër disa metropole të politikës shqiptare. Rrjedhat janë interesante dhe do të shohim se si do të evoluojnë mbas shpërthimit të plotë të krizës, të kthimit të emigrantëve, të përplasjes së pashmangshme shoqërore dhe të nevojës për dalje nga gjendja, situatë që do të precipitojë në tre-katër vitet e ardhshme”.

 

Me vëzhgimin tuaj, si është sot pozicioni ndërkombëtar i Shqipërisë, me mesazhet shumë ambigue që jep vazhdimisht?

“Shteti shqiptar është një protektorat ndërkombëtar, klasa sunduese e të cilit merret seriozisht vetëm deri në atë sa mund të shkaktojë probleme rajonale. Mirëpo, kjo kontrollohet lehtë me disa takime në Tiranë sepse politikanët shqiptarë e përdorin nacionalizmin si strehën e fundit të horrave politikë. Oligarkia shqiptare është një oligarki e krimit mafioz dhe kjo krijon shumë shqetësime për BE dhe SHBA. Nga ana e tyre, politikanët janë të interesuar që të mbajnë bashkë katundarët e tyre. Këta politikanë që kemi janë tërësisht të diskredituar e pa kurrfarë besueshmërie në popull dhe tek të huajt. Ata që bërtasin më shumë për Komb, Bashkim e për Rilindje Kombëtare, punojnë me shumë kundër këtyre objektivave. Kështu që BE, SHBA, shtetet fqinje dhe strukturat që ndikojnë në politikën shqiptare e dinë se këta nuk e kanë fare seriozisht atë që thonë”.

 

A keni arritur në një gjykim tuajin për personazhet kryesore që e kanë drejtuar Shqipërinë në këto 22 vjet?

“Po, gjykimin tim e kam dhënë në librat e mi dhe në intervistat që kam dhënë periodikisht. Mendoj se e dhashë edhe pak më lart. Ka dalë llumi mbi ujë dhe tash duhet të shpresojmë që rrjedha e historisë do t’i shtyjë drejt vendmbledhjes së plehrave historike. Zhumilet rrinë mbi ujë, por dikur do të bien në fund”.

 

Si pjesë e komunitetit shqiptaro-amerikan, a shqetësoheni për fatin e zgjedhjeve të 2013 dhe me parregullsitë që mund të ndodhin me to, të parashikuara nga burime mediatike shqiptare?

“Si unë ashtu edhe shumë miq e shokë të mi shqetësohen për gjendjen e vendit dhe për qorrsokakun moral ku e ka futur paria sunduese e Tiranës. Ne kemi ikur nga shteti shqiptar por nuk ka ikë atdheu prej nesh. Atje kemi familjet, të afërmit, varret, të shkuarën, kujtimet, dhimbjet e vuajtjet dhe normalisht që shqetësohemi për çdo gjë që ndodh. Ne jemi shqiptarë, dhe na dhemb shumë gjithçka e keqe që ndodh.

Por, në lidhje me zgjedhjet, edhe këto zgjedhje janë të destinuara që të jenë të kontestueshme pa u zhvilluar. Me deformimet e listave dhe të numrave të deputetëve, me Kodin Zgjedhor, me caktimin e komisioneve, me mënjanimin e emigrantëve, me shtrëngesën që iu bëhet partive të vogla që nuk mund të marrin vota po nuk iu bashkëngjitën klaneve të parisë, qysh tani është dhunuar vullneti i popullit. Ky është një film që e kemi parë dhe që e dimë se në fund do të triumfojë e keqja. Nuk mundet të ndodhë ndryshe, gjarpri do të flejë gjithë ditën, por kur ta marrë uria do të kafshojë. Paria e Tiranës do të sillet e përsillet dhe kur të vijë puna tek votat e tek zgjedhjet, nuk do t’i rezistojë tundimit të së keqes së pushtetit dhe do t’i vjedhë pa hezitimin më të vogël”.

30 komente në “INTERVISTA/ Shinasi Rama: Shqipëria është kthyer në një shkretëtirë morale”

  1. Pelasgian says:

    hajdeni ne shqiperi , ndihmojeni popullin tuaj , nxirrini nga kjo shpell hienash …. shqiperia ka nevoj per njerez si ju .

    1. NYC says:

      Nuk jam une qe vendos nese Prof. Rama duhet te kthehet apo jo ne Shqiperi, por gjerat nuk jane kaq te thjeshta sa thuhen. E para Shenasi Rama ishte ne Shqiperi, aktiv dhe vizionar ne politike dhe shoqeri ( e mbaj mend qe kur ishte student) dhe e “ndoqen”. Tani familja ka hedhur rrenjet ne tjeter toke, dhe ai nuk do te shkaterroj jeten dhe edukimin e femijve te tij per te provuar shansin edhe nje here ne Shqiperi. Po ju kujtoj nje shembull te nje tjeter profesori; Tonin Shaska. Erdhi ne Shqiperi jo per pozite politike, por per te ndryshuar ate sistem te kalbur te universiteteve, dhe u ndoq nga politika dhe politikanet.

  2. tourkofagos says:

    eshte teper normale,qe nje vend korrakesh me Zike,hajri,anticensure,pelazgian,ramy,argita, etj te katandiset ne shkretetire morale…………..

    1. Pelasgian says:

      krejt kto qe permende bashk me Kinen Moter te fssssssssssshhhin ropt !
      nga i pari deri tek i fundit …… mos harro ti lepish mjekrren atij qe te ka zhvirgjeruar SUMATRICEN ?
      ka me korrak se ti ????? VETEM NE GERRQI MUND TE GJESH ME KORRAKE SE TI . pershendetje ! LoooooL !

    2. fl says:

      “Sistemi u shemb, katundarët mbetën e dolën në krye të shtetit, dhe bënë një shtet katundar, me një kapitalizëm katundar, me parti katundare dhe me një sistem vlerash e propagande të denjë për katundarët. ”
      .
      ..

      Ramy-kelmendasi-Ben.qirjekago-Uarda …:)

  3. Dean says:

    Fatkeqesia,zoti Rama,eshte se Shqiperia KURRE nuk ka qen ”Oaz i moralit”.
    Ne gjithmone kemi qene vecse 1 ”Shkretetire” dhe kjo qe po ndodh sot nuk eshte gje tjeter vecse 1 lloj ”morali” qe kemi pas demonstruar nder shekuj,por sot i ricikluar per t’u pershtatur per mijevjecarin e ri.Por ne fakt ne keshtu kemi qen gjithmon.

  4. nastradini says:

    nastradini
    qe pi kafe te Tajvani.

    Dean-

    Oazi i moralit eshte periudha e lavdishme e Nalt Madhnis se Tij Ahmet Zogollit.Ishte Mbreti Zog qe formoj shtetin e pare Shqiptare dhe preu monedhen e pare shqiptare LEKA qe perdorim edhe sot.

    Sot behet riciklimi i moralit te kesaj periudhe te lavdishme.

    1. anticensurë says:

      nastro,
      mos ja fut kot,nuk je tek tajvani!
      sipas kësaj që ke shkruar mendoj se je në dush tuj la mender mutin që të ka marrë shalët!
      o të pjerdhça naltmadhninë,kur flet për periudhë të lavdishme!!!
      ke rrëshkitur o nastro,ke rrëshkitur!po rrodhe të rrjedh dhe nëpër shalë!
      megjithatë futi një të larë dhe dil të ta jap një kafe,ose një çaj nenexhiku të ta shtrëngojë pak dalldinë që të bëhet në stomak!

  5. faik k says:

    kam frike se e keqja jone eshte me e thelle..po keto gjera ka shkruajtur edhe faik konica gati 100 vjet me pare…vjedhjen ,tradhetine dhe katundarine e popullit tone nuk e solli enveri as komunizmi,ky i fundit vetem sa e konservoi ta hame sic eshte sot pas 100 vjetesh.lexoni artikujt e nolit dhe te konices dhe do te habiteni sepse duket sikur jane shkruar per ditet e sotme///

    1. anticensurë says:

      o faik k…,
      e vazhdova me pika se nuk dija si vazhdonte mbiemri,tragjeditë e eskilit janë të njëjta me të shekspirit dhe ma ato të sotmet!njeriu është zhvilluar në shkencë dhe teknollogji,por ka mbetur i njëjtë si në primitivitet!nuk ka ndryshuar fare!në primitivitet të vriste me gur sot të vret me bombë atomike!vrasja ka mbetur e njëjtë,vetëm mënyra ka ndryshuar!
      o faik mos kujto se do të ndryshojë ndonjëherë!gjithnjë emocionet janë më të fuqishme se ndërgjegjia!!kanë lindur 300 milionë vjet para saj!sado të kalojë koha ato do të jenë gjithnjë 300 milionë vjetë më të vjetra!

  6. saliheqenefi says:

    akoma diskutohen tema te cilat jane te pa realizueshme 100 %,si morali vetedija per shoqerine intelekti ne sherbim te shoqerise ,hajdutlleku i lindur, kjo gje e ka nje aresye behet thjesht e vetem per nje rotacion te klaneve ne fuqi,sepse ne si popull kto antivlera i kemi pasur i kemi dhe do i kemi sepse ne shekuj kjo fare kemi qene ,dhe duhet te jemi te lumtur per cka jemi e jo te bihem ne retorikat e kaneve te vetquajtura qeveri shqiptare

  7. valter says:

    Te lumte, te lumte te lumte i nderuar Shenasi! Paskemi akoma intelektual te paster dhe qe thone te verteten. Shpresoj te ktheheni dhe te kontribuoni per keto çka thoni. Populli shqiptar, kombi yne ka nevoj per njerez si ju. Mbeshtes komentin e “Peslagian”.

  8. Bla-bla-bla-bla dhe si gjithmon deshtak't Bla-bla-bla-----Bla. says:

    Sali Rama,Edvin Rama,Luan Rama,Ina Rama,etj Rama qe jane ne politike,hahahahahahahahaha ky kujton pse e ka mbiemrin Rama duhet patjeter te kete sukseset e Rame-ve tjere hahahahahahahaha deshtaket nuk na lene rehat,bla-bla-bla-bla-bla- dhe si perfundim BLA=BLA.

  9. wer says:

    Kush ngriti zerin kunder Enver Hoxhes,eshte antishqiptar.

  10. anticensurë says:

    intervistë e shkëlqyer pa rezerva dhe e vërtetë!naga të vetmit njerëz që e kanë paraqitur situatën ashtu si është!pa mbajtur anën e askujt!nga të vetmit njerëz që në atë që thonë mendojnë për shqipërinë;jo për partinë për shtëpinë e tyre!
    faleminderit zoti shenasi rama!

  11. Progresi says:

    Z.Sh.Rama nje te drejte kane gjithe shqiptaret,boll qendruat ne Amerike,fillo punen ne partine qe desheron dhe leri filozofite te cilat populli i di me kohe e i ka thene me kohe ne FJALET E TIJ TE URTA.
    Keshtu duhet te veprojne te gjithe mergimtaret ne se duan vertet atdheun.Po, edhe nuk ju desherojne ne Tirane,atehere gjithe emigrantet te formoni parti te re:Partia e Emigranteve.

  12. Kotropuzi Mullarek-Koki USA. says:

    Progresi ,po e formojm partin po ke te zgjedhim ktyetar Sh Ramen,Petrit Kolen apo Hamdi Degen hahahahahahaha .

  13. Fllad says:

    Pelasgian, ti dukesh burre apo çun i zgjuar. Pse harxhon kohe me nje bythe tourkofagosi.

    Shinasi eshte nje kapacitet me vlere per kombin shqiptar. Por nje gje me cudit dhe e kam shprehur dhe ne nje koment tjeter.
    Nuk gjen nje mundesi per te qene me aktiv dhe me prane halleve te shqiperise?

    1. tekniku says:

      Eshte nje vend qe na perzuri rrugeve te kurbetit ku per qindra mijra shqiptare jeta nuk ka qene aspak perkedhelese dhe tani mbas vite e vitesh ku nuk kemi asnje qindarke pasuri ne ate vend ju keni guximin dhe na kerkoni te kthehemi mbrpash dhe te investojme dicka per ate vend qe e ka marre lumi mbas 1991.Llogjike e ceket me duket dhe ketu nuk vlejne aspak normat morale te cilat nuk ma cenojne aspak ndergjegjen.Vendi nuk mbahet me mite kushdoqofshin ato perfshi edhe Ramen qe ka jeten e tij ketej,hapni rruge te rinjve dhe largoni batakcinjte e PPSH dhe spiunet e sigurimit qe i kane zene frymen atij vendi.Popull lepur qe pret t’ja zgjidhin hallet te tjeret.Pranvera arabe mund te jete pranvere shqiptare ne se ju ka shkuar thika ne palce,ndryshe rrezoni bustin e Sali Berishes me vone.Jane plot 22 vjet qe parate e shqiptareve ne mbare boten mbajne eterit,vellezrit dhe kusherinjte atje,tani s’ka me.Kriza i ka mberthyer te gjithe me perjashtim te Shqiperise nje nga vendet me “ekonomi” te zhvilluar ne bote.Dilni per zot vehtes sepse tradicinalish kokat e mencura i kane qendruar larg Shqiperise dhe kur jane kthyer atje kane pesuar zhgenjimin e tyre me te madh ne jete.Ju vafte mbare,ne krye keni ata qe meritoni.

  14. Leone-53 says:

    Ai qe eshte patriot i flaket duhet te beje te munduren per te restauruar demokracine “e vjedhur” nga krimineli Sali Ram Berisha.
    Edhe ju zotni n.q.s. do te jesh patriot duhet ta kesh llogaritur qe me 23 qershor te “vendosesh” gurin tend ne ate vend.
    Edhe ne jemi si ju emigrant por jemi ne Shqiperi me 23 qershor (me perpara bile ne fushate).
    Patriotizmi shprehet me vepra jo vetem me fjale!

  15. LORA says:

    Shinasiut ju deshen 20 vjet per te nxjerre te vertetat e dhimbshme deri ne asht,per shtetin rrugac,per politiken kriminale,per moralin e shprishur,per kusarite pa limit te pasurise kombetare,per sovranitetin e menderosur te shqiptareve,per armiqesine e pafre te politikes me vullnetin e vertete te shqiptareve,per,,,,,,.
    Per mua e verteta eshte se, vete ky Shinasi Rama mbetet nje nga protagonistet me te spikatur te instalimit ,nga 1990-a,te parise se klaneve katunare ne drejtimin e Shqiperise per humnere.Ky eshte pjese e kobit te teorise se “shokut” e te fillimit te cdo gjeje nga zero.Ky eshte pjese e historise se atyre qe i vune flaken Shqiperise,ne cdo veper industriale a publike qe ishte ndertuar me gjak, djerse e parate e shqiptareve.Apo jane harruar edhe cerdhet qe u ndezen flake nga teorite e nisjes nga zeroja.
    Nese ky,Shinasiu, llogarit se ne 20 vjet mund te harrohet kjo e vertete,i bie qe ky t’i jape te drejten vetes te perserise te njejtin zanat me shqiptaret e Shqiperine.Tash,i bie qe te jete ne hall per te ngulur ne fron katunarin pasues te dr.dhjeramanit.
    Per mua te gjithe idealistet e dhjetorit 1990-te nuk kane me ze;po te ishte i tille Shinasiu me e pakta qe duhet te bente do te ishte NDJESA per DEMIN e madh qe na ka bere.Nese kane mbetur budallenj ne udhe le te marrin mendte e Shinasiut.

  16. era says:

    Mbeshtes komentin e Leone-53.
    Emigrantet patriote te vertete te bejne nje sakrifice dhe te jene ketu ne 23 qershor te qerojme kermen e kriminelit -katundar- dhe gjithe katundareve (si Shenasiu i etiketon,kudo qofshin anembane Shqiperise.

  17. Sumr Gruda says:

    Je i mrrekullueshem! Je nje patriote dhe nuk ta hjeke gje,
    je shqiptar i mire punove per te cliruar Shqiperine dhe me devotshmeri punove per ate popull kolos Kosovar ti duhej te ftonte udheheqja e
    Kosoves per nje medale floriri. Kunder stalinizmit te fundmit ne Shqiperi Sali Berishen dhe kompanine e tij.

  18. vz gjirokastriti says:

    Shinaziu tim te kam thene . shume kohe perpara ,te mos gabohem ne 2001 kur u mblodhem ,me Shanin ti dhe une ne shtipine tende.
    Shqiperise i duhet koloneli qe te komandoje grupin e pushkatimit,nga
    jugu ne veri.Shqiperise i duhet nje krasites me zemer te forte,qe te
    krasiti te gjthe ato dega qe nuk bejne kokra. Ti dhe SHani qeshet me
    mua te pa permbajturin.Ju jeni te dy te mire dhe me vlera,por a me beni
    dicka mua te cmendurit te pa permbajturit??? Ne vend te zemres se skllavit qe kane shqiptaret ,vendosni zemren e njeriut te lirise. Ne
    vend te zemres se lepurit ,qe kane shqiptaret ,vendosni zemren e tigrit
    dhe pastaj flasim dhe mblidhemi perseri per te pipre dhe pershendetur.

  19. Na more ftyren mor Shejnazi! Kujtoje pak se e morre shkollen e nalte per anglisht?! Kujtoju kujt i ke ba keq ne ate kohe?!
    Pash zoten mos thuj se je Shkodran se na vjen marre prej tejet!!!!!

    1. Rroku says:

      Te terheqin vemendjen perfundimet Tuaja Z.Shinasi.Kendveshtrimi juaj eshte me doza te theksuara nihilizmi, ne te gjitha planet e zhvillimit te Shqiperise.Ju dashje pa dashje na ofendoni te gjithe ne qe jetojme ketu,mbasi me voten tone mbajne pyshtetin:bejne poziten dhe opoziten etj.Ju i quani “llumra” “zhumile” drejtuesit ne Shqiperi,koha do ta vertetoje sa te sakta jane perfundimet Tuaja.Ju jetoni ne Sh.B.A….historia e atij vendi ka patur shume probleme dhe ne qeverisje,ne ekonomi (piramidat),ne sistemin financiar,ne afirmimin e banoreve me ngjyre.Po sot nga SH.B.A.degjohen ngjarje makabre,por organizmat e shtetit mbajne pergjegjesite e nevojshme.Kush thote se ne qeverisje jane “llumrat”. Me shume respekt per vendin Tend!

  20. kelmendasi says:

    Edhe sikur Shinasi Rama te doje te vije ne Shqiperi nuk vjen dot se nuk e lejon Amerika as Obama.Po u largue Shinasi Rama nga Amerika atehere SHBA marrin fund dhe shkatrrohen.Ky halabak eshte kopje e Edi RAmes

  21. we says:

    PD,mobilizuesja dhe udheheqesja e gjithe antishqiptareve.

  22. Sali je ftohur ne tajare says:

    Kete do kishim ne vend te shokut Enver,po ta kish debuar ky Saliun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje