Familjarët e viktimave të Gërdecit: Policia nuk na lejoi të bëjmë protestë

18 Shkurt 2013, 18:45Politika TEMA

Familjarët e viktimave të Gërdecit kanë deklaruar se Policia e Tiranës nuk i ka lejuar ata që të bëjnë protestë përpara Prokurorisë së Përgjithshme pas vendimit të marrë për ngjarjet e 15 marsit.

Në njoftimin e familjarëve, ata bëjnë me dije se kanë depozituar një kërkesë për protestë, ku do ishin të pranishëm së paku 20- 50 persona.

Personi përgjegjës për protestën që do organizohej të martën, datë nëntë shkurt, do ishte Feruzan Durdaj, kryetar i shoqatës së “Familjarëve të Viktimave të Shpërthimit në Gërdec”.

“Sot më datë 18 shkurt, përgjatë të gjithë ditës Drejtoria e qarkut Tiranë, refuzoi të marrë në dorëzim kërkesën e Shoqatës së Familjarëve të viktimave të Gërdecit. Kërkesa për një datë tjetër do të tentohet nga shoqata të dorëzohet ditën e nesërme. Akti i mospranimit është i paprecedent dhe tenton të dekurajojë qytetarët e lirë që të tubohen për kërkesat e tyre të ligjshme,” thuhet në një njoftim të shoqatës së familjarëve të viktimave të Gërdecit.

10 komente në “Familjarët e viktimave të Gërdecit: Policia nuk na lejoi të bëjmë protestë”

  1. Pelasgian says:

    eshte e kote qe flisni , jo ky jo ai , ata bene kerdine , i shpallen te pafajshem vrasesit e njerzve tuaj . NUK KA DREJTESI KTY O NJEREZ , MOS E KERKONI SE S’DO TA GJENI ! ju si qytetar duhet t’ishit ankuar ne Strasburg ose beni vetdrejtesi , ALLTINE NE BREZ EDHE DILNI , MERRJANI GJAKUN ROPVE T’JUJ !

    1. no comment says:

      no comment, thjesht esht per ven kujen me gjith keto padrejtesi, mos te lesh nje person te besh protesta… hmmm no coment

      1. torurkofagos says:

        no coment,po pse e vret mendjen a i vrare…26 korrake me pak jane…

  2. Kritiku says:

    Nese keta nuk kane mundesi “te tubohen”, atehere le “te terbohen”. Cfare presin keta, qe organizatat e kesaj qeverie shpellaresh te ti lejojne te demostrojne? Ju prisni qe shpellaret qe kane zene vendet kyçe ne instituticionet, tju kuptojne ju, qe demostrimi eshte nje e drejte e cdo njeriu te lire dhe e mbrojtur me Kushtetute?! Prisni nga shpellaret qe ata te sillen si qytetare?! Ju te Gerdecit vete e keni fajin qe jo vetem nuk bete asgje deri tani per te marre hak ndaj krimineleve, por ju shkuat dhe jua dhate edhe votat shpellareve. Cfare kerkoni tani nga ata qe ju vrane dhe ju poshteruan dhe ju nuk jeni ne gjendje qe te hapni as gojen?! Perse nuk ua mban juve qe te demostroni edhe pa marre leje? Cfare prisni ju nga krimineli? Keni frike se mos ju vrasin. Por me mire te vdesesh duke kerkuar te drejten tende, se sa te vdesesh i poshteruar. Zgjidhni e merrni!!!!
    Varferia materiale e shume shqiptareve vjen ne rradhe te pare nga varferia intelektuale qe ata kane.

  3. Horri i Bulevardit says:

    Gerdeci ishte nje tragjedi, por ju familjare te viktimave, me vjen keq tja u them, por e meritoni, e mbajtet ne kembe shkaktarin e tragjedise, se kur ja dhate voten LSI-se, ai ju premtoi se do ta coj para gjyqit Sali Berishen, Shkelzenin e Fatmir Mehdiun, por ai e mbajti qeverine ne kembe dhe ju qe i dhate voten, nuk u cuat dhe te kerkonit qe te beheshin perseri zgjedhje ne ate zone, por pritet drejtesi nga ai qe vetem drejtesin nuk te jep.
    Harrojeni tani kete drejtesi, ne qofte se doni te dali e drejta jo e juaj, por e viktimave, se ju se meritoni, por viktimat meritojne drejtesi, ju mbusheni gojen me mutin e Ilir Metes dhe votoni kete rradhe per ata qe duan drejtesi dhe ata qe do te bejne drejtesi, jane AKZ-ja dhe PS-ja.

  4. Diaspora says:

    Atehere dorezoni nje kerkese ne Ambasaden Amerikane e beni nje tubim paqesor para Ambasades duke iu kerkuar Ambasadorit Amerikan mbeshtetjen qe te protestoni bashke me te ,

  5. AKADEMIK_UK says:

    Kisha degjuar qe policia mundet edhe te rrefuzoje nje kerkese per ushtrimin e se drejtes se organizimit/protestes, kur ajo do te kryhet ne ambjente publike dhe kur ka arsye te mendoje qe ajo mudn te cenonte rendin publik.
    POR QE POLICIA TE MOS PRANOJE TE MARRE NE DOREZIM NJE KERKESE PER GREVE, KJO ESHTE E PADEGJUAR NDONJEHERE NE NJE SHTET TE SE DREJTES. Dhe kjo per arsyen e thjeshte sepse: REFUZIMI NGA ANA E POLICISE PER TE MARRE NE DOREZIM NJE KERKESE QE I DREJTOHET NGA QYTETARET, ESHTE HAPTAZI “SHPERDORIM I DETYRES” DHE PER KETE VEPER PENALE, DUHET URGJENTISHT TE FILLOJE NDJEKJA PENALE. Nese do te ndodhte nje gje e tille kudo neper bote, tashme ata zyrtare do ishin me pranga ne duar!
    Uroj qe sa me shpejt qyetaret qe iu refuzua kerkesa qe paraqiten me shkrim, te depozitojne MENJEHERE ne Prokurorine e Tiranes kallezimin penal ndaj cdo zyrtari te policise qe refuzoi te kryente detyren duke pranuar/protokolluar kerkesen e qytetareve!!!

  6. AKADEMIK_UK says:

    Kisha degjuar qe policia mundet edhe te rrefuzoje nje kerkese per ushtrimin e se drejtes se organizimit/protestes, kur ajo do te kryhet ne ambjente publike dhe kur ka arsye te mendoje qe ajo mudn te cenonte rendin publik.
    POR QE POLICIA TE MOS PRANOJE TE MARRE NE DOREZIM NJE KERKESE PER GREVE, KJO ESHTE E PADEGJUAR NDONJEHERE NE NJE SHTET TE SE DREJTES. Dhe kjo per arsyen e thjeshte sepse: REFUZIMI NGA ANA E POLICISE PER TE MARRE NE DOREZIM NJE KERKESE QE I DREJTOHET NGA QYTETARET, ESHTE HAPTAZI “SHPERDORIM I DETYRES” DHE PER KETE VEPER PENALE, DUHET URGJENTISHT TE FILLOJE NDJEKJA PENALE. Nese do te ndodhte nje gje e tille kudo neper bote, tashme ata zyrtare do ishin me pranga ne duar!
    Uroj qe sa me shpejt qyetaret qe iu refuzua kerkesa qe paraqiten me shkrim, te depozitojne MENJEHERE ne Prokurorine e Tiranes kallezimin penal ndaj cdo zyrtari te policise qe refuzoi te kryente detyren duke pranuar/protokolluar kerkesen e qytetareve!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje