CEZ: “Kudo kemi dalë me fitim, përveçse në Shqipëri”. Polica çeke nis hetimet në kompani

18 Shkurt 2013, 13:32Politika TEMA

Kompania çeke, CEZ, bëri të ditur sot se ata kanë investuar mbi 2.8 miliard euro në vende të tjera që nga viti 2005, që kur kanë nisur ekspansionin. Sipas CEZ,e të gjitha investimet kanë kthyer përfitime, përveç Shqipërisë.

Lajmin e bëri të ditur zëdhënësja e CEZ, Barbora Pulpanova.

Sipas “Prague Daily Monitor”, investimet e huaja përbëjnë një të pestën e investimeve totale të kompanisë që nga viti 2005.

Ndërkohë në Bullgari janë duke u mbajtur protesta kundër CEZ, por zyrtarët e kësaj kompanie thonë se nuk ka ngjashmëri me rastin në Shqipëri.

Gazeta çeke njofton se dy vitet e para në Shqipëri, kompania pati një bilanc pozitiv, por vitin e fundit gjërat u përkeqësuan për shkak të dyfishimit të blerjes së energjisë nga CEZ, pa lejuar rritjen e çmimit të shitjes tek konsumatori.

Kompania çeke ka nisur hapat për një arbitrazh ndërkombëtar ndaj Shqipërisë dhe përllogarit se humbjet këtu janë rreth 200 milion euro.

Ndërkohë, CEZ ka bërë me dije se policia çeke ka nisur të hetojë katër nga operacionet e saj, përfshi investimin në Shqipëri.

Zëdhënësja e CEZ tha se i kanë dhënë policisë të gjithë informacionin e nevojshëm, por u shpreh se nuk janë në dijeni për ndonjë shkelje.

Ajo nuk dha detaje të mëtejshme.

20 komente në “CEZ: “Kudo kemi dalë me fitim, përveçse në Shqipëri”. Polica çeke nis hetimet në kompani”

  1. Cezi leshit says:

    Cezi i leshit. Ikni mor legena mos genjeni se ju nuk investuat as nje mut ne shqiperi, ju donit vetem te korrnit fitime. E vetmja gje qe bete ishte zbukurimi i letrave te faturave dhe i zarfave. Shume mire qe falimentuat dhe keni per te humb edhe ne gjyq se e kishit bere cezin vend per te punesu lloj lloj robsh

    1. lilo says:

      ti ende nuk e kupton qe cdo bisnes eshte i lidhur me qeverine? ne momentin qe ska rushfete per ministra etj, kompanite fillojne e largohen. cezi erdhi,vodhi dhe iku. por ne bashkepunim me qeverine. keshtu qe nuk eshte faji i cezit se ne kemi debila antishqiptar qe fusin ne xhep taksat tona.

  2. tourkofagos says:

    Pune korakesh kto te cez

    1. fl says:

      Jo jo, pune korrakesh jane ata qe merren dhe dhane me CEZ-in dmth. korraket e vertete sipas TFagos se vertete ?

  3. Sali Balozi says:

    keshtu eshte kur i hyn valles me djallin, po se kuptuat qe Sali shpella eshte me djall se djalli vete.

  4. shqiptar says:

    po ne bullgari a mund ta di pse jane bere disa protesta kunda cez.me duket se per shkak te cmimit te larte qe keni.dhe populli atje nuk eshte i kenaqur.lajmi qe shqiperia ndoqi cez doli ne lajme edhe ne bullgari ku thuhej ja shqiptaret e hoqen cez po na ca presim ta bejme kete gje.

  5. Realisti says:

    Po po ka me humb CEZ..Do rrjepin prape fukarane nga te paaftet dhe te korruptuarit e EREs.Fitimin sic e konfirmojne dhe vete e kane marre per dy vjet,vleren e sigurimit te ofertes 40 mil euro e terhoqen, 200 mil euro i kane te sigurta qe do i marrin dhe plus krahun… e CEZ (kujto aktorin e portokallise) do e hane shqiptaret se Sala jo se jo..
    Ceket gjeten shesh dhe bene pershesh.Te shikojme sa te zot do jene zyrtaret medioker dhe te pafte te EREs te flasin ne arbitrazh,se ne TV Klan e dime ngrefosen mire.
    200 miljone….ndertoheshin ca qytete nga themelet.
    Hajt Tung.

  6. ABC-ja says:

    O CEZ hajvani,
    te shqiptaret ben vetem shitja e mallit me para ne dore.
    Po i dhe se pari mallin e ne fund te muajit te kerkosh parane, atehere vetem probleme do kesh.
    Per te mbledhur borgjet te duhet nje ushtri private ose nje shtet diktatorial si i Enverit. Fajet nuk jane vetem te varferia e xhepit por edhe te varferia e qytetarise dhe kultures.

    1. Dean says:

      Po 2 vitet e para CEZ deklaron se ka dal me fitim.
      Si e shpjegon ti kete pune??????

  7. ILIRET says:

    Po or po. Kerkuat rritje cmimi, sepse 50 % e popullsise paguante edhe per 50 perqindshin tjeter qe nuk paguan asnjehere. Pse ka vdek PD qe te paguajne ata ???

  8. Horri i Bulevardit says:

    Me fitim do dilni 1000%, se mire qe vodhet por do fitoni dhe gjyqin dhe ju vin nja 200 miljon euro te tjera dhe dilni me Shqiperine sikur keni fitu lloton dhe ju dilni mire dhe qeveria e Saliut del mire se spaguajne vete asgje, ai qe e ha eshte populli dhe mire te na e boni se jemi ne trapa, pa beni ju si te mencur me Saliun tone.

  9. Cakalli7 says:

    epo atje ku keni qene ju nuk eshte si ne shqiperi, ne votojme per bacen e nuk paguajme drita ato le ti paguajne komunistet se ne i kemi falas. Po edhe po te shperndanit gaz ne kohe te timoshenkos ne ukraine njeoj do kishit dale.

  10. al says:

    edhe 1 vit te rrinte cezi tek ne do kishte dale nudo.

  11. xhaferri says:

    NE SHQIPNI nuk po dalim te fitum vet ne SHQIPTARET, doli çezi me i zgjut,te ne vetem njoni fiton dhe te gjith punojn per familjen e ati,doni me dal ju te çezit me te zgjut.

  12. xhaferri says:

    NE SHQIPNI nuk po dalim te fitum vet ne SHQIPTARET, doli çezi me i zgjut,te ne vetem njoni fiton dhe te gjith punojn per familjen e ati,doni me dal ju te çezit burra me te mir se ne..

  13. nastradini says:

    PSE SHQYPTARET DUKEN NE SYTE E BOTES SI KANIBALE AFRIKE?

    Para do vitesh ne nje shtet qendror te Afrikes u zhduk ambasadori gjerman dhe nuk i gjendej as nami as nishani. Te shqetesuar gjermanet i bene nje note proteste shtetit afrikan. ata ja kthyen pergjigje fet e fet: “Ambasadorin tuaj e kane ngrene kabinalet tane, prandaj hajeni edhe ju ambasadorin tone ne Gjermani.” Keshtu duken edhe replikat e komentuesve dhe YSHTJET e Saliut per te vjedhur Investitoret e Huaj ne vendin tone. CEZ-it shqiptaret ja hengren ambasadorin ne Shqiperi. Tani kanibalet e Ballkanit mburren se edhe ne nje fis tjeter ZULU ballkanik te Kohes Komuniste te Qepes po pergatisin hellin per ta ngrene ambasadorin e CEZ-it me mish dhe kocka. Puna eshte se kur te mbaroje FESTA ke do te hane shqyptaret?

    THIS IS A QUESTION!

  14. NjeQytetarOptimist says:

    O CEZ…Meqe paske humbur, p’se nuk i ben balancat (ne leter) publike qe te jeni transparent?!?!..Sa e pagonit ne vit CEO-n e Shqiperise dhe kabinetin e tij ?!?!

    I KENI RRJEPUR TAKSAPAGUESIT SHQIPTARE…

  15. Bismark says:

    Erdhi CEZ te shese cfare ketu ne Shqiperi????

    Energjine qe e ka dhene zoti nga uji, fale hidrocentraleve qe Shqiptaret i ndertuan dhe paguan 35-vite me pare??

    Kesaj i thone qe te vij nje i huaj dhe te te kerkoj qira ne shtepine tende, te cilen e ke blere dhe te takon ty!

    Asnje Shqiptar nuk duhet qe te paguaj me teper se 2.5-Lek K/W energji elektrike per konsum. Cdo gje mbi te, eshte vjedhje dhe abuzim per fitim!!

  16. toni says:

    Hajdutë të babëzitur dolën çeket.Në Bullgari dje në 30 qytete përfshi dhe Sofjen protesta të mëdha kundra ÇEZIT ku pati dhe përleshje me policinë. Sot atje mblidhet një komision i posaçëm për ti hequr licencën çekve, pasi qeveria bullgare i bëri thirrje disa ditë më parë që mos u ndërpriste energjinë konsumatorëve që kishin bërë ankesa me shkrim për faturat e larta. Shihni videon tek linku poshtë se si kanë dalë me mijëra njerëz për të protestuar në Sofje kundër palaçove.
    http://www.vesti.bg/index.phtml?tid=40&oid=5532871
    http://www.vesti.bg/index.phtml?tid=40&oid=5534191

  17. Ndoc Sukaj says:

    Ne Shqiperi te fituar dalin Politikanet,femijet dhe Miqte e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje