Dashamir Shehi nuk dëshiron të mbetet një politikan pa peshë. Jo se ka qenë i tillë, porse ka vendosur të mos jetë thjesht një analist konstatues dhe aq. Prandaj, ditët e fundit ka zgjedhur të bashkëpunojë me Partinë Demokratike, të hyjë në koalicionin e saj, pavarësisht se ka qenë një nga kritikët e ashpër të mazhorancës. Arsyeja e këtij hapi është e thjeshtë: I vetëm nuk do t’ia dilte dot kurrë të hynte në Parlament. “Sigurisht, unë kam humbur shumë nga autonomia ime, por gjithnjë në funksion të pranisë parlamentare, nëse do të duam të bëjmë “real politikë”. Përndryshe, do të mbetesha një analist, moralist, i ndershëm e intelektual, me një tog fjalësh të bukura, por politikisht pa peshë”, thotë ai. Nga ana tjetër, premton se nuk do të rreshtë së qëni kritik sepse i tillë është. Dhe si për ta vërtetuar, nuk ndryshon asnjë grimë nga qëndrimi që ka pasur për 21 janarin. Vendimi i gjykatës i ka lënë një shije të keqe.
Nga Renato Kalemi
– Zoti Shehi, ndonëse na ndajnë edhe dy-tre muaj nga fillimi zyrtar i fushatës zgjedhore, partitë politike kanë disa javë që kanë nisur negociatat për marrëveshje parazgjedhore e aleanca partiake. Vitet e fundit, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar ka garuar gjithnjë e vetme në zgjedhje. Po në 23 qershor, po shihni mundësinë e ndonjë koalicioni apo do të dilni sërish vetëm?
Kam qenë i këtij mendimi dhe moralisht i qëndroj idesë. LZHK-ja ka qenë gjithnjë një alternativë, brenda krahut të djathtë. Mirëpo, me ligjin e ri elektoral, të dalësh i vetëm në zgjedhje është bërë praktikisht e pamundur. Që një parti politike të hyjë në Parlament duhet të marrë 8 për qind të votave në të gjithë Shqipërinë dhe kjo është përtej mundësive elektorale që ka LZHK-ja. Luftë elektorale mund të bëhet vetëm në Tiranë, pasi qarqet e tjera do të përfundojnë me një zgjidhje mes PD-së dhe PS-së. Ligji është ndërtuar me këtë synim. Në këto kushte, po diskutojmë mundësitë e bashkëpunimit me një koalicion me të gjerë. Historia, personazhet dhe rruga që kemi ndjekur si LZHK, na çojnë në mënyrë të detyrueshme nga mazhoranca e sotme, drejt qendrës së djathtë. Po diskutojmë me të gjitha palët se cila mund të jetë shtegu elektoral që LZHK-ja të përfaqësohet në Parlament dhe të mos mbetemi në nivelin e analizës politike, të cilin unë, mirë apo keq, e kam përcjellë tek qytetarët prej vitesh. Mirëpo, nëse do të duam që përtej analizës, debatit dhe lirisë së të shprehurit, të kemi edhe disa kartona parlamentarë, detyrimisht na duhet të lidhim aleancë me një koalicion që e bën të mundur këtë. Principi politik është relativisht i mbyllur. Kemi bërë një lloj marrëveshjeje xhentëllmenësh, ku në njëfarë mënyre të dyja palët jemi tërhequr mbrapa. Sigurisht, unë kam humbur shumë nga autonomia ime, por gjithnjë në funksion të pranisë parlamentare, nëse do të duam të bëjmë “real politikë”. Përndryshe, do të mbetesha një analist, moralist, i ndershëm e intelektual, me një tog fjalësh të bukura, por politikisht pa peshë.
– Fryma e Re Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim janë dy forca politike, të cilat po përfliten në kërkim të krijimit të një Poli të Tretë në zgjedhje, jashtë dy forcave të mëdha. Ju e keni provuar në vitin 2009 themelimin e një Poli të Tretë. Si e shihni këtë përpjekje të tyre?
Politika jonë është bipolare, e cila fatkeqësisht në Shqipëri përkthehet si bipartizane. Por, këto janë dy koncepte krejt të ndryshme, prandaj “Poli i Tretë” nuk më duket një term i përshtatshëm sepse polet gravitojnë ose përqark ideve të së djathtës ose të së majtës. Kur themi një “Pol i Tretë”, duket sikur në Shqipëri kemi një histori centriste, e cila në Europë do të konsiderohej me partitë liberale europiane. Këtu nuk ka! LSI-ja dihet që është një parti e majtë dhe ka qeverisur edhe me të djathtën. Nga ana tjetër, z. Topi vjen nga e djathta. Mendoj se edhe këto bashkime janë në funksion të këtij ligji elektoral dhe daljes nga ky rrethim, pasi alternativat politike jashtë dy partive të mëdha e kanë të vështirë të mbijetojnë. Kjo është një shprehje e kësaj nevoje për të pasur më tepër shanse elektorale dhe jo ide të qendrës, midis të majtës dhe të djathës. Nga kjo pikëpamje, do të ketë padyshim grupime të treta, jo se qëndrojnë në mes, por që qëndrojnë veç këtyre dy partive kryesore për të rritur shanset e tyre elektorale. Unë uroj që kjo të ndodhë sepse harta politike shqiptare do të zgjerohej, do të ishte më elastike, dhe do të thyhej ky lloj bipartizanizmi, të cilën nuk e konsideroj si zgjidhjen më të mirë për Shqipërinë.
– Cilat janë pritshmëritë e LZHK-së në zgjedhjet e ardhshme? Mendoni se mund të hyni në Parlament?
Shpresoj të kemi shumë më tepër se një votë. Por, minimalisht një. Megjithatë, kjo varet nga njerëzit që do të vëmë në qarqet kryesore si Durrësi, Fieri, Elbasani; pra, aty ku ka shanse më të mëdha elektorale. Uroj dhe shpresoj që fushata zgjedhore të jetë e lirë, e ndershme dhe të mos ketë tensione sepse ngarkesa emocionale bën që votuesi të shkojë ose në një krah, ose në krahun tjetër. Liria në Shqipëri, duke qenë akoma e dobët, përkulet.
– Ndërkaq, për ju personalisht flitet për mundësinë e të qënit në listën e deputetëve të Partisë Demokratike në Tiranë, si çelësi për të qenë pjesë e Parlamentit. Sa e vërtetë është kjo dhe nëse po, keni pranuar?
Ky është një debat që nuk është mbyllur. Por, është një nga zgjidhjet që mund t’i jepet këtij bashkëpunimi. Sigurisht, kjo temë i takon fillimisht PD-së, pra ajo duhet të zgjedhë mënyrën se si duhet të operojë me aleatët e koalicionit, sipas peshës dhe specifikave që kanë ata. Megjithatë, deri tani asgjë nuk është vendosur dhe gjykoj se do të vendosen në limitet kohore të kodit. Esenca politike e marrëveshjes është mbyllur, pjesa tjetër janë çështje teknike. Unë do të preferoja një zgjidhje, e cila u siguron të gjithë atyre që kontribuojnë me votat e historinë e tyre politike, garancinë për të hyrë në Parlament. Sepse jo të gjithë kanë mjetet financiare apo të pushtetit. Në njëfarë mënyre, unë kam qenë disident, kritik, një lloj opozitari i mazhorancës së sotme dhe nuk kam as shanset dhe as mundësitë e shumë zotërinjve të tjerë, të cilët administrojnë ministri dhe një sërë levash e mekanizmash që fatkeqësisht po përdoren edhe për të mbledhur vota.
– Ju thatë se keni qenë kritik ndaj mazhorancës aktuale. Përse vendosët që të lidhni marrëveshje me të? Çfarë ju shtyu drejt saj?
Na shtyu ky ligj elektoral sepse në rrethana të tjera, sigurisht që do të kishim bërë edhe zgjedhje të tjera politike. Ne u detyruam të zgjedhim grupin që ndjejmë më afër, por nuk kam aspak ndërmend të heq dorë nga kritika ime, nga idetë ndryshe brenda kësaj mazhorance sepse kjo ka qenë pasuria ime dhe investimi im politik. Këtu qëndron edhe vlera ime, sepse ata që janë njëlloj, unë nuk e di se ç’bashkojnë me njëri-tjetrin; bashkojnë thjesht interesat. Gjykoj se bashkimi është bashkimi i gjërave jo të kundërta, por që janë ndryshe. Dhe kjo është “vlera e shtuar” e imja dhe e LZHK-së. E dimë shumë mirë se do t’i paguajmë edhe një çmim vendimit që kemi marrë. Do t’i paguajmë çmim atyre që kanë qenë më rezistent kundër kësaj mazhorance, e sigurisht këto janë vota që do të shkojnë në drejtime të tjera. Siç jam i sigurtë që, ndoshta do të vijnë edhe vota të tjera brenda kësaj mazhorance, të cilat nuk kanë kurajon të dalin më vete dhe shohin tek LZHK-ja një alternativë tjetër. Pra, nuk gjykoj se ka ndodhur qameti i madh, por një fenomen politik shqiptar. Jemi munduar që brenda kësaj marrëveshjeje të ruajmë interesat e atyre që do t’i kemi partnerë në të ardhmen, si dhe të ruajmë dinjitetin dhe personalitetin e kësaj force politike, hapësirën e së cilës e kemi fituar me dhëmbë dhe duke qenë në luftë me të gjitha palët.
– Para disa ditësh, Gjykata e Tiranës dha pafajësinë për dy të akuzuarit e vetëm për vrasjen e katër protestuesve në protestën e 21 janarit 2011. Ky vendim u vlerësua si tronditës nga Ambasada Amerikane në Tiranë. Çfarë shije ju la ai vendim?
Nuk më ka lënë ndonjë shije të mirë. Gjykoj se 21 janari i ka të gjitha palët fajtorë. Në radhë të parë, Gardën, policinë ose këtë qeveri, e cila në mënyrë inkompetente nuk ishte në gjendje të administronte një demonstratë. Sepse përpara se të mbërrijmë tek armët e zjarrit, kemi hidrantët, tymuesit, plumbat e gomës, me mijëra policë përqark Tiranës, për të ndalur një turmë të dhunshme, e jo më kur bëhej fjalë për 300-400 vetë. Sigurisht, nga ana tjetër, kemi edhe një opozitë, e cila një manifestim popullor shumë të madh e shpërdoroi me një grup gjysmë vandalësh në mënyrë të panevojshme, duke iu turrur kot mureve të Kryeministrisë dhe policisë, pa ndonjë qëllim konkret. Ai manifestim mund të ishte i madh dhe i rëndësishëm, pa përfunduar në atë mënyrë. Nga të gjitha organet e drejtësisë, duke filluar nga Prokuroria e deri te gjykatësit, gjykoj se ka një mungesë përgjegjësie e profesionalizmi, sepse një palë kërkon 25 vjet, një palë tjetër i nxjerr të akuzuarit të pafajshëm. Në këto kushte, të gjithë bëjnë një analizë me veten: ose e kanë fajin prokurorët, që kërkojnë dënime maksimale, ose e kanë fajin këta gjykatës, që shpallën pafajësinë.
Ky është një proces që nuk është mbyllur ende. Është një proces që ka nevojë të ketë qetësinë e vet, si të gjitha proceset e mëdha, për t’u realizuar plotësisht. Që të shkarkohet nga pjesa emotike, njerëzore, sepse kemi katër viktima. Që të shkarkohet edhe nga presioni politik, i cili është parazgjedhor. Por, shpresoj që ai të kalojë në të gjitha fazat e nevojshme të një procesi të madh, i cili ka marrë këtë lloj valence morale e politike, mbi të cilin shpeshherë gjykohen edhe pavarësia e institucioneve.
– LZHK-ja ka një të kaluar të lidhur me monarkinë, duke qenë se u themelua nga Leka Zogu I. Ndërkaq, prej disa ditësh është ndezur një debat lidhur me kërkesën që Princi Leka ka bërë për kthimin e Pallatit të Brigadave, si pronë e familjes së tij. A keni një koment mbi këtë çështje?
LZHK-ja nuk është parti e legalitetit. Ajo e ka marrë spunton nga qeverisja e Ahmet Zogut, nga dëshira dhe suksesi shtetformues që pati ajo periudhë, të cilat kemi dashur t’i sjellim edhe në Shqipërinë e sotme. Kjo ka qenë dhe është fryma e LZHK-së. Parrulla jonë ka qenë: “Ne bëjmë shtet”. Ideja për të bërë monarki nuk ka ekzistuar brenda LZHK-së. Ne jemi një grup republikanësh, të cilët për referencë të së djathtës marrim atë pjesë të historisë në të cilën e djathta shqiptare ka prodhuar disa struktura shtetërore, që kanë funksionuar relativisht mirë për kohën. Këtë lloj shpirti e fryme, ne vazhdojmë ta përcjellim. Pra, “zogizmin” si filozofi shtetformuese do ta vazhdojmë.
Problemet e pronave janë probleme “puro” familjare. Unë duhet të isha një noter ose avokat që të jepja një mendim për këtë çështje, nëse i takon kësaj familjeje apo i takon shtetit shqiptar. Por, gjykoj se ç’është e familjes, i duhet dhënë si çdo familjeje tjetër. Çfarë është e shtetit shqiptar, duhet ta mbajë shteti.
Marrë nga Revista Klan
Dashi ka kohe qe eshte pa leke…
Ik o Dash se te ka shku buza shtremet tu lepi bythen e Sales
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/sali-monstra-i-vicidolit.html
jepi dasho se ta kaloi selami!
me atë gjuhë që ka ai sla gjë për ty????bile dhe anglishten e ka prefeksionu në amerikë!është me dy gjuhë selami o dash!sja kalon dot!
pastaj doktorri stë vë dot të konkurosh në të njëjtën qëndër votimi me ramën,ti je i djeg dasho,ndoshtaa ka rakija 17çe!?
megjithatë vazhdo e bashkpuno me kriminelët!se si dihet na nimo ndo pak!
ti s’rri pa pi i got mer bab, po je tu pi raki t’keqe,do vjellesh e do bohesh me stomak, sje per politike
dasho,me vjen keq,por ketu eshte me rradhe.per t’i lepire bythen saliut duhet te rrish ne rradhe e te presesh.pse,ne jemi budallenj,qe kemi qysh per vit te ri qe po presim?mbas edit ne rradhe je ti,prandaj prit.pije dhe nji dopjo e mos u merzit,kolopuc
ore dash shehi ti,ne banken e te akuzuarve si spiun i UDB…..Sot vetem nje pyetje ka per ty….ti dhe Sali Berish ne 18 Nentore 1992 karshi Pogradecit “SHENAUM” ti,Saliu, dhe kater te UDB,per pese ore!??
ti Dashi! je bere me te vertet si” Dash”por si ata “deshet”qe gjysma e leshit I ka ngelur neper ferra e driza e gjysma e leshit I ka zene ere nga “vapa”e politikes shqiptare,,ti dhe gjith ata si puna jote jan “simboli”i intelketualizmit shqiptar,pijanec qe vijne verdall me muhabete tavolinash,vijne verdall dhe ate qe nuk e marrin me drejtesi e marrin me lepirje bythe!!ti je kategoria e Selamit si specia me e fundit,dhe I paraprire nga Imami,Ceka e shume legena te tjere!!ju beni opozite jo per moral e per shqiperine,por per te siguruar perfitimin qe u mungon apo ua ka mohuar dikush!!ju edhe kur vendosni te beheni opozitar prishni me shume pune se sa kur I lepini bythen pushtetiti se rruga juaj infektoi dhe shkaterroi gjith shpresen ne shqiperi!!I kan dal shume kundershtar Berishes me fjale ,me arme e me pas I kan lepire bythen!!kjo ju ben ju te vegjel e krimba te peshtire!!!ka qene shume here me I “vogel”Mero Baze nga ju edhe nga pasha edhe forca por kur vendosi te behet opozitar e kundershtar I Saliut!! gjeti forcen rrugen dhe kurajon per ta bere ashtu si I ka hije burrit duke ndergjegjesuar nje popull te tere!!kurse ti ngele pijanec e muhabteci kafeneje,,te ka zene “leshi”ere o Dash Tirone ndaj tall bythen Sali Berisha me desh si puna jote!!!
dashi ja fut kot ska per tu futur ne parlament
REZULTATET E ZGJDHJEVE JANE KETO
PARTIA DEMOKRATIKE 27%
PARTIA SOCIALISTE 52%
ALEANCA KUQ E ZI 13%
PPDNJ 3%
FRYMA E RE DEMOKRATIKE 3%
LEVZ SOCIA PER INTEGRIM 2%
kameniko nuk ja vleka me shku fare me votu!
unë thash se mund të kishte ndonjë rrezulatat tjetër!?
kështu qeka shkëlqyshëm,njëlloj si me të tergu rrezultatin para ndeshjes!
një lutje kisha për ty!
a ka munsi me ja ul akoma ma shum berishës???
çoje aty ke 10ta ose më poshtë,se kush e duro akoma në palament!!!
hë të keqen bëje për ne!?
bile po hoqe dulen do të ishte më mirë!
fytyre e fisme, si e lulit
Kur pyeta nje kandidat te djathte, sa vota kishte marre( kisha votuar per te)nuk kishte votuar as gruaja per mua,vetem vota ime eksistonte!!!!!
Dashi duhet per kopene qe krijon çdo fillim Berisha,per ritjen e besimit dhe per mbylljen e perçarjeve.
Keta jane si puna e KOPIT, qe te gjithe kthehen ne maninkine,mjafton qe doktori ti “mbroj” per korupsionin.
hahahahhahahahahahahahahahahhaha.Burrat e Shqiperise.Ose me sakte.Burrat l….e prere te Shqiperise.hahahahah.
O moj Shqypni e mjera Shqypni kush te ka qit me krye ne hi?? Te kane qit burrat qe s’kane burreri. Idhull ata kane goten me Raki.
Dasho,mos u merzit,ka edhe votues te tille,te filozofise tende.Do fitosh!
Po ti mor kopil pranaj s’ke ardh keto dite me na sjell paret e pokerit? Po ti ne terezi i ke tte gjitha, me gru, me fmi e me katandi. Ec er sumce na sill paret se s’te lejm me me lujt veresie apo ke shku ne ndonje tavoline tjeter nashti….
Ky eshte nje legen,ka njezet vjet qe hidhet nga nje krah ne tjetrin si pune e kurves.Ku jane ata budallenj qe besojne akoma tek keta tipa ordiner
Komentit te hysni dajakut do t’i shtoj:- Ne fushaten zgjedhore te Marsit ’92 erdhe ne Vlore bashke me “te ndierin e Cekut te Bardh”. Nje militant i PD ju ftoi ne shtepi. Tryeza ishte shtruar plot e perplote, kishte Raki “SKRAPARI”! Plaku i shtepise, ish partizan Veteran, e celi me Urimin:”E paci HARRAM buken e Enver Hoxhes po nuk fitoi Demokracia!” E ktheve me FUND goten dhe Ule koken. Me Intervisten e sotme as MISH e as PESHK!!!
Ore po harruat edhe nje bythlepires tjeter,Nard Ndoka.Por kryebythlepiresi i bythlepiresave eshte Neritan Ceka.
Eh mor Dash
Te kam njohur qe nga koha e MENSUR KODRES ne politeknikum dega mekanike dhe nuk ke ndryshuar shume.Ne rrethet intelektuale ketu ne New-York qarkullojne shume anekdota midis teje dhe SALIUT nga njerez qe keni punuar bashke por qe ti do te beheshe pjese e bythlepiresve team kete s’ma merrte mendja.Hajde urime dhe te vafte mbare,dhe lufto me Boden te heqi taksen e kazaneve te rakise se ti dhe une e duam shume ate te shkreten.
ja hollut sumen babes, o dash faqorja tek bar miu tek medresja.hajt tung e llap tforte.
Reagime militantisto-emocionale, njerezish qe presin me padurim te vijne ne pushtet. Cfare duan keto qe shajne Dashin ? Berishen, Ramen, Meten apo Topin ? Berisha ka rritur amortizimin total prandaj duhet nxjerre jashte perdorimit. Rama eshte i provuar si i korruptuar ne Bashki, moralin politik e tregoi kur akoma pa u thare gjaku i 4 te vrareve te 21 Janarit ne protesten per bllokun e Ilirit, pa pike turpi takoi Meten ne vilen e tij tek gjiri i Lalzit dhe me cinizem te pashoq tha se i kishin shijuar njalat e serviura nga Monika, po pos Gerdecin e tij dhe ndryshimet Kushtetuese ja harruat. Meten simboli i pilitikanit te paskrupull dhe te korruptuar. Topin, Presidenti qe shkallmoi drejtesine shqiptare duke emeruar gjygjtaret qe dhane vendimet me kobzeza. Cilin doni ju qe vetem shani ?
o Dasho kom pas respekt per ty , po me levizjen e funit e ka dhi fare .Noshta do me e pi naj gote raki mo teper apo naj qofte mo teper po edhe mos me e pas bo levizjen e funit ne drejtim te malokut ato i ke pas te sigurta . Qof(te)sh ti qe je lale .
Po nuk je i detyruar te rish aty ku je, edhe mund te largohesh nga politika, perpara se te bezdisesh njerezit duke dale pernate ne tv,e duke na care menderen per te mbrojtur mekate qe nuk jane te tuat,e beri edhe Papa
dashamir shehi do te hyje ne parlament sepse vete nuk eshte i zoti te terheqe njerez dhe te futet ne parlament. Atehere ke klategori njerezish do te perfaqesoje dashamir shehi ne parlament? Ata qe nuk e votojne?
Per inat te vjehrres shkoj e fle me mullixhiun. Pra per inat te votave qe nuk i merr dot sepse nuk eshte aspak i zoti, dashamir shehi shkon dhe ben koalicion me Berishen.
Po shkon per te bere koalicion sepse do perfitime, te hyje ne parlament pa e merituar me zotesine e vet.
Tani dashamir shehu, deri dje gjysem i papune si e ka deklaruar edhe vete, e gjeti punen: i jep Saliu nje vend per deputet ne parlament. Pastaj thone se i kane premtuar edhe nje leje ndertimi per te ndertuar pallat dhe keshtu dashamir shehi behet edhe me shume apartamente ne pronesi te tij. Hajde karakter hajde. Si nuk i vjen turp?