Harito i përgjigjet Bregut: Të na thoshin para 22 vitesh se do kishim këtë qeverisje, do na dukej makth

19 Shkurt 2013, 19:41Politika TEMA

Milena Harito, anëtare e grupit të punës për programin në PS, i është përgjigjur deklaratave të ministres së Integrimit, që po akuzon opozitën se ka bllokuar integrimin e vendit.

“Keqardhje për prononcimin e zonjës ministre të integrimit. Nga që nuk di me ç’të thotë për dështimet dhe për rrënimin e vazhdueshëm të vendit, qeveria ngutet të flasë për 20 shkurtin që në 19 shkurt. Ose kaq keq e kanë humbur busullën në rrugën e ikjes qeveritarët tanë, sa nuk dinë me as çfarë date është në Shqipëri. Por në fakt qeveria u ngut të kapet sot pas fantazmës së Enver Hoxhës, sepse nuk mbahet dot më në këmbë. Dhe përdori 20 shkurtin me ngut për të kërcënuar e fajësuar opozitën.

Ajo çka shqiptarët sot kërkojnë është punësim real, ndërkohë që në 4 vitet e fundit qeveria e Sali Berishës ka mbyllur zyrtarisht 52 mijë vende pune dhe në Shqipëri janë më shumë se 1 milionë të papunë.

Shqiptarët sot kërkojnë taksim të ndershëm, ku ata që fitojnë më pak të paguajnë më pak, ndërkohë që ata fitojnë më shumë të kontribuojnë më shumë për shoqërinë. Ndërkohë që qeveria e Sali Berishës ka vendosur taksën e sheshtë, që detyron infermieren të paguajë më shumë se Ministri i Shëndetësisë dhe policin më shumë se Ministri i Brendshëm,” tha Harito.

Zyrtarja e PS tha se nëse përpara 22 vitesh, do e kishin ditur se do ishte kjo qeverisje në pushtet tani, do ishin tmerruar.

“Shqiptarët sot kërkojnë shërbime sipas nevojës, jo sipas xhepit. Ndërkohë që qeveria u thotë nëse nuk keni lekë mos u sëmurni dhe as mos ëndërroni t’i çoni fëmijët në shkollë.

Një gjë është e sigurt. Në qoftë se ne, gjeneratës së lëvizjes demokratike që çoi edhe në rrëzimin e monumentit të diktatorit do të na e thoshte dikush se pas 22 vjetësh do të kishim këtë qeveri; këtë kriminalitet në rrugë, këto shërbime në spitale e shkolla dhe sojin më të keq të komunistit do ta kishim për kryeministër, realiteti i sotëm do të na dukej një makth.

Por fatkeqësisht, kjo e keqe është para syve tanë. Fatmirësisht, në 23 qershor shqiptarët do ta ndryshojnë Shqipërinë dhe me votë do sjellin Rilindjen që të gjithë duam,” tha Harito.

14 komente në “Harito i përgjigjet Bregut: Të na thoshin para 22 vitesh se do kishim këtë qeverisje, do na dukej makth”

  1. Tan Lapraksi says:

    Keta qeveritare i hane mutin Haxhi Lleshit me shoke.
    I ndjeri Haxhi dha trasta me florinj per Shqiperine, kurse keta po e grabisin me trailera. TURP!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/kush-do-te-behet-milioner-ose-kabineti.html

    1. Vlora says:

      EPOPEJA E KUSARËVE
      Pjesa e katërt
      Ky emri “kusar”,
      Është plot me ngjyrime,
      Dhe në fonetikë,
      Plot me tingëllime!
      Dikur me kusarët,
      Mburrej Labëria,
      Tek një vjedhje dashi,
      Dukej trimëria!
      Kush vidhte një dash,
      Të madh e të dukur,
      Do merrte për nuse,
      Vajzën më të bukur!
      Kusëritë e vogla,
      Nëpër këngë mbenë,
      Se kusari i sotëm,
      Rrëmben gjithë kopenë!
      Se tani kusarët,
      Kanë forma të reja,
      Rrëmbejnë edhe malin,
      Ku kullot kopeja!
      S’është figurë letrare,
      Unë e njoh halldupin,
      Që na ka rrëmbyer,
      Malin e Çajupit!
      Malin e Çajupit,
      Përmbi fshatin tim,
      E ka marrë një cucë,
      Për me ba verim!
      Emrin s’po ia them,
      Thjesht t’u zgjoj mendimet,
      Sepse ai del,
      Në gjithë rrëmbimet!
      Del në gjithë rrëmbimet,
      Se e mbron Ai,
      Kjo quhet, o shokë,
      Tamam babëzi.
      Kjo quhet o shokë,
      Super babëzi,
      Se një mal të tërë,
      Ç’e do njeri!
      Dhe s’është vetëm mali,
      Kokë e muhabetit,
      Po dhe shumë hektarë,
      Në bregun e detit!
      Në bregun e detit,
      Në zemër të Vlorës,
      Kaq s’ka parë në ëndërr,
      As Princi i Kurorës!
      Jo spurdhjaku ynë,
      I Lekë mavrisë,
      Kam parasysh Karlin,
      Princin e Anglisë!
      Ai ka të tijat,
      Veç gishtat e dorës,
      Se të gjitha pronat,
      Janë të Kurorës!
      Janë të Kurorës,
      Prona kombëtare,
      S’kanë rënë e s’do bien,
      Në duar barbare!
      Ndonjëri nga gazi,
      Edhe mund të meket,
      Atje as mbret’nesha,
      S’bën dot si t’i teket!
      I paudhi ynë,
      Mirë më dëgjo,
      I pari është Ligji,
      Dhe pastaj Ajo!
      Po ju që u rritët,
      Në pyll e katund,
      Të parë kini veten,
      Dhe ligjin në fund!
      Po këtu nuk ka,
      Ligj e drejtësi,
      Jo më kot Spartaku,
      Bëri një parti!

      ARBEN DUKA

    2. ish Diplomati says:

      Haxhi Lleshi sa per dijeni ishte nje injorant i pashoq qe mezi shkarraviste emrin e vet. Sa per trastat me florinj, historikisht familja e tij ka punuar per Serbin kunder Shqiperise.

    3. Iliri nga Ilirida says:

      C’eshte kjo Milena, se s’po marr vesh, minoritare serbe?

      Eshte mbushur PS-ja me serbe e me greke.

      1. Rambo says:

        Harito eshte minoritare greke.

  2. tironci says:

    Ik o gru se le nom! To dishim se do boheshin udheheqs cunat e bllokut ne 97 do te kishim maru pune qysh ne 91!!!!!

    1. irgida says:

      @ tironci per ca la nam se po thot te verteten? sepse PD esht ber qesharako ne sy te publikut? qe del ne televizor vetem per shar opoziten e nuk merret me hallet tona! per ket po le nam kjo gru, sepse esht realiste dhe jo idealist? ok ateher meqe po le nam kjo gru ti tironci po le nam qe nuk ke sy per te par se ne ca gjendje esht sot shqiperia ?

  3. Kush voton Berishën është bajgë says:

    Rudina Seseri nr 2.

    O Ed Rama, nuk fitohen zgjedhjet me kesisoj tipash.

    E kemi fjalen per Gerdecin dhe 21 Janarin oj vajze, pa keto taksat e progresive pa nivele tregoja Lisandras se FRD-se ti meqe ai thote gjithandej se Harito do behet Ministre e une zv.ministre. ?

  4. Mashtrimi vazhdon says:

    Duhet te dalin me maska,Berisha te vendose ate te Hajdarit,Nishani te Paskos,Jozefina te Arbenorit etj.
    Me kete performace nuk te beson me njeri ti flasesh per peralla demokracie,kjo do jete menyra me e mire,maska !

  5. nastradini says:

    AMAN SE NA PLASET SHPIRTIN!

    Aman o francezja shqyptare Milena Harito, Aman me budallepsjen qe po i beni Edi Rame Artistit, se po ja nxirrni bojen keqas me taksat tuaja dallkauke PROGRESIVE! Aman se na plaset shpirtin! Sikur me kete takse famoze do te gjeni SEZAMIN e Ali Babait per te lumturuar shqiptaret e papune ne kohe krize Boterore. Aman me deklaratat tuaja dallkauke ne emisionet akoma me dallkauke ne TV kur krahasoni vendin tone liliput pa prodhim fare me Francen dhe artistin miliarder Depradio. Po ku t’i gjejne shqyptaret Depardio-te e tyre qe t’i tatojme me pas me taksen famoze PROGRESIVE te Edi Rames? Sepse nastradini po i kerkon kudo ne trojet shqyptare, por nuk po i zbulon. Tek e tuk shiqon ndonje URRITH biznesi qe eshte futur ne brimen e miut nga frika e taksave dhe po pret qe te dale ne “drite” kur te kaloje Kriza Ekonomike. Aman moj zonja Harito se na budallepset edhe ne, mjeraneve te TEMES qe kemi ngulur syte ne kompjuter per te degjuar dhe shquar dicka me inteligjente nga opozita dhe LIDERI i saj, por po degjojme vetem magjira ekonomike me taksa dhe tatime fantastike. Prandaj nastradini ju pyet: Kur do te beheni serioze qe tju besoje mileti? Kur do te flisni per rimekembejen e PRODHIMIT si baza e funksionimit te cdo ekonomie reale dhe kur do t’i fusni marshin indietro brockullave me taksat e Ali Babait te Kohes se Qepes?

    AMAN SE NA PLASET SHPIRTIN!

    1. hahahah says:

      @ nastradini do te tjregoj nje histori tenden o nastradin:) Nje qytetar i thote shokeve te tij se ishte me i zgjuar se nastradini.dhe kishte vendosur tja hidhte kur t’a takonte. S’kaluan shume kohe dhe qytetari e shikon nastradinin ne pazar me nje tufe me gomer perpara e ithote ku i con gomeret o babai i gomereve.nastradini ia kthen -paske dale nga rreshti ti biri im, futu futu dhe ti ketu ne rresht ploteso numrin. do me then ti nastradin po ploteson numrin e gomerve te berishes ? po por shpirti esht i plasur kur shikon se cfar behet dhe perrallash na thot gomari sala ? ske faj si nastradin qe je duhet ti ngjash dhe ti sales ?

  6. Sofo Lazri says:

    Nuk te kuptova me kete daljen e fundit para mediave. E pashe vetem njehere se ketu ku jam une ( ne ferr) , kur eshte kohe e keqe nuk shohim dot televizor.

    Nuk te kuptova se cfare flisje.: 20 shkurti, makthi, sherbimi I rrenuar shendetesor, komunisti me i keq etj.etj.

    Edhe shoku Ramiz me pyeti per ty. U habit qe ishe mbesa e Drites. Cudi me tha, prinderit e saj ishin me Saliun. “A rrojne me tha se nuk i kam pare as kendej”. “Rrojne dhe jane si kokrra e molles” i thashe.

    ”Cudi “, me tha “si ndryshojne brezat”. Por e rendesishme eshte fara. Fara e tyre ka mbetur e kuqe. Megjithese jane fare e mire. Edhe Vitua e Hysniut tek Haritot rrinte gjate luftes.

    “Por nenen e ka nga Vuno”i I thashe une, si per te marre edhe ndonje llaf te mire per ne bregasit.

    “Kam nje mik te madh nga Vunoi” me tha. “Petrit Vasilin”. “Me ka qendruar tek koka ne ditet e fundit te jetes sime.Dhe rrezikonte I shkreti se ish edhe minister I Saliut. Bisedonim per kohen e Enverit ose rahmetliut sic I pelqente Petritit”.

    “E njoh mire” I thashe. “Ka ecur perpara. E mbaj mend nga koha kur ishte ne Itali ( ne kohen tone). Me shoqeronte ne cdo cep te Romes apo neper pazare. Mendoja qe do te hapte ndonje zyre turistike dhe ashtu ndodhi, e hapi bashkejetuesja e tij”.

    “Me Milenen jane pak kusherinj sic jane edhe me Edin. Epo Vunoi shoku Ramiz”.

    “Nuk kemi nxjerre vetem Robert Ndreniken e madh te skenes dhe ekranit, por kemi edhe Petron edhe Edin , tani vone edhe Milenen edhe Erlen”
    “Po ky Petriti me ka mbetur ne mend” vazhdonte Ramizi.
    “Lere shoku Ramiz e njoh me mire. Eshte nje tip midis Gogo Nushit, Spiro Kolekes, Manush Myftiut, Zabit Brokes dhe lyer me mutin e Ilir Metes”.

    U ndava me shokun Ramiz te perlotur. Nuk e kuptova e kish me 20 shkurtin, me Petron apo me ngazellimin qe Zhuzhi ishte kthyer atje ku ai e deshironte.

    Xhuzhi, nje keshille tjeter. Kujdes me kete sprint qe ke filluar. Do te lodhesh dhe do te te hipin ne kurriz ata ustallaret dhe ustalleshat e partise socialiste. Nuk I njeh mire ti ata akoma. Kane kaluar 22 vjet.

    Jane bere specialiste tani sic thoshte I ndjeri Pjeter Arbnori. Prandaj pergatitu dhe ndiq nje taktike tjeter. Lexoje edhe nje here romanin “Thikat” te Neshat Tozajt per te ardhur ne metro.
    Dhe mos e shaj shume shendetesine se ma demton edhe Petron. Ai vertete e shkaterroi per kauzen e LSI dhe te tijes, por perseri eshte I yni. Takoje, perfito nga talenti intrigberes I Petros.
    E rendesishme eshte qe te bashkojme forcat per te harruar 20 shkurtin. Ate dite nuk u shurrua vetem Enveri. Por te gjithe ne qe I shkonim nga pas.

    E mbaj mend eren e asaj shurre….

    1. VERONIKA says:

      zt.Sofo,po ça ke mor ça ke ,po lene mor Zhuzhin,(hahhhahahahhahahahah)
      lere ti thotè ndonjè fjalè asaj idiotes sè intrigimit,Majilindit
      problemi i vetèm èshtè se si thonè andej nga Piluri:ai èshtè i marrè,po ti pse merresh me tè…po ktej nga Vunoi qenka ndryshe-nè njè varkè janè tè gjithè…mè bère kurioze,do ndez tv tè shoh njèher Zhuzhin,unè vetèm ktu i lexoj dhe mè pèrzihet stomaku,imagjino ti shohèsh…

      Tè birin e Kozmait ma ke telendisur fare sot…hahahhahahha çorbè e paska çertifikatèn familjare,po me m…e Metès i ka vendosur vulèn.

      Po ç’enver mor zt.Sofo,po kujt ja tregojnè kto prallat ideologjike kta kopilat e enverit…po kjo i bèn dhe qesharak,del aty ajo lavirja e intrigimit,ajo e pashkolla,na akuzon Edin,del kjo mbesa e komitetit tè partisè dhe akuzon atè varkarin….po kta nè njè varkè janè tè gjithè-kopila e bij kopilash,del Zhuzhi aty,lexon deklaratèn e kèshillit tè tè urtève,po ik moj e lodhur,ik se jeni bèr mè keq se ata qè ju rritèn shèrbètor dhe lavire tè çdo sistemi.
      Zhuzhiiiii ti dhe Majlinda duhet ti ngrini bustin xhaxhit pèrsèri,se ai ju rriti si bij kopila tè kauzès sè tij.
      Bèj tè fala kèshillit,i thuaj qè me kto fletèrrufetè po na i shpifni.

  7. kel ukaj says:

    “nastradin” ke plotesisht arsye, shqiperia nuk ka kapitaliste te vertete dhe as investitore serioze. Ka ca hajdute pa ide, pa aftesi e shume nga keta kriminele e kryekrimineli Sali Berisha me familjen e tij. Ketu ku jetoj une ka nje zhvillim te paimagjinueshem per shqiptaret dhe punujne shume shume shume dhe nuk eshte e mjaftueshme, ne shqiperi flene flene flene, pine kafe kafe kafe e pretendojne te shkojne para. Ma va!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje